22/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 shtator 1996

SIDA vëlos një tjetër vdekje

Humb jetën një 30 vjeçar nga një qytet i Jugut Rasti i pestë. Sindroma e tretjes, humbja e shikimit, qelbëzimi i trupit: ja goditja e virusit TIRANË - SIDA sulmon sërish dhe shkakton vdekje. Një 30 vjeçar nga një qytet i vogël i Jugut ka humur jetën vetëm parapak ditësh. I infektuar në Greqi, që prej 5 vjetësh jetonte me virusin në trup. Sindroma e tretjes - nga 80 kile zbriti në 50 - qelbëzim i trupit, ethe nga salmonela që i qarkullonte në gjak, humbja e shikimit: ja se si sëmundja e shkullit e shkatërroi plotësisht. Ky është rasti i pestë i vdekjes nga SIDA dhe po ashtu si 4 të mëparshmit ka humbur jetën në një kohë të shkurtër. I pari kishte qenë një i ri vlonjat, më pas një vajzë shkodrane, pastaj një tjetër nga Pogradeci dhe në fund i 1995-ës një djalë durrsak. Viktima ishte infektuar në Greqi. Për pesë vjet me radhë e shoqja i ka qëndruar pranë, deri ditën e fundit. Analizat e kanë nxjerrë negative. Në faqen 9

Zgjedhjet: ja “rroga” e partive

PD e PS marrin pjesën e luanit Nga 6 milionë për dy të mëdhatë. Dhjetë herë më pak të tjerët ZGJEDHJET NË GREQI

Treni i Shkodrës: shmanget tragjedia

DJET UJËRAT RREZIKUAN TRASENË LEZHË - Në pak sekonda është shmangur tragjedia. Treni i linjës Shkodër-Tiranë është nisur në orarin e zakonshëm në 5.30 të mëngjesit të djeshëm. Por ndërsa po i afrohej kilometrit 72, makinerishkind [?] një defekt të rëndë në trase. Rrëshqjet e shumta të dëteve [?] të fundit kanë bërë që të shpërthenin kanalet e ujërave të larta, zhavorri ishte gërryer dhe si pasojë traseja ishte shembur. Edhe shinat kanë qenë ... të mbuluara me ujë. Kështu dëshmojnë udhëtarët. Menjëherë ai ka ngadalësuar shpejtësinë dhe vagonat të mbushur me njerëz kanë kaluar - ndonëse me mjaft vështirësi - pa patur asnjë pasojë. Kjo ka qenë ngjarja e djeshme në linjën hekurudhore Shkodër-Tiranë. “Ne kemi marrë të gjitha masat që kjo zonë të rregullohet” tregon për Gazetën Shqiptare inspektori Bekim Arapi dhe është vendosur që të punohet gjatë gjithë natës për të mos bllokuar transportin e njerëzve të ditës. Megjithatë, fatmirësisht është themeluar një gjë që mund të kishte me të vërtetë një epilog të papërshkrueshëm”. i. ra.

Minoriteti: shtëpi dhe rrugë bosh

Kruģicat e boshatisura në Derviçan Minoriteti: shtëpi dhe rrugë bosh Në faqen 11

Zgjedhjet në Greqi

Sot dilema e votës: Simitis apo Evert? ATHINË - Sot vota për të ardhmen e Greqisë. Si pozita e PASOK-ut, ashtu edhe opozita e Partisë Demokracia e Re, sipas sondazheve rezultojnë me fare pak pikë diferencë njëra nga tjetra. Gjatë fushatës elektorale Simiti u mundua që të imitonte paraardhësin e tij, themeluesin e PASOK-ut, Papandreu, por nuk i kushtoi tepër rëndësi çështjes së marrëdhënieve me Turqinë. Për sa i përket Evertit, ai iu përkushtua fushatës e cila nisi me 3 pompëzitetin e Simitisit për një fitore fare të lehtë për partinë e tij. Sot populli grek do të vendosë për partinë e tij të preferuar. Në faqen 2

Zgjedhjet: ... Hoga e parave

PD e PS marrin pjesën e luanit TIRANË - “Parate nuk na mjaftojnë, kërkojmë të tjera”. Alarm i ka dalë dje në zyra zyrat financiare të partive pas arkëtimit të parave që shteti u dha për fushatën elektorale. Janë 6.4 milion lekë që PD do të fusë në arkën e saj, ndërkohë që socialistët kanë arkëtuar 6 milion lekë të reja. Diferenca të ndjeshme për partitë e tjera. Nëse Melo ka tërhequr vetëm 645 mijë lekë, republikanët kanë arkëtuar rreth 541 mijë. “Shumat janë vërtet të pamjaftueshme”. Janë shprehur kështu kryetarët dhe liderët e partive. Fushata intensive, propaganda e kushtueshme, shërbimet, lëvizjet si dhe gjëra të tjera që kërkon para, janë elementët të cilët përcaktojnë një sasi shumë më të madhe parash. Në faqen 3

Konfederata shpall: “Greva në 4 tetor”

Përsëri kompensimi i bukës TIRANË - “Në rast se Qeveria nuk reagon pozitivisht ndaj kërkesave tona për kompensimin e plotë të bukës si dhe për çështje të tjera, atëherë ne do të hidhemi përsëri në grevë”. Është Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë që e mbledhur në një[?] aktivitet kombëtar ka rikthyer vendosmërinë për plotësimin e kërkesave të shpallura publikisht në grevën e 16 shtatorit. Ishte kryetari i Konfederatës Kastriot Muço që në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar, paraqiti kërkesat që Konfederata i ka parashtruar Qeverisë. Ndër to, krahas kërkesës për kompensimin e plotë të efektiveve që kanë rrjedhur nga liberalizimi i çmimit të bukës e mbi të tjera të rritjes së pagave dhe pensioneve. Në rast se këto kërkesa nuk do të merren parasysh nga ana e Qeverisë, atëherë Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka paralajmëruar se do të organizojë një grevë kombëtare në 4 tetor.

Miss Europa ’96: të bukurat janë sëmurë

INTERVISTË NGA SHFRATI ME MISS ITALIA Misset europiane Në faqen 4

Superfidale kryqi

Në faqen 10

Dy Gazeta në një të vetme

Shkëlqen në Durrës Lushnje, skandal... [?] Tiranë e para edhe në shifra Bayern vendos hegjemoninë GAZETA SHQIPTARE Sport Dita [?] dhunës Intervista Në faqet 5-8 Dy Gazeta në një të vetme

SPECIALE

Lezhë, tokat notojnë nën ujë

Në faqen 9