20/12/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 dhjetor 1996

Të Sudja asnjë kacidhe deri të hënën?

Klientët marshojnë drejt sheshit: ndërhyn shkëpi i gomës Një tjetër ditë ankthi te firma e “fajdeve”. Që nga mëngjesi deri në darkë qindra njerëz në pritje për të marrë paratë . Policia ka shpërndarë dje njerëzit të cilët me thirrjet “Duam paratë tona” po ecin drejt qendrës. Forcë dhe disa të ndaluar nëpër furgona Edhe dje pak persona mundën të tërheqin paratë. Të preferuar ata që kanë derdhur sasira të vogla. Të tjerët? Ende pikëpyetje TIRANË - “Deri të hënën nuk do të merren paratë?” Te Sudja asgjë nuk dihet. Dje në mbrëmje janë ngashtë fat e policisë që po eskortonin për në banesën e saj ka deklaruar ndërprerjen e kthimit të lekëve për një periudhë të pacaktuar. Kështu paniku dhe frika kanë tërhequr vetëm pak klientë që kanë patur shumë të mëdha - vazhdojnë të mbizotërojnë. Dje në mesditë një marshim proteste, që do të finalizohej, te Sheshi Skënderbej ishte mbështur nga policia në mes të rrugës. Ndërhyrje me skafandra dhe shkëpi gomë kanë ndalur vrullin pranë Kishës Ortodokse. Njerëz të thërrisnin: “Duam parat tona”, janë kthyer sërish pranë banesës së Sudes. Rreth orës 12 ka nisur procedura e kthimit të lekëve, por jo për të gjithë. Në faqen 3 Listat e afishuara nga Sudja

FRIKA

Sudja largohet me policë: “Ku po ikën?” Në faqen 3

LIGJI

Alarmi Vejsiu: “Ngrini sa më shpejt komisionin” Në faqen 3

Shqipëria ’97 nis pa buxhet

Defiçiti e kritikat FMN kushtëzojnë Meksin Mendohet të hartohet vetëm një projekt për tre muajt e parë

Murtaja bën kërdinë në derra

Gjykata rrëzon Hajdarin Xheka mbetet në krye

Dueli BSPSH, dje vendosi gjyqi Du el i BSPSH, dje vendosi gjyqi Gjykata rrëzon Hajdarin Xheka mbetet në krye HAJDARI XHEKA TIRANË - Gjykata ka nda-lur vrrullin e Azem Hajdarit

Divorc me telefon: Emigranti lë gruan

Deficiti e kritikat FMN kushtëzojnë Meksin

TIRANË - Shqipëria rrezikon që nëse 1997 pa buxhetin e vet. Thellimi i deficitit, kritikat e bera nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, sidomos për këtë problem, duket se do të detyrojnë qeverinë Meksi që të hartojë vetëm një mini-buxhet për tre muajt e parë të vitit të ri. Ndërkohë në fund të këtij muaji një tjetër delegacion i FMN-së do të vijë në Shqipëri për të diskutuar detajet kufijve brenda të cilit do të parashikohet deficiti për vitin e ardhshëm. Në faqen 7

Fruthi e shtytat: rëndohet bilanci

Murtaja bën kërdinë në derra Fruthi e shtytat: rëndohet bilanci Sëmundjet kanë prekur disa rrethe të vendit. Vetëm në Tiranë 29 raste të fruthit, madje dhe me komplikacione TIRANË-Fund viti me sëmundje në Shqipëri. Fruthi dhe shtytat kanë sulmuar shumë rrethe të vendit. Vetëm në Tiranë janë regjistruar 29 raste të sëmundjes së shtytave nga të cilat disa janë shfaqur edhe me komplikacione duke u trajtuar kështu nëpër pavionet spitalore. Nga njerëzit të kafshët. Një vater alarmi është hapur në Lezhë. Murtaja ka shpërthyer duke bërë kërdinë në derra. Në tre javë janë regjistruar 1500 krerë, të cilët kanë ngordhur, si pasojë e përhapjes së sëmundjes. Në faqen 5, 7

