26/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 mars 1996

Xheka në Prokurori për korrupsion

BETEJA E SINDIKATAVE/ Die në Gjykatë përplasja për fronin. Xheka: “Le të përdorë emër tjetër” Hajdari bën padi: “Vodhi ndihmat nga Europa” BETEJA E SINDIKATAVE/ Die në Gjykatë përplasja për fronin. Xheka: “Le të përdorë emër tjetër” Xheka në Prokurori për korrupsion Hajdari bën padi: “Vodhi ndihmat nga Europa” Hajdari: “Në Prokurori kam dorëzuar materiale që provojnë se Xheka ka vjedhur paratë e ndihmave dhe ka shpërdoruar pasurinë e Sindikatës” Xheka: “Fatmir Musaku - njëri prej besnikëve të Hajdarit - ka vjedhur plot 4168 dollarë gjatë një vizite që ka bërë në Kinë në maj të këtij viti” Azem Hajdari TIRANE - Nis lufta e pingave mes Azem Hajdarit dhe Valer Xhekës. Dje në Prokurorinë e Tiranës dy kallëzime për ndjekje penale i kanë kapërcyer kufijtë e një konflikti civil mes dy “presidentëve” të BSPSH. Ndërsa në gjykatën e Tiranës gjykatësit nisën shqyrtimin e dy padive, të Hajdarit për legjitimitetin e konferencës së jashtëzakonshme të Durrësit, dhe një tjetër e Xhekës që kërkon që Hajdari në “sindikatën e qeverisë” të krijon të mos përdorë emrin e sindikatës së tij, Hajdari ka nisur drejt Prokurorisë së Tiranës një “dosje” akuzuese për Xhekën. “Kërkova që Xheka të ndiqet penalisht dhe të merret i pandehur pasi ka vjedhur shuma të mëdha parash nga ndihmat që sindikata simotra të Europës kanë dhënë për BSPSH dhe ka shpërdoruar pasurinë e Sindikatës duke e shitur atë sipas interesave të tij”, ka deklaruar Hajdari për Gazetën Ndërkaq një tjetër kallëzim penal është dërguar nga Xheka për një nga njerëzit e Hajdarit, me të njëjtin objekt. Ndërkaq pas padisë së Hajdarit në Prokurori përfundoj dhe dhe drejtori “Albania”, Ylli Rakipi, për moskallzim krimi. Në faqen 3

Berisha do falë Nanon?

TIRANE - Fatos Nano do të lirohet nga burgu? Një kërkesë e “Amnesty International”, organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me qendër në Londër, ka mbërritur në tavolinën e Berishës për lirimin e Nanos dhe gjashtë të burgosurve të tjerë, të cilët kjo shoqatë i ka konsideruar si të burgosur politikë. Me rastin e 28 nëntorit, festës kombëtare të Shqipërisë, Presidenti Berisha pritet të nënshkruajë një amnisti, ku duket se do të përfitojnë shumë të burgosur. Me këtë rast “Amnesty International” ka kërkuar që të lirohen dhe Nano dhe të burgosurit të tjerë të ndërgjegjes, si Ismail Beqiri, kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar, i akuzuar për krime kundër njerëzimit, çështja e të cilit ende nuk është shqyrtuar nga Gjykata e Kasacionit, Timoshenko Pekmezi dhe Sami Meta, të dënuar nga dy shkallët e gjykatave në Tiranë, për themelimin e Partisë Komuniste, si dhe tre të tjerë të dënuar nga gjykata e rrethit Sarandë e Gjirokastër për po të njëjtat akuza. Kështu, kur për liderin socialist të burgosur Fatos Nano, nuk ka mbetur më shumë se një vit e gjysmë për të vuajtur nga dënimi i dhënë nga gjykata shqiptare, duket se del në skenë një ... duke se del në skenë një tjetër shpresë për të rifituar lirinë. Më parë Berisha kishte nënshkruar dy herë për uljen e masës së dënimit për Nanon, por “Amnesty International” ka kërkuar lirimin përfundimtar të tij. Nano është dënuar për mashtrim dhe vjedhjen e ndihmave humanitare, kur ka qenë në detyrën e Kryeministrit të Shqipërisë dhe nuk e ka pranuar fajin dhe po kështu dhe personat e tjerë që janë në listën e organizatës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Për këtë arsye ata nuk mund t’i drejtohen vetë Presidentit për të kërkuar faljen e tyre në rastet e amnistive të përgjithshme që ndërmerr kreu i shtetit. Kështu që kërkuri herë për Nanon, Beqirin, Pekmezin, Metën dhe të tjerë të dënuar të tjerë, është organizuar Bi-Bi-Si përfaqësuesja e saj Mellani Anderson - ka studiuar dokumentacionin e gjykatave për dënimin e tyre dhe ka arritur në përfundimin se janë të burgosur të ndërgjegjes, pas të cilës dhe i ka kërkuar Berishës që t’i lirojë ata, “pasi Shqipëria aderon tashmë në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut”. (me.ki)

