05/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

5 shtator 1996

Hajdari: Boll më, do zbresim në rrugë

Nesër protestat do nisin në Tiranë, më pas në rrethe Die vendimi i Këshillit Kombëtar të Sindikatave. Do zhvillohet miting para televizionit Sindikatalistët e udhëhequr nga Hajdari kërkojnë shkarkimin e Sakajevës Kalaja: “Unë nuk e njoh Hajdarin. Veprimet e tij janë të paligjshme” TIRANË - Azem Hajdari paralajmëron: “Bashkimi i Sindikatave të Pavarura do të protestojë në rrugë”. Këshilli Kombëtar i BSPSH të udhëhequr prej Hajdarit, ka vendosur dje unanimisht zhvillimin e protestave masive të sindikalistëve në të gjithë Shqipërinë, duke filluar nga kryeqyteti me manifestimin paqësor para Televizionit. “Do të kërkojmë shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni, Qemal Sakajev[a?]”, tha Hajdari, duke shpjeguar më pas dhe motivacionin e protestave në qytetet e tjera: “Mbrojtje e interesave të sindikalistëve”. Hajdari para krerëve të shumicës së sindikatave të vendit, ka deklaruar madje edhe mbështetjen e plotë që ka nga SHBA dhe vende të tjera Perëndimore. Ai ka konfirmuar vizitën në Shqipëri të dy këshilltarëve të Sindikatave të SHBA dhe të disa nga Gjermania. Në të njëjtën kohë kur Hajdari, zhvillonte mbledhjen e BSPSH të udhëhequr prej tij, Sindikata e Pavarur e Minatorëve, ka deklaruar qëndrimin e saj të prerë në favor të BSPSH, por “jo duke njohur Hajdarin”. Në një takim të zgjeruar në Ministrinë e Energjetikës, numri një i sindikalistëve minatorë, Gezëm Kalaja, tha se “njohim ligjërisht vetëm BSPSH dhe se Hajdari nuk vepron në bazën e neneve”. Në faqen 11

Berat, arrestime të reja “Trafik femrash, grabitje”

Prokuroria: “Lidhur me bandën e Beratit” Pretenca Buzës Dy gjykatësit në Tiranë vendosën masat e arrestit për një mesues, një ish polic dhe një tjetër, të akuzuar për trafik femrash dhe grabitje me dhunë. Ka qenë një denoncim i ardhur në Prokurorinë e Përgjithshme pas thirrjes së bërë në TV, nga një vajzë të cilën i arrestuari e kishte rrëmbyer - sipas saj - katër vjet më parë dhe ia kishte dhënë zotërdasit të vetë që e kishin dërguar atë në Greqi e më pas në Itali. Në faqen 9

Opozita duartroket Uashingtonin

“Qëndrim i ardhur në kohën e duhur” Pas deklaratës së fundit të Departamentit të shtetit amerikan Human Right Suach Tiranë, të drejtat TIRANË - Opozita shqiptare përshëndet qëndrimin e Departamentit të shtetit. “Është një mesazh i qartë për qeverinë shqiptare dhe për Shqipërinë”. Ky ka qenë qëndrimi...

Insekticide bashkisë: Kryetari s’paguan

FIER - Fitoi tenderin bashkiak, por nuk ka mundur që të marrë paratë e tij. Një tregtar nga Fieri nga hedhur në gjyq autoritetet lokale dhe u kërkon atyre respektimin e kontratës së

“Trafik femrash, grabitje”

Pretenca Buzës kërkohen 15 vjet TIRANE - “Ilir Buza të dënohet me 15 vjet burg” - ky ishte propozimi i Prokurorisë së Tiranës për të rinun nga një fshat i Krujës, i akuzuar për terrorizëm. Prokurori Beda ritregoi dje gjithë kronologjinë e ngjarjes në njerëzit “e pafat”, i cili ishte shtyrë nga varfëria dhe fati i keq i tij në emigracion, kërkoi kredi për të rimëkëmbur ekonominë e shtëpisë. Përballë kësaj gjendjeje ai do vinte vetën para presidencës. Megjithatë prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 15 vjet. Në faqen 9

“Qëndrim i ardhhur në kohën e duhur”

TIRANE - Opozita shqiptare përshëndet qëndrimin e Departamentit të shtetit. TIRANE - ka qenë qëndrimi i përbashkët i politikanëve të opozitës, të cilët në paralajmërimin e Uashingtonit kanë parë shpresat për një ndryshim në klimën politike shqiptare. I komentuar si një hap i hedhur në kohën e duhur, qëndrimi i Departamentit të shtetit shihet “si një kontribut konkret në zgjidhjen e krizës shqiptare dhe në normalizimin e proceseve demokratike”. Sipas tyre, qeverisë Meksi i duhet të zgjidhë përfundimisht dilemën: “të veprojë me norma demokratike apo të bëjë izolimin e Shqipërisë”. Nuk është kaq skeptik Selfo i së djathtës kur parashtrohet “marrëdhëniet me SHBA nuk do të njohin krizë, pasi në themel të tyre është miqësia mes dy popujve”. Në faqen 3

