17/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 nëntor 1996

Hakmarrja e kontrabandës

Vritet një oficer i policisë kufitare: Ishte masakruar SHKODËR / Trupi i ushtarakut është gjendur në një pyll. Dyshime mbi trafikantët e duhanit SHKODËR - Një nënofficer policie është gjetur i vrarë me armë zjarri të premten në mbrëmje nga disa fshatarë. Ai është braktisur në një pyll pranë Velipojës, por dyshohet se është vrarë në natë më parë, ndersa ndodhej në një varkë në Adriatik. Hetimet për vdekjen misterioze janë tepër të rezervuara, por burime konfidenciale pohojnë se nëoficeri i policisë është vrarë nga kontrabandistët e duhanit për arsye që lidhen me detyrën e tij. Ai ka qenë në efektivin e postës kufitare të Pulajt, në Velipojë dhe ka qenë ndeshur disa herë me kontrabandistët e duhanit. Është bërë i mundur identifikimi i viktimës, është 33 vjeçari Bashkim Musta, trupi i të cilit do t’i nënshtrohet ekspertizës për përcaktuar saktë shkakun e vdekjes. Policia ka filluar veprim operativ për zbulimin e vrasësve, që deri tani kanë mbetur të panjohur. Dyshimet e para janë se polici është vrarë për hakmarrje Kufoma është gjetur e braktisur në një pyll pranë kufirit Në faqen 9

LAJMET E RREME TË “KOHA JONË”

“Gazeta Shqiptare” jo falimentim përkundrazi... FATOS BAXHAKU Në lajmin mbi një falimentim të mundshëm është gjithnjë i trishtuar. Kush e di, mbase janë trishtuar kështu vetë kolegët tanë të “Koha Jonë” ndërsa shkruanin, me trembjen në darkë, shkrimin - me gërma të zeza në faqen e ekonomisë shqiptare dhe me një ilustrim të madh të “Gazetës Shqiptare” në qendër - sipas të cilit “Gazetës Shqiptare” nuk i dihet ende fati. Për të qetësuar ne radhe të parë atë, por edhe mijrat e lexuesve që çdo mbrëmje presin të blejnë punën tonë, po mundohemi me modestì të themi dy fjalë. Besojmë se gjendjen tonë e dimë më mirë se gazetarët “KJ”, i cili ka përkthyer gabim lajmet e mbërritura nga Italia dhe meqenëse, po ky gazetar, nuk denjon të bëjë skedonë me ne, po besojmë me të gjithë mjetet tona, ndersa nga kuptohet gjithsesi aspak e kënaqshme ekonomike e “KJ”, që e ndihmuar nga një fondacion i huaj mori muajt e fundit jo pak, por rreth 200 mijë dollarë: 1. Lajmi mbi një falimentim të mundshëm të “La Gaz-” [vazhdon jashtë kornizës] Në mesazionet e saj në falimentojë. 2. Në mënyrë që ndonjë gazetar “ekonomik” të kaptojë edhe më mirë disa çështje të thjeshta ekonomike dhe në gjuhën ekonomike të detyrohemi të përsërisim se “Gazeta Shqiptare” është pronësi e “Edisud” dhe nuk ka lidhje me çështjet e pronësisë që kanë lindur për prej një viti mes “Mezzogiorno” dhe “Banco di Napoli”. Në vetë nuk kemi asnjë problem evident ekonomik. Madje, sa për njohuri, tendenca jonë është drejt rritjes, ndryshe nga ndonjë gazetë që i ka ende borxhe fondacioneve të huaja. 3. Sa i takon nxjerrjes në pension të parakohshëm të disa gazetarëve e tipografëve të “Gazetta del Mezzogiorno” mbase ky është i vetmi lajm i vërtetë në shkrimin e “KJ”, por gazetari “ekonomik” sërish nuk i ka kuptuar disa çështje po aq të thjeshta ekonomike. Të gjitha gazetat italiane kanë nxjerrë kohët e fundit në pension shumë punonjës të tyre. Nga kjo masë e do detyrueshme kanë përfituar shumë vetë - nga “Mezzogiorno” afër 25 gazetarë dhe mbi 70 tipografi - të cilët [vazhdon jashtë kornizës] …selon me të, për besëlidhjen me të njëjtin synim sonë, ndërsa në kujtimet e vendit, aspak e kënaqshme ekonomike – KIR, që e ndihmuar nga një fondacion i huaj mori muait Laçmi mbi një falimentim të mundshëm të “La Gazzetta del Mezzogiorno” nuk qëndron aspak “Banco di Napoli” është pronare e “La Gazzetta” dhe i “Il Mattino” të Napolit. “Mezzogiorno” i ka kaluar prej më shumë se 20 vjetësh në administrim shoqërisë “Edisud”, sipas të gjitha normave të fiksuara në legjislacionin italian. Që prej një viti “Banco di Napoli” ka vendosur të shesë edhe pronësinë mbi këto dy gazeta. Në rastin e “La Gazzetta del Mezzogiorno” është fjala nuk është zgjedhur ende, por prioritetin, në ankandin që mendohet të zhvillohet së shpejti, e ka vetë “Edisud”, shoqëria që drejton “Mezzogiorno” dhe që ka në pronësi të sajën “Gazeten Shqiptare”. Pra “Edisud” ka shansin të rrisë… …në të sipërm …, që … vendime të tyre. Nga kjo masë jo e detyrueshme kanë përfituar shumë vetë - nga “Mezzogiorno” afër 25 gazetarë dhe mbi 70 tipografë - të cilët tani marrin pensionin njësoj sikur të kishin punuar pesë vjetë më shumë. Dhe kjo me kërkesë të tyre vullnetare. Bile, pensioni parakohshëm është një mundësi e ofruar nga qeveria të gjitha ndërmarrjeve italiane për të reduktuar kostot e punës. Jo keq, apo jo? Këto ishin pikat që kishim për të sqaruar. Do t’ia kishim sqaruar me shumë sinqeritet edhe kolegut tonë të “K” nëse ai do të kishte denjuar të na pyeste për një çështje që - të paktën këtë - e dimë shumë herë më mirë se ai. Meqë ra fjala, do t’i kishim treguar edhe se emri i njeriut që ble­rë “Il Mattino” shkruhet Calagiorone dhe jo Caltagitone. Dhe do t’ia kishim lënë vërtet.

