Përmbyset skafi: një i vdekur tre në spital
Po ndiqeshin nga policia italiane. Tragjedia ndodh nga përplasja e një dallge
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.00 të së shtunës. Vetëm 5 milje larg Otrantos skafi është diktuar nga forcat italiane. Ndërsa tentonte ikjen përmbyset me 26 personat në bord
VLORE - Udhëtim vdekjeje për një skaf me klandestinë. Vetëm 5 milje larg Otrantos, ndërsa ndiqej nga Rojet italiane të Bregut, mjeti lundrues është përmbysur së bashku me “ngarkesën” e tij njerëzore: 22 burra, tre gra dhe një fëmijë. Bilanci i rëndë: një i vdekur dhe tre në spital, mes të cilëve edhe vogëlushja 4-vjeçare. Në arrest kanë përfunduar dy pronarët e skafit: K. Ferdinandi, nga Vlora, por me banim në Durrës dhe D. Sinani nga Fieri. Që të dy akuzohen për “vrasje me dashje dhe ushtrim të emigracionit ilegal”. Gjithçka ka nisur rreth orës 23 të së shtunës. Forcat italiane që ruajnë bregdetin kanë pikasur skafin - i gjatë 12 metra, me ngjyrë bojëqielli dhe me dy motorë të fuqishëm Johnson - i cili me drita të fikura po i afrohej plazhit. Pasi kanë bërë thirrje që të ndalë, ata janë vënë në ndjekje. Menjëherë skafi shqiptar është drejtuar me shpejtësi drejt Shqipërisë. Në operacion janë thirrur edhe forca të tjera, ndërsa dëshira e mjeteve kanë ecur me zig-zag për t’i shpëtuar ndjekjes. Por përplasja me një dallgë ka qenë fatale. Skafi është përmbysur dhe në ujë kanë përfunduar të gjithë. Aty ka nisur një luftë për jetë a vdekje. Skena tmerri dhe ankthi. Përveç një 35-vjeçari, i cili është nxjerrë i mbytur, të gjithë kanë shpëtuar duke u ndihmuar nga mjetet italiane. Vetëm tre vetë janë në spital: vajza e vogël dhe dy prindërit e saj.
Në faqen 5
Nis era e paqes në Kosovë
Shkolla Teknike, Prishtinë
! PRISHTINË - Një hap shumë i rëndësishëm hidhet për paqen mes Serbisë e Kosovës. Djë u nënshkrua marrëveshja për kthimin e mësuesve dhe nxënësve kosovarë në shkollat e tyre. Rezultati i politikës paqësore të Presidentit Ibrahim Rugova dhe të forcave të tjera progresiste është shumë i kënaqshëm: pas gjashtë vjet mësimi klandestin, në kushte shumë të vështira shqiptarët e Kosovës do të gëzojnë së shpejti përsëri në shkollat e tyre, në Universitetet e tyre. Marrëveshja për integrimin e arsimit klandestin shqiptar në arsimin publik u nënshkrua nga presidenti serb Slobodan Millosheviç, dhe delegacioni shqiptar i Kosovës Ibrahim Rugova. Në këtë marrëveshje mes Kosovës e Serbisë ka luajtur dhe komuniteti i Sant Egidios si palë e tretë në zhvillimin e negociatave. Edhe këtë vit mësimet e fëmijëve kosovarë kanë filluar nëpër shtëpi private, por së shpejti, pas krijimit të grupit përbashkët të punës, ata do të mund të transferohen nëpër shkollat e vërteta. Presidenti Sali Berisha dje përshëndeti fuqishëm këtë hap midis Kosovës e Serbisë duke e konsideruar si një mjaft të rëndësishëm në respektimin e të drejtave njerëzore në Kosovë si dhe për nisjen e zgjidhjes së konflikteve midis shqiptarëve e administratës serbe. Në faqen 2
Shirat, përmbytje masive: dëme në shtëpi e bagëti
Në faqen 5
Super-tradhti: Berisha fton 14 parti
Takimi të mërkurën. Asnjë reagim dje nga forcat politike: “S'dimë gjë”
Lushnja viktimë
GJOBITET 50 000 LEKË
Lushnja viktimë
Mejdani: "Sjell tolerancë në PS"
Dje prezantohet Kryesia e re
TIRANË - Ekipi i ri drejtues i PS ka prezantuar dje veten në një konferencë shtypi.
Strategjia politike e partisë, lëvizjet e saj të brendshme, e ardhmja e dialogut si dhe drejtimet e tjera kanë qenë në fokusin e përpjekjeve që politikanët e lartë të partisë kanë dhënë për gazetaret.
