21/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 janar 1997

Fajdet shpërthejnë në shesh

Ndërhyn policia, shtypet protesta Tiranë, mijëra vetë kërkojnë paratë e humbura. Tensioni shtrihet edhe në Fier e Shkodër Mbi 40 vetë të ndaluar dhe gati 100 të tjerë të shoqëruar në komisariate Në faqen 3 Shkopinjtë e gomës fluturojnë mbi demonstruesit. Sot Gjykata vendos për të ndaluarit Në faqen 3 Të dielën policia duke shtyrë turmën e demonstruesve në sheshin “Skënderbej” (Foto: P. Ilo) Të dielën policia duke shtyrë turmën e demonstruesve në sheshin “Skënderbej” (Foto: P. Ilo)

“Sërish protesta paqësore në rrugë e sheshe”

OPOZITA Gjinushi në protestë (Foto: P. Ilo) “Sërish protesta paqësore në rrugë e sheshe” Në faqen 9

“Hetimet për fajdet të mbyllen sa më shpejt”

PARLAMENTI Në faqen 9

Në rrugë kundër bankës: “Lironi paratë e Popullit”

Protestë në Shkodër SHKODËR - Demonstruesit në ndihmë të fondacionit “Populli”. Dhe paradite një grup kreditorësh të këtij fondacioni kanë protestuar paqësisht përpara ndërtesës së bashkisë duke kundërshtuar vendimin e bankave për ngrirjen e pasurive të fondacionit. Demonstruesit kanë kërkuar daljen e Bashkim Drizës në televizion për të dhënë garancitë e tij dhe kanë kërkuar se në rast se këto kërkesa nuk pranohen, të njëjten do të organizojnë një lëvizje të gjerë proteste në Shkodër. Një përfaqësi e demonstruesve realizuar një takim me kryetarin e bashkisë Bahri Borici, të cilit i kanë bërë të njohura kërkesat e tyre. Ata kanë kërkuar se nëse nuk zhbllokohen pasuritë e “Popullit” - i quajnë paratë e tyre - do të demonstronjnë në rrugët e qytetit. Er. MI.

“Jo dhunë në tubimet paqësore”

TIRANË - Protestë e menjëhershme e Komitetit të Helsinkit ndaj ngjarjeve të së dielës në shesh. Përdorimi i dhunës nga forcat e policisë dhe prangosja për të zhvilluar protesta paqësore, janë kundërshtuar ashpër nga organizata e të drejtave të njeriut. “Zgjidhja e krizës nuk mund të arrihet me ndërhyrje dhe dhunë policore”, thuhet në një komunikatë të posaçme të Komitetit, i cili kritikon dhe e konsideron të “pajustifikueshëm diferencimin që bëhet ndaj manifestimeve të forcave politike, duke rezervuar sheshin vetëm për aktivitetet e subjekteve proqeveritare”.

Tragjedi në Fier: Vdes një protestues

DJЕ TENSION EDHE NË QENDRËN E MYZEQESË. MJEKËT: “AI VDIQ NGA INFARKTI” Tragjedi në Fier Vdes një protestues

Policë në selinë PS: Ndalohet kryetari dhe tetë demonstrues

FIER - Shpërthehet me forcë selia e Partisë Socialiste në Fier. Policia kanda-luar dhe kryetarin e degës, Petro Koci dhe dy deputetë të tjerë lokalë. Po dhe në mbërmje janë ndaluar dhe zëvendëskryetari i socialistëve, Vladimir Shehu, kryetari i partisë së të drejtave të njeriut, Albert Bare dhe Roland Yzeiri, gazetari Koha Jonë. Pjesëmarrjen e grumbullimeve të paligjshme, kjo duket se ishte arsyeja e ndalimit të veprimtarëve partiakë në Fier. Në këtë akuzë gjatë demonstrimit të së dielës janë ndaluar dhe tetë persona të tjerë, që janë shoqëruar më pas në komisariatin e Fierit. Turma ka reaguar tepër ashpër gjatë ndalimit të demonstruesve, kurse social-listët e kanë quajtur të paligjshëm dhunimin e selisë së tyre; një burim pohon se për një veprim të tillë të forcave të rendit do të ketë padi penale. Ata thonë se policia ka tejkaluar kompetencat e saj gjatë përpjekjes për të ndaluar demonstrimin paqësor të njerëzve. Hu. Rre.

