“Që nesër s’ka më interesa kaq të larta”
Me një durim të pazakontë me qindra njerëz mbajnë radhë pas dyerve të hekurt[a?] që ofrojnë miliona
“Kam shitur shtëpinë e djalit që ka vajtur në emigracion dhe vendosat i dyfishoj paratë me fajde”
TIRANE - Dita e sotme duket do të jetë dhe fundi i “mrekullisë” financiare të servirur vetëm thuashe 48 orë më parë nga firma “Sude”. Dja[s?] ishte vetë drejtuesja emrin e së cilës mban edhe firma në fjalë, që i deklaroi Gazetës se duke filluar që nesër depozitat e reja nuk do të gjenerojnë më një interes 100 përqind për 2 muaj por do të aplikoh[e]t përsëri niveli i mëparshëm i interesave. Ndërkaq superinteresi i ofruar dhe që vazhdon të veprojë edhe sot, ka dyndur dje në sportelet e “Sudes” me qindra qytetarë të ardhur madje edhe nga rrethe të ndryshme të vendit. Grumbullime të mëdha klientësh janë parë dje gjate gjithë ditës edhe para sporteleve të fondacionit bamirës “Xhafer” që vazhdon të ofrojë për këstin e parë të pagesës një interes rreth 100 përqind në muaj.
Në faqen 11
Tani më shumë dyndje të shqiptarëve drejt sporteleve që ofrojnë miliona me “fajde”
Mbrëmë në Tiranë te “Sudja” (Foto: P. Ilo)
Opozita: “Asamble e rizgjedhie”
Socialistët vendosin formulën e Kushtetutës
Poli i Qëndrës dhe PS hartojnë 11 pika: “Ja çfarë kërkojmë”
TIRANE - Opozita kërkon Asamble dhe rizgjedhje parlamentare. Dhe Partia Socialiste, me vendosur formulën e saj për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës, duke preferuar që ajo të hartohet nga një Asamble Kushtetuese e zgjedhur nga populli në sistemin proporcional. Të njëjtin mendim edhe PSD, me ndryshime në miratimin e Kushtetutës. Ajo kërkon që miratimi të bëhet me anë të referendumit. PD jehanë “zbulua” edhe kërkesat e hartuara nga PS, PSD dhe PAD gjatë një takimi që tre partitë kanë patur në selinë e PSD, tre ditë më parë.
Në faqen 3
PD ndryshon
Shpejt një organizim i ri
[kreu i mëtejshëm i titullit i prerë në skajin e fotos]
Luftë me aktive: Xheka e Hajdari ripisin akuzat
POLEMIKA PËR BSPSH
Vrasja e Kaloshit: padi ndaj
TIRANE - Lufta e aktiveve. Xheka dhe Hajdari kanë nisur sërish akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit, duke dëshfrytëzuar podiumet e aktiveve të BSPSH, që secili e quan të udhëhequr prej tij. Në një foto, Xheka në selinë e BSPSH, të cilat kanë nxitur revanshin e ashpër të Hajdarit. “Ainuk ka bere asnjë aktiv. I ndihmuar nga Televizioni, Xheka manipulon”, tha Hajdari mbrëmë për Gazetën Shqiptare.
Në faqen 9
Velija shpall çmimin për Gazetarinë
TIRANE - Konkurs i ri për gazetarët shqiptarë.
Është fondacioni Velija i cili dje ka shpallur dhënien e tre çmimeve për shkrimet me karakter kulturor të botuara në shtypin shqiptar gia- gjatë vitit 1996. - Konkursi shpallet i hapur në datën 15 nëntor 1996 dhe dorëzimi i shkrimeve përfundon më 30 nëntor 1996. - Çdo gazetar ka të drejtë të paraqesë në konkurs vetëm një shkrim. - Juria e Konkursit, e përcaktuar nga Bordi Këshillues i Fondacionit Velija do të shpallet së shpejti në shtyp. - Çmimet Velija për gazetarët janë tre: Çmimi i Parë - 1000 USD. - Çmimi i Dytë - 500 USD dhe Çmimi i Tretë - 500 USD. - Çmimet e Konkursit Velija do të shpallen në muajin dhjetor 1996.