Në faqen 3
Luajnë me zjarrin: vajzat në rrezik
Vogëlushet u mbyllën në kabinën elektrike
FIER - Lojë me zjarrin; tre vajza rrezikuan të bien nën rrymën elektrike, në një kabinë tensioni të lartë. Shpëtohen krejt rastësisht nga një kalimtar që u dha ndihmën e parë - i nxori nga kabina dhe i përcolli dhe në spital. Mjekët thonë se gjendja shëndetësore e vajzave është e rënduar, por nuk ka asnjë rrezik për komplikacione.
Tre vajza të vegjël nga Fieri, që po luanin me njëra-tjetrën në dielën mbasdite, u futën në kabinën e tensionit të lartë të pallatit. Dera e kabinës ishte e hapur dhe ato nuk patën frikë të depërtojnë deri pranë instalimeve. Por papritur ndodhi e pabesueshmja. Kukulla që njëra nga vajzat mbante në dorë bie përtokë dhe shkakton qark të shkurtër; aq mjaftoi të pakten ku ishte versioni më i besueshëm - që në kabinë të shpërthente flaka. Vetëm njëra nga vajzat mundi të dalë nga kabina që shpërthente zjarr dhe dha alarmin. Kalimtarët nxituan t'i japin vajzës ndihmën e parë - ajo ishte djegur tek flokët por ajo ishte shumë e trembur. Një qytetar, Gramoz Musataj, hyri brenda në kabinë dhe u përpoq t'i nxjerrë vajzat që kishin mbetur ende brenda. Kabina ishte mbushur me tym dhe ishte e vështirë për të dalluar vajzat. Me së fundi e vështirë për të dalluar vajzat. Më së fundi ai dëgjoi të qarat e tyre dhe i ndihmoi të dalin jashtë. Tre vajzat, tre vajza u dha ndihma e parë dhe tani janë jashtë rrezikut.
Iluma Rrudi
Mashtrim dhe me telefonat: kapen refugjatët
Flisnin pa paguar
FOGGIA - Janë arrestuar sepse mashtruan Telekomin.
Historia e veçantë u përket të rinjve shqiptarë të Itali. Ata me një mënyrë të çuditshme kishin arritur të flisnin pa para me Shqipërinë. Nëpërmjet një sekuence numrash të seleksionuar, arrinin të kryenin telefonata që kushtonin vetëm një impuls. Dy të rinjtë nga Durrësi nuk janë kënaqur së foluri vetëm për vete, por e kanë kthyer Shqipërinë e tyre në një zanat për të fituar para. Në kabina të ndryshme telefonike mbërrinin ekstrakonumitarët dhe u merrnin shumë të ndryshme për telefonatat që ata u siguronin me një çmim shumë më të favorshëm so atyre. Por zbulimi i tyre nuk ka zgjatur shumë. Të kapur nga kabinat e rrahshit janë përfunduar në qelitë e burgut.
Në faqen 2
Lushnja viktimë e "Fair Play"
GJOBITET 50 000 LEKË
TIRANË - Mbledhje e stërzgjatur në Federatën Shqiptare të Futbollit. Liderat e saj kanë vendosur strukturën e kampionatit të ardhshëm të kategorisë së parë, të dytë e të tretë. Në dyshim posti i zëvendësdrejtorit të kombëtares, Hito Hitaj. Nga burime të besueshme mësohet se premio për takimin e hapjes së France '98 do të jetë 5.000 dollarë. Partizani i kualifikuari i fundit i Kupës së Shqipërisë.
Hill largohet nga Williams, ndërkohë është shumë pranë firmës të titullit botëror. Anglia triumfon në ndeshjen e parë nën drejtimin e Glenn Hoddle. Gascoigne përsëri protagonist, zbulon të prapmet e Ince.
Në faqen 6
Kolonel Bunker gati për në Mesdhe
SPEKTAKEL
Pritet që të dielën të shfaqet dhe në Montreal të Kanadasë.
Në faqen 4
Kolonel Bunker
Një jetë e kaluar pas hekurave të qelisë
KULTURË
Historia e vuajtjeve diktaturës e rrëfyer nga protagonist
Në faqen 7
Lezha qyteti i Përjakut
Një nga tryezat e mëparshme të partive me presidentin
Në faqen 3
RRITEN TARIFAT
Në autobuz e postë tani më shtrenjtë
TIRANË - Që nga e diela, autobuset dhe posta kushtojnë më shtrenjtë. Kështu, për të udhëtuar me urban në kryeqytet duhet të paguash jo më 7 lekë por 10, ndërsa për abonimin mujor jo 160 lekë por 250. Është kjo tarifa e re që ka nisur të aplikohet që më 1 shtator. Rritje edhe për shërbimet postare të cilat mesatarisht janë ngritur me 35 përqind.
Në faqen 3