Protesta antikontrabandë
Kontrabanda në Liqenin e Shkodrës
Në faqen 5
FMN i bën bisht “fajdeve”
Xhaferi: “Kemi qarkulluar 2 miliardë në një muaj”
Misioni i ekspertëve ndërkombëtarë ruan sekretet e bisedimeve me autoritetet shqiptare
“Nuk kemi asgjë të përbashkët me skemat piramidë, me rotacionin, pastrimin e parave, apo çdo interes që quhet fajde”
“Fondacioni nuk përdor asgjë nga kuotat e anëtarëve që ndahen në bankë, por i shpërblen ata nga kapitali i tij”
TIRANË - Ndërsa po konsultohet me rangjet e larta të autoriteteve shqiptare te financues për ecurinë e reformës ekonomike, misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar vazhdon t’i “përgjigjet” me heshtje pyetjeve të gazetarëve të shtypit vendas. “Top sekret” edhe përsa i takon pozicionimit ndaj problemeve që të përfolur kohët e fundit të ashtuquajturat biznese të “fajdeve”. Ndërkaq kompani dhe fondacione të tjera bëjnë jehonë në organet e medias garandive dhe të aktivitetit dhe forcës së kapitalit të tyre. Dje nëpërmjet një deklarate prezantoi Fondacioni “Xhaferi”, ka rikontfirmuar ligjshmërinë dhe pastërtinë e aktiviteteve drejton duke treguar edhe “muskul” e kapitalit të tij. “Vetëm ne një muaj kemi hedhur në qarkullim mbi 2 miliardë lekë” - thuhet ndër të tjera në deklaratën e tij të adresuar organeve të shtypit.
Bojka antikioska
TIRANË - Nis në Tiranë heqja e kioska-ve, por të atyre që janë vendosur pas datës 20 tetor. Urdhëri ka dalë dy ditë më parë nga zyra e kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit, Albert Brojka dhe është zbatuar dje nga punonjësit e Bashkisë, policisë dentimore në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit 3. Pak ditë pasi ka marrë skeptrin e udhëheqjes administrative të Bashkisë me të madhe të Shqipërisë, Brojka, ka lënë të kuptohet se nuk do të pajtohet kurrë me ndërtimet pa leje apo vendosjen e kios-kave që do të prishin gjelbërimin dhe do të pengojnë qarkullimin në lëvizjet e tyre. “Asnjë kioskë të mos vendoset më në unazën e qytetit të Tiranës prej asnjëri” - kështu ka deklaruar Brojka gjatë një mbledhjeje që ka patur dhe ditë më parë me stafin e Bashkisë që ai drejton.
Në faqen 3
Bojka antikioska
Internimet, Isai: “Ja kush i bënte”
Në faqen 5
Jugu në errësirë: korrent nga Greqia
FIER - Përgjysmohët “racioni” i energjisë elektrike që duhet të furnizonte gjithë jugun e Shqipërisë. Një defekt i rëndë në nënstacionin elektrik të Fierit ka krijuar një gjendje të rëndë në këtë sektor dhe në qytetet e jugut kanë filluar të shfaqen sërisht në masë ngrirjet. Për përmirësimin e gjendjes së vështirë ka filluar importimi i energjisë së Greqisë, ndërkohë që kthimi në kuota normale sipas parashikimeve optimiste - do të mundësohet vetëm në fillimin e vitit tjetër.
Një defekt ende misterioz në një nga transformatorët e nënstacionit të Fierit ka bërë që në rrjetin e jugut të kalojë vetëm gjysma e energjisë së nevojshme. Transformatori gjigant i peshon 57 ton - ka ndaluar punën për arsye që ende nuk janë zbuluar, ndonëse është ngritur një grup emergjence në kye të të cilit është ministri Xhaja. Si zgjidhje emergjence është menduar importimi i një sasie energjie nga Greqia, furnizohët pjesa jugore e vendit me Maqedoninë. Pjesa tjetër e zonës së prekur nga defekti merr rrymën nga termocentralet e Fierit që është vënë në punë pjesërisht. Specifikat pohojnë se është përshtatur një autobotransformator i ri por që ai të vendoset në nënstacion dhe të fillojë “detyrën” duhet të pritet fillimi i vitit të ardhshëm.
Opozita: “Forma e shtetit me referendum”
“Por të zhvillohet para zgjedhjeve për Asamblenë”
Poli e PDD formulojnë kërkesën. Edhe PS pro: “Të respektohet vullneti i popullit”
TIRANË - Opozita shqiptare kërkon që para zgjedhjeve të Asamblesë Kushtetuese, të mbahet një referendum për përcaktimin e formës konstitucionale të vendit. Një Monarki apo Republikë? Opozita është e gatshme që caktimi i formës së drejtimit të Shqipërisë, të nënshkruhet vlerësimi të popullit dhe pas tij, ajo të dijë se për ç’mënyrë qeverisjeje të hartojë apo edhe miratojë Kushtetutën. Inisiativa është marrë pas një takimi që Poli e Qendrës ka zhvilluar me Kalakullën, liderin e demokratëve të djathtë. Për kësaj kërkese janë shfaqur dhe socialistët. Pasi është njoftuar me dëshirat e reja për partitë kyçe serish për këtë referendum, PS ka shfaqur se mundin e saj për një referendum paralamentar, por pa dashur që ta dënonte Partinë dhe PDD. “Populli le të vendosë”, tha anëtari i Kryesisë së PS, Kastriot Islami.