PD ndryshon krerët e rretheve
Shpejt një organizëm i ri
PD ndryshon kokat nga baza e saj. Lamtumirë drejtim për krerët e degëve në Tiranë, Shkodër, Durrës e Vlorë
Shpejt një organizëm i ri
PD ndryshon krerët e rretheve
PD ndryshon kokat nga baza e saj. Lamtumirë drejtim për krerët e degëve në Tiranë, Shkodër, Durrës e Vlorë
TIRANE - Pas lokaleve tani PD i kthehet vetvetes. Një organizim i brendshëm i saj nga qendra në bazë do të prekë gjithë sistemin organizativ të saj. Pritet që drejtimi rigjenerues i PD të shkojë paralelisht edhe me hartimin e një skeme të re që do të huaçohet nga partitë e djathta evropiane. Vejsiu jep disa pika ku do të lëvizë mekanizmi organizativ i partisë në pushtet.
Në faqen 3
Vrasja e Kaloshit: pa dëshmi
TIRANE - “Basha është vrasësi i Kaloshit” - deponimi i shoferit të zyrtarit të lartë, të vrarë barbarisht në makinën e tij, duket se do të jetë objekt i një padie për dëshmi të rreme.
Ndërsa i riu Basha, i arrestuar disa muaj më parë, në një akuzën vrasjes së Kaloshit, tashmë është lënë i lirë, avokati i tij Maksim Haxhia ngre një hije dyshimi mbi faktin se përse shoferi i vuri gishtin mbi Bashën. “Dyshoj se dikush ka tentuar të fshehë pistën e vërtetë të kërkimeve”-tha Haxhia.
Në faqen 9
DURRËS
Në gjyq debati mes ushtarakëve
Në faqen 9
SHKODËR
Plagos policin: dënohet
Në faqen 9
BERAT
Një kalë masakron një fëmijë
Në faqen 9
Uria mbledh FAO-n në Romë
NGA BOTA
ROME - Urgjenca për urinën në botë ka mbledhur dje në Romë një samit ndërkombëtar.
Çështja më imediate që do të diskutohet nga pjesëmarrësit është ajo e ndihmës imediate, e cila i duhet dhënë rreth 1 milion refugjatëve të Zairesë.
Në faqen 2
Medrese, studentët “çajnë” rrethimin
Tiranë, rikthehen momentet e tensionit mes fetarëve e dentistëve
Medrese, studentët “çajnë” rrethimin
Shpërthejnë derën për të zhvilluar mësimin
TIRANE - Ka shpërthyer sërish polemika e vjetër e Medresesë. Dentistët e rinj “çajnë rrethimin” e godinës së lakuar aq shumë nga pronarët e saj të vjetër. Dje që në orët e para të mëngjesit, porta kryesore e Klinikës Dentare është mbyllur nga mësuesit e shkollës fetare të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Edhe për pak e gjithçka do kishte përfunduar në një incident të rëndë sikur njerëzit dhe pacientët e shumtë që ndodheshin aty, të mos kishin ndërhyrë për të ndarë sherrin. Studentët e Stomatologjisë kanë shqyer me forcë derën e mbyllur nga myslimanët dhe hyjnë brenda për të filluar seancat e tyre të zakonshme.
Gjithçka nisi me ardhjen e tre punonjësve të Përmbarimit, të cilët do të zbatonin vendimin e marrë nga Gjykata, me fjalë të tjera, të “çbllokonin” Medresen nga dentistët. Po ku të shkojnë njerëzit që rregullojnë dhëmbët? Ata thanë dhe sërish se nuk kanë asnjë kundërshtim me vendimin e marrë nga gjykata, “por duhet që shteti të sistemojë në lokale të tjera”. Historia e kësaj polemike në Medrese ka filluar që dy vjet më parë, kur krerët e Komunitetit Mysliman vendosën të riktheheshin në atë që ata e quajnë si “pronë e tyre e ligjshme”. Një procedurë e tërë juridike dhe pati të shumta dypalëshe, janë depozituar që atëherë e gjykatat shqiptare. Vendimi përfundimtar mbërriti vetëm pak javë më parë: “është prona e myslimanëve”. Po prona e dentistëve cila do të jetë?
Ndërhyjnë përmbaruesit, por zënka e vjetër e pronësisë mbi godinën e madhe ende nuk është fashitur.
Arlan Çani
Medrese e Tiranës
TIRANE - Opozita kërkon Asamble dhe rizgjedhje parlamentare. Dhe Partia Socialiste, me vendosur formulën e saj për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës, duke preferuar që ajo të hartohet nga një Asamble Kushtetuese e zgjedhur nga populli në sistemin proporcional.
TIRANE - Lufta e aktiveve. Xheka dhe Hajdari kanë nisur sërish akuza të ashpra ndaj njëri-tjetrit, duke dëshfrytëzuar podiumet e aktiveve të BSPSH, që secili e quan të udhëhequr prej tij.
Azem Hajdari, ditët e fundit në BSPSH