Tmer në Ligen, përmbyset një varkë

Vdes një tregtar, katër të tjerë shpëtojnë Ishin nisur për në Mal të Zi bashkë me mallrat. Një dallgë i godet

Çështja “Kulla”

“Kish strehuar makinën”

Tërmeti në FSHF: “Nuk i njohim urdhërat e Zaçes”

REAGON KOMITETI TIRANE - “Nuk e njohim urdhërin e Zaçes. Ai mund të ketë pasoja të rënda në marrëdhëniet me FIFA-n e UEFA-n”. Vetëm 48 orë pas urdhërit të Sekretares për Sportet, Marjeta Zaçe, FSHF-ja është kundërpërgjigjur me një deklaratë akoma më të ashpër. “Komiteti Ekzekutiv i Federatës pasi analizoi urdhërin për pezullimin e ... sekretarit të FSFH-së dhe Komitetit Ekzekutiv vendosi: Të quajë të paligjshëm urdhrin e Sekretares së Sporteve. Në bazë të pesë pikave Komiteti Ekzekutiv ka argumentuar vendimin e tij. Sipas komunikatës së shpërndarë për median, por për dijeni edhe Kryeministrit të Republikës, Aleksandër Meksi, se pari për pezullimin e Sekretarit duhet të merret edhe mendimi i Komitetit Ekzekutiv, gjë e cila nuk është bërë. Së dyti emërimi i Sekretarit të ri duhet bërë me propozim të Komitetit Ekzekutiv. Së treti shpërndarja e Komitetit Ekzekutiv nuk është kompetencë e Sekretares së Shtetit për Sportet, por kompetencë vetëm e Asamblesë së Përgjithshme të Futbollit. Së katërti të gjitha vendimet e deritanishme të Komitetit Ekzekutiv të Federatës janë plotësisht ligjore dhe do të jenë të tilla deri në momentin e zgjedhjes së Komitetit të ri nga Asambleja e Përgjithshme e Futbollit. Së pesti organizimi i Asamblesë së Futbollit është kompetencë e Komitetit Ekzekutiv. Për këtë ky Komitet ka vendosur që më parë të bëhet statuti dhe brenda afatit 15 shkurt-15 mars 1997 të mbahet edhe Asambleja. Këto janë brenda afateve të rekomanduara edhe nga FIFA e UEFA. Për këtë Komiteti Ekzekutiv i bën thirrje për rishikimin e vendimit, pasi në të kundërt do të ketë pasoja të papariparueshme në marrëdhëniet me FIFA-n e UEFA-n.

Vdes një tregtar, katër të tjerë shpëtojnë

SHKODËR - Kontrabanda vulos me vdekje. Një varrë me mallra, që sapo ishte nisur për në Mal të Zi, është përmbysur nga shtuhia: pesë vetë kanë rënë në ujë por vetëm katër prej tyre kanë mundur të shpëtojnë. Një tregtar 51 vjeç, F. Mesini, ka humbur jetën duke u përpirë nga ujërat e ftohta të Liqenit. Të paktën ky është versioni i dhimbshëm që mbizotëron deri tani kur kërkimet e shtatarëve nuk e kanë gjetur ende trupin e tij. Kishin bërë vetëm 150 metra larg bregut, në brembjen e përshtet, kur një dallgë e fortë është përplasur me varkën ku ndodheshin tregtarët dhe mallrat e tyre, duke e kthyer përmbys atë. Kontrabanda në Liqenin e Shkodrës

Çështja “Kulla” tjetër arrestim

“Kish strehuar makinën” I riu ka mohuar akuzën: “Makinën unë e mbajta vetëm sepse Kullën e kisha mik dhe nuk dija se ç’kishte bërë me të” TIRANË - Një tjetër i arrestuar për çështjen “Kulla”. Të dielën gjykata e shkallës së parë ka vendosur masën e arrestit për një të ri, G. Hallushi, i akuzuar nga prokuroria se kishte fshehur makinën e Kullës, me të cilën ai dhe shoku i tij ishin larguar nga vendngjarjes pas vrasjes së policëve, vëllezërve Neziri. Hallushi nuk e pranoi akuzën, duke thënë se makinën, të cilën policia e gjeti që natën e kryerjes së krimit, e kishte strehuar thjesht se Kullën e kishte mik, pa e ditur ç’ishte bërë me të.

