23/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 shtator 1996

Tirana: Rivalët nxjerrin "armët"

Fushatë me "ujë, drita e më shumë gjelbërim" Katër pretendentët për bashkinë: Brojka, Fagu, Albali e Ceka shpallosin premtimet TIRANË- Rivalët nxjerrin armët. Janë katër pretendentët për bashkinë e Tiranës që zbulojnë pjesë të skemave të tyre për marrjen e metropolit shqiptar. Dritat ujit, rrugët gjelbërimi dhe kioskat janë pistat që i bashkojnë ata në garën e tetorit. Edhe pse disa të rezervuar në strategjinë e tyre - ajo duket se do të shpaloset fuqishëm në ditët e fushatë - Brojka, Fagu, Ceka e Albali shpallin premtimet e para për zgjedhësit, nga të cilët presin edhe votën e 20 tetorit. Nëse prioriteti i kandidatit demokrat mbetet vizioni 2000 i Tiranës së të nesërmes, për kundërshtarin e tij socialistin Fagu kioskat dhe ardhmja e tyre janë synimi i tij prioritar. “Shpëtimi i Tiranës nga një katastrofë ekologjike e urbanistike”, është moto e kandidatit Ceka, kur zbërthen skemën e tij për mësymjen ndaj Bashkisë. I linjës së fortë republikani Albali është për një kryeqytet ku të ndihet “lufta e hekurt kundër korrupsionit dhe bashkëqeverisja e tipit ‘primus inter paris’”. Por do të jetë fleta jeshile e 20 tetorit ajo që do të ngrejë mbi sipërfaqe njeriun që do të udhëheqë Tiranën e fundshekullit.

KE PER SHQIPERINE

"Shkelje në Maj, kujdes me lokalet" TRIANE - Shqipëria testohet sërish në KE. Ka qenë një seancë 30 minutëshe ajo që mori në “provim” Tiranën. Një raport i deputetit Rüffi ka bërë rënyzeme e vizitës së misionit “Finsberg” në Tiranë në fundgushtin e kaluar. “Ligjet tani me mirë por shkuja në zgjedhjet e tetorit”. Ky ka qenë përçukimi i deputeteve evropiane. Në faqen 3 Selia e KE

Gjak në rrugë: përsëri viktima tre kalimtarë

Korçë, atentat në mesditë KORÇË - Kalimtarët e pafajshëm mbeten përsëri viktima të betejave në rrugë. Tre vetë janë plagosur në Korçë, të dielën paradite, kur njëri prej tyre i paidentifikuar ka hapur zjarr me automatik. Aika dashur të vrasë dy të rinj që udhëtonin në bordin e një motori, por plumbat kanë qëlluar kalimtarët. Ata janë mjekuar në spital dhe mbas operacionit janë jashtë rrezikut. Policia dyshon se atentati është kryer për motive hakmarrjeje, por ende s’ka ndaluar autorin. Në faqen 5

PS: "Berisha shkeli ligjin"

"Presidenti duhet të jetë simbol i unitetit" Socialistët kundër hapjes së fushatës PD nga kreu i shtetit PD hap fushatën blu Demokratët përsërisin TIRANE - PS serish kritikoi hapjen numerin një të shtetit “Berisha ka shkelur ligjin”, është lajmotiv mbi të cilin, politikani e partisë me të madhe të opozitës kanë lëshuar “rrufe” e pakënaqësisë së tyre politike. “Ne kundërshtim me ligjin elektoral, fushata u hap nga Presidenti dhe Kryeministri”, deklaron PS në një protestë drejtuar Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tereza. Seia e PS Në faqen 3

"Lushnja 10 javë jashtë fushës"

KOMISIONI VENDOS TIRANË - Lushnja 10 ndeshje nuk do të luajë në fushën e saj. Masë drastike e Federatës Shqiptare të futbollit pas inciden-

Rikthehet "kralica" e malësorëve

Durhami në një kullë të veriut Rikthehet "kralica" e malësorëve Në faqen 7

Demokratët përsërisin strategjinë: prapë fjalime me muzikë

PD hap fushatën blu TIRANE - Demokratët zbresin në fushatë. Një shou i madh ka dhënë startin e saj ditën e djeshme, kur në Kodrat e Liqenit njerëzit dëgjuan fjalime politike dhe shumë muzikë e valle. Siguri dhe garanci në fitore u transmetuan nga krerët më të lartë të PD-së në një qiell gri shtatori. “Të fitojmë çdo votë” ka nisur fjala e tij politik kreu i shtetit Berisha. Ka prekur drejtimet kryesore të fushatës politike të PD, presidenti Berisha duke dhënë edhe sinoptikën e zgjedhjeve të tjetorit. “Do të jetë më e thella që kemi provuar në jetën tonë politike”, ka thënë njeriu i shtetit duke siguruar edhe drejtimet se ku do të rendë partia blu e pozitës. Në faqen 3

