22/11/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 nëntor 1996

“Vrasja fëmijës dënim me vdekje”

Deklaratë e ashpër e Godos. Pro edhe Vejsiu i PD-së Tragjedia zbret në Kuvend INTERVISTE Shamata kërkon ndëshkim kapital Në faqen 5

PD i heq Hajdarit karriken

Dje parlamenti rrëzon deputetin nga Komisioni Tani në krye të SHIK-ut dhe Rendit vendoset prefekti i Tiranës, Rexhep Karapici TIRANË - Azem Hajdari rrëzohet nga froni i kreut të Komisionit të Rendit e të SHIK-ut. Ka zgjatur vetëm disa minuta procedura që e largoi atë nga posti që e mbante prej kaq muajsh duke e kthyer në një deputet pa post. “E prisja një vendim të tillë që është në kuadrin e veprimeve anti-demokratike që po bëhen ndaj meje”. E ka komentuar qetësisht vendimin unanim të 49 deputetëve, njeriu i djeshëm, Azem Hajdari. Nuk ka dashur të komentojë gjatë lideri i PD veprimet e deputetëve kur tha se “është thjesht një vendim i Komisionit në bazë të kompetencave që ky komision ka për zgjedhjen apo përjashtimin e kryetarit të tij”. I vetmi që ka kundërshtuar procedurën e votimit ka qenë deputeti Dashamir Shehi. “Kjo është një shkelje, nesër mund të përsëritet për ndonjë personazh tjetër”, ka thënë ai. Shehi: “Kjo është shkelje. Nesër mund të përsëritet për ndonjë tjetër.” Largimi aprovohet me 43 vota pro e 6 abstenime deputetësh Hajdari: “E prisja një vendim të tillë. Do të vazhdoj luftën time” Në faqen 3

INTERVISTA PER ÇESHTJEN

Hajdari: “S'kanë ç'bëjnë më tepër” Salla e Parlamentit TIRANË - Hajdari e ka pritur i qetë dje vendimin e marrë nga parlamenti. “E di ja që kështu do të ndodhte. Kjo është vazhdë e veprimeve anti-demokratike dhe presioneve që po më bëhen”. Deputeti i PD-së, vazhdon të këmbëngulë për të marrë sindikatën: “Nesër do bëj Kongresin”. Në faqen 3

Kujdestari e shtetit mbi fondacionet e fajdeve

Sudja ul në mënyrë drastike përqindjet Kongresi i PLL:

Moti i tërbuar përmbys vendin

Durrës, fortunal 110 kilometra në orë Në shumë qytete ndërpritet energjia. Bllokohen rrugë e tragete U ndalua të hënën Bluza e bardhë

Tragjedi: Vëllai vret motrën

Historia FIER - Një tjetër tragjedi familjare me rrënjë në historinë e një “dashurie të ndaluar”. Një vajzë vdes e goditur me thikë nga zemërimi i të vëllait, zemërim që ka çuar në… FIER - Një tjetër tragjedi familjare me rrënjë në historinë e një “dashurie të ndaluar”. Një vajzë vdes e goditur me thikë nga zemërimi i të vëllait, zemërim që ka çuar në spital edhe të dashurin e

Kongresi i PLL: S’zgjidhet kryetari

Kanë vazhduar shtatë orë debatet për kreun TIRANË - Legalistët kanë zhbrittur në Kongresin e tyre të 13-të. Pas një maratone votimi ata nuk mundën të zgjidhnin dot kreun e partisë. Gjithçka është lënë të bëhet sot ku do të rivotohet për atë që do të drejtojë P.Ll. Në faqen 3

fondacionet e fajdeve

Kongresi i PLL: S’zgjidhet kryetari TIRANË - Komisioni i fajdeve kaloi provimin në Kuvend. Është votuar dje pro krijimit të një komisioni parlamentar që do të mbikëqyr gjithë mekanizmin e ndërmarrë të fajdeve dhe firmave që e luajnë atë. Nuk ka mundur të bindë deputetët Kopliku, i cili parashtroi kundërshtimet e tij në lidhje me projektligjin në fjalë. “Po humbim kohë me një projekt të tillë”, ka thënë ai duke kërkuar që ekzekutivi të veprojë mbi fajdet jo akademiket e komisioneve. Në faqen 3 Para fondacionit “Xhaferri”

