29/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

29 gusht 1996

Mbrëmë rreth orës 20.45 dy persona me motorr qëllojnë makinën e shefit të Krujës

Atentat komisar “Katani”

Kape[t?] një i dyshuar për vrasjen e dy policëve Dje në mbrëmje është qëlluar me automatik nga dy të rinj mbi makinën e shefit të Komisariatit të Krujës. Kolonel Pellumb Korfuz[i?] sapo kishte zbritur prej saj Kapet në bordin e një Benz-i të zi, me targa të Krujës nga një postbllok, një person i dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e dy vëllezërve policë: Gëzim e Besim Neziri FUSHE KRUJE - Alarm në Fushë Kruje; policia në gjendjen më të lartë të gatishmërisë. Kishte dështuar një atentat mbi komisarin e policisë. Makina e tij nga e cila ai kishte zbritur vetëm pak çaste më parë, qellohet me breshëri automatiku nga bordi i një motori. Dy të rinj me skafandra kanë ardhur përballë makinës me shpejtësi të madhe dhe e kanë qëlluar atë pikërisht në vendin ku ulet zakonisht kolonel Pellumb Korf[u]zi, shef i komisariatit të Krujës. Policia e cila ishte ngritur në alarm për shkak të një ngjarjeje të pak minutave më parë mundi të ndalojë në një postbllok njërin nga të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve policë, Gëzim e Besim Neziri. Ai po udhëtonte me një Benz të zi me targa të Krujës dhe kishte mundur t’i shmangej një herë një tjetër postblloku. Zinxhiri i ngjarjeve të pazakonta në afërsi të Fushë Krujës kishte filluar në orën 20.30. - dikush kishte qëlluar me automatik - dhe më pas rrodhën të gjitha “pasojat”. Në një operacion të madh të policisë është mundur të shoqërohen në komisariat një numur të dyshuarish për përmbajtje pa leje. Vetë komisari Korf[u]zi ishte në krye të këtij operacioni që më pas u mbështet dhe me forca speciale nga Tirana. Të gjitha hyrje-daljet e kryeqytetit ishin bllokuar, ndërsa rruga nacionale që të çon për në Krujë ishte e segmentuar nga shumë postblloqe ku kryenin shërbim policë të armatosur me automatikë dhe të pajisur me veshje antiplumb. Atentati i djeshëm që kërkonte kokën e kolonel Pellumb Korfuzit, është i dyti në karrierën e këtij polici të suksesshëm. Tre vjet më parë, kur ai shërbente në Pogradec, zyra e tij ishte hedhur në erë nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi. Në atë moment ai ishte duke mbyllur derën e saj. Në faqen 7 Në foto: Komisari Pellumb Korf[u]zi mbrëmë pak çaste pas atentatit