“Juve” mbretëreshë e dimrit

FUTBOLL Lazio-Juventus 0:2 “Juve” mbretëreshë e dimrit Në faqen 12

Klinton betohet para SHBA

NGA BOTA Në faqen 2 Klinton

Studentët i shpëtojnë ushtrisë

Fitojnë edhe të diplomuarit në ’95 TIRANË - Studentët nuk do të veshin më rrobën e blertë të ushtrisë. Një ligj i ri i ka përjashtuar ata nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv, në rast se në shkollën e mesme kanë bërë programet e plota të edukimit ushtarak. Ky është ligji i ri i ratifikuar për mbi 1500 shtetas shqiptarë që kanë mbaruar ose pritet të mbarojnë shkollat e larta, të cilët përfituan dje nga Parlamenti pas propozimit të bërë nga deputeti Krasniqi. Me efektë kohorë nga korriku i ’95, ligji “vlen” nga rroba ushtarake edhe mirën shtetas me arsim të lartë dhe nga kategori të ndryshme. Por më fatlumë do të jenë ata shtetas që në shkollën e mesme kanë bërë ciklin e plotë të edukimit ushtarak, kanë kryer më pas shkollën e lartë e tani ndodhen në shërbim të detyrueshëm ushtarak. Pas këtij ligji, ata që kërkojnë të përshtaten në këtë mënyrë ushtrimi në ushtri, do të përfitojnë nga ky ligj, i cili edhe djejtra studentë që kanë qenë në shkollës së mesme kanë kryer zbor ushtarak, por për këtë të ndryshme si shëndetësore, bursa, emigracion kanë detyruar të ndërpresin studimet e larta. Ka qenë një nga kërkesat e studentëve ajo e deputetit të ri thënë “po” në ligji të tillë, i cili i heq nga trupa ushtarake një armate të tërë civilësh. Studentë do të “zhvishen” nga rroba e blertë. Një ligj parlamentar përjashton ata që kanë bërë zborët në shkollë të mesme

Flet Luniku

“Paratë e fajdeve? Vendos Gjykata” TIRANË - “Paratë e fajdeve të bllokuara në banka do të nisin të shpërndahen pas një vendimi të gjykatave” - është guvernatori i Bankës Shqiptare, Kristaq Luniku, i pari zyrtar që ka folur dje për “itinerarin” e parave të fondacioneve të ngrira në banka në llogari të klientëve. Në mikrofonin e “Zërit të Amerikës” duke shprehur dëshirën e madhe të Bankës Shqiptare për kalimin së më shpejti të parave nga bankat e nivelit të dytë në llogari të klientëve të fondacioneve, Luniku ka shprehur shqetësimin për klimën financiare që mund të krijojë largimi i menjëhershëm i këtyre parave nga xhepat e bankave në ato të qytetarëve. Ndërkaq Luniku ka vërejtur dhe mangësi të theksuara të legjislacionit në fushën bankare, që duhen rregulluar në mënyrë urgjente, mes të cilave dhe miratimi i një ligji për luftën kundër pastrimit të parave. Pas vendimit të Qeverisë për ngrirjen në favor të klientëve të fondacioneve, të një shume prej 25 miliardë lekësh në banka, duket se do të duhet ende një rrugë e gjatë që paratë të rikthehen tek qytetarët, nëse firmat që ushtrojnë aktivitetin e huamarrjes do të rezultojnë me një sistem piramidal të aktivitetit të tyre, pas përfundimit të kontrollit të Komisionit të Transparencës. Përfaqësuesi i Bankës Shqiptare, Luniku ka deklaruar se paratë e bllokuara do të lëvrohen nga bankat vetëm pas një vendimi të gjykatës. Për zëra e arsye të bankave duket e k zbrazjen e arkës së bankave duhet aksion i ngjallur qysh tani alarmim e rritjes së menjëhershme të inflacionit dhe një goditje të klimës financiare në Shqipëri. “Kjo - tha Lunikuk - do të dëmtonte të gjithë shtresat e shoqërisë”. Por ndërkaq Lunikuk është shprehur për përmirësimin e menjëhershëm për legjislacionin ekonomik në Shqipëri, ku mes të tjerash pritet dhe miratimin e Parlamentit ligjit për luftën kundër pastrimit të parave. Kjo mesa duket lidhet me dyshimet e shumta të kohëve të fundit për një aktivitet me para të pista të firmave që marrin para me fajde.

Die vendosën deputetët, përfitojnë qindra universitarë

Droga nëpër konvikte

SOT TENDENCE SOT TENDENCE Droga nëpër konvikte Heroina në konvikt: studentët rrëfejnë Studentet: libra nën ferexha Me “Gazetën” inserti i posaçëm për të rinjtë Në faqet 5-8