17/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 dhjetor 1996

Sudja: “Ja si do paguaj paratë”

“Gati listat me emra. Nesër në mëngjes afishohen” Tashmë 29-vjeçarja rigaranton klientët. Ende s’dihet nëse do rinisë të operojë me fajde: “njëherë likuidimi” Nënshkruhet marrëveshja Sindikate-Qeveri Rritje pagash dhe mburojë për inflacionin TIRANË - Paga me të larta për sektorin publik, indeksim i artikujve të shportës me inflacionin, garantim i pagës minimale për punonjësit e sektorit privat dhe një program takimesh të Këshillit Kombëtar të Punës - janë përfundimet e takimit të përfaqësuesve të Sindikatave të Pavarura me Qeverinë. “Ne arritëm të bëjmë dakord- pohon menjëherë pas takimit me tone optimiste Kryeministri Meksi - që të rinovojmë marrëveshjet që kemi patur me sindikatat së pari për indeksimin e inflacionit, rritjen graduale të tregave dhe garantimin me të mirë të pagës minimale edhe për punonjësit privatë. TIRANË - “Neser do të marrin paratë dhe për këtë të rrini të qetë. Ato do të kthehen pa interes. Asnjëri nuk do t’i humbë”. Vetëm një ditë përpara hapjes së sportelit të biznesmenes - tashmë të njohur - Sudja ka rigarantuar të gjithë klientët e saj. Mes një barrikade të tërë familjarësh të saj dhe survejimit policor, përgjigjet e 29-vjeçares kanë qenë shumë koncize. Tashmë listat me emrat e të gjithë njerëzve që kanë derdhur paratë më përqinje janë gati dhe sonte mbrëma ato do të afishohen në muret e pallatit ku banon ajo. Ndërkohë në mes njerëz, rreth orës 7.00 ajo do të nisë aktivitetin, tashmë me policinë kundër nga ai i parë. Fillimisht do të bëhet vetëm likuidimi i parave që janë arkëtuar nga njerëzit. Por do të operojë Sudja prapë me fajde? Përgjigjja e saj: as pohim, as mohim. Njerëz tek Sudja Selia e BSPSH-së Shumë koncize dhe me ton të lodhur 29-vjeçarja jep përgjigjen e vetme: “njerëzit paratë do t’i marrin, patën fat ata që përfituan interesat, ndërsa nesër do të tërhiqni vetëm lekët e depozituara” Në faqen 3 Njerëz tek Sudja; Selia e BSPSH-së

Le shtëpinë për një poker

HISTORIA SHKODËR - Mund të ndodhë që etja për të fituar në “lojrat e fatit” të jetë shumë e fortë... SHKODËR - Mund të ndodhë që etja për të fituar në “lojrat e fatit” të jetë shumë e fortë sa...

Beograd, protestë gjigande e opozitës

Millosheviçit i tronditet pushteti

Mjekët akuzohen për vdekjen e pacientes

I hodhën në damarë gjak të një grupi tjetër Bluza të bardha sot përpara gjykatësve do përgjigjen për jetën e 22-vjeçares nga Burreli TIRANË - Në vend të jetës i kanë injektuar vdekjen në damarë. Katër bluza të bardha dyshohen nga Prokuroria si shkak... Laç, i dorëzohet policisë Drag... italianit [?]

për një poker

SHKODER - e fatit” të jetë shumë e fortë sa që të çojë të humbasësh gjëra nga më të shtrenjtat. Me mijra njerëz, kryesisht burra, në të gjithë vendin, nuk rreshtin së shtëni paratë e tyre në “lodrën e madhe” të fatit, që vazhdon të gëlltisë miliona. Shumë pak prej tyre është vërtet fatlum, por vetëm shumë pak ama. Vetëm para disa ditësh në Shkodër ka bërë bujë një histori e veçantë. Jo më një burrë - sikurse do të ishte normale - por një grua ka humbur një nga gjërat më të shtrenjta të jetës së saj... shtëpinë. Gjithçka ka nisur si zakonisht. Në fillim duke luajtur shuma relativisht normale, të cilat shtoheshin sa më shumë që ndesha sëmundjen “gjaku” dhe sa më shumë “fluturonin” paratë. Në fillim e kanë pësuar paratë e mbledhura, më pas “beteja” ka kërkuar një sfidë të vërtetë, gruaja, identitetin e së cilës kemi dashur ta ruajmë për arsye që dihen, ka vendosur të verë si çmim, të vetmen gjë që i kishte mbetur tashmë, shtëpinë, dhe ka humbur. Kështu, një “dollë” e thjeshtë pokeri ka kthyer papritur në një rast të pazakontë. Në xhepat e fituesve ka hyrë jo vetëm një shumë e madhe parash, por edhe një apartament nga ata të zakonshmit, një dhomë e një guzhinë. Edhe nuk është e vetmja gruaja e kësaj familjeje që fillimisht luante me “dixhitalëve”, e rëndësishme është se ajo e kishte për bixhoz, (kështu e quajnë) këtë kohë e shtëpinë e saj. Kështu të gjithë që humbi ... [?]

