Mbledhja e papritur shkarkon Valer Xhekën
Kryetari i larguar profesor: “Ishte një puç i vërtetë. Do të flasë Drejtësia...”
“Nëse kjo është nismë personale e Hajdarit atëherë është një nga çmenduritë e tij të zakonshme. Megjithatë tashmë duhet të thotë fjalën e vet dhe drejtësia”
“Unë jam President i BSPSH dhe nuk e njoh Hajdarin si zëvendësuesin tim dhe as vendimin e konferencës fantazmë të ditës së djeshme të zhvilluar në Durrës”
TIRANË - Termet në Bashkimin e Pavarur të Sindikatave Shqiptare. Azem Hajdari, kryetari i Komisionit Parlamentar për Rendin dhe Shikun, është vënë dje në krye të Sindikatës më të madhe të Shqipërisë, pas një konference të jashtëzakonshme të mbledhur dje pa paradite në Durrës. Ndërkaq presidenti i BSPSH, Valer Xheka e ka cilësuar konferencën e djeshme një puç kundër lëvizjes sindikale në Shqipëri. “Azem Hajdari në krye të një sindikate? Ky është turpi më i madh për lëvizjen sindikale në Shqipëri. Hajdari është i veshur me pushtet dhe kurrësesi nuk mund të jetë në krye të një organizmi për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve. Nëse pas Hajdarit fshihet segmentë të shtetit atëherë ky është fundi i demokracisë në Shqipëri - tha mëkryeminëri për Gazetën, Xheka. Sipas tij në këtë konferencë, që ishte e mbledhur në mënyrë ilegale, kanë marrë pjesë një bandë rrugaçësh, mes të cilëve, quditërisht, ka qenë edhe Hajdari. Xheka deklaroi se ai nuk e njeh këtë vendim dhe do të qëndrojë në krye të Sindikatës së tij deri sa atë ta shkarkojë Kongresi Kombëtar që e ka zgjedhur.
Në faqen 7
“Betejë” në Tiranë: gjashtë të plagosur. TIRANË - Gjashtë të plagosurit dhe pesë të ndaluar nga policia, ky ishte epilogu i përplasjeve në një betejë të vërtetë që ka ndodhur dje në mes të një lagjeje periferike të Tiranës, Allias. Dy grupe rivale kanë hapur zjarr kundër njëri-tjetrit duke ngritur në alarm gjithë komisariatin e policisë dhe trupat speciale të ndërhyrjes së shpejtë. Vëndngjarja është rrethuar me shpejtësi dhe operacioni gigantësh të drejtuar nga funksionarë të lartë të ministrisë së brendshme. Të plagosurit - njëri byje një vajzë dhe punonjës policie i komisariatit numër dy - janë çuar për trajtim mjekësor në spitalin ushtarak dhe atë numër dy. Mjekët pohojnë se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën - janë plagosur kryesisht në gjymtyrë e poshtme. Konfirmohet se përleshja ka ndodhur për motive të dobta dhe se të pestë protagonistët e saj janë ndaluar bashkë me armët e tyre.
Në faqen 5
Klintoni pi shampanjën e fitores
ZGJEDHJET NË SHBA
Bill Klinton
(Foto: REUTERS)
Klintoni pi shampanjën e fitores
Në faqen 2
Bill Klinton (Foto: REUTERS)
“Kushtetutë? Është akoma shpejt”
Rezerva e opsione rreth dokumentit themeltar të shtetit
“Kushtetutë? Është akoma shpejt”
Pas intervistës së Arbnorit reagon opozita
TIRANË - Çështja Kushtetute i rikthehet politikës shqiptare. Pas një interviste të dhënë nga Arbnori, ku ai piketoi edhe disa nga linjat ku do të ecë aprovimi i Kushtetutës, partitë politike lëshojnë opinionet e tyre. “Ps nuk ka asnjë alternativë për kushtetutën”, ka thënë dje Namik Dokle. Me i ashpër Ceka kur deklaron se “pozicioni i Arbnorit është shprehje e krizës politike që po kalon vendi”. Më tej kryetari i PS-së Fatos Nano. Për kreun e Ballit “ka ardhur koha e rishikimit të çështjes, por duke patur parasysh edhe propozimet e secilës parti”. Godo thotë se, “një tryezë e rrumbullakët do të ishte e pranueshme edhe për këtë problem kardinal”. Dukët se, shumë shpejt pas zgjedhjeve parlamentare e atyre lokale, politika shqiptare do të dominohet nga pyetja: Kushtetutë, por si?
