15/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

15 janar 1997

Sot dita e provës për Suden e Gjalliçën

Do të kthehen paratë sot? Sudja dhe Gjalliça tashmë kanë përfunduar gjyqen e fundit të tyre: “lekët do të shpërndahen”. Thjesht është një rastësi - kështu duam ta quajmë - që dy emrat që operojnë me fajde, kanë zgjedhur ditën 15 janar për të “përgënjeshtruar” njerëzit ashtu siç dihet. Le të shpresojmë se do të qesin sërish. Gjithsesi shqiptarët do ta kujtojnë këtë ditë. Nëse të tjerat për gjumë, paratë e mbetura do t’u merren dhe shpërndahen dëshpërueshëm, shtëpi të brengosura që kanë marrë goditje të nëpërmjet, dhe fëmijët që dëgjojnë me mijëra herë nga prindërit e tyre fjalët “përgjigje, fajde, si do bëjmë”. Dhe rrjedha përtyp bukën e heshtur pranë tryezës. Sot 15 janar. Me mijëra njerëz që në orët e para të mëngjesit do të dynden pranë sporteleve të Sudës dhe të Gjalliçës. Fundi i një ëndrre të tmerrshme, apo shpresim më i fortë që do të thund nga themel shtypjet e klientëve të tyre? Mëngjesi i sotëm do të japë përgjigjen. Do shohim nëse Sudja dhe Gjalliça do të mbajnë premtimin. “Në 15 janar do të shpërndaj paratë”. Kjo qe fjala e fundit që doli nga goja e tyre, por - megjithë ndonjë optimizëm të mbetur aty këtu - duket se njerëzit nuk besojnë më. Sudja, pas një aventure të lodhshme ecëkash, dha para pak ditësh afatin e saj të fundit të shpërndarjes së lekëve duke e shoqëruar madje edhe me një ftesë të guximshme: “Nëse nuk filloj në orën 9 të mëngjesit, më bëni ç’të doni”. Ndërkohë që Gjalliça, pas konflikteve të dy drejtuesve të kompanisë, ka dhënë 15 janarin si datën e sigurtë të dhënies së lekëve. Orë të t’etshme, kur mijëra klientë kanë ardhë sot për të dhënë fuqishëm urimin ose mallkimin e tyre. (Ar. Ça.)

Xhaferi në Prokurori: ndalohet financiarja

Një raport i rezervuar i Bankës zbulon paratë e fajdeve Stuhia e fajdeve Xhaferi është pyetur për burimin e parave dhe transfertat e tyre brënda e jashtë vendit Për një periudhë 10 mujore firmat private i kanë rritur depozitimet e parave në banka rreth 4 herë TIRANË - Duket se biznesi i “fajdeve” ka bërë që gjatë vitit 1996 lumi i parave të vërshojë me rrymën drejt sporteleve të bankave të nivelit të dytë. Totali i depozitave në monedhë vendase dhe në valutë është rritur me ritme të papara duke kapur shifrën e mbi 95 miliardë lekëve. Është kjo një shtesë - krahasuar me fundin e vitit 1995 - prej rreth 29 miliardë lekësh ose rreth 290 milionë dollarësh amerikanë. Në këtë rritje marramendëse të depozitave në para pranë bankave, 25 miliardë lekë i përkasin firmave kompani private të “fajdeve” duke tërhequr pjesën e luanit. Dhe administrimi i këtij kapitali gjigand të krijuar nga centralizimi i të ardhurave të mijëra njerëzve është bërë sot qendra e konfliktit të shpërthyer mes bankave dhe “fajdeve”. Në faqen 7 Depozitat e firmave në fund të ’96 janë shtuar me 250 milion dollarë. Presidenti i Fondacionit është pyetur për 90 minuta

HISTORIA Nënë fallso për të marrë shtëpinë

HISTORIA Nënë fallso për të marrë shtëpinë TIRANË - Një nënë fallso për të marrë shtëpinë e dokument fallso. Pastaj një proces gjyqësor fallso dhe një shtëpi ka ndërruar pronar. Ndërsa një e moshuar kishte vdekur në Amerikën e largët, në pllakë tjetër në Tiranë ka nënshkruar në emër të saj për të dhuruar një shtëpi. Ndërsa noteri nuk ka qenë në gjendje të dallojë grantin e rremë nga ajo e vërteta, këtë e ka çuar me të në gjykatës në gjykatën e Tiranës. Një proces gjyqësor për njohjen e pronësisë është bërë vetëm me praninë e një pale, si e tillë ka qenë në vendimin e një konflikti brenda një familjeje. Tashmë kjo histori është hetuar dhe dosja e saj është rikthyer sërish në gjykatë, ku pritet që një tjetër gjykatë të zbulojë të vërtetën për këtë çështje. Një histori pronash nga ato që mbushin çdo ditë zyrat e gjykatave, por që ka brenda ndoshta elementët më të hollë të mashtrimit. Historia kishte nisur rreth dy vjet më parë, kur një e moshuar në Tiranë ka dashur me vajzën e saj dhe dhëndrin kishin marrë Shqipërinë dhe kishin shkuar në Amerikë. Por më parë, kur ajo akt noterial ajo ia kishte kaluar shtëpinë në pronësi të të gjithëve vajzës së saj Ky vendim mesaduket kishte ngjallur zili e vajzës tjetër që kishte mbetur në Tiranë. Por edhe pse i ëma kishte vdekur në Amerikë, vajza në Tiranë kishte marrë një çertifikatë në gjendjen civile, ku e ëma nuk ishte çregjistruar dhe kishte gjetur një nënë tjetër, e cila nuk kishte nguruar t’ia dhuronte shtëpinë asaj. Madje pas aktit noterial, kishte qenë një gjykatë që kishte “shqyrtuar” dokumentat, duke bërë një qyq pronësie vetëm me një palë dhe i kishte dhënë të drejtë asaj, pas “durimit” që i kishte bërë nënës. Lajmi kishte mbërritur deri në SHBA dhe çifti është vërtetë kur ishte kthyer e kishte gjetur shtëpinë e saj të shitur. Pas kësaj ajo ka bërë një padi ndaj noterit për mashtrim. Mbi këtë çështje kishte nisur dhe hetim i Prokurorisë së Tiranës dhe tashmë dosja ka mbërritur në gjykatë ku është në pritje të gjykimit. Mentor Kikia

