Alarm tek Sudja. Sportelet qëndrojnë mbyllur
Konferencë shtypi e misionarëve të Fondit Monetar për reformën ekonomike
“Nuk njohim saktësisht natyrën e kompanive, ndaj shpresojmë që shpejt të sigurohet transparenca”
Ankth para zyrës së Sudes. Lajmi për falimentimin e saj ka bërë që mijëra vetë të mbajnë zi në mëngjes
“Viti 1996 i vështirë për financat e shtetit shqiptar. Deficiti është thelluar e inflacioni më i lartë”
TIRANË - “Fajdet” u bënë dje lajmëtivi kryesor i ditës. Ndërsa në një kat të Ministrisë së Financave, përfaqësues të një misioni të FMN deklaronin para gazetarëve pikëpamjen e tyre për biznesin që ka “thithur” shqiptarët, në rrugë çështja “fajde” mori tonet e një drame. Qindra njerëz kanë qëndruar për orë të tëra me shpresë e frikë para sporteleve të mbyllura të “Sudes” që kanë ditë që nuk po marrin e japin “frymë”. E ndoshta thuajse paralel, forcat e policisë kanë kryer një operacion të rufeshëm duke trazuar të persona dhe kapur 50 mijë dollarë si mbeturina të arratisjes fatale të presidentit të firmës “Grunasi” që ka këmbyer nga klientët e tij me miliona dollarë. Përfaqësuesit e FMN pohuan dje se nuk e njohin natyrën e vërtetë të biznesit me fajde, por nëse ai nuk është biznes normal, rreziqet janë të mëdha. Dhe i kërkojnë Parlamentit dhe Komisionit që do të ngrihet posaçërisht për këtë qëllim, që të sigurojnë urgjentisht transparencën e duhur, duke siguruar faktet e duhura.
Shkrimet në faqen 7
Dje para sporteleve të “Sudes” (Sipër) Dje nga konferenca e shtypit me FMN (Foto: P. Iho)
INTERVISTE
Sudja: “Pas 13 ditësh sërish nis aktiviteti”
Në faqen 7
MASHTRIMI
Çështja Grunasi: Përfundojnë në qeli 7 vetë
Në faqen 7
Një tjetër Pol: tani ai i Lirisë
Ceka e Gjinushi gati të nënshkruajnë një grupim të ri
Çeka: “Në lidhjen tonë Kalakulla e Driza”
Amnistia për Nanon
Heshtje e PS centristët të ndarë në dysh
PS: “No coment” për faljen e Nanos. Liberaldemokratët të ndarë në dy fronte
TIRANE - Politika shqiptare ngre mbi sipërfaqe Çështjen Nano. Një kërkesë e depozituar në zyrën e Berishës për faljen e liderit të opozitës shihet të ketë ngjallur reagimet e para të politikanëve shqiptarë. Nëse socialistët nuk japin prononcim, krerët e PSD e PAD janë ndarë në kahje të ndryshme.
Gjinushi - TIRANE - Një tjetër formacion politik shqiptar? “Jemi afër krijimit të një ‘Poli të Lirisë’”, komenton Natan Çeka projektidën që ka me homologun e tij Gjinushi. PPD, por edhe Partia Lidhja Popullor duket se do të jenë dy nga forcat e tjera politike që mund të aderojnë në “Polin e Lirisë”. Idea e hedhur në tapet nga presidenti i liberal-demokratëve shihet se ka të bëjë me preferencat e bashkëudhëheqësve të Polit të Qendrës për të parë me sa duket më shumë djathtas, në kërkim të një pozicioni sa më të qëndrueshëm për në Qendër. “Aleancat tona duhet të përqendrohen së tepërmi djathtas”, thotë Çeka duke zbuluar kështu planin më të ri të centristëve shqiptarë.
Çeka - TIRANE - Në lidhjen tonë Kalakulla e Driza. Në faqen 3
Gjinushi; Çeka
KORÇË
Një burrë vdes nga
“Në treg shitet vaj me mashtrim”
INSPEKTORIATI I USHQIMIT
“Në treg shitet vaj me mashtrim”
TIRANE - Një testim tregu ka nxjerrë shifra groteske për falsifikimin e vajit vegjetal dhe atë të ullirit. Inspektoriati i Kontrollit të Ushqimit ka konstatuar se 98 përqind të tregut është prodhim i falsifikuar. Jashtë çdo parametri të standardeve të etiketa që nuk përputhen me përmbajtjen e shisheve, përzierje të vegjetalit me vajin e sojës, kolzës apo pambukut, aciditet i lartë tek vegjetali, e përqindja e lagështisë.