Në faqen 3
Het ohet Di Pietro: jep dorëheqjen
NGA BOTA
ROME - Është dorëhequr dje detyrë ish gjykatësi të duarve të pastra, Antonio Di Pietro. Këtë herë ai ka lënë, me anë të një letre drejtuar Kryeministrit, Prodi, postin e ministrit të Punëve Publike. Shkaku i largimit të Di Pietros është rifillimi i një procesi hetimor mbi akuza ende të paprovuara, të gjykatës së Brescias. Edhe një herë kjo gjykatë kishte hapur hetime mbi Di Pietron për i ndër-
“Arb” sërish në skenë: rikrijohet grupi
SPEKTAKEL
TIRANË - Dy kitaristët vazhdojnë legjendën. Tani janë edhe BEST.
Në faqen 4
Flamurtari Tirana: supersfida e javës
SPORT
TIRANË - Nesër në Vlorë Flamurtari do të ndeshet në një ndeshje të hapur dhe mjaft të fortë. Në faqen 6
Gjetën këmbanën në rrënoja gjuqi i shpërblen me para
Kisha Rojdhit, këmbana ish gjetur që në 1915
Një tjetër gjyq mes Muzeut e Kishës për pronësinë mbi këmbanën
TIRANË - Kërkonin pronësinë mbi një këmbanë gjigande e kishës së vjetër të Rojdhit në Shkodër, por gjykata i ka shpërblyer vetëm 30 mijë para, për gjetjen e objekteve të rralla. Lekë Rotani e Nush Buzati, kishin “trashëguar” nga baballarët e tyre këmbanën e Kishës së Rojdhit, një nga më të vjetrat në Shkodër, të cilën e kishin gjetur në rrënojat e saj që në vitin 1915. Në vitin 1967 këmbanën e kishte marrë shteti dhe e kishte vendosur në sallën e Muzeut Historik. Por tashmë kur mbi këmbanën pretendonin Muzeu dhe Kisha e rindërtuar, janë zgjuar dhe interesat e dy shkodranëve që e kishin trashëguar atë. Gjykata vendosi shpërblimin e tyre, ndërkohë që për pronësinë e mëtejshme mbi këmbanën do të vendosë një tjetër proces gjyqësor.
Kisha e Rojdhit ishte shkatuar nga një termet i fuqishëm në 1912 dhe tre vjet më vonë në rrënojat e saj dy shkodranë kishin gjetur këmbanën e kishës shtatëdhjetë e lamjesi i Shkodrës për gjykatë. Kisha ishte rindërtuar sërish dhe sërish ishte shkatërruar në ’68. Tashmë ajo pret të rikthehet këmbana e lashtë që dikur ka qenë simbol i kishës së Shkodrës.
(me.kj)
Ambasadori turk bën aksident
LAJMI I FUNDIT
TIRANË - “Dëmtime serioze në trup dhe kokë, por është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk e ka humbur vetëdijen”, lajmin e mirë e kanë dhënë mjekët e spitalit ushtarak për pacientin 47-vjeçar, ambasadorin e Republikës Turke në Shqipëri. Duke u kthyer dje mbrëma nga aeroporti i Rinasit ai është aksidentuar rëndë bashkë me tre persona të tjerë që ndodheshorin dhe në orën 18.00 ka përfunduar në spitalin ushtarak ku dhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore nga një staf i specializuar mjekësh.
Ende paqartë rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti i ndodhur në rrugën e aeroportit të Rinasit. Një nga aeroporti i Rinasit Një karrocë me kuaj i ka zënë rrugën automjetit ku udhëtonte ambasadori turk Ahmet Okgjin dhe në përpjekje për ta shmangur atë, makina ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një karrocë. Tepakënj është varianti pohon më punonjës i qarkullimit rrugor. Bashkë me ambasadorin në makinë ndodhej një grua me nenshtetësi turke, Hele Solmeksh dhe përkthyesi i ambasadës, Stefan Vujaçin. Ata kanë mbërritur në orën 18.00 në spitalin ushtarak me një autoambulancë.
Pacientja e aksidentuar me ambasadorin turk lançedhe ambasadori ka hyrë menjëherë në sallën e operacionit, por pa iu nënshtruar bisturisë. Mjekët pohojnë se Okgjin agjakshtërinjë të thyer, frakturë në pjesën anësore të kokës, frakturë në dy vende të kaviljes së djathtë dhe hemotoraks e pneumotoraks në anën e djathtë të kraharorit. Në reon e anës së djathtë në kararo-rit. Në sallën e operacionit ambasadori vendosën i tub qe do të mundësonte daljen jashtë të gjakut dhe ajrit që kishte në kraharor. Në orën 20.30 mjekët dalin nga konsulta me dhomën e ambasadorit - ai është shtruar në reanimacion - dhe pohon se ai nuk ka humbur vetëdijen dhe për fatmirësisht nuk ka rrezik për jetën. Sëmundja ka pësuar komplikacion të pneumothoraks, kurse Vujaçini ka thyer tre brinjë.