28/01/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 janar 1997

Shqipëria në epokën e gurëve

Burgu i Kavajës në kryengritje: vriten dy vetë Parlamenti: "Ushtria në rrugë" Meksi: "Më 5 kthejmë paratë" Pas ngjarjeve të dhunshme të së dielës ndërhyn policia. Vetëm në Berat ndalohen 145 vetë Edhe mbledhjesh në PD. Të dielën dhe dje mblidhet kreu i partisë në pushtet Në faqet 5-6 Tension i lartë rreth burgut të Bardhorit. Të burgosurit e irrituar mbajnë peng gardianët Në faqen 3 Të dielën janë djegur bashkitë e shumë qyteteve. Dhe ushatarë e policë kanë rivendosur qetësinë Në faqet 4-9 Shkëmbime gurësh në shesh (Foto P. Ilo) Shkëmbime gurësh në shesh (Foto P. Ilo)

Opozita: "Jo ushtrisë" PD: "Mitining para Bashkisë"

Ndërron në momentin e fundit vendi i protestës PD TIRANË - Fajdet “pushtojnë” politikën shqiptare. Akuza e kundërakuza, deklarata e mitingje, konferenca shtypi e propagandë, ja cili është tani preokupimi i njerëzve që merren me politikë në Shqipëri. Dje PS ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe krijimin e një kabineti teknik, ndërsa PD ka akuzuar partitë e opozitës si organizatore e shkatërrimeve të mëdha duke aluduar për nxjerrjen jashtë ligjit të njerëzve prej tyre. Situata politike duket gjithnjë dhe më e mjergullt, ndërkohë që “makina” e propagandës partike ka nisur të zhurmojë... Në faqen 5 Shehu Mejdani Shehu; Mejdani

Vlorë, shpërthen skafi: dy të vdekur 8 të humbur

Në faqen 11

Sulmohet Gjykata e Selia PD

LUSHNJE Sulmohet Gjykata e Selia PD Zjarri protagonist edhe të dielën. Digjet Prokuroria Në faqen 8

Bomba ndez Bashkinë

VLORË Bomba ndez Bashkinë Rrezikohet Komisariati, gurë dhe shishe ndaj policëve Në faqen 9

Revolta i vë flakën qytetit

FIER Revolta i vë flakën qytetit Sulmohet me gurë e pastaj ndizet zjarri në zyrat e Bashkisë Në faqen 9

Mashtrimi i Sudes, dje procesi i parë

Dje seanca e parë ndaj superfajdeve. Një gjykatës zbulon firmën "Miresia" Xhaferri, misteri i ri: "Kishte regjistruar firmë tjetër" TIRANË - Sudja nis kalvarin e saj me gjyqet. Dje ajo ka dalë përpara gjykatësve për t’u përgjigjur rreth 4 padive të para të bëra ndaj saj. Katër klientë, të cilët kishin depozituar 100 mijë dollarë, kanë qenë të parët, të cilët duke paguar një përqind të kësaj shumë, kanë denoncuar fajdexheshën. Një tjetër mister ka lindur për Xhaferrin. Tani është zbuluar se ai kishte edhe një shoqëri import-eksporti, me të cilën dyshohej se bënte lëvizje të parave të marra nga fajdet. Në faqen 2 Sudja Xhaferri Sudja; Xhaferri

SHBA: “Ndaloni dhunën e partitë të nisin dialogun”

