12/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

12 nëntor 1996

Rikthehen kurdët

Në Shqipëri marrin dokumenta falso Valë e re dyndjesh klandestine. Për tre ditë 100 aziatikë të ndaluar në Vlorë e Durrës TIRANE - Klandestinët kurdë rizbulojnë Shqipërinë. Mbi 100 kurdë janë kapur nga policia shqiptare tre ditët e fundit, të cilët sapo kishin zbarkuar në brigjet shqiptare. Në mbrëmjen e të dielës, në Durrës dhe Vlorë janë bllokuar mbi 40 klandestinë që kishin ardhur nga Turqia dhe kishin zbarkuar me motoskafë. Dje ata janë transportuar me autobus për në Tiranë ku janë strehuar në mjediset e Komisariatit 2 të Policisë ku dhe po pyeten. Policia ndërkaq ka nisur dhe hetimet, pasi dyshohet se një grup shqiptar organizon, përveç trafikut të të huajve drejt brigjeve Perëndimore, edhe pajisjen e tyre me dokumenta të falsifikuara. Për këtë shkak kurdët kanë preferuar që të zbarkojnë fillimisht në Shqipëri dhe pasi të ishin paisur me dokumentat falso, të niseshin drejt Italisë. Në faqen 9 Klandestinët kanë ardhur nga Turqia dhe janë kapur sapo kanë zbarkuar në brigjet e Durrësit dhe Vlorës Në Shqipëri, dikush i pajis ata me dokumenta falsë që i përdorin në vendet Perëndimore, kryesisht në Itali

Trafik gjaku: Sulm në kufi mbi refugjatët

BERAT - Trafik i ndyrë me banorët klandestinë. Në bandë greko-shqiptare është denoncuar prej perngritja viktimave sajë grabitur nën kërcënimin e automatikëve një sasi gjaku. “Vampirët modernë” në me age e qese plasmine “mallin” e çmuar tregtonin në spitalet e përtej kufirit pa u ndalur para asnjë turpi njerëzor. “Na futën në një shpelle dhe atë na morën nga 300 gram gjak”. Kështu e nis rrëfimin një shqiptar i ma klandestinit një i shqipe e kishte bashkë me shokët e tij nga dy banda grabitësish. Por në të parët u kishin marrë para dhe pjesë të trupave, bandat dyshohet detyruar që të “dhuronin” gjak për disa spitale të shtruar në një spital. Aventurat e tyre e dhimbshme kishte përfunduar kur u kapën nga policia greke që i rikthyen sërish në kufi. “Ishin shtatë vetë, tre të armatosur me automatikë dhe me rroba ushtarake greke dhe të tjerën flisnin shqip si minoritarët. Na ndaluan mbasi kishim udhëtuar me këmbë tre di- [teksti vazhdon jashtë kornizës] tenet, një dërsi të shtatit. Konica Na drejtuam armët dhe na thanë se duhet të jepnin gjak për disa shqiptarë që kishin nevojë dhe t’ishin shtruar në spitalin e Kallabakut. Nuk mund të kundërshtonim. Na futën në një shpellë-surgjimet e gurit tregonin se të gjithë tat kishin pasur dhe të tjerë përveç nesh - dhe filluan të hapnin damarët. Me një tub plastikën qesata morën nga secili prej nesh 300 gram gjak. Pastaj atë e ruanin në një termos të madh. Vetëm pak orë më vonë na kapi policia dhe na ktheu sërish në Kakavijë”, tregon Agim Luzi nga Lumasi i Beratit që kishte kaluar kufirin në kërkim të një jetë më mirë, por qe ra në duart e “vampirëve” modernë. Midis tyre dhe shqiptarë që mbi fatkeqësinë apo më mirë jetën e bashkëdetarëve të tyre kërkonin të fitonin para. Pesë të rinjtë nga Berati që u detyruan të bëjnë kavien janë ende të traumatizuar. Ndjehen të braktisur dhe të pafuqishëm në mjerimin e tyre.

Klandestinët kurdë të ndaluar në Shqipëri

TIRANE Hajdari e Xheka: akuza pa mbarim

Në faqen 3

O nusen, o shtëpinë: 17 vjeçari ndalohet

TIRANE-Dyadoleshentë janë ndaluar nga policia pasi kërcënuan me bombë babanë e një vajze që ai t’i jepte të bijën për grua. “O na jep vajzën, ose do të të ndez shtëpinë në erë” - pas kësaj 17 vjeçari kanë për- [teksti vazhdon jashtë kornizës] dy 17 vjeçarë kanë përfunduar në pranga, të akuzuar për kanosje. Në fakt historia që ka çuar dy adoleshentët të “ndërmarrin” masën ekstreme, kishte nisur si një histori dashurie. Njëri prej tyre ishte dashuruar me një vajzë, nxënëse në gjimnaz, edhe kjo bashkëmoshatare e tij. Dashuria e dy adoleshentëve kishte avancuar aq tepër sa ata të dy kishin vendosur të kurorëzjonin atë me martesë. Një vendim për të cilin gjithkush më matet shu- më deri sa ta marrë, por që për dy adoleshentët nuk kishte qenë vështirë të vendosej. “Do të martohemi” - kaq kishin vendosur ata vajza kishte shkuar në shtëpinë e djalit. Por babai saj nuk kishte dhënë aprovimin, duke patur parasysh moshën e çiftit, ndaj dhe dy javë pas “martesës” së tyre, ndërsa e bija kishte shkuar në shkollë si zakonisht, e kishte marrë duke dërguar sërish në shtëpi. Kjo kishte bërë që dhe dhëndri bashkë me një shokun e tij të kërcënonin vjehrrin, pas të cilës përfunduan në polici.

