Ulqini: “Asgjë për korrigjimin e pasaktësive”
Socialistët denoncojnë 22 emra të vdekurish në listat e Tiranës
“Janë përfshirë në lista edhe 449 vetë që ndodhen jashtë Shqipërisë. 81 emra janë regjistruar nga dy herë në listat e shpallura deri tani në kryeqytet nga Bashkia”
TIRANË - Partia Socialiste paralajmëron: “Në lista janë regjistruar deri tani 22 të vdekur, shumë vetë të përfshirë dy herë, 449 njerëz që janë larguar nga Shqipëria”. Nga kancelaritë e socialistëve të kryeqytetit, për të parën herë ka dalë me nota të rënda alarmi, shqetësimi për “manipulimin e madh që po bëhet me listat e zgjedhjeve”. Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Musa Ulqini, për Gazetën, deklaroi se “të dhënat e ditës së djeshme kanë ngritur ndjeshëm kurbën e manipulimit të madh që po bëhet për gati[?]tet”. Socialistët kanë bërë protesta drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Komisionit Elektoral të Bashkisë. Por sipas konstatimeve të Ulqinit, “asgjë nuk ka ndryshuar”. “Çdo të bëjnë të gjithë socialistët nëse do të përballen me të njëjtat fakte që ata i quajnë si ‘dhunim të një procesi të lirë e demokratik për votën’”. Ulqini përgjigjet prej shtëpisë së tij: “Takime e protesta tek përfaqësuesit ndërkombëtarë e gjenden aktualisht në Shqipëri dhe me ata që do të vijnë për të vëzhguar Zgjedhjet për Pushtetin Lokal”.
Në faqen 3
Seali e PS
Ceka në Gjyakë Kushtetuese: Shtyhet procesi i dënimeve
I shpëton gjyqit dhe politikani gjerman
“Të mos paguhen mësuesit grevistë”
Urdhërese e Ministrit Lulja
Sindikatat: “Shkresa mbërriti në rrethe”
TIRANË - Një urdhëresë e Ministrisë së Arsimit është përcjellë nëpër të gjitha rrethet e Shqipërisë, duke ndalur rreptësisht pagën ditore për të gjithë mësuesit pjesëmarrës në grevën e këtater [?] territorit. Kështu konfirmohet nga Drejtoritë Arsimore të rretheve. Ndërkohë Sindikatat e Pavarura po përgatiten për një grevë tjetër që do të shpallet pas zgjedhjeve dhe do të zgjasë dy ditë. “Është bërë propozimi në qendër që protesta e ardhshme të bëhet dyditore. Sigurisht që bëhet fjalë për periudhën pas 20 tetorit, kur greva të mos quhet e paligjshme”. Kështu përgjigjen sindikalistët. Në Drejtorinë e Arsimit të Vlorës thuhet se “shkresa e Ministrit të Arsimit është një ultimatum, duke e cilësuar grevën si të dëmshme për procesin mësimor”. Por nga ana tjetër, vjen kundërpërgjigja e sindikatës së arsimit të rrethit, e cila menjëherë ka dërguar një shkresë përcjellëse për në Ministri dhe Sindikatë, me anë të së cilës kërkohet të kthehet mbrapsht ky urdhër që ka shoqëruar jo pak radhët e arsimtarëve, roja e të cilëve është nga më të ulëtat e kategorive të popullsisë.
BASHKIMI I SINDIKATAVE TË PAVARURA TË SHQIPËRISË
Sealia e BSPSH
Berisha prezanton Brojkën rinisë
Shtyhet procesi i dënimeve
Neritan Ceka
TIRANË - T[rans?]is procesesh të shtyra gjyqësore për Cekën. Lideri i PAD, ka marrë dje vetënjëtër proces të shtyrë prej Gjykatës Kushtetuese. “Dënimi një deri në tre vjet është antikushtetues”, kishte shkruar Ceka në akt-paditë e tij drejtuar kësaj gjykate. “Na duhet kohë për të gjykuar një gjë të tillë”, është përgjigjja “blic” e gjykatësve të Kushtetueses. Për zhvillimin e një tjetër seance për dhënien e vendimit, Gjykata Kushtetuese preferoi që të mos përcaktojë ditën.
Në faqen 3
Afati i proceseve Kontroll në gjykatë
TIRANË - Kontroll në gjykatën e Tiranës për respektimin e afateve të gjykimit. Ministria e Drejtësisë ka nisur ditët e fundit një kontroll në të gjithë zyrat e gjykatësve, për rezultatet paraprake të cilit ende nuk është bërë e ditur. Kodi i Procedurës ka parashikuar mes të tjerash dhe afatet ligjore brenda të cilave duhet të përfundojnë proceset gjyqësore. Jo në pak raste dhjetra qytetarë ankohen për zvarritje të mëdha në dyert e gjykatës për shqyrtimin e padive të tyre për probleme të ndryshme. Ndërkohë, që vetë gjykatësit kanë qenë, së shkakët e vonesave vijnë si pasojë e mosparaqitjes së dëshmitarëve, paditësve dhe të pandehurve. Gjithsesi për të parë se sa janë respektuar apo shkelur afatet e gjykimit që parashikon ligji është ndërmarrë dhe kontrolli me i fundit në gjykatë.