Masakra Voskopo[j]ës

Dhunimi ikonave “vrasje” politike apo xhelozi fetare? ANDREA STEFANI TIRANE - Pa u mbushur ende 6 vjet nga ringjallja e institucioneve fetare, “ikonoklastia” mbi përsëri në Shqipëri. Gazeta të ndryshme kanë njoftuar me alarm të përgjakur, masakrimin nga disa të rinj muslimanë - vënë në patronazhin e disa mësuesve arabë - të 23 ikonave me figura shenjtorësh në muret e Kishës së Vosk[o]po[jes]. Dhe po në faqet e shtypit kanë vërshuar deklaratat personaliteteve fetare dhe politike të vendit që komentojnë dorën dhe qëllimin e këtij akti barbar. Kryetari i Komunitetit Musliman, Hafiz Sabri Koçi e cilëson atë një “një vepër të atyre që duan të prishin kompaktësinë dhe unitetin mes besimeve fetare në Shqipëri” duke përjashtuar mundësi që ajo të jetë vepër e besimtarëve muslimanë shqiptarë. Por nuk kanë qenë të pakta edhe ato deklarata në fakt deklarata që vijnë nga kahe politike - që e cilësojnë shkatërrimin e ikonave si mjedhojë të fondamentalizmit islamik apo musliman. Figura të njohura politike opozitare, shohin tek pozicioni i Partisë në pushtet - pozicion që ata e cilësojnë pak a shumë si absolutist - një nga rrënjët që ushqen fondamentalizmin e formave të ndryshme pra dhe atë islamik. Po në këtë rrafsh, ata akuzojnë Qeverinë të ketë krijuar hapësira të lira për depërtimin në vend të ideve apo riteve fondamentaliste. Me fundamentaliste. Me këtë kritikë u bashkua dje edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit duke kritikuar Qeverinë për lejimin e “veprimtarisë së pakontrolluar të misionarëve fetarë, zëdhënës të sekteve apo koncepteve e vizioneve fanatike e fundamentaliste”. Gjithsesi opinionet alternative nuk kanë mundur të shkojnë një përgjigje të prerë për pyetjen e parë që të lind rrufeshëm pasi dëgjon për një gjëmë të tillë: “Kush, kush e bëri?”. Dhe nuk është fjala thjesht për atë që është e dukshme. Në këtë rast gjykimeve se nuk ka vlerë - madje është tepër e rrezikshme - të nxitosh për të përcaktuar një autorësi të krimit gjë që, ndoshta, do t’i shërbente asaj dore të padukshme që, sikundër në një orasje, në vendin e krimit të të tjera gjurmë nga ato të vetat. Vetë akti është fundamentalist por është ende shpejt që atij t’i vesh një emër, pavarësisht nga faktet “e qarta”. Shkatërrimi i ikonave nuk është një dukuri unikale as për Shqipërinë, as për kohët moderne, as edhe vetëm për islamizmin. Në Mesjetë Bizantine - ku ka qenë e përfshirë edhe Shqipëria - ka patur dekada të një lëvizje të fuqishme të zhdukjes së ikonave që u quajt “ikonoklazia” dhe që u ndërmor nga vetë sektet kristiane. Në Shqipëri nuk mund të gjesh njeri që nuk ka dijeni për “lëvizjen revolucionare” që në vitin ’67, spastroi tërë truallin e vendit nga kishat e xhamitë. E përbashkëta e këtyre “furtunave” të distancuara nga njëra-tjetra me shekuj, janë turbullimet e mëdha që shkaktuan në shoqëritë respektive dhe fakti që prapa tyre, lexohet qartë dora politike: ato u bënë në emër të sundimit dhe jo të lirisë. A thua të jetë përsëri kështu? Apo kemi të bëjmë thjesht me një rivalitet apo xhelozi laike që po ushqen fundamentalizmin duke cenuar bashkëjetesën? Në të gjitha rastet e mundshme, “kapuçonët e zinj” mund ta kenë bazën brenda, por edhe jashtë vendit. Janë këto mistere të cilat duhet t’i zgjidhë - hap pas hapi e me rrëmbyerim - opozita, opozita e dhe segmenti i tjera që përbëjnë atë që quhet shtet demokratik. Majtësisht, jashtë kalkulimeve elektorale ndaj të cilave, çështjet fetare është jetike të mbrohen tepër të distancuara. Por në shpresë ne përhapjen e një fryme të re me risë përsëri të një me politikën. Jo sundim i politikës së fene por atëherë e qartë mbi politikën. Një frymë e ndoshta e politikës e cila pak dakordas shqetësimet fetare, fuqizojnë apo pakësojnë pluralizmin e tolerancën ku ka bashkëjetuar pluralizmi e kulturave ...

Në Shtëpi Publike por nga varfëria

TIRANE - Prostituta nga varfëria. Për një kontakt seksual merrnin vetëm 500 lekë. Gra të martuara e me fëmijë - që nuk kanë pranuar akuzën - dje kanë dëgjuar nga goja e gjykatëses masën e arrestit për ushtrim prostitucioni. Të mbledhura vetëm pak muaj më parë, kishin vendosur të nxirrnin bukën e gojës duke zgjedhur zanatin e veçantë. Klientët e tyre ishin kryesisht të moshuar por edhe të rinj të pafat të cilëve nuk u kishte pridrë dashuria. Të lirë vetëm tre persona të cilët dyshohet të kenë qenë klientë. Njëri prej tyre, nga Fushë-Kruja, thotë se kishte shkuar për të shtirur qumësht dhe gratë e kishin ftuar brenda. Po kështu edhe një tjetër i cili kur ka hyrë policia ishte duke lyer tavanin e tualetit të shtëpisë së “qejfit”. Gratë e akuzuara për prostitucion Në faqen 5

