20/10/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 tetor 1996

Sot Shqipëria para kutisë së votimit

Mbi një milion shqiptarë do zgjidhin enigëmën e Lokaleve Driftëhijet e fushatës, një kronikë 30 ditore me fjalime, mitingje, polemika e protesta Sot prova e madhe. Pas fushatës tani ankthi i votës Tereska akuzon PS për braktisje Komisionesh. Ulqini: “Shpifje” Duelet e mëdha për bashkitë e vendit. Pritet luftë e ashpër TIRANE - Shqipëria gdhihet sot para kutive të votimit. Janë mbi 1 milionë shqiptarë që reshtohen sot për të hedhur votën e tyre, e cila do të ndërtojë nesër pushtetin periferik shqiptar. Janë 4.666 qendrat e votimit në të gjithë vendin dhe 7.414 dhomat e fletës. Do të votohet për 64 kryetarë bashkish si dhe për 320 komuna. Një armatë e tërë votuesish, do të votojë sot, për një tjetër armatë të zgjedhurish në të gjitha nivelet e pushtetit lokal shqiptar, i gjithë ky mekanizëm i rëndësishëm zgjedhor, startoi në një fushatë gjigande elektorale, e cila lëviz nga veriu në jug e nga lindja në perëndim. E nisur në 22 shtator fushata elektorale pati të veçantat e saj, por edhe të përbashkëtat me çdo fushatë elektorale shqiptare. Gjithsesi toni i rezervuar i leksikut të demokratëve si dhe gjuha e përmbajtur e oratorëve të PS, treguan se nivel i propagandës elektorale tërësor, e ka kapërcyer atë të majtë. Ligjëratat për më shumë qytetari e tolerancë fituan mbi prirjet ekstreme të disa muajve më parë. Por beteja e vërtetë zgjedhjeve duket se u zhvillua në gjirin e komisionit Tereska. Kryekomisionerit në Pallatin e Kongreseve njohën edhe acarimin dhe ndeshjen mbi nenet e ligjit si dhe mbi morinë e udhëzimeve që u shpërndanë nga zyra qendrore e shtatëmbëdhjetëshes. Fotografi: një çift pranë kutisë së votimit.

GJEOGRAFIA E RIVALEVE

Ku do të zhvillohen duelet më të forta Bashkia e Tiranës TIRANE - Gati beteja për bashkitë e Shqipërisë. Janë 64 ndërtesat bashkiake për të cilat do të ndeshen sot mbi 130 pretendente të të gjitha forcave politike shqiptare. Tirana, Durrësi, Vlora, Shkodra, Korça fushat kryesore të betejës. Në faqen 2

Die nisi shpërndarja e dollarëve “Sejdia”

Ankthi shpërndahet para “Dardanisë” TIRANË - Kanë nisur të shpërndahen dollarët, dikur të humbur, të shqiptarëve. Tashmë është krejt e sigurtë: të gjithë “viktimat” e borxhit “Sejdia” kanë shpëtuar. Dj[e?] përballë bankës “Dardania” një turmë e madhe njerëzish priste në radhë. Janë 3.3 milionë dollarë që pak ditë më parë kanë mbërritur në këtë bankë. Mashtrimi katërvjeçar i “Iliria Holding” pati një fund të pabesueshëm. Çdo shpresë për të rimarrë paratë ishte shuar. Por dje ankthi është shpërndarë krejtësisht. Kish qenë iniciativa e avokatit Shefqet Dizdari, i cili për një periudhë prej tre vjetësh kishte punuar me qëllim që të kthejë në Shqipëri borxhin e madh, të cilin Sejdia e mori me vete kur u arrestua me akuzën e mashtrimit. Ndërkohë tre ndërmjetësit e Sejdisë po merren me të gjitha rakordimet dhe procedurat bankare. Në faqen 9

Banda e terrorit, grupe dhe në rrethë

Ndalimet në Bënçë: “Kontroll për kontaktet e Shyjit” Aktiviteti i organizatës duket se i kishte kaluar kufijtë kryeqytetit

Çështja Dyfru lëkund Belgjikën

NGA BOTA Çështja Dyfru lëkund Belgjikën Protesta në Bruksel BRUKSEL - Çështja e pedofilit Mark Dyfru ka nxjerrë në evidencë dobësinë e shtetit belg të tronditur nga konflikti mes flamandëve e valonëve. Në faqen 11

Epitafi kthehet në “shtëpi”: sërish në Muze

Pas grabitjes TIRANË - Epitafi i Gllavenicës rikthehet në vendin e tij. Pas gati dy vjet i fshehur kush e di se ku, nga duart e grabitësve, pas dy javësh në zyrat e policisë, dëshmia e lashtë e historisë dhe kulturës shqiptare është mbyllur në sarkofagun e qelqtë. Aty ajo do të qëndrojë në pavijonin që i përket sipas rrjedhës historike në vezhgimin e rreptë të kamerave. “Ajo që ndodhi në shkurt të vitit 1994 nuk do të përsëritet më kurrë”, siguron drejtori i Muzeut. Epitafi është një nga dëshmitë e rralla dhe i vetëm për sa i përket kompozimit të tij. I krijuar në shekullin e 13, përbën një nga veprat më të çmuara të trashëgimisë së historisë së Shqipërisë. Në faqen 9

Banda e terrorit, grupe dhe në rrethe

Ndalimet në Bënçë: “Kontroll për kontaktet e Shytit” TIRANË - Fijet e bandës terroriste edhe jashtë kryeqytetit. Hetimet mbi aktivitetin e organizatës kriminale duket se kanë qenë shtrirë edhe në rrethet kryesore të vendit. Nuk ka asgjë të saktë, por bëhet fjalë për disa të dyshuar, të cilët janë ndaluar nga policia. Duket se është ngritur sado pak çështja e ndalimit të shefit të Shërbimit të Brendshëm të burgut të Bënçës, ish-drejtorit dhe katër ushtarakëve që shërbenin në qelitë e sigurisë së lartë. Ata të gjithë do të pyeten për kontaktet që ka patur në burg ish-zevëndëministri i Brendshëm, Haredin Shyti me njerëzit e bandës. Do të verifikohen nëse kanë respektuar rregullat e takimeve me të burgosurit e se mos janë shekulur ato. E gjithë kjo çështje është hapur pas disa deponimeve të të arrestuarve. Në faqen 9

“Nëse nuk merren masa ne nuk dalim në fushë”

Tiranasit protestojnë për ndeshjen e Patosit TIRANË - Java e shtatë e kampionatit nën peshën e dhunës në stadiumet tona. Ndodhi në Patos, por jo më pak të ashpra kanë qenë konfrontimet edhe në Krujë në ndeshjen Lushnja - Vllaznia. Tiranasi shumë të irrituar. Ismaili i goditur me gur në kokë paralajmëron se ky nuk është futboll. Ka përjetuar ndoshta ngjarjen më të rëndë të jetës së tij sportive, veç kur duket më i qetë, është goditur me gurë nga tifozët. Jo më pak të ashpër edhe drejtuesit e tjerë. Myze Gjjika: “Çarja ka qenë rreth katër centimetra. I mbuluar me gjak ai është shtrirë në barin me shpresën e arbitrit anësor e më pas jemi afruar ne për ta mjekuar”. “Asi” në këtë futboll, por rregull, ose më mirë në ndeshje kualifikuese nga ana e arbitrave. Apel Federatës për masa konform rregullores lojtarët: “Nëse nuk merren masa nuk dalim në fushë”. Në faqen 10

Gazeta TV

Në faqen 5-8

NGA BOTA

Çështja Dyfru lekund Belgjikën