Në faqen 4
Rock e politikë në qytetin Studenti
Berisha prezanton Brojkën rinisë
TIRANË - Rok e fjaltime politike në qytetin e studentëve. Presidenti Berisha i ndjekur nga shtetarë të lartë e drejtues të PD zbritën dje pasdite në sheshin “Demokracia” për të prezantuar kandidatin për Bashkinë e Tiranës, Albert Brojka. Një një fjali tepër të shkurtër Berisha e cilësoi Brojkën si “një nga drejtuesit më të aftë të PD-së intelektual i rangut të parë”. Nuk munguan edhe kritikat presidenciale për alternativën socialiste e strategjinë e tyre politike. “Në maj ne ishim demokracia ndërsa ata bojkoti” theksoi Berisha duke u shpreguar studentëve thelbën e këtij strategjisë socialiste të braktisjes së numërimit të votave. “Prioritet e mia si kryetar i bashkisë do të nisnin me një vizion të ri për qytetin tuaj”, ka siguruar Brojka studentët e pranishëm në koncertin “Vizion 2000”.
Në faqen 3
Nga Italia do vij në vëzhgues të lokaleve
TIRANË - Vëzhguesit nga Italia do të “kalojnë” destin për Zgjedhjet Lokale në Shqipëri. 153 specialistë në fushën e vëzhgimit të zgjedhjeve, do të prekin tokën shqiptare, ditët e para të javës që vjen. Lajmi i pjesëmarrjes së “syvegëlintë” italianë, është dhënë nga dy të më parangat e dërguar i posaçëm i Dinit në Shqipëri, Ferraris. Ai ka shfrytëzuar një pritje me përfaqësuesit e lartë të partive politike shqiptare në ambasadën e vendit të tyre Tiranë.
Në faqen 3
VLORË S'kthen kredinë? Dorëzo fabrikën
VLORË
S'kthen kredinë? Dorëzo fabrikën
Në faqen 5
FIER Invalidi mashtron farmacisten me çek fals
FIER
Invalidi mashtron farmacisten me çek fals
Në faqen 5
POGRADEC Në pyll gjendet një kufomë e braktisur
POGRADEC
Në pyll gjendet një kufomë e braktisur
Në faqen 5
BERAT Ushtari plagos shokun dhe dezerton
BERAT
Ushtari plagos shokun dhe dezerton
Në faqen 5
KORÇË Në katër orë tre aksidente të përgjakura
KORÇË
Në katër orë tre aksidente të përgjakura
Në faqen 5
Kurti balerini i çmimit të madh
SPEKTAKEL
Është i vetmi balerin shqiptar ka marrë një çmim të parë në konkursin ndërkombëtar
Në faqen 4
Sokol Kurti
Bon: “Refugjatët boshnjakë në shtëpi”
NGA BOTA
Bon:
“Refugjatët boshnjakë në shtëpi”
Mes Serbisë dhe Gjermanisë nënshkruhet marrëveshje riatdhesimi
Në faqen 2
“Padroni më dënon po të mos fitoj para”
Tiranë, bashkë me 30 vogëlushë të tjerë është shitur nga prindërit
“Padroni më dënon po të mos fitoj para”
Një lypsar nëntë vjeç tregon historinë e trishtuar
TIRANË - “Lyp deri në mbrëmje dhe gjithçka që fitoj duhet t'ia dorëzoj padronit tim”. Një djalosh nëntë vjeçar, i veshur keq, pranon që në këmbim të 20 lekëve të tregojë historinë e tij të trishtuar të rrugës. Ka shumë frikë të thotë emrin sepse “padroni” i tij mund të hakmerret. Ai e rreh edhe nëse nuk plotëson kuotën e caktuar gjatë ditës ose nëse i shpenzon paratë vetë. Dënimet janë të ndryshme, edhe prindërit e këtyre fëmijëve të faqeve që nuk kanë shkuar kurrë në shkollë dhe një pjesë e vetme që dinë të bëjnë është lyja për të tjera.
“Gjatë verës kam punuar në Durrës, në plazh. Atje lypja dhe nuk dilja keq. Fitova shumë, por padroni e grumbullonte gjithçka që siguroja tre herë në ditë. Pastaj shefi më urdhëroi të vij në Tiranë sepse këtu kam edhe familjen. Ai u jep atyre një shpërblim për punën time, por unë nuk e di sa është shum[a?] që ata marrin”. Fëmija e kupton që është i shitur dhe nuk ka ansjë shpresë që kjo mënyrë jetese, që nuk i pëlqen, të ndryshoje.
Çdo mbrëmje i duhet të dorëzojë të gjitha lekët dhe nëse një gjë të tillë nuk e ndodh mund të ndëshkohet. Aika frikë nga ndëshkimi, por thotë se nëse “gabon”, asgjë nuk mund ta ndryshojë mendjen “padronit” të falë. “Bleva një pako biskota dhe kur më pa që po haja, ai më urdhëroi që të dilja dy netë në rrugë dhe të gjithë jashtë, thotë lypsësi i vogël. I kam premtuar se do ta çoj në Itali dhe se atje paratë fitohen shumë lehtë, sepse italianët janë zemërmirë”. “Me ato para do të blej një makinë”, të paktën kjo shpresë e bën vogëlushin edhe të buzëqeshë.
Ali Ukaj
Procesi i kombëtares. Specialistët venë në “bangën” e të akuarve trainerin e përfaqësueses Neptun Bajko
Në faqen 6-7
Shehu, Kaçi, Harxhiu, Ndini dhe Agustin Kola bëjnë analizën e humbjes katastrofike me Portugalinë
Procesi i kombëtares. Specialistët venë në “bangën” e të akuarve trainerin e përfaqësueses Neptun Bajko. Shehu, Kaçi, Harxhiu, Ndini dhe Agustin Kola bëjnë analizën e humbjes katastrofike me Portugalinë