Në faqen 5
Xhelili: “Shtypi të zbatojë ligjet”
TIRANE - “Gazetarët, sikurse të gjithë qytetarët e tjerë, duhet të respektojnë dhe zbatojnë ligjin. Shtypi është vërtet i lirë, por në gazetë nuk mund të shkruhet çfarë të duash”.
Është Adnand Xhelili, kryeprokurori i Tiranës që ka deklaruar kështu pas lajmeve të botuara në shtyp për hapjen e një çështjeje penale ndaj drejtorit të gazetës “Albania”, Ylli Rakipi. Çështja ndaj Rakipit është më e fundit që drejtësia shqiptare ka hapur ndaj një gazetari. Por lidhur me këtë Xhelili ka sqaruar se “Fillimi i çështjes penale ndaj Rakipit nuk ka të bëjë me asnjë ngjyrim politik, apo cenim të lirisë së shtypit në Shqipëri”. Ndaj tij - tha Xhelili - ka një padi, e firmosur nga Azem Hajdari, sikundër është firmosur dhe nga një qytetar i thjeshtë dhe për këtë ne po bëjmë një hetim, para përfundimit të të cilit nuk mund të thuhet se kush ka të drejtë. Drejtësia e respekton shtypin e lirë, por dhe gazetarët duhet që të respektojnë dhe zbatojnë ligjet e shtetit, pasi duke qenë gazetarë kanë një mundësi më shumë për të treguar këtë respekt”. (me.k)i
Një burrë vdes nga virusi i poliomielitit
KORÇË
Një burrë vdes nga virusi i poliomielitit
Në faqen 5
Rrufej a dhe ujërat vrasin dy vetë
SHKODËR
Rrufea dhe ujërat vrasin dy vetë
Në faqen 5
“Betejë” me armë ndërmjet policëve
FIER
“Betejë” me armë ndërmjet policëve
Në faqen 5
E braktis: kjo foshnje është idiote
BERAT
E braktis: kjo foshnje është idiote
Burri detyron bashkëshorten për hapin fatal
BERAT - “Nuk dua fëmijë budalla në shtëpi”. Ndryshe merr dhe çoje foshnjën në shtëpinë e prindërve të tu”. Ultimatumi dhe dhënie katër ditë më parë nga një qytetar nga Berati sapo bërë baba që rastësisht mësoi se gruaja e tij i kishte dhuruar një fëmijë me defekt të lindur, mori buzean ose idiot i lindur. Përpara nënës së re duket se nuk ka patur asnjë alternativë tjetër dhe ajo është larguar në fshehtësi nga materniteti duke e lënë foshnjën fatkeqe në duart e mjekëve që tashmë ngritën supet për të ardhmen e saj.
Qytet H. L., banore në Starovë, një fshat vetëm dy kilometra larg Beratit, protagonistja e historisë së pazakontë. Ajo ka lindur normalisht në datën 19 nëntor një djalë, për të cilin mjekët filluan fillimisht një defekt në zemër. Por ndërsa mjekët vazhdonin kurimin e foshnjës, nëna e tij largohet papritur nga materniteti. Dikush i kishte thënë se foshnja i saj ishte i lindur me një sëmundje mendore dhe ajo e detyrua nga i shoqi që të hedhe hapin fatal. Por mjekët ende janë të rezervuar në prognozën e tyre. “Nuk ka ardhur akoma përgjigja nga laboratori i Tiranës që do të konfirmonte dyshimin tonë”, thotë drejtori i maternitetit, dhomë e parë. Sipas doktor Pipas fëmija është i tillë rrjedhim normalisht si gjithë të tjerët, por ata mbeten të papërgjegjshëm. Ai thotë se ndoshta nuk ka qenë fëmija për një braktisje vendimtare të fshatit dhe ajo do të shkojë patjetër tek prindërit e saj. Njësitare pohon se gruaja është larguar që të premten dhe i ka lënë në shtëpinë ta çonin ku të donin. “Nuk më pranon burri në shtëpi bashkë me të”, kishte thënë gruaja fatkeqe sanitare, që ndoshta e ka hedhur hapin fatal me dhimbjen e një nëne.
h. t.
Dj e para sporteleve të “Sudes” (Sipër) Dj e nga konferenca e shtypit me FMN (Foto: P. Iho)