Lushnja nën breshërinë e gurëve. Zjarr në Bashki
VEFA: “Do ulim interesat, kështu garantojmë kapitalet”
Lushnja nga mëngjesi deri në mbrëmje pushtuar nga protestuesit. Dorëzohen forcat speciale
Dymbëdhjetë sampista shtruar në spital të dëmtuar nga goditjet e breshërisë e gurave
Në faqen 3
Bisedime VEFA-Kamberi. “Vetëm të bashkuar mund të përballojmë tërmetin e fajdeve”
Në faqen 11
Një ri 19-vjeçar rrezikon të humbasë njërin sy. Rrëfimi i tij nga shtrati i spitalit
Në faqen 3
Foto H. Pustina
Bosët e fondacioneve: “S’ishim piramida”
Dje procesi: 20 vetë mbeten në burg
TIRANË - Dhjetra njerëz kishin rrethuar gjykatën e Tiranës dhe prisnin fillimin e makroprocesit antifajde.
Ishin familjarë të të pandehurve, kreditorë të tyre, kureshtarë dhe një numër i pazakontë uniformash blu. Prania e madhe e policisë dëshmonte se në gjykatë do të luhej akti i parë “hakmarrjes” së shtetit ndaj “vjedhjes me anë të mashtrimit në përmasa të mëdha” të qytetarëve shqiptarë.
Në faqen 9
Driza pas vendimit të arrestit
(Foto: P. Ilo)
Driza pas vendimit të arrestit (Foto: P. Ilo)
Fati Gjall içes: nis falimentimi bllokohen gjithë dokumentat
PËRMBARIMI
Fati Gjalliçes: nis falimentimi bllokohen gjithë dokumentat
“Gjenerali” i fondacionit në qeli bashkë me dy djemtë
GJYKATA
Në faqen 9
Shqetësim për valën e dhunës
TIRANË - Aktivistët të drejtave të njeriut janë alarmuar për atë që ata e quajnë, “shkallëzimin e dhunës në Shqipëri”.
Jo vetëm nga Tirana, por edhe nga Nju Jorku, ku vepron e famshmja “Human Rights Watch”, janë dërguar dhe deklarata të ashpra drejtuar opinionit publik dhe autoriteteve shqiptare.
Në një deklaratë të miratuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit merret shkas nga ushtrimi i dhunës ndaj Edi Ramës dhe Vladimir Myrtezajt. “Kjo ndodhi shkaktohet në deklaratë - i kapërcen kufijtë e një incidenti mbi baza personale dhe merr tiparet e një dukurie mjaft serioze që kërkon sigurinë e qytetarëve dhe një qasje më të gjerë pasqyrës sociale. Pikërisht i parë në këtë prizëm, ky akt i skajshëm intolerancë flet për atë fakt shqetësues se dhuna po fiton terren, po gjen hapësirë dhe po futet kërcënueshëm për të goditur fjalën e lirë...”
Situata mund të degjenerojë në një konfrontim që do të shtrojë “çdo kontroll”.
“Është dhe më e ashpër deklarata dhe vjen nga aktivistët e Nju Jorkut. Aty bëhet fjalë direkt për “dënimin e dhunës së ushtruar nga Presidenti Sali Berisha ndaj protestave paqësore kundër qeverisë”. Edhe në deklaratën e “Human Rights Watch” është cituar shprehja nga Edi Ramës dhe Myrtezajt duke u ushtruar në mënyrë të njëjtë siç ka rekomanduar Shqipërisë në respekt të dokumenteve të Komunitetit Europës dhe gjithë dokumentet e tjera të cilat do të angazhohet të respektojë lirinë e fjalës dhe të shprehjes.
DJE TAKIMI NË PRESIDENCË
Pelingu raporton “Piramida tek dy fondacionet”
Pelingu raporton
“Piramida tek dy fondacionet”
TIRANË - Ka mbërritur dje në Komisionin parlamentar të Ekonomisë raportimi i parë zyrtar i shtatës së këto fondacionet huamarrëse. “Ato kanë patur skema të pastra piramidale” thuhet në konkluzionet e deponimeve të Komisionit të transparencës. Ndërkohë që gjithëka ka lidhje me shifrat bilancet vazhdojnë të jetë më e mbështjellë me mister.
Në faqen 11
Berisha
Misteri dosjes Xhaferri: ish “fshehur” në gjykatë
Martini: “Në Apel erdhi vetëm para një jave”
Gjonaj
Policia shayen kasafortat
FIER
Turiela dhe leva për të mbledhur paratë
Në faqen 10
Sportellet janë të mbyllura
BERAT
Njerëzit mblidhen para firmave me ankth
Në faqen 3
Fajdet kthejnë prapa Kempesin
LUSHNJE - Nuk i ka shpëtuar zemërimit të njerëzve as Mario Kempes.
