05/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 nëntor 1996

Kapën 300 mijë USD heroinë

Klandestinët këmbëngulin sërish. Në Pulia ndalohen 43 shqiptarë të sapozbarkuar Hetuesit italianë: “Është Made in Albania” TIRANË - Është një nga sasitë më të mëdha të zbuluara deri tani. Heroinë e pastër, që me çmimin e tregut vlerësohet me 300 mijë dollarë, apo gjysëm miliard lireta. Ky është rezultati i një kontrolli të befasishëm që i është bërë makinës së një italiani me profesionin e shitësit të peshkut. Megjithatë hetuesit italianë mbështesin faktin dhe duket se kanë prova që heroina vjen nga bregdeti shqiptar. Ndërkohë asnjë konfirmim për hollësi të metejshme. Po në natë më parë, në rrjetën e policisë kanë rënë edhe 43 klandestinë që vinin nga Shqipëria, janë intensifikuar operacionet e kontrollit dhe emigrantët po marrin goditje të njëpasnjëshme. Kështu konfirmohet thënia e ministrit Napolitano. Ai në një konferencë shtypi kishte kundërshtuar vendosjen e një brezi ushtarak, por njëkohësisht kishte nënvizuar faktin se trafikantët shqiptarë kanë nisur të lidhen me kontrabandën italiane dhe kjo do të sjellë një rritje të kriminalitetit. “Asnjë mall kontrabande dhe klandestinët të zbuluar në tajetër”. Ky është urdhëri që përsëritet çdo ditë në rajonet e policisë nga qarqet e larta zyrtare të Apenineve. Fluksi i madh i emigrantëve të Shqipërisë po merr goditje të shpeshta, nëpërmjet të cilave Italia synon të reduktojë fenomenin shqetësues të gadishullit

Hartimi i Kushtetutës: Tani një formulë e re?

INTERVISTE/ Flet Pjetër Arbnori TIRANE - “Nëse do të krijohet një komision kushtetues ne mund të mendojmë për propozime të tjera”. Pjetër Arbnori ka dhënë dje qëndrimin më të fundit në lidhje me fatin e dokumentit themeltar të shtetit. Në një intervistë dhënë Gazetës kryeparlamentari bën amnezinë e “çështjes kushtetuese”, duke dhënë edhe opsione të reja, të cilat priten të sjellin zhvillime në udhëkryqin ku prej vitesh endet projekti i një kushtetute shqiptare. Sipas Arbnorit “përbërja e komisionit duket se do të përfaqësojë Shqipërinë aktuale dhe politikën e saj të ditës. Në faqen 3

Në pranga banda e Fierit: superkuza për tre vetë

Në faqen 9

Poliomeliti nuk dorëzohet

Arrin në 14 numuri i viktimave të epidemisë së rrezikshme Vdes në spital 28-vjeçarja shtatëzënë Arrin në 14 numuri i viktimave të epidemisë së rrezikshme Poliomeliti nuk dorëzohet Vdes në spital 28-vjeçarja shtatëzënë

PS e Tiranës: “Ja se përse

Ulqini diskuton në KPD

Milosheviç mbetet në fuqi, Rumania në dilemë

NGA BOTA Në faqen 2

Polici ruan mustaqet për një bast

BERAT - Një palë mustaqe mund të kushtojnë edhe 30 mijë lekë të reja. - Një palë mustaqe mund të kushtojnë edhe 30 mijë lekë të reja. Këtë vlerë ato e morën të dielën në mbrëmje edhe sepse ndodheshin në fytyrën e një polici, kurse njerëzit që i “blenë” ato ishin disa miq të tij. Filloi si një lojë basti i pazakontë dhe vazhdoi deri në momentin kur uniforma e ligjit u dorëzua dhe fitoi tre rroga mujore, madje të paguara si asnjëherë tjetër në valutë të huaj. Është treguar si anekdotë historia e një punonjësi të rendit dhe tre miqve të tij të hënën në mëngjes, kur ai është paraqitur në detyrë pa mustaqet e zakonshme. Një ditë më parë, duke ngrënë darkë në njërin nga lokalet e qytetit, miqtë e ngacmuan duke e vënë në sedër për mustaqet e tij. Polici nuk pranoi t’i heqë ato fillimisht, por në këmbim të tyre miqtë i afruan 30 mijë lekë të reja. Dilema e punonjësit të rendit ishte e madhe - shuma ishte e barabartë me tre rroga mujore - dhe mbas hezitimit të parë, vendos të ndahet prej “grimit” të fytyrës së tij. Mbyllin lokalin dhe me një ceremoni të thjeshtë makinë e rrojës bën punën e saj. Në përfundim të detyrës së improvizuar të berberit, polici paguhet me valutë të huaj. Dhe menjeherë deklaroi dhe mënyrën sesi do t’i harxhonte paratë: “Do të laj disa borxhe të familjes”. Megjithatë triumfi i fitimtarit ai u ka afruar humbësve që t’iu japë një darkë, por ata nuk kanë pranuar dhe kanë paguar serish. A. T.

