04/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 dhjetor 1996

Radhë e gjatë në Prokurori: qindra denoncime

Fajdet e "Grunasit" TIRANË - Denoncimet e të mashtuarve me fajdet e “Grunasit” mbushin Prokurorinë. Dje para dyerve të Prokurorisë së Tiranës rreth njëqind vetë kishin zënë radhën që në orët e para të mëngjesit për të dorëzuar në zyrat e hetuesve kontratat e huadhënies që kishin bërë me firmën “Grunasi”. Ndërsa në shërbim presë e vakët i mbante ende gjallë për rikthimin e parave, ata dje i janë drejtuar dhe Berishës me një letër për t’i kërkuar ndihmë. Në faqen 5 Tiranë, dje para Prokurorisë (Foto: P. Ilo)

Rrufe të SHBA mbi Shqipërinë

Uashingtoni: "Do të rishikojmë marrëdhëniet" Deklaratë e rrëptë nga Departamenti i Shtetit mbi zgjedhjet, kushtetutën e shtypin Reagimi më i fundit amerikan mbi qeverinë shqiptare: "Takimi Berisha-Klinton O.K., por janë bërë hapa mbrapa në demokraci" Ambasada amerikane në Tiranë TIRANË - Mbërrin zëri i fundit amerikan mbi qeverinë e Tiranës. “Kujdes marrëdhëniet bilaterale që janë vënë në pikëpyetje”. Kjo ka qenë linja bazë e pozicionimit të zëvendësndihmësekretarit të shtetit Stefen Coffy. Në një intervistë, dhënë për vend, mosdhunimi i lirisë së shtypit dhe heqja dorë nga mentaliteti që qeveritarë e marrëdhëniet dypalëshe janë prishur nga grupet lobiste. Këto kanë qenë disa nga drejtimet bazë të qëndrimit të Coffy, i cili është njëkohë- Departamenti i Shtetit: "Të bëhet Kushtetuta dhe në hartimin e saj të marrin pjesë të gjitha forcat politike shqiptare" sisht edhe qëndrimi më i fundit i Departamentit amerikan të shtetit. Kujt bazë që zyrtarët amerikanë vënë në përmirësimin e marrëdhënieve, tani dukshëm të tendosura, është sipas Coffyt “zhvillimi drejt i demokracisë dhe garantimi i lirive themelore të njeriut në Shqipëri”. Në faqen 3

DEBATI MBI FUTBOLLIN

FIFA është tërhequr: Kombëtarja sërish gati TIRANË - FIFA dje zyrtarisht ka tërhequr pezullimin për futbollin shqiptar. Tashmë kombëtarja mendon e qetë për 14 dhjetorin. Kupa, UEFA, eliminohen edhe dy skuadra të tjera gjermane. Monaco përsëri triumfon ndaj tyre. Iberikët të vetëm me dy skuadra në çerekfinalet. Në faqen 6 Nga ndeshja Shqipëri-Portugali 0-3

Një bandë sulmon kishën

ELBASAN

Dëshmitarët kundër Buzës: “Na kërcënoi me vrasje”

Sot pretenca e prokurorisë për dënimin “Kërcënim për vdekje”, ky ishte

“Nuk vij më në krye të PS”

PËRGJIGJA E SERVET PËLLUMBIT “Nuk vij më në krye të PS” “Më parë zgjidhje problemeve në parti” FERRARIS PRET PD “Kushtetuta të TIRANE - Servet Pëllumbi është i vendosur për të mos u ngurtësuar në krye të Partisë Socialiste. “Nuk do të kthehem në një udhëheqës të partisë”, tha ai dje, duke komentuar kërkesën që i është drejtuar nga një pjesë jo e pakët e anëtarëve socialistë të Korçës. Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të qytetit jugor, kishin nënshkruar një peticion, ku kërkonin domosdoshërisht kthimin e ish nënkryetarit të PS, Pëllumbi në drejtimin e partisë. Por socialisti 60 vjeçar, Pëllumbi, duket se ka mbulur vetë të gjitha shtigjet që do ta çonin atë drejt ringjalljes në fronin e lartë të partisë më të madhe të opozitës. “Nuk ka rëndësi rikthimi i personave”, tha ai për Gazetën - por zgjidhja e çështjeve shqetësuese brenda partisë.