Lira italiane rifutet në Europë

NGA BOTA Lira italiane rifutet në Europë Monedha e likuiduar tani kthehet si lë SME pas shumë përpjekjesh Në faqen 2

Aventura e njeriut-bombë “Si u gjenda në presidencë”

Rrëfimi njeriut që tronditi Tiranën TIRANË - “Unë nuk erdha në Tiranë për të vrarë Presidentin Berisha, por për të vrarë veten në mënyrë demonstrative për të protestuar ndaj varfërisë që ka pllakosur familjen time”, Ilir Buza, i riu nga një fshat i Krujës, i cili në prill të këtij viti kërkoi të takonte Berishën me bombë në dorë, tregoi dje para gjykatësve historinë e tij se si përfundoi nën shënjestrën e snajperave të forcave speciale. Në histori, e treguar me buzën në gaz, prej një njeriu që nuk e di se sa po shkakton akuza për terrorizëm që rëndon mbi të, thuhet se spontan dhe dhe i dhimbshëm. TIRANË - “Unë nuk erdha në Tiranë për të vrarë Presidentin Berisha, por për të vrarë veten në mënyrë demonstrative për të protestuar ndaj varfërisë që ka pllakosur familjen time”, Ilir Buza, i riu nga një fshat i Krujës, i cili në prill të këtij viti kërkoi të takonte Berishën me bombë në dorë, tregoi dje para gjykatësve historinë e tij se si përfundoi nën shënjestrën e snajperave të forcave speciale. Në histori, e treguar me buzën në gaz, prej një njeriu që nuk e di se sa po shkakton akuza për terrorizëm që rëndon mbi të, thuhet se spontan dhe i dhimbshëm është. “Kisha vetëm pak ditë që kisha kthyer nga Greqia ku isha emigrant, por që kurrë nuk eci. Kur erdha në shtëpi e gjeta tim atë të mbytur në borxhe. Unë ndjeja një përgjegjësi të madhe për këtë gjendje, pasi nuk kisha arritur të siguroja të ardhura nga emigracioni. Nuk kisha asnjë barim tjetër për të siguruar paratë. Përballë kësaj gjendjeje vendosa të vrisja veten, në mungesë të rrugëdaljeve të tjera”. Dhe për ketë arsye ishte vënë në kërkim të një arme, të cilën ia kishte siguruar dikush nëpërmjet të tjerëve. “Unë nuk e mbajta për të vrarë veten, por më parë mendova ta takoj Presidentin, pasi vetëm ai mund të ma zgjidhte hallin e madh që kisha”. Vetëm pak kishte menduar njeriu, i cili pas pak minutash do të ishte nën shënjestrën e pushkëve me dylbi dhe në fokusin e të gjitha kamerave të televizionit të Europës. I ulur në trotuar, në pritje që Berisha në orën 3 pasdite të dilte nga presidenca me qënë rast ai nuk u takua, u ngjit në katin e tij, për imagjinatën e tij në një tjetër vend, ku të tjerët shihnin të ndërrerë kur policia e diçka kishte rrethuar presidencën ku po zhvillohej takimi Berisha-Skalfaro, i kishte kërkuar të largohej nga trotuari. Ketu kishte nisur dhe aventura krejt e rrallë. Plot 43 minuta përpjekje dhe alarm derisa policia ka bllokuar njeriun-bombë. Ky është rrëfimi që mbylli dhe hetimin gjyqësor, pas të cilit pritet kërkesa e Prokurorisë për dënimin e Ilir Buzës. Mentor Kikia Njeriu bombë

Sampras e Graf mbretër të tenisit

Sport Sampras e Graf mbretër të tenisit Fitojnë Kupat e Botës Në faqen 10

TENDENCË

E PËRJAVSHME NË SHQIPËRI DHE NË BOTË GAZETA SHQIPTARE Moda ’97: Dimër me kashmir “Jam 15 vjeçe. Kërkoj një të dashur simpatik” Test: Ta pëlqejnë tuaja të forca Adresat e aktorëve të famshëm Internet! Tashmë edhe në telefon Të rrezikosh pa pëlqen tmerri të ekranit

TELE - BINGO

Mos harroni! Ditën 1996, ora 14.00, për emisionin e parë statistik?

KULTURE

William Shakespeare Hamleti Rikthehet treshja: Shekspir, Hamlet, Noli Pas shumë vitesh kryevepra e tragjedianit flobo-tëhet nga “Çabej” Në faqen 11