Krisma në Shkodër: tre plumba vrasin një oficer të Policisë
Mister rreth shkaqeve, vetëm detyra?
SHKODËR - Një oficer policie ka mbetur i vdekur pas një atentati të martën mbrëma.
Valmir Pera, 27 vjeç, është qëlluar tre herë me pistoletë nga një person i panjohur që menjëherë pas krimit është larguar me vrap. Hipoteza më e besueshme e hetuesve për vrasjen e oficerit të policisë është se ai i është qëlluar për motive që kanë të bëjnë me detyrën e tij.
Policia ka bllokuar të gjitha hyrje-daljet nga qyteti dhe ka ushtruar kontrolle ndaj automjeteve që kërkonin të linjën Shkodrën. Janë shoqëruar për në komisariat rreth 20 vetë, të dyshuar për lidhje me ngjarjen, por mbas disa orësh ata janë lënë të lirë.
Që nga viti 1992, vetëm në Shkodër janë shënuar tetë raste vrasjesh punonjësish të organeve të rendit. Ka humbur jetën dhe një punonjës i SHIK-ut.
Shkodër
Në faqen 11
Kompanitë rrisin interesat
Kundërpesha mbërrin nga Kamberi e Sudja: 10 dhe 16 përqind
Kompanitë rrisin interesat
Presidentët rrëfejnë potencialin pasuror
“Të gjitha paratë e shqiptarëve janë të garantuara”.
Kjo është fraza e vetme që del nga godinat e Vefës, Gjallıcës, Kamberit, Popullit... Me të njëjtin ritëm ka vazhduar depozitimi dhe tërheqja e parave në sportele
TIRANË - Për të fashitur frikën apo për kundërpesha, kompanitë rrisin interesat. Është Kamberi dhe Sudja të cilët kanë dhënë garanci të plotë për të gjitha depozitat e shqiptarëve. Dhe dje përqindjet janë shtuar: tek Kamberi 10, ndërsa tek Sudja 16 përqind. “Të gjitha paratë nga godinat e Vefës, Gjallıcës apo kompanive të tjera. Dhe shpjegimi i vetëm ka qenë një rënie e pasurisë së vet prej qindra milionë dollarësh që ka argumentuar presidenti i “Vefës” Ali-mucaj. Megjithatë komentet mbi debatin e “fajdeve” mungojnë. Të vetmet anë zyrtare kanë mbetur të rethuara nga një re e turbullt pa mundur ende të qartësohen. Ministri Bodie është shprehur për keqinterpretim, ndërsa guvernatori i Bankës, Luniku premton ndihmë për firmat që operojnë me përqindje. Ndërkohë dje nëpër të gjitha pikat ka qenë një ditë mëse normale. Depozitimet dhe tërheqjet e parave kanë vazhduar me të njëjtin ritëm.
Në faqen 9
Të golla... por të portugezëve
Gjit[h]ë ambindeshën në Gazetën Sport
Në faqet 5-8
Gjithë ambindeshën në Gazetën Sport
Masa të rrepta në Muze
TIRANË - Masa të rrepta për sigurimin e Epitafit të G[?]l- laveniç. Ndonëse vepra e lashtë historike ende nuk ka...
TIRANË - Masa të rrepta për sigurimin e Epitafit të Gllavenicës. Ndonëse vepra e lashtë historike ende nuk ka...
Sherr me armë mes fqinjëve
FIER
Në faqen 9
Kombëtarja, çfarë dhimbje
TIRANË - “Çfarë dhimbje kjo Kombëtarja jonë”.