sulmon kishën

Elbasan, Shën Thanasi ELBASAN - Një bandë sulmon kishën e Shën Thanasit. Ngjarja ka ndodhur dje në mbrëmje në Elbasan, kur pesë persona të armatosur kanë shqyer njërën derë prej hekuri nga hyrja e pasme e ndërtesës së shenjtë. Roja i kishës - i cili banon diku aty afër - ka bërë kontrollin e zakonshëm dhe ka pikasur pesë të panjohur, të cilët po prisnin bendin ku bismaret nazin qirinj dhe hidhin para. Thirrjeve të tij ata i janë përgjigjur me kërcënime dhe krisma armësh. Më pas roja hyn me shpejtësi, merr çiften - të cilën e kishte me vete - dhe qëllon në ajër me qëllimin për të larguar komshinjtë. Kanë qenë sinjalet e fuqishme të policisë që e shpërndanë bandën e grabitësve. E gjithë ngjarja ka zgjatur rreth një orë. Pas largimit të tyre, kanë kontrolluar vendin dhe kanë zbuluar se porta prej hekuri ishte shqyer dhe ishte tentuar të shkaktohej edhe një zjarr. Qëllimi kryesor i bandës ka qenë vjedhja e ikonave të kishës. Vjedhja e ikonave u gjendën shumë pranë aty u gjendën edhe tre thasë, në të cilët ... (teksti pjesërisht i paqartë) ... Tashmë është bërë kallëzimi penal në organet e prokurorisë dhe kanë nisur hetimet për ngjarjen. Megjithatë nuk ka asnjë dyshim për identifikimin e pesë personave të bandës. Ata janë larguar nga drejtimi ende të panjohur. Kisha e Shën Thanasit gjendet në dalje të qytetit dhe bie pak në sy. bl.ta

“Na kërcënoi me vrasje”

“Kërcënim për vdekje”, ky ishte konkluzioni i ballafaqimit të dy dëshmive dje në gjyq TIRANE - Dëshmitarët kundër Ilir Buzës. Dje u bë ballafaqimi mes dy dëshmitarëve, të cilët kishin qenë kontradiktorë mes tyre, përsa i përket “terrorizmit” të njeriut-bombë. Pas seancës së djeshme, pozicioni i Buzës duket se është gremisur. Edhe dëshmia e ribërë dje para gjykatësve, për arsye ballafaqimi, e ka treguar Buzën si terrorist me qellime “shtetërore”. Sot pritet pretenca e prokurorisë. Ilir Buza - “njeriu-bombë”

“Më parë zgjidhje problemeve në parti”

FERRARIS PRET PD “Kushtetuta të miratohet nga Parlamenti” Në takimin me Meksin kërkohet një dialog pozitiv mes partive TIRANE - Demokratët dalin optimistë nga takimi me Ferraris. “Nesërhem opsionin tonë për hartimin e Kushtetutës dhe formula jonë Ferraris iu duk normale”, tha Sekretari i Marrëdhënieve Publike, Ferdinand Xhaferri. Diplomati italian ka patur një takim edhe me kryeministrin Meksi, ku ka kërkuar zhvillimin e një dialogu pozitiv mes partive në Shqipëri.

BERAT Emigrantët akuzojnë: “Ky polic na grabiti me dhunë”

Në faqen 5

SHKODER “Banda e Veriut”: dënimet e para, 37 vjet burg

Në faqen 5

SPEKTAKEL Dritëroi reciton poezitë e veta

Poeti i njohur unizon 52 nga krijimet e veta më të mira të të gjithë krijimtarisë. Në faqen 4 Agolli

NGA BOTA Berisha flet në Lisbonë: “Përkrah kosovarëve”

Përfundon takimi dyditor i OSBE mbi sigurimin evropian të viteve 2000. Në faqen 2 Berisha në Lisbonë

Servet Pëllumbi

OFERTA PUNE

“Gazeta Shqiptare” kërkon të punësojë një punonjës të aftë në sektorin e faqosjes. Kandidatët duhet të kenë njohuri të mira në programet “Page Maker” dhe në programet që kanë të bëjnë me përpunimin e fotografive. Preferohen kandidatët që kanë tashmë eksperiencë pune nëpër gazeta dhe që kanë moshë relativisht të re. Të interesuarit, të pajisur me një Curriculum të shkruar, duhet të paraqiten në redaksinë e “Gazetës Shqiptare” çdo ditë, nga ora 17.30 deri në orën 19.00. Redaksia