Dervishi: “Ja mbrojtja ime”

Sport Sport

Kontrabandë cigaresh në Adriatik

Nga deti 1 milion L&M. Kapen dhe 2 maune Nga Tirana në Fier forca speciale drejtuan operacionin Pjesëtar në grabitjen e bankës Tjetër arrestim për “Hakmarrjen” [pjesërisht i prerë në fund të figurës]

Tjetër arrestim për “Hakmarrjen”

Një vlonjat u arrestua të dielën pasi, sipas hetimeve, ka qenë pjesëtar i bandës që vodhi Bankën e Vlorës Pjesëtar në grabitjen e bankës Në faqen 9

Jeta akoma më e shtrenjtë inflacioni rritet përsëri

Gjatë tetorit indeksi i çmimeve arrin 15,3 përqind TIRANË - Inflacioni në tregjet shqiptare të mallrave të konsumit gjatë muajit tetor ka shënuar një rritje prej 1,6 përqind kundrejt muajit shtator. Ndërkaq krahasuar me fundin e vitit 1995 kurba e tij është ngjitur në masën 15,3 përqind. Kështu rezulton nga shqyrtimi i shifrave të Indeksit të Çmimeve të Konsumit të publikuara dje prej Institutit të Statistikës. “Indeksi i çmimeve të konsumit (IÇK) - thuhet në njoftimin e Institutit të Statistikës - në muajin tetor 1996 arriti në 141.53 përqind kundrejt muajit dhjetor 1993, duke shënuar një rritje prej 1,6 përqind kundrejt muajit të mëparshëm”. Po në këtë material zyrtar theksohet se në krahasim me muajin dhjetor 1995, IÇK shënoi një rritje 15.3 përqind, ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm, IÇK shënoi një rritje prej 18.8 përqind. Rritja e indeksit të çmimeve të konsumit në muajin tetor në masën 1.6 përqind është kryesisht rrjedhojë e rritjes 1.7 përqind të indeksit të çmimeve të grupit të mallrave “ushqime, pije e duhan” si dhe të grupit “qera, ujë, lëndë djegëse dhe energji” në masën 2 përqind. Në përbërje të grupit “ushqime, pije e duhan” rritje më të dukshme kanë patur çmimet e qumështit 4.9 përqind, të djathit 6.3 përqind, të gjizës 7.9 përqind dhe vezëve 5.9 përqind. Edhe produktet të tjera si mishi i pulës dhe i peshkut, yndyrnat dhe perimet e kanë mbyllur tetorin me shmime më të larta. Por ka patur edhe produkte si kafeja apo perimet që gjatë muajit tetor kanë pësuar ulje çmimesh.

AVOKATI RRËFEN MISTERET E 2 PRILLIT

TIRANË-Tragjedia e 2 prillit është një kthyer në një ngjarje të përvjetshme. Pas pesë vjetësh, misteret janë zgjedhur dhe interesojë, janë përshkruar nga një prej njohësve të saj më të mirë, avokati Nafiz Bezhani. TIRANË-Tragjedia e 2 prillit është një kthyer në një ngjarje të përvjetshme. Pas pesë vjetësh, misteret janë zgjedhur dhe interesojë, janë përshkruar nga një prej njohësve të saj më të mirë, avokati Nafiz Bezhani, i cili vetëm këto ditët e fundit ka botuar librin e titulluar “Proçesi i shekullit”. Bezhani, që ka qenë avokati mbrojtës i familjeve të viktimave, Broci, Bishanaku, Kryeziu e Ceka hedh një sërë hipotezash dhe faktesh të reja. “Nuk mund të pajtohemi” edhe ro- liven e donjë fuqie të huaj politike që donte destabilizonte shtetin, apo që kishte qëllime shoviniste”, shkruan ai, duke kujtuar me këtë rast: “Kujt i interesonte panulla Shkodra Republikë?”. Libri është me i ploti i shkruar për këtë ngjarje. Shkodër, 2 prill 1991 (foto: Paulin Palushi) Në faqen 11

Sekretari i FSHF-së Eduard Dervishi

akuza pa mbarim

KORÇË Arratiset nga qelia i riu vjedhës Në faqen 9 TIRANË Opozita: Humbja? Faj dhe Europa Në faqen 3