Drogë në shtëpi: arrest afaristit

Berat, blici i forcave speciale Presidenti i një firme të njohur në Berat është arrestuar menjëherë mbas kthimit të tij nga Turqia ku banon familjarisht. Policia e ka ndaluar atë sepse i kanë gjetur një sasi droge në banesë dhe një armë pa leje Në faqen 9

Socialistët s’pranojnë futjen në Parlament

Lakror: “Respektojmë vendimin e Kongresit” Pas kërkesës së zëvendëspresidentit të Internacionales, Zingaretti TIRANË - Socialistët deklarojnë prerazi: “Ne nuk do të hyjmë në parlament”. Udhëheqja e lartë e Partisë Socialiste, ka deklaruar edhe njëherë pozicionin e saj për të [teksti vazhdon jashtë pjesës së dukshme] DJE MBLEDHJA ME STAFIN Kërkesë e “ZP” [pjesërisht e dukshme]

Kanuni zbret në jug

Berat - Kanuni i malësive të veriut zbret dhe në jug. Një dasëm është prishur sepse dhëndëri emigrant nga Greqi nuk mundi të vejë në kohën e [teksti vazhdon jashtë pjesës së dukshme]

Lakror: “Respektojmë vendimin e Kongresit”

Selia e PS

Kërkesë e “ZP”: “PS jo censurë”

Braçe: “Kjo që kërkohet të bëhet në ZP është njësoj sikur të futesh muzikën rrep në xhami, ku veprojnë përbindshmë rregullat e Allahut” TIRANË - “Zëri i Popullit” i kërkon udhëheqjes së PS: “Mjaft me censurë”. Kështu, gazetaret e gazetës më të madhe, i janë drejtuar tre anëtarëve të Kryesisë së PS - Islami, Bufì e Majko - gjatë një mbledhjeje të përbashkët që kanë patur dje paradite në orën 10.00. Por kërkesa e gazetarëve është rrezuar ashpër prej njerëzve të përmendës së lartë të udhëheqjes së PS. “Nuk ka censurë prej Kryesisë”, kanë deklaruar liderët. “Kërkojmë pavarësi”, thonë gazetarët. Në faqen 3

Në jug

BERAT - dasëm është prishur sepse dhëndri emigrant në Greqi nuk mundi të vejë në kohën e duhur pranë nuses së tij, por një tjetër kurorë është vënë nga dhëndri i pafat vetëm një ditë më pas. Historia e pabesueshme ka ndodhur në fshatrat e Beratit dhe ka për protagoniste një të ri që është kthyer nga emigracioni, prindërit e tij dhe dy “palë” vjehërr. Dy vjet fejesë shkuan dëm mbas një vonese ndoshta dhe të justifikueshme të dhëndërit. Ai kishte premtuar se do të vinte për t’u ngjitur në altar të martën e kaluar, por e kishte kaluar kufirin vetëm të shtunën në mbrëmje. I shqetësuar nga vonesa e tij i ati u kishte thënë krushqve të ndërprisnin dasmën, pa ditur se në një mënyrë të tillë kishte prishur dhe miqësinë me ta. Në shtëpinë e të fejuarës muqë largohen me kokë të ulur dhe taman atëherë ndodh dhe mrekullia: vjen dhëndri. Por vonesa e tij qëlloi fatale, vjehrri i tha se nuk kishte vajzë për të martuar. Këtu nisën dhe problemet e djalit që babai nuk e pranonte kurrsesi pa nuse në shtëpi. Dhe së bashku me të ai doli të kërkojë dhe madje edhe të gjejë një vajzë tjetër që pranoi të martohet me të. Vjehrri i ri u kërkoi atyre vetëm një javë kohë për ta përgatitur vajzën, që u martua shpejt e shpejt këtë të dielë si në ëndërr. h. t.

Një natë mes romëve në lagjen e tyre

SPECIALE Tani ciganët e Kryeqytetit mes pasurisë dhe mjerimit. Lamëmurtiçë çadra, nis jeta sedentare. Në faqen 11

TENTUAN ta dhunonin: arrest dy të rinjve

DURRËS TENTUAN ta dhunonin: arrest dy të rinjve Një vajzë 22 vjeçare denoncon në polici Në faqen 9

Huliganët në klasë: përleshje me mësuesin

KUKËS Huliganët në klasë: përleshje me mësuesin Dy djem hynë në gjimnaz për të ngacmuar vajzat Në faqen 9

Sot zgjedhjet në Maqedoni e Rumani

NGA BOTA Sot zgjedhjet në Maqedoni e Rumani Ndalisa Maqedonia do të votojë për pushtetin lokal, në Rumani votohet për presidentin. Në faqen 2

Supergjëkryqi

Në faqen 10