I nisur si zakonisht për të marrë pjesë në seancën stërvitore të paradites, dy kilometra në hyrje të Lushnjës, një grup njerëzish kanë dalë i kanë bërë të ditur se është e kotë të hyjë në qytet, pasi situata është shumë e tensionuar. I habitur dhe me një pamje tepër të pafajshme ai ka mundur të shpjegojë vetëm një fjalë të cilën e ka mësuar mirë në shqip: “Falëminderit”. Më pas është kthyer së bashku me vëllanë e tij Hugo për në Tiranë. Akomodimi duket më i sakti nëse sot do të jetë apo jo në pankinën lushnjare. Ndërkohë të gjithë ata që kanë lidhur kontratat e tyre me Xhaferrin janë në hall. Edu mesohet se gjatë gjithë seancave stërvitore ka qenë në gjendje shoku, ndërkohë që edhe “të huajt” e tjerë nuk kanë qenë më mirë. Siç dihet në përbërje të skuadrës lushnjare, por që kanë lidhur kontratë me Xhaferrin përveç Kempes dhe Edu janë edhe disa futbollistë shqiptarë. Kështu tako- i me pajkavtari i Dashit, Dalipit e Kocës, për të cilin mendohet se është nisur drejtim të Durrësit. Madje disa prej tyre nuk kanë marrë fare pjesë në seancat stërvitore. Siç dihet ata janë nën kontratë me Xhaferrin dhe të gjitha shpresat i kanë varur te ai. Në të njëjtën kohë ata kanë kërkuar nga pushteti lokal që të ndihmohet në mënyrë që të jenë në gjendje të përfundojnë kampionatin.
Kavajë, protestues në “Demokracia”
Demonstruesit thyejnë një lokal
KAVAJË - Makina të shumta që shpërndonin për në Lushnjë kanë mjaftuar menjëherë që lajmi të përhapet me shpejtësi edhe në Kavajë.
Në Lushnjë ka plasur protesta e “fajdeve”. Të zhgënjyer nga moria e parave e humbura të investuara kohë më parë te “Xhaferri”, “Populli” e “Gjallica”, shumë qytetarë kavajas kanë të njëjtin hall në më shumë qytete të tjera në Shqipëri. Kjo ka mjaftuar që edhe Kavaja dje të jetë një nga qytetet ku janë vërtetuar trazira. Demonstruesit kanë parullat kundër fondacioneve dhe kërkesa drejtuar qeverisë, më dhe njërën e të rinj të acaruar, kjo gjë pamja që Kavaja kishte kohë që nuk e kishte parë.
Pas diskutimeve të shumta, që pasuan kalimin e makinave të ndërhyrjes së shpejtë për në Lushnje, acarimi ka ardhur duke u shtuar deri sa është krijuar një grup protestuesish të cilët janë mbledhur në qendër të qytetit. Protesta ka nisur aty rreth orës 18.30 dhe gjatë saj janë dëgjuar edhe një herë parullat e shumta që janë dëgjuar këtu kohë thuajse në të gjitha qytetet shqiptare. Turma e protestuesve është drejtuar për në Bashki, ku është ndalur nga policia, e cila gjatë një ore e gjysmë proteste është munduar të ruajë qetësinë. Deri mbrëmjen në orët e vona të natës nuk ka njoftime për të dëmtuar nga palët. I vetmi incident që është shënuar ishte thyerja e xhamave e një lokali lojërash, por edhe këtu policia ka ndërhyrë për të shmangur dëmet e mëtejshme. Protesta është mbyllur aty rreth orës 20.00.
Studentët e arteve: “Ndaloni dhunën”
PAS NGJARJES ME RAMËN
TIRANË - Të indinjuar, të zhgënjyer, të ofenduar, të inatosur... Portretet e studentëve të Akademisë së Arteve mbanin mbi vete shumë nga këto fajle që përmenden me sipër.
TIRANË - Të indinjuar, të zhgënjyer, të ofenduar, të inatosur... Portretet e studentëve të Akademisë së Arteve mbanin mbi vete shumë nga këto fajle që përmenden më sipër. Lajmi i ushtrimit të dhunës së egër mbi Edi Ramën dhe Vladimir Myrtezaj, në të dy figurat të njohura të artit dhe të kulturës studentëve, i ka detyruar që të jenë auditorët e tyre. Dje Akademia e Arteve ka qenë mbushur. Ka qenë një pushtim i pazakontë prej askujt, por i detyruar për t’u bërë në emër të protestës kundër dhunës. Studentët artistë kanë dalë në sheshin para Akademisë që në orët e para të paradites. Një telajo me fotot e Ramës së përgjakur i bënte thirrje gjithë kolegëve të tyre të bashkohen me këtë formë proteste.
Një deklaratë që i drejtohet të gjithë studentëve ka bërë thirrje që në këtë protestë të bashkohen të gjithë kolegët e tyre që janë kundër dhunës. Një manifest gjigand është shkruar në mes të thirrjeve të shkruara në dy gjuhë, shqip dhe anglisht: Jo dhunës. Në deklaratën e tyre tregohen arsyet që i shtynë të braktisin auditorët, konsideratat e tyre mbi dhunën e ushtruar ndaj Ramës dhe Myrtezajt, të cilën e cilësojnë “si dhunë e ushtruar ndaj mendimit të lirë intelektual”. Dje pasdite policia ka hequr parullën e madhe ku shkruhej: Ndal dhunës.
Manifestë dje në Akademinë e Arteve