"Kështu e vumë bombën te VEFA"
Ministri i Brendshëm Shamata tregon mekanizmin e funksionimit të organizatës
"Kështu e vumë bombën te VEFA"
Banda terroriste në katër vjet, 26 krime
Mentor Kikia
TIRANË - “Ndërsa Altin Arapi bësedonte me njërin prej rojave të supermarketit ‘VEFA’, tjetri kishte vendosur makinën bombë para hyrjes së tij dhe ndezi fitilin e eksplozivit. Pas disa minutash ndodhi shpërthimi”. Leart Shyti, njëri prej drejtuesve të organizatës terroriste ka treguar kështu se si kanë kryer shpërthimin e autobombës. Dëshmitë e marra në hetuesi janë bërë publike përmes ekranit të televizionit. Por përse duhej të kishin përfunduar deri këtu këta njerëz? “Ana ekonomike dhe urrjetja për shtetin tuaj të çelbur që keni ndërtuar. Unë për vete, personalisht, nuk ka bërë asgjë nga ajo që duhej të bëja për të realizuar hakmarrjen time”. Për tragjedinë e VEFA-s ishte përgatitur një tjetër skenar, por për këtë dështuar. Altin Arapi do të vendoste në banakët e supermarketit një pako eksplozive të mbështjellë si “ato që shiten në të”. Pas kësaj ata kishin zgjedhur varësin e autobombës. Urdhërat për gjithçka i jepte - gjithmonë sipas dëshmisë së Shyit - vëllai i tij, Orik Shyti. Në atentatështë përzier dhe një kapter, por që emri i tij nuk është bërë publik. “Kishte qenë përkithur ky që kishte përgatitur eksplozivin. “Zgjodhëm një fiat ‘TIPO’, pasi ky ngjante si makinë policie dhe për këtë arsye nuk do të na e lëviznin kur ta parkonim para supermarketit. Pasi ndezën fitilin ata u larguan dhe pastaj ndodhi shpërthimi. Pas tij Oriku i ka dhënë urdhën njerëz që të rrinin e të shikonin zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjes”. Dëshmitë në hetuesi kanë zbardhur dhe misterin e vrases së Bujar Kalo-sit. Është Enkelejed Agaj që ka treguar se si është realizuar atentati ndaj drejtori të burgjeve, pranë shtëpisë së tij. “Para atentatit ne shkuam dhe u këshilluam me babanë e Orikut, Haredinin, në burgun e Bënçës. Një ditë para, në bar VIP, Oriku na ndau dhe detyrat. Altini duhet të vriste Bujarin, ndërsa unë duhej të vrisja shoferin. Punuan për të mësuar lëvizjet e Bujarit dhe zgjodhëm si moment më të përshtatshëm mëngjesin kur ai dilte nga shtëpia. Altini qëlloi tre herë mbi Bujarin, kurse unë nuk munda ta vrisja shoferin”.
FOTOGRAFIA: Shpërthimi i autobombës tek "VEFA"; (Lart) vëllezërit Orik e Leart Shyti
TIRANË - “Organizata terroriste, ‘Hakmarrja Shqiptare e Drejtësisë’, ka marrë përsipër të jetë autore e të gjitha krimeve dha grabitjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit në Tiranë e rreth të tjera të vendit” - është vetë ministri i Brendshëm, Halit Shamata, që ka konfirmuar dje zyrtarisht rezultatin e superoperacionit të policisë në Tiranë. Shtatë të rinj janë arrestuar si krerë të kësaj organizate dhe rreth 14 të tjerë janë në kërkim. Bashkë me ta është arrestuar dhe një oficer policie i komisariatit 1 në Tiranë si pjestar i kësaj bande. Deri dje emri më i madh që - sipas policisë - ka lidhje me këtë organizatë është ai i dhëndrit të Enver Hoxhës, Klement Kolo-nec? Ai u arrestua dje nën akuzën e përfshirjes në bandat terroriste dhe u dërhërua të mbyllet në burgun e Durrësit. Por duket se numri i të arrestuarve është shtohët në ditët që pasojnë. “Rrezja e hetimeve është zgjeruar së tepërmi dhe ende po vazhdojnë” - ka konfirmuar dje Shamata në një konferencë shtypi. Shamata e cilësoi organizatën e Tiranës si prapastojë të Sigurimit të Shtetit që “ende nuk ka dhënë shpirt”. Organizata kriminale sipas Shamatas - kishte si qëllim destabillizimin e vendit dhe i gjithë aktiviteti i saj ishte me karakter të pastër politik. Ajo funksiononte në bazë të një skeme të hartuar “nga specialistë të mirë të kësaj fushe”. Kupola drejtuese e saj përbëhej nga kryetari, Orik Shyti e dy djemtë e tij, secila me nga 3 drejtues. Dega e krimit, kishte për detyrë të rekrutonze anëtarë e kryente vrasjet, akte terroriste dhe dega financës që kishte për detyrë të siguronte të ardhurat përmes grabitjes së bankave, shoqërive e firmave të ndryshme. Policia ka bërë publik dhe një material ku flitet për kriteret që duhej të plotësonte njëri për të hyrë në organizatë.
Që të bëheshe anëtar i organizatës, duhej të bëje një atentat ndaj ndonjë ushtaraku të Ministrisë së Brendshme
Në arrest dhëndri i Hoxhës. “Në shtëpinë e Kolonec[it?] u gjet kasaforta me paratë e grabitura në banka”
Nën pranga shtatë krerë të bandës si dhe shumë anëtarë. Në qeli ka përfunduar dhe një polic i Komisariatit 1
Artikujt në faqen 9
... në autobusë. ... gjithëçka i jepte - gjithmonë sipas dëshmisë së Shyqti - vëllai i tij, Orik Shyti. Në atentat është përzier dhe një ... mbi Bujarin, kurse unë nuk munda ta vija shtë... Shyti policisë-ka lidhje me këtë ... që “ende nuk ka dhënë shpirt”. Organizata kriminale sipas Shamatës - kishte si qëllim desta... në organizatë.
Artikujt në faqen 9