Askush prej nesh nuk ka dashur ta fillonte kështu këtë shkrim, por kjo fazë e përgjigjet ndjenjës sonë të vërtetë. Ngjanherë-thënë se është “nder të të mundin kampionët e vërtetë”. Ngjanherë thonë kështu të vërtetë, por thonë ama, kur edhe humbjet ndodhin nganjëherë. Kur ato janë të shpeshta, atëherë lënë një fuqi fraza të tjera. Bota e sportit ka shpikur edhe fjalë më ngushëlluese - sikurse është “Nuk është e rëndësishme të fitosh, por të marrësh pjesë” - por asnjëra prej tyre nuk i shkon përshtat fytyrave të mërzitura e të lagura nga shiu të “fansave” shqiptarë, të cilët nga Kombëtarja e tyre... morën dhe vetëm shijen, tashmë monotone, të humbjes së thellë në vendin e tyre. Të ishte pak do të ishte mirë, por dje ajo që njëmbëdhjetëshja e drejtuar nga Bajko i ka dhuruar vendit, që mbante frymën para ekranëve të televizorit, ka qenë asgjëja. Këtë askush nuk e meritonte. Sipas zakonit Bajko ka preferuar të flasë vetëm në koridorët e “Qemal Stafës”. “Ç’të bëjmë, epo Portugalia nuk është Librazhdi”, ka thënë dhe Bajko krejt gjakftohtë duke habitur dhe më indiferentim nga gazetarët e pranishëm. Që Portugalia nuk është Librazhdi këtë e dinim edhe ata që nuk kuptonjë asgjë nga futbolli, por që mbajnë mend diçka nga gjeografia. Ndoshta për ne gazetarët është shumë komode të flasim për një fushë në të cilën nuk punojmë akstrisht dhe këtë kritika mund të tingëllojnë të tepruara. Do të donim që vetë trajneri i Përfaqësueses dhe “djemtë e tij” të shpjegonin më qartë përse ngjymar kombëtare të shqiptarëve, për të cilat ata duhet të ndjehen të nderuar, kanë kohë që nuk dalin me nder nga stadiumet. Dritan Lundra
Të rrepta në Muze
TIRANË - Masa të rrepta për ruajtjen e Epifatit të Glavenicës.
Ndonëse vepra e lashtë historike ende nuk ka mbërritur në Shqipëri e saj në Muzeun Historik, drejtuesit e tij kanë bërë gatishmëri. “Stenda ku do të ekspozohet Epifati do të vendoset në vendin që i takon periudhës historike të cilës ai i përket. Ndërkohë vendi i ekspozimit është zgjedhur dhe duke patur parasysh kushtet e sigurisë Tavolina ku do të vendoset vepra është mbikëqyrjen e disa kamerave të fshehta dhe sinjalëve të alarmit” - drejtoi i Muzeut, Vilson Kuri, ka bërë kështu të ditura masat që Muzeu, nga ku vepra Epifati i famshëm, ka marrë që grabitja e madhe të mos përsëritet më. Ndërkaq, pëlhuara ku janë gjendur Krishti i kryqëzuar dhe koka e Shën Mërisë, është endenë poli, në kushte ruajtje që plotësojnë - sipas Kurit - ato që kërkon gëlesia e Epifatit.
Në faqen 11
Katër fëmijë në darën poliomelitit
SHËNDETESI — Një tub ajri në reanimacion, ja “zemra” tjetër
SHËNDETESI
Një tub ajri në reanimacion, ja “zemra” tjetër
Katër fëmijë në darën poliomelitit
Si jetojnë? “Tre javë me tub oksigjeni”
TIRANË - Një dorë e vogël që shtrëngon të jemën, tubi i reanimacionit dhe një ekran që regjistron rrahjet e zemrës, ja dla është atmosfera që gjejmë në spitalin e fëmijëve në kryeqytet. Ata janë katër dhe në gjendje shumë të rëndë. Me keqardhje, mjekët thonë se këtë fëmijë mund të mbeten të paralizuar. Ndërsa fushata anti-polio ka filluar tashmë, virusirezikshems’ pushondë se vepruari. E rëndë është gjendja dhe në Infektivi ku ka mbërritur pacienti më i fundit.