jashtë fushës

TIRANE - saj. Masë drastike e Federatës Shqiptare të futbollit pas incidenteve në takimin Lushnja-Flamurtari. Keshtu ka vendosur komisioni disiplinor i mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm. Në fakt mbledhja ka filluar që të shtunën në darkë, për të vazhduar të dielën dhe të hënën gjithë paraditen. Nga burime brenda FSHF-së, megjithatë të pakonfirmuara, mësohet se skuadra lushnjare është dënuar për të mos luajtur në fushën e saj për 10 ndeshje të Kampionatit. Duke bërë një llogari të thjeshtë atyra u bie që ta fillojnë sezonin futbollistik në qytetin e tyre në javën e gjashtë të fazës së dytë kundër Laçit. Në fakt ka qenë një mbledhje e stërzgjatur e komisionit disiplinor të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili ka egzaminuar të gjitha fenomenet që kanë ndodhur në javën e tretë të kampionatit kombëtar. Natyrisht që rasti më paprecedent ka ndodhur në fushën e Lushnjes, ku për rreth 15 minuta është ndërprerë ndeshja midis Lushnjes e Flamurtarit. Malko, përse! Një tifoz ka goditur nga shkallët e tribunës arbitrin anësor, Krenar Brahja, i cili me disa të qepura në kokë është shtruar urgjent në spital. Pas kësaj arbitri i kartër Luan Zylfo është detyruar të hyjë në fushë për të vazhduar arbitrimin e takimit. Por nuk ka qenë vetëm ky episod. Më pas një zenke mes Çukos e Beharit ka trazuar sërish situatën në fushë, e cila edhe pa të ka qenë shumë e tensionuar si rezultat i plagosjes së arbitrit. Megjithatë në komunikatë shtypi nga sektori i disiplinës në FSHF pritet të dalë sot, e cila do të sqarojë të gjitha masat e mara nga ky komision.

Në Tiranë mbërrin Miss Kalifornia

SPEKTAKEL TIRANE - Bukuroshja do të dirigjojë garën e Miss-Europës në Shqipëri. Në faqen 4

Greqi: Simitis sërish kryeministër

NGA BOTA ATHINE - Ka fituar për të dytën herë mandatin e kryeministrit në greqi. Në faqen 2

Juve, Inter e Parma në krye

SPORT TIRANE - Juve, Inter e Parma në krye të kampionatit italian të futbollit. Luan pas fitore kundër Bolonjës duke se ka dalë nga kriza. Paolo Sousa nuk do të luajë me Borussia Dortmund deri në fund të shkurtit, kur fillon faza e dytë. Jacques Villeneuve ka fituar garën e Formula 1 në Lloret të Portugalisë, Franca. “Su…” di do të jetë finalia viti 1996 për Kupën Davis. Ato kanë mundur respektivisht Itali kundër Çekisë. Në faqen 6

Zezaku: “Dua punë në Shqipëri”

I RRALE Zezaku: “Dua punë në Shqipëri” Letra mbërrin në Institutin e Statistikës TIRANE - “Ju lutem, më ndihmoni të vij e të punoj si emigrant në Shqipëri”. Dukët si diçka e sajuar, por është shumë e vërtetë. Kërkesa ka ardhur nga një qytetar i Trinidad Tobagos, i cili edhe pse aktualisht është me qëndrim të përkohshëm në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lutet institucionet shqiptare ta ndihmojnë të njohë procedurat e emigrimit dhe punësimit të mundshëm në Shqipëri. Një letër e firmosur nga qytetari Gerard Les Pierres, një zezak 37-vjeçar, beqar, është posuar në mënyrë pare “gabimisht apo qëllimisht” në adresën Institutit të Statistikave. Letra, e shkruar me dorë në anglisht, është shoqëruar edhe me një fotokopje të pasaportës, si dhe me një rekomandim të autoriteteve të Trinidad Tobagos, shtetit të përbërë prej 13 ishujsh në Amerikën Qendrore, në jug të Kubës. “Jam i interesuar për të emigruar në Shqipëri - shkruan Les Pierres - a mund të më tregoni se çfarë duhet të bëj në lidhje me procedurat e punësimit në vendin tuaj”. Edhe pse nuk jep hollësi për arsyet që e shtynë të provojë jetën e emigracionit në vendin më të varfër të Europës, për profesionin apo aftësitë e tij, zezaku e mbyll letrën duke theksuar se për të kjo është “shumë urgjente dhe mezim pret të marrë përgjigje”. Se çfarë pune mund të bëjë ai në Shqipëri, këtë mund ta thotë vetëm ai. Por në nga karakteristikat e trupit të tij është gjatësia prej 2 metra dhe dy centimetra. Mund të shërvese apo të luajë në një skuadër basketbolli. Ministria e Punës

KULTURE