08/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 dhjetor 1996

Azem Hajdari, gati divorci me PD

“Sulm” i ri në selinë e BSPSH. Ndërhyn policia Dje mblidhet Këshilli Kombëtar i Sindikatave. Xheka: “Çështja Hajdari është e mbaruar” Hajdari: “Nëse Kongresi rikonfirmon pozitën time në krye të Sindikatave do të shoh qëndrimin në Partinë Demokratike” Xheka: “Mua më mbështesin shumica e strukturave të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare” TIRANË - “Divorc me Partinë Demokratike”. Azem Hajdari ka paralajmëruar dje në mesditë shkëputjen e tij nga radhët e Këshillit Kombëtar të demokratëve. “Nëse Kongresi i BSPSH do të rikonfirmojë postin tim si president i kësaj organizate, atëherë unë do të rishikoj marrëdhëniet me PD”, tha Hajdari. Një tjetër dëshim për politikën demokrat. Tentativa e tij e dytë, për të hyrë në selinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, është penguar dje nga forcat e policisë. Por Hajdari e ka zhvilluar mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Kombëtar të sindikatës, në sallën e Estradës së qytetit. “Xheka është i shkarkuar. Të mbarojë Kongresin e BSPSH në 23 nëntor”, ika deklaruar Hajdari, krerëve sindikalistë të rrethit. Xheka ka përcjellë qetësisht situatat e ndodhura para selisë së BSPSH dhe kërkesat e Hajdarit. “Çështja Hajdari është e mbaruar”, tha ai. Në faqen 3 Hajdari dhe policia që dje ka penguar hyrjen e tij në Selinë e BSPSH

Kryeqyteti, një natë me banorët e errësirës

SPECIALE Kryeqyteti, një natë me banorët e errësirës TIRANË - Si jeton “populli i natës” në kryeqytet, çfarë bëjnë të ndryshëm këta banorë dhe cilat janë preokupimet e tyre në orët e vona e të dimrit në prag, ja përse kaluam një natë me njerëzit e errësirës në Ti[?]

“Mafia Napolit dhe në Shqipëri”

Një seminar në Angli jep lajmin tronditës INTERVISTË / Flet Heba drejtor në Prokurorinë e Përgjithshme

Gjahu i doganës

Zbulohen veshje kontrabandë 25 mijë dollarë

Me balotet e çrregullta

TIRANË - orët e ftohta njerëzit e errësirës në Tiranë. Leckamanë që flenë me avujt e kaldajave, fshehësajni të harruar mes “betajeve” me pianochet dhe ankthit të semundjeve, policë të vetmuar të shërbimit që ruajnë qetësinë e errësirës si dhe aroma e bukës së pjekur nga furrtarët e palodhur, ja cilët janë personazhet e një nate të zakonshme në metropolin shqiptar. Gjithçka është ndrysh në nga dita, uniformat e policëve nuk duken më blu dhe gjumi i leckamanëve nuk i ngjaso aspak një ëndrre të bukur në shtratin e ngrohtë të shtëpisë. Dhe orët gëzësllin agimin duket se ecin me një tjetër ritëm. Në faqen 11 Lypsësat natën në Tiranë

Zbulohen veshje kontrabandë Gjahu i doganës 25 mijë dollarë

Dy kamionët e fokusu ar nga inspektorët e kontrollit doganor janë ndaluar ndërsa kishin marrë rrugën e Tiranës TIRANË - Një sasi mallrash veshjesh dhe kozmetike ishte bllokuar këto ditët e fundit nga inspektorët e doganës. Një shumë prej 26 mijë dollarësh është shmangur nga pronarët e kamionëve. Tashmë nga grupi doganor është kërkuar për parregullsitë në dokumentacione, largimi nga puna dhe ndjekja penale për dy inspektorë dhe punonjës të policisë. “Gjahu” me i madh mbërrinte nga Turqia, ku një sasi e madhe veshjesh nuk ishte deklaruar për të mos paguar tatimin e përcaktuar nga ligji. Duket se kontrollët do të vazhdojnë për ditë me radhë. Në faqen 9

Tiranë, prindërit refuzojnë martesën e djemve

“Nuk fusim në shtëpitë tona nuse të huaja” TIRANË - Edhe shqiptarët janë ksenofobë. Dy të rinj nuk kanë mundur të marrin “pëlqimin” e familjeve të tyre për martesë me vajza me kombësi të huaj. Ata i kanë sjellë ato në shtëpi për t’i prezantuar me prindërit, por përgjigja e tyre ka qenë befasuese: “Kemi vajza sa të duash këtu, ato nuk janë për ju”. Të rinjtë - që të dy emigrantë në Itali - janë detyruar që të kthehen sërish mbrapsh mbas një “aventurë” disa ditore në hotele. Dy të rinjtë, njëri nga Kavaja dhe tjetri nga Shijaku kanë ardhur në Shqipëri duke dashur që t’iu prezantojnë prindërve të tyre të zgjedhurat e jetës. Dy vajzat që i shoqëronin në udhëtimin e tyre në zvicërane dhe italiane, që të dyja studente - nuk e kishin pritur që të refuzoheshin haptaz nga të afërmit e të dashurve të tyre. Prindërit e të rinjve nuk kanë pranuar që të hyjnë në shtëpi dhe kështu janë detyruar të strehohen në hotel. Për dhjetë ditë me radhë ata janë përpjekur për t’ua mbushur mendjen prindërve që t’u japin bekimin, por përgjigja që kanë marrë ka qenë gjithmonë e njëjtë: “Ato nuk janë për ju”. Të befasuar të rinjtë kanë më pas shpresuar se prindërit nuk kanë pasur asgjë kundër vajzave, por nuk kanë pranuar thjesht për faktin se ato ishin me kombësi të huaj. Një ngjarje e tillë e rrallë duket se ndodh për herë të parë - të paktën kjo është bërë publike sepse mbas vitit ’90 martesat me të huaja ka qenë një gjë e preferuar për shumë të rinj dhe familje shqiptare.

LAGOS - Zgjidhet enigma e Boing-ut 727 i cili u rrëzua të enjten në mbrëmje në Lagos. Ai ka rënë në një lagunë dhe është zhytur plotësisht në ujë. Asnjë shpërthës për 142 pasagjerët.

Superfinale kryqi

Në faqen 10

NGA BOTA

Gjendet avioni nigerian LAGOS - Zgjidhet enigma e Boing-ut 727 i cili u rrëzua të enjten në mbrëmje në Lagos. Ai ka rënë në një lagunë dhe është zhytur plotësisht në ujë. Asnjë shpërthës për 142 pasagjerët. Në faqen 2