PS e Tiranës: “Ja se përse humbëm Lokalet”

Ulgini diskuton në KPD TIRANË - Socialistët e kryeqytetit “rrëfejnë” shkaqet e humbjes në Zgjedhjet Lokale. Dy faqe të daktilografuara, të liderit të PS së Tiranës, Musa Ulgini, kanë zbërthyer tre ditë më parë në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, analizën socialiste të disfatas në kryeqytet. “Grushti i shtetit i 26 majit, indiferenca socialiste ndaj mekanizmit të çuditshëm të fajdeve dhe zhvillimet në Partinë Socialiste pas Zgjedhjeve Parlamentare të 26 majit”, kanë qenë tre pikat, ku lideri i PS së Tiranës, ka mbështetur sensin analitik të mendimeve të tij. Një letër e Nanos - e zbuluar nga Dokle në mbledhjen e së shtunës së KPD-së - ka treguar njëkohësisht edhe vlerësimin pozitiv të Nanos për degën e PS-së Tiranës. Letra, vlerëson krerët e PS-së Tiranës për një “punë të mirë në fushatë”, në një kohë që akuzon Kryesinë “për ‘dobësi në udhëheqje të kësaj fushate’”. Në faqen 3

“SHERR” PËR GROPËN SEDJIA, DALIN PRONARËT

TIRANË - Ndizet sherri për gropën e Hajdin Sedjës. “Unë do të kthehem te mbush gropën” - kështu ka premtuar presidenti i “Iliria Holding”, vetëm pak ditë më parë, ndërkohë që qytetarët e Tiranës e kishin hapur një proces për pronësinë mbi gropën që tashmë ka marrë emrin e fregatit kosovar Jane tre pronarët gjigandë. Komuniteti mysliman, familja Reka dhe një tjetër ... përmetit, të cilat kanë paraqitur në seksionin e gjykatës administrative dhe dokumentat përkatëse, mbi bazën e të cilave është hapur dhe procesi gjyqësor. Pas vitesh, siç gropos Hajdin Sedjën për ndërtimin e një “Sheratoni” i ka mbirë mbi dikush “ka guxuar” ta prekë. E njëjta në mes të Tiranës. Të tre pronarët e restauruar dhe tokave përreth e kanë kthyer në një vend të përbashkët për ndërtimin e mbeturinave. Dokumentat e vjetra kanë “futur në hartën e pronarëve” edhe këtë gropë. Pasi Sedja ka fituar shumë gjyqe paraqitet në këshilltarët gjyqësorë, ka bërë dhe premtimin se do të rikthehet në Shqipëri, për të ngritur në këmbë biznesin që ka në mes të Tiranës, edhe vetë se do të vijë, mbi themelët e tij do të... (me.ki)

Për të mësuar fatin humb 2 mijë USD

Fallxhorja 54 vjeçare përfundon në burg TIRANË - Për një fall humb 2 mijë dollarë. Të dish mbi të ardhmen tende? Është vërtet bukur, por kushton dhe shumë. Një gruaje në Tiranë kjo i ka kushtuar madje shumë tepër, mbi 2 mijë dollarë. Ajo kishte shkuar në tregun e rrobave me shumicë dhe atje shitëset e “Gabit” kanë parë në sytë e gruas “fatin që ndrin si një yll”. Pas fjalëve të para gruaja është joshuar të mësojë për atë që e priste në ditët e mëpastajme, derisa kishte para se i kishin fluturuar të 2 milionë e një gjindmije lekë që kish pasur me vete. Pas kësaj ajo ka denoncuar në polici dhe arkhirolla ka përfunduar në burg. Fatmira Zerolliu, kështu quhet fallxhorja, dje ishte para gjykatësve, të cilët vendosën masën e arrestit vetëm për 20 ditë. “Ajo vetë donte që unë të tregoja për fatin e saj dhe për këtë më pagoi. Por, po më latë të lirë unë do t’ia kthej paratë,” tha ajo. Zerolliu kishte qenë së bashku me kunatën dhe një shoqe të saj, të cilat ushtrojnë gjithashtu profesionin e fallxhores. Tre ditë më parë, sikundër vepronin çdo ditë, ato kishin gjetur dhe gjahën e ditës, madje të majmë. Mjaft grua kurioze për të ardhmen e saj. Pas çdo “zbulimi” që ato bënin duke parë dorën dhe duke bërë “një nishan nga rrobat apo flokët” e saj, gruaja nxirrte paratë pa kursim deri sa kishte dhënë plot 2 mijë e njëqind dollarë. Pas ankesës dy të tjerat ia kishin dhënë paratë, ndërsa Zerolliu la përfundoi pas lirimit nga burgu. (me.ki)

Gruaja denoncon në polici: “Arixhofka më mashtroi”

. Fallxhorja dje në gjykatë: “Më lironi që t’ia kthej paratë”

Trajneri i “Shpresës” Mema

FUTBOLL ITALIAN

Mema trajner i skuadrës “Shpresa” Trajneri i “Shpresës” Mema. TIRANË - Mema pas një mbledhje të gjatë është zgjedhur trajner i “Shpresës”. Hafizi që në fillim në vështirësi. Lekbello konfirmon mungesën. Arësyeja një dëmtim gjatë ndeshjes së kampionatit. Në faqen 10

në tufë, Rumania në dilemë

. Në faqen 2

KULTURË

. Rrëfim për shpellën: “Kështu e gjeta Azem Galicën”. Skeleti i Azem Galicës. Në faqen 11