Bluza e bardhë arrestohet për trafik armësh

U ndalua të hënën. Vazhdon hetimet intensive për të ndaluarit e Beratit. Tre prej tyre kanë fituar lirinë U ndalua të hënën Bluza e bardhë arrestohet për trafik armësh Vazhdon hetimet intensive për të ndaluarit e Beratit. Tre prej tyre kanë fituar lirinë TIRANË - Një mjek është arrestuar dje në gjykatën e Tiranës i akuzuar për trafikim armësh. Ai është ndaluar nga forcat speciale në fillim të kësaj jave gjatë një kontrolli të befasishëm që iu bë banesës së tij në Berat. Neritan Kurteshi dyshohet se u ka shitur armë të arrestuarve të tjerë të bandës së Beratit, por njëkohësisht dyshohet edhe për vepra të tjera penale. Në faqen 5

Durrës, furtunat 110 kilometra në orë

TIRANË - Gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga moti i keq. Shirat e vazhdueshëm dhe erërat e forta që kanë vazhduar gjithë natën e të enjtes kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në shumë qytete të vendit. Në Durrës era ka arritur shpejtësinë 110 kilometra në orë dhe “viktima” e saj ka mbetur para se gjithash transporti. Madje edhe tragetet nuk kanë mundur të lenë portin e Durrësit për shkak të furtunës. Në Lezhë vazhdon gjendja e emergjencës, mijëra hektarë janë përmbytur dhe në shumë segmente të sajuara ekziston një rrëshqitje e tokës dheu. Në Berat, në malin e Tomorit ka rënë dëbora e parë - reshmerpërketëkohe-kursenëKukës, Kavaja e Shijak janë dëmtuar linjat elektrike Në faqen 5

motren

FIER - Një tjetër tragjedi familjare me rrënjë në historinë e një “dashurie të ndaluar”. FIER - spital edhe të dashurin e vajzës të plagosur nga e njëjta dorë. S’ka kaluar shumë dhe në spital ka përfunduar i plagosur vetë vëllai zemërak që këtë herë, ka ngritur dorën për të ndëshkuar vetveten. Ka qenë një familje tepër e vogël për një tragjedi aq të madhe. Vetëm nëna dhe dy fëmijët, djalë 22-vjeçar dhe vajza 16 vjeçe. Por befas një histori dashurie trondit atë nga themelët. Vajza ka rënë në dashuri me një djalë, A.B. 24 vjeç nga Rrësheni. Të dy nuk e kanë ditur se duke u dashuruar po pinin “eliksirin” e vdekjes. As familja e vajzës dhe as e djalit nuk janë shprehur dakort për një lidhje të tillë. Por dy të rinjtë nuk kanë mundur të nënshtrojnë ndjenjat e tyre para “pushteteve” familjare. Ka qenë një kryengritje që do t’u kushtonte shumë. Vajza e ka futur të dashurin e saj në shtëpi duke e bërë pjesëtar “kundër dëshirës së nënës dhe vëllait” një fakt të kryer. Ndërkaq vëllai i vajzës, i sapo rikthyer nga emigracioni, ka vazhduar të këmbëngulë me vendosmëri kundër fejesës. Dhe të mërkurën, rreth orës 10 të mbrëmjes, gjen në shtëpi djalin që dashuronte e motra. I verboi i vërsulet dhe në debat e sipër e qëllon me thikë. Vajza turret mes të dyve, por dora e armatosur e godet dhe atë për vdekje. Ajo ka dhënë shpirt, ndërkohë që i dashuri i saj ka përfunduar në spital. Ndërkaq vëllai mizor, zbret në shtëpinë e një mikut. Por peshba e krimit i kryer duket se e ka mposhtur. Pak orë më vonë ka tentuar të vrasë veten duke u hedhur nga kati i katërt i ndërtesës dhe ka përfunduar i plagosur rëndë në spital.

Weah rrezikon të skualifikohet

SPORT Weah rrezikon të skualifikohet Në faqen 6 George Weah

Silvester Stalone rrëfen historinë e tij

SPEKTAKEL TIRANË - Më pëlqen të mbyzkoj nëpër filma. Në dy pyetje kamë qenë duke vdekur. Në faqen 4 Silvester Stalone

Di Pietro: “Gati t’i përgjigjem akuzave”

NGA BOTA MILANO - “Dje numri një i ‘duarve të pastra’, kthehet në publik” MILANO - Dje numri një i “duarve të pastra”, kthehet në publik. Në faqen 2