Tiranë, të drejtat e njeriut mbeten në rrezik

Human Right Suach Tiranë, të drejtat e njeriut mbeten në rrezik Një tjetër paralajmërim nga SHBA: “Kujdes me respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri” TIRANE-Nga SHBA një tjetër mesazh grin. “Kujdes të drejtat e njeriut. Viti ’96 konsiderohet si vit i keq për respektimin nga qeveria shqiptare të të drejtave të njeriut në vend”. Ky është konkluzioni i Human Right Suach, një organizatë e njohur kjo në SHBA për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në botë. Në faqen 3

s’paguan

FIER - Fiton tenderin bashkiak, por nuk ka mundur që të marrë paratë e tij. FIER - Fiton firmosur dhe rikthimin e 750 dollarëve bashkë me interesat e demit të shkaktuar për një vit. B. V., tregtar ka fituar në dhjetor të vitit të kaluar tenderin për të furnizuar bashkinë e Fierit me dhjetë kilogram insekticide. Ai e ka dërguar që kohë kërkon maline kërkuar që magazinua në depo të bashkisë. Por, kur kërkoi që të paguhët për shërbimin e kryer, kryebashkiaku nuk ka pranuar të bëjë një gjë të tillë. Ai pretendoi se insekticidi nuk ishte më i nevojshëm. Atij i dha të drejtë mbas një seance dhe gjykata e Fierit, por tregtari këmbëngulës është drejtuar rishtaz Apelit me një mal dokumentash që ai pretendon se pohojnë të drejtën e tij.

Superlindje në Tropojë, 3 foshnje njëherësh

E RRALLË Superlindje në Tropojë, 3 foshnje njëherësh Nëna dhe trinjaqët në Tiranë, shëndet i plotë TIRANE - Një lindje e rrallë në maternitet. Një grua nga Tropoja ka lindur tre fëmijë njëherësh dhe të gjithë në gjendje normale dhe pa asnjë rrezik për jetën. Foshnjet, dy djem dhe një vajzë, kanë lindur pak ditë më parë dhe tani kanë mbërritur në Tiranë ku vazhdojnë të qëndrojnë në mbikëqyrjen e mjekëve. E rrallë, por jo e jashtëzakonshme. Një grua, nënë e dy fëmijëve, e ka shtuar papritur familjen e saj dhe me tre foshnje të lindur njëherësh. Deri atëherë askush nuk dyshonte se lindja do të ishte e tillë. Mjekët e Tropojës patën angazhimin e plotë për të shpëtuar jetën e gruas, që mund të rrezikohej dhe fatkeqësisht e papritura u mënjanua. Mjekët pediatër pohojnë se lindje të tilla kanë ndodhur dhe më parë, por kësaj here e veçanta është se përveç foshnjeve ishte normale dhe e mjaftueshme për të shmangur ndonjë komplikacion të mundshëm. Mbas lindjes, gruaja dhe fëmijët janë dërguar në maternitetin e Tiranës, ku janë mbajtur nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të mjekëve. Njëri nga ta ka pohuar se binjakët janë një deri në dy për qind të gjithë numrit të përgjithshëm të lindjeve. Kurse fenomeni i trinjakëve është shumë më i rrallë. Megjithatë rasti shqiptar është ende larg rekordeve botërore të lindjeve, vite më parë një grua amerikane ka lindur nëntë fëmijë menjëherë, por që jo të gjithë kanë pasur shansin për të jetuar. Jonuz Hallaçi

Paris, rikthehet frika e bombave

Nga Bota Paris, rikthehet frika e bombave Qeveria nuk tërhiqet. Shirak i vendosur në luftën kundër terrorizmit. Nga sitarët del një plan i hartuar në ’95. PARIS. Rikthehet frika dhe terrori në Francë. Pas atentatit të llahtarshëm të së martës në mbrëmje, dy persona gjetën vdekjen dhe 67 të tjerë, kanë mbetur të plagosur. Deri tani askush nuk ka marrë përsipër autorësinë e atentatit. Superkontrolli në të gjitha stacionet e trenave dhe metrotë pariziane. Ndërkohë protestat kanë përfshirë gjithë vendin. Në faqen 2

Nëna dhe trinjaqët në Tiranë, shëndet i plotë

GAZETA SHQIPTARE Sport

Dënime të buta në Federatën e Futbollit / Kupa e Kampioneve rezultate e komente TOTOFUTBOLL Derby i javës Besa - VLLAZNIA GAZETA SHQIPTARE Sport Gjyqëzimi i Milanit TELE - BINGO Çdo të diel një milioner Dënime të buta në Federatën e Futbollit Vetëm një muaj Koxhaku Kupa e Kampioneve rezultate e komente Milan jashtë çerekfinaleve Në faqet 5-8