gjigande e opozitës

Beograd BEOGRAD - Kanë hyrë në javën e tretë protestat e studentëve dhe të opozitës serbe ndaj anulimit të zgjedhjeve lokale nga ana e Millosheviçit. Të dielën në demonstrata morën pjesë rreth 200 000 vetë. Në një mjedis të zgjeruar, që i jepte kortezhit pamjen e kar- [?] navaleve, shumë manifestues valëvisnin krahas flamujve jugosllavë, edhe ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe ose të Gjermanisë. Një ditë më parë, opozita për të ditën herë brenda dhjetë ditësh, ka organizuar mitingun masiv. Në faqen 2

I hodhën në damarë gjak të një grupi tjetër

TIRANE - Në vend të jetës i kanë injektuar vdekjen në damarë. TIRANE - Katër bluzat e bardha dyshohen nga Prokuroria si shkaktare të vdekjes së një vajze 22 vjeçare nga Burreli. A ta i kanë bërë transfuzion gjaku pacientes, por jo në grupin e saj. Organizmi i vajzës nuk ka mundur t’i rezistojë dot “keqkuptimit” dhe ka mbyllur vetëm dy ditë. Shkaku i vdekjes së vajzës ka mbetur enigme për pak kohë - mjekët nuk i kanë bërë asaj autopsinë e nevojshme - por me insistimin e familjarëve të saj u hodh dritë mbi krimin. Prokuroria vuri nën akuzë mjekun nga Burreli që i bëri pari transfuzionin e gjakut dhe më pas edhe tre mjekët nga Tirana, që i vazhduan kurën. Në faqen 9

Pranga italianit: rrëmbeu vajzën

Laç, i dorëzohet policisë Pranga italianit: rrëmbeu vajzën Italiani ka hyrë në shtëpinë e vajzës me automatik e bomba dhe e ka mbajtur atë peng. Janë ndaluar dhe dy shqiptarë LAÇ - Një histori e dashurie dhe mashtrimi përfundon në mënyrë të pabesueshme. Mbasie e re bërte braktisë profesionin e prostitutës dhe ka shpenzuar pothuajse gjithçka kishte për një vajzë nga Mi- [?] loti, një italian tani ka filluar një aventurë të rrezikshme me drejtësinë shqiptare. Italiani nga Ravenna është arrestuar të dielën në drekë i akuzuar për rrëmbimin e një vajze, drekë i akuzuar për rrëmbimin e një vajze dhe mbajtjen pa leje. Në faqen 9

Protestë studentësh: “Duam ujë e drita”

- Sërish në protestë studentët e Universitetit “Eqrem Çabej” në Gjirokastër. Dhe një tubim në orët e para të paradites është zhvilluar në auditorin e kësaj godine, ku për disa ditë rresht, shqetësimet e tyre kanë mbetur të palëvizura “Duam ujë, drita, ngrohje, pajisje të dhomave me krevate e tavolina, si dhe telefonat në konviktin tonë”, janë këto pak a shumë kërkesat e studentëve në qytetin jugor, kërkesa ekonomike të cilat ata ja kanë drejtuar Kryetarit të Këshillit, Kryetarit të Bashkisë si dhe Kryetarit të Këshillit të Rrethit të Gjirokastrës. Protesta e tyre ka nisur këtë një javë më parë dhe këmbëngulja ka vazhduar edhe dje kur një peticion i nënshkruar në Bashki është dorëzuar për “Kushte më të mira për studentët”. Studentët kanë lënë si afat të fundit datën 6 janar. Nëse nuk ndryshon asgjë nga ato që kemi kërkuar ne do të kërkojmë shkarkimin e Drejtorit të Konviktit dhe do të përfundojmë mësimin me afat të pacaktuar. Drejtoria, sipas përgjegjësve përveç disa shpresa që studentët i konsiderojnë ende të vogla. Traditat kanë nisur tashmë mes autoriteteve lokale dhe përfaqësuesve studentë, dhe sipas disa zërave në Bashkinë e qytetit, gjithçka mund të rishikohet përveç ngrohjes, kërkesë që mesa duket është ende e vështirë për t’u zgjidhur. Në shqetësimin e palëve, ka hyrë ndërkohë edhe rektori i Universitetit, i cili është deklaruar në favor të kërkesave studentëve por iu ka bërë atyre thirrje të mos pezullojnë mësimin. Ai tha gjithashtu se kjo çështje që ka lindur tashmë në këtë Universitet, nuk duhet të resesohet të keqinterpretohet nga të tjerët. Nilda Basha

Juventus thellon avantazhin ngandjekësit

SPORT Juventus thellon avantazhin ngandjekësit Tani ata janë pesë pikë larg të dytës Delpiero Në faqen 10

Pentagramet e pianos shpejt në garë

SPEKTAKEL Pentagramet e pianos shpejt në garë Kompozitorët tanë të konkursin e “Muzikës Europiane të Pianos” Në faqen 4

TRANSP...

[?] E PËRJAVSHME NË SHQIPËRI DHE NË BOTË GAZETA SHQIPTARE Viti i Ri mes luksit jashtë shtëpisë Tani në Amerikë edhe letërsia rap Kinemaja shqiptare filmi Z... [?] Stop drogës: shtetrrethim në gjimnaze e 8-vjeçare Test: A mund të bëni ju magji Reno: Girone përsëri “mafion” [?] Luftës? [?] ruka ka kërkuar kudo Horoskopi i jep drejtim ditës sime Kristlindjet e Viti Ri mes luksit jashtë shtëpisë