Xheka mbetet në krye

HAJDARI / XHEKA HAJDARI TIRANË - Gjykata ka ndalur vrullin e Azem Hajdarit drejt fronit të Bashkimit të Sindikatave. “Hajdari nuk duhet të përdorë emrin e BSPSH dhe konferenca e jashtëzakonshme e Durrësit nuk është legjitime” - ky ishte vendimi i djeshëm i gjykatësve, i cili rrëzoi kërkesën e Hajdarit dhe pranoi atë të Xhekës. Kështu ambiciet e Hajdarit drejt kolltukut të presidentit pësoan disfatën e parë. Megjithatë Hajdari nuk heq dorë nga drejtësia. “Do i drejtohem apelit” - deklaroi ai. “Drejtësia nuk është e pavarur. Xheka pasi shiti tek Meksi interesat e punëtorëve, u shpërblye me këtë veprim” “Sprisja vendim tjetër. Por gjykata nuk duhet ta shqyrtonte fare këtë, nuk e cakton ajo kreun e sindikatave” Në faqen 5

Emigrant lë gruan

Berat BERAT - Sapo bëhet baba kërkon divorcin me gruan. Madje një gjë të tillë nuk ia thotë gruas fatkeqe drejtpërdrejt, por ia komunikon të atit të tij në telefon. Pastaj i moshuari e “zbaton” me përpikmëri kërkesën e të birit emigrant dhe nuk paraqitet në shtëpi nusen që kthehet nga materniteti me gjithë mbesën e vogël. Ka që ia kanë qëlluar që midis dy familjeve dikur mikja të “shpallur” lufta dhe vetëm ndërhyrja e policisë ka bërë të mundur që të shëmanget një tragjedi e vërtetë. V. C., 21 vjeç, nga fshati Arrez, 15 kilometra larg Beratit, ka vënë kurorë vitin e kaluar me një bashkëfshatare të tij duke marrë dhe pëlqimin e dy prindërve. Dy muaj më parë kunetërit e tij i suguruan paratë e nevojshme për të filluar jetën e emigrantit - ai niset si klan[d]estin në Itali - dhe atëherë shënohet dhe e papritura. Një telefonatë e beftë në familje i vuri prindërit e tij në dilemë: ai u kërkoi atyre që të mos e pranonin në shtëpi nusen e tij shtatzënë që ishte nisur te lindë në maternitet. “Unë nuk kam grua. I thoni që të shkojë tek prindërit sepse nuk e dua më”. Pak ditë më pas, pa ditur asgjë për kobshëm e kobshëm që e priste, nusja vjen në shtëpi me foshnjën në krahë, por përkundrazi, lejohet të hyjë brenda. Kjo ndëzi shakat dhe vetëm ndërhyrja e policisë ka shmangur tragjedinë midis dy familjeve që prishën miqësinë në mënyrë të papritur.

SOCIALISTËT KRYEQYTETIT

Revolucion brenda PS, kritika udhëheqjes TIRANË - socialistët e kryeqytetit kanë kërkuar dje revolucion në brendësi të partisë të PS, ata kanë kritikuar ashpër disa nga figurat kryesore të partisë së tyre, pa kursyer këtë herë edhe Fatos Nanon, Brokaj, Meksin dhe ish udhëheqësit e partisë se tyre Meta dhe Hajdaraga. Sot e PS Në faqen 3

Fest ’96: Dje ora e VIP-ëve

NATA E PARË Fest ’96: Dje ora e VIP-ëve Të njohurit priten me ovacione Festivali i 35-të nis me emrat e nostalgjisë. Mbrëmë u paraqitën 18 këngët e para TIRANË- Fest ’96 ka startuar me orën e të mëdhenjve. Të rikthyer në skenën e fundit, Konçi, Rzhepaj, Bjaraku, Ndoci, E. L…boja dhe dhe t… Gjo…Deda-Makashi janë duartrokitur gjatë në interpretimin e mbrëmjes së parë. Një spektakël i nisur me emra të bujshëm të traditës, duket të kërkojë mjaft vëmendje në referimet jo fort të studiuara të prezantuesve. Në faqen 4 Prezantuesit e Festivalit

Kinemaja botërore në zi: vdes i madhi Mastroian

Në faqen 4

BOTA

Beograd: “Zgjedhje të reja? Pse jo!” Ka mbërritur dje në kryeqytetin serb komisioni i posaçëm i OSBE. Në faqen 3 DEAD / THAN RED

SPORT

Këmpes: “Kontrata firmoset më 2 janar” Ka kaluar një ditë në shoqërinë e Xhavarr… të titullarëve. Në faqen 6