Në faqen 3
Godo konfirmon krizën e së Djathtës, shpejt tjetër lidhje
INTERVISTE
Godo konfirmon krizën e së Djathtës, shpejt tjetër lidhje
TIRANË - “LDSH nuk ka funksionuar prej kohësh.” Sabri Godo zbulon disa nga enigmat që janë fshehur prej kohësh në gjirin e formacionit djathtist. E krijuar në fillim të ’95, Lidhja e Djathtë sipas Godos ka lëvizur mes kontradiktash e acarimesh. Duke mos fajesuar askënd nominalisht, ideatori i saj hedh idenë se një tjetër formacion politik duhet të ngritet mbi Lidhjen që dha shpirt qysh para zgjedhjeve të majit. Kreu i PR është i mendimit se shumë shpejt subjektet e mbetura të këtij formacioni politik duhet t’i rikthehen lidhjes mbi një bazë të të bashkëpunimit dhe me një platformë të tërë politike.
Në faqen 3
Italianët kapin 133 refugjatë
DRAMA E KLANDESTINEVE
Italianët kapin 133 refugjatë
LECCE - Klandestinet shqiptarë vazhdojnë defenjtive. Vetëm në mbërritjen e së hënës dhe mëngjesin e djeshëm, kanë 133 shqiptarë të kapur nga policia kur kishin vetëm pak kohë që kishin prekur tokën italiane. Këta herë nën arrest edhe një skaf të fuqishëm, i cili nuk ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes italiane.
Në faqen 5
Blomqvist tani tek “Interi”
FUTBOLL; Në faqen 6
FUTBOLL
Blomqvist tani tek “Interi”
Në faqen 6
Skënderbeu “kalëron” në Varshavë
BASHKIA E KRYEQYTETIT POLAK
Skënderbeu “kalëron” në Varshavë
Basorelievi i legjendarit në mes të qytetit
TIRANË - Skënderbeu “mbërrin” në Varshavë. Emri i figurës me legjendarë të historisë shqiptare, do të jetë tashmë në një basoreliev, i cili do të vendoset në një pjesë të parkut qendror të kryeqytetit polak. Në sfondin e një kombinimi të këndshëm, mes arkitekturës së parkut dhe pllakatës me emrin e famshëm “Skënderbeu”, polakët do të shijojnë një “erë” Shqipërie që tashmë do të jetë e pranishme çdo ditë.
Ka qenë Këshilli i kryeqytetit të Polonisë, i cili në sesionin e tij të 34-të zhvilluar në datën 21 tetor vendosi unanimisht të emërtojë një hapësirë të gjelbër të luftës madhështore të qytetit me emrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Lajmi është konfirmuar nga një burim i Ministrisë së Jashtme Shqiptare. “Harta” e saj gjendet në hapësirën e qendrës së Varshavës - Varshava Qendrore - dhe kufizohet nga dy arterie të rëndësishme të këtij qyteti të njohur, Spacerowa dhe Belvedere. Lulishtja është një kënd kënd frekuentohet mjaft nga banorët dhe ka një bukuri të papritur. Sipas këtij vendimi, Departamenti i Kulturës dhe Artit të Bashkisë së Varshavës do të realizojë emërtimin me anë e një pllake të në formë basorelievi, i cili do të përshtatet për së miri me parkun e madh të kryeqytetit.
Nuk është hera e parë që emri i legjendarit udhëheqës shqiptarë kujtje të Shqipërisë. Një monument madhështor i Skënderbeut gjendet i lartësuar në Romë, ku dhe vendosi që ai “mbretëron” është kryeqyteti “Piazza Skenderbeg”.
Shqipëria më pak prodhim për çdo banor
EKONOMI; Në faqen 7
EKONOMI
Shqipëria më pak prodhim për çdo banor
Në faqen 7
BASHKIMI I SINDIKATAVE TË
Baryzhnikov balerini më i madh në Botë
SPEKTAKEL
Baryzhnikov balerini më i madh në Botë
Intervistë me gjeniun aktual të baletit Botëror. Jeta dhe frymëzimi i tij.
Në faqen 4
Baryzhnikov