Mbërrin deklarata e Departamentit të Shtetit TIRANË - Hiqni dorë nga dhuna dhe vendosni dialogun politik për zgjidhjen e krizës së shkaktuar nga shembja e disa piramidave fajde. Është ky mesazhi që Departamenti i Shtetit Amerikan i ka dërguar Tiranës. “Këto probleme nuk mund të zgjidhen me dhunë” - ka deklaruar dhe zëdhënësi i departamentit të SHBA - duke i bërë thirrje Qeverisë shqiptare dhe gjithë shqiptarëve që t’i zgjidhin këto probleme në mënyrë paqësore. Zëdhënësi i Departamentit të shtetit amerikan ka theksuar në deklaratën e tij se “fillimi i dialogut politik është tejet i domosdoshëm për të ardhmen e një demokracie të qëndrueshme në Shqipëri”. Shtetet e Bashkuara të Amerikës - nënvizohen në deklaratën e mbërritur dje nga përtej oqeanit - ju bëjnë thirrje forcave politike për vendosjen e një dialogu që do të mundësonte zgjidhjen e problemeve ekonomike dhe politike të vendit. Që pas zgjedhjeve të 26 majit të vitit të kaluar - për zhvillimin e cilave SHBA paraqitën rezerva të mëdha - është konstatuar një ftohje e klimës së marrëdhënieve mes superfuqisë të demokracisë perëndimore dhe nxënësit më fillestar e njëherazi më të vogël të saj. Një sërë deklaratash të Departamentit amerikan të shtetit kanë shprehur kritika dhe rezerva për Tiranën lidhur me garantimin e lirive themelore të njeriut, respektimin e lirisë së shtypit, hartimin e një Kushtetute të re me kontrobut gjithëpjesëmarrës të forcave politike të vendit, madje kanë sugjeruar dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme. Deklarata e fundit mbi krizën e fajdeve pason paralajmërimet e bëra para pak ditësh nga SHBA për të gjithë shtetasit amerikanë, të ndodhur këto ditë në Shqipëri, për të qëndruar sa më larg trazirave që kanë shpërthyer në rrugët e vendit më të varfër të Europës.

Shpërthejnë protesta dhe në Veri

PESHKOPI - Atëherë kur në qytete të tjera kishte rënë qetësia paqitmas shpërthen edhe në Veri. - Atëherë kur në qytete të tjera kishte rënë qetësia paqitmas shpërthen edhe në Veri. Në Peshkopi ka nisur dje revolta e ajdeve. Dhjetra vetë kanë nisur protestat të cilat kanë përfunduar, si dhe në disa rrethe të tjera, me sulme e shkatërrime. Viktimë ka mbetur edhe një kameraman i Televizionit i cili është goditur. Protesta është ngritur para mureve të Bashkisë. Thirrjet e zakonshme “Duam paratë tona”, apo ato kundër Qeverisë kanë vazhduar me një sulm drejt zyrave të Kadastrës, së cilës i është vënë zjarri. Nuk dihet dëmi, por shumë dokumenta të rëndësishme janë përpirë nga gjuhët e flakëve. Në rrezik edhe Bashkia drejt së cilës ishin lëshuar disa gurë. Sipas agjencive të ndryshme të lajmeve ka patur edhe përplasje me policinë e disa prej uniformave blu edhe janë plagosur. Por për fat ka shpëtuar goditja e Bashkisë, xhamat e së cilës kanë mundur të rezistojnë nëpër duart drithëruese. Nuk dihet ende nëse policia ka ndërhyrë, pas shpërthimit të protestuesve, për të bërë ndalime.

Atentat ndaj Legisit

LAJMI I FUNDIT TIRANË - Atentat ndaj Ndre Legisit, Pothuaj në gjendje kome, me frakturë të rëndë në disa pjesë të kockave të kokës, është raporti i parë mjekësor konfirmuar në spitalin ushtarak. Anëtari i lartë i socialistëve është qëlluar mbrëmë me një kokërr nga persona të panjohur. Një goditje që ka qenë tepër e rëndë dhe ka bërë që Legisi të bjerë menjëherë në koma. Ai është dërguar - sipas burimeve të Partisë Socialiste - urgjentisht në spitalin. Sipas pohimeve të para situata e Legisit paraqitet tepër e rënduar dhe e rrezikshme. Legisi është sulmuar, ndërsa ai po dilte nga shtëpia e tij, rreth orës 21.00. Persona të panjohur i janë afruar në befasi duke e qëlluar me një send të fortë. Goditjet duket të kenë qenë të shpeshta në kokë, pasi anëtari i lartë socialist ka humbur menjëherë ndjenjat. Nga Spitali Ushtarak, ka qenë e vështirë të merret vesh situata e vërtetë shëndetësore e Legisit. E vetmja gjë që është mësuar nga burimet e PS kanë qenë se ka kaluar menjëherë në koma. Një situatë e tillë kishte ngjarë pak ditë më parë me diktatorin e policistit Edi Rama. Edhe ai ishte sulmuar në errësirë nga dy persona të cilët e masakruan.

Tiranë, pushtohet sheshi kryeqyteti përgjigjet

KRONIKA E DITËS SË DIELË Tiranë, pushtohet sheshi kryeqyteti përgjigjet Nga protestat në kryeqytet