Infektivi
KASACIONI, PADITË SHTYJNË VENDIMIN
TIRANË - Opozita shakëton “përplasjen” e madhe. Dy akt-paditë depozituara nga PS dhe “Poli i Qendrës” në majat më të lartë të pushtetit gjyqësor shqiptar - në Kasacion dhe gjykatën Kushtetuese - i kanë futur udhëheqësit opozitarë në një udhëkryq të pamenaduar më parë prej tyre. Dy proceset më mara në shqyrtim prej këtyre gjykatave - janë shtyrë dhe prej njerëzve të drejtësisë me motivacionin e paraqitjes së dy akt-padive paralele që kanë të bëjnë me të njëjtën gjë. Gjykata Kasacionit ka shtyrë për të premten, shqyrtimin e fjalës finale për padinë e ngritur pushtetë dime për prej Prolit, ndërkohë që në po të njejtat shina ka udhëhequr Gjyka-ta Kushtetuese. Pasi ka marrë në shqyrtim padinë e PS-sipas të cilës “kufizimi i moshës së zgjedhjeve nga Komisioni Qendror, është një shkelje e të drejtave të njeriut”.
Në faqen 3
Në faqen 11
armë mes fqinjëve
BERAT
Bombë në shtëpinë e grosistit
Në faqen 9
POGRADEC
Korenti vret një ushtar
Në faqen 9
SPEKTAKEL
Kauboj sat “bëjnë zhurmë” në Cirk
TIRANË - Hapet sezoni i shfaqjeve e premierave në Cirkun e Tiranës.
Në faqen 4
NGA BOTA
Maqedoni: helmime vetëm për shqiptarët
SHKUP - Helmohen mbi treqind nxënës shkollash shqiptare.
Në faqen 2
Itali, tani avion antiklandestin
LAJM I FUNDIT
Itali, tani avion antiklandestin
Do patrullojë edhe natën mbi Adriatik
BARI - Uthurima e një avioni do të dëgjohet së shpejti mbi kokat e klandestivëve që ende vazhdojnë të arrijnë në bregun italian të anës të skafeve tashmë “të famshëm”. Një avion i posaçëm do t’i shtohet mjeteve që do patrullojnë bregdetin puljez këto ditë. Lajmi i përhapur nga agjencia zyrtare e lajmeve ANSA - është konfirmuar dje pasdite nga një komunikatë zyrtare e Kapitenerisë së Barit. Fluturimi i avionit “antiklandestin” do të nisë, sipas të gjitha gjasave, që javën e ardhshme. Skafistë e klandestinëve do ta kenë më të vështirë të arrijnë kështu në destinacionin e tyre.
Nuk është një avion dosido, por një aparat i paisur me të gjitha mjetet moderne zbuluese, që autoritetet italiane kanë vendosur të vënë në funksionim kundër klandestinëve që vijnë nga Shqipëria. Avioni italia do të mund të kryejë, madje edhe natën, falë aparaturave të sofistikuara elektronike, kontrolle të intensifikuara në det. Italianët kanë shprehur të qetësojnë opinionin. “Bëhet fjalë të parë për të ardhur në ndihmë njerëzve që aventurohen në det, shpeshherë të privuar nga të gjitha mjetet e sigurisë”, thuhet në deklaratën zyrtare të Kapitenerisë së Barit, por nuk është e vështirë të kuptohet se avion do të shërbejë, ndoshta në radhë të parë, për bllokimin e fenomenit tashmë të zgjeruar të emigracionit klandestin të shqiptarëve dhe të të tjerëve që kërkojnë të kapin skafet e Vlorës. Vetëm një ditë para këtij vendimi, deputeti i djathtë të Parlamentit Italian, përfaqësuesit e Polisë të Lirive dhe të Legës Nord, kanë kërkuar ndërhyrjen e ushtrisë për frenimin e klandestinëve.