Vefa kërcënon bankat: “Do tërheq kapitalet e mia”

Pas vendimit për kufij në tërheqjen e parave Alimucaj reagon ashpër

Frikë, por edhe derdhje të reja në sportele

Njerëzit vazhdojnë ende të lëshojnë para me përqindje

kapitalet e mia”

Pas vendimit për kufinj në tërheqjen e parave Alimuçaj reagon ashpër Në faqen 7 Vehbi Alimuçaj

në sportele

Njerëzit vazhdojnë ende të lëshojnë para me përqindje Në faqen 7 Njerëz përpara sporteleve

"Hajdari të jetë jashtë radhëve të partisë tonë"

Dje mbledhje e Kryesisë së PD me Berishën TIRANË - Shuplakë e PD për Hajdarin. “Azemi jashtë grupit tonë parlamentar”. Ky ka qenë vendimi i kryesisë së Partisë e mbledhur dje në një takim të gjatë. Takimi i ngushtë i kryesisë ka formuluar edhe drejtimet bazë në të cilat do të lëvizë të shtunën mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar. Riorganizimi i vetëvetes, forcimi i strukturave drejtuese të PD dhe thellimi i reformës ekonomike kanë qenë temat bazë që janë debatuar për disa orë në zyrën e Shehut. Në takim ka qenë i pranishëm edhe kreu i shtetit Sali Berisha. Selia e PD; Azem Hajdari

Drogë përmes cigareve

Dy të rinj gjimnazistë fare afër vdekjes KORÇË / Policia kërkon me këmbëngulje shitësin misterioz

Blic antimaking mbi 100 mjete të bllokuara

Operacion në Durrës DURRËS - Superoperacion antimaking na në Durrës dhe 100 mjete janë bllokuara. Trupa të policisë dhe Ministrisë së Financave kanë organizuar një blic në tregun e veturave të qytetit të Durrësit. Një kontroll i befasishem që ka zbuluar dhjetra automjete me dokumenta të parregullta. Në faqen 5

Millosheviç “fal” Nishin e Beogradin

NGA BOTA Drashkoviç. Në faqen 2

Tele-Blu “pushton” Vlorën

SPEKTAKËL Vlorë. Në faqen 4

Shpejt tjetër Bathore në Tiranë?

Nga PD: “Asgjë e vërtetë do i strehojmë” Tension në ish-shkollën e Partisë pas vendimit për studentët . TIRANË - Një tjetër Bathore në Tiranë? Zgjidhja e problemit të studentëve pritet të lidhë një tjetër nyje gordiane për qeveritarët e Tiranës. Në ambientet e ish Shkollës së partisë gjithçka flet për një tension që pritet të shpërthejë nga dita në ditë. “Bëni gati placat, shpejt do t’ju shpërngulim”. Ky ka qenë urdhëri administrativ që ka mbërritur në ambientet e godinave për të krijuar një klimë pasigurie e tensioni. “Asgjë nuk është e vërtetë, nuk do të ketë shpërngulje”. Përgjigjja ka ardhur dhe nga zyra e PD-së Tiranës duke siguruar kështu një klimë normale e të qetë. Nënkryetari i PD Ekrem Kastrati është i mendimit se “Do të sistemohen të gjithë në apartamente normale e më pas do të kalohet në sistemimin e studentëve”. Në faqen 3 Ish-shkolla e partisë në Tiranë (Foto: P. Ilo)

Shehu ulet në pankinën e Besës

KRYESIA KLUBIT KA HEQUR LILAMANIN KAVAJË - Që nga dita e sotme Lilamani nuk do të jetë më në pankinën kavajase. Në vend të tij një emër i njohur në fushën e trajnerëve, Ramadan Shehu. Vetëm gjysëm sezoni ka zgjatur karriera e Lilamanit në pankinën e Besës. Një mbledhje e stërzgjatur e kryesisë së klubit bën e ka licensuar Lilamanin. Njoftimi ardhur nga vetë presidenti i Besës, Gëzim Kalaja, i cili ka bërë publik edhe emrin e zëvendësuesit të tij, Ramadan Shehu. Me një karrierë të pasur, e më pas trajner, Shehu do të ulet në pankinën kavajase për të ngritur emrin e skuadrës atje ku janë dhe dëshirat dhe aspiratat e tifozëve. Më shumë Shehu është marrë me sektorin e të rinjve, ku është shpallur disa herë kampion me skuadrën e Ministrisë Sportive. Por edhe të fituarit ai ka debutuar me sukses. Në rolin e konsultentit ai është shpallur kampion me Teutën në sezonin 1993-1994. Më pas ka drejtuar skuadrën e Partizanit në sezonin 1995-1996, por është larguar shpejt prej saj pas polemikave me drejtuesit e klubit. qe.ca

ANKTH DHE...

SHPRESE