KE në Tiranë:

Berisha: “Më pranë Europës”

Shqiptari vogël viktimë e një pedofili

Ishte lypës në Itali TIRANE - Kishte shkuar klandestin në Itali, por punonte si lypës në semaforët e Milanos por ka rënë viktimë e një pedofili. Floriani, 15 vjeç, është bërë pre e shijeve perverse seksuale të një italiani 34-vjeçar, Fabio Pedalino. Zbulimi është bërë nga policia në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës kur Pedalino dhe 15 vjeçari janë gjetur në një makinë të parkuar në një zonë të fshehur. Djal i ishte i terrorizuar dhe në gjendje shoku. Sapo ishte kryer raporti seksual për të cilin italiani i kishte prmtuar 50 mijë lireta. Pedalino e kishte gjetur Florianin në mbrëmje pranë një semafori. E kishte ftuar për darkë, kishin hyrë në një salle lojrash dhe më pas kishte përfituar për të kënaqur shijet e tij seksuale. Në faqen 5

KE në Tiranë: opozita ankohen

Berisha: “Më pranë Europës” TIRANE-Opozitës shqiptare ankohët tek komisionerët e lartë të Këshillit të Europës. “Asgjë nuk është bërë”, ka qenë ky mendimi i përbashkët, që liderët e opozitës kanë këshilluar deputetë të tjerë. Ndërkaq, vëzhgimi i komisionerëve është shfaqur nga kampi politik i PD-së për një bashkëpunim edhe më të madh me Shqipërinë e institucioneve europiane. “Bashkëpunimi më i ngushtë me KE”, deklaron Berisha në takimin me komisionerët e KE. Lordi Finsberg Në faqen 3

Hija e kontratave trondit futbollin

SPORT Në faqen 6

Biblioteka e Vatikanit: “Meshari nuk është grabitur”

TIRANE - Fashitet disi shqetësimi i krijuar në opinionin publik shqiptar mbi lajmin e grabitjes së Mesharit të Gjon Buzukut, vepra më e hershme e shkruar në gjuhën shqipe. Vatikani i ka deklaruar diplomatëvetë Tiranës se vëllimi i rrallë, i shkruar në shekullin e XVI, nuk ka humbur por është e vështirë të gjendet për momentin. Lajmi për humbjen e Mesharit të Gjon Buzukut është i nxituar dhe pa baza, ka pohuar dje Prefekti i bibliotekës së Vatikanit, Leonard Boyle në një njoftim për ambasadën shqiptare në Romë. Më tej Boyle ka siguruar se dokumenti më i rëndësishëm i gjuhës shqipe ndodhet në një nga pavionet e bibliotekës së, së termadhe. Ndërkohë mësueshet se për gjetjen e tij janë angazhuar posaçërisht tre punonjës të bibliotekës. “Është në natyrën e punës sonë që librat, të cilët numërojnë me miliona, të qarkullojnë nga njëri vend në tjetrin - tha zyrtari i Vatikanit. Njëherazi ai ka siguruar se shpresë gjetja e një libri të humbur është shpresë një punë tepër e vështirë. Gjithsesi biblioteka e Vatikanit ka arritur të gjejë një libër që po e kërkonte që nga viti 1905. Ka humbur mes miliona vëllimeve. Vazhdon kërkimet MESHARI I GJON BUZUKUT (1555)

Pedofil për mbrojtje nga SIDA

Nga Bota STOKHOLM - Frika nga SIDA duket të jetë shkaku i përhapjes në masë të pedofilisë. Në këtë përfundim kanë arritur dje Konferenca për abuzimet fizike dhe seksuale tek të miturit. Mbrojtja nga sëmundja e shekullit, ka bërë që maniakët seksualë të shikojnë tashmë tek përparësia e të miturve, për të kënaqur nevojat e tyre perverse. Në faqen 2

Dje çështja në Gjykatë. Lirohen “klientët” e gjetur nga policia