Dje Qeveria ka përcaktuar të gjitha procedurat që do të ndiqen për kthimin e fondeve të ngrira
Nga paratë e “Popullit” do të kthehen vetëm 60 përqind
Sot publikohet sasia e lekëve që do të rimbursohen nga depozitat e fondacionit Xhaferri
Dorë e lirë për tërheqjen e parave. Meksi: “Njerëzit mund të zgjedhin vetë nëse duan cash apo librezë”
Në faqen 3
Dje policia ka mbyllur selinë e kompanisë Gjallica. Dyllosen arkat e sportelet dhe gjithë dokumentacioni
Në faqen 2
“Lamerica” në ekran: përse tani?
MBRËMË RAI UNO
Fatos Baxhaku Italianët më në fund janë kujtuar. “Duhet ta shfaqim patjetër”, doket thënë ndonjëri në kancelaritë romane që vendosin mbi RAI UNO. Dhe sinjali televiziv italian ka bërë që në shtëpitë tona të rishfaqen mbrëmë ngjarjet e dhimbshme të refugjatëve. Bëhet fjalë për njërin prej filmave më të diskutueshëm që janë bërë ndonjëherë mbi Shqipërinë. “Lamerica” e të njohurit Amelio ka bërë shumë të të shkruajnë, të debatojnë, të mërz… [?], të tratosen, me një fjalë të diskutojnë. Përderisa është kështu - në qoftë se kemi specialistë të kinematografisë - do t’ju propozojmë të themi se, pavarësisht nga fakti, që filmi është bërë nga njëri prej emrave më në zë të ekranit të madh italian, ai, aq do të jetë. Shumë vetë e kanë mbrojtur, shumë të tjerë - duke përfshirë Kadarenë dhe Vargas Llosën - e kanë kritikuar. E vërteta është se filmi nuk e arrin suksesin të cilin synonin prodhuesit e tij. Ne nuk duam, por edhe nuk na takon të vlejsojmë deri në fund vlerat e tij artistike. Një pyetje nuk na është vepër nuk është ndarë gjatë të gjithë kohës që kemi parë filmin e Amelios. Përse pikërisht tani? Historia e shfaqjes së filmit të Amelios zë fill nga një hapet e parë të projekcionit të tij nëpër ekrane. Atëherë u tha se vetë regjisori donte të merrte edhe impresionet e shqiptarëve për veprën e tij më të fundit. Filmi, madje, ishte gati të shfaqej në ndonjë prej kinemave të pakta shqiptare. Por kjo nuk ndodhi. Nga burime italiane u tha me “elegancë” se filmi nuk mund të shfaqej për shkak të polemikave të fundit. Më pas u harrua nga shqiptarët përfshirë “valë e fajdeve” derisa u rishfaq në RAI UNO – dhe kjo është një rrëfim sikur të shfaqej në kinematë shqiptare, ndoshta dhe më shumë – pikërisht kur Shqipëria është e përfshirë nga një valë e re trazirash që të kujtojnë Shqipërinë e parë nga Amelio. Nga ana tjetër e bregut nuk vjen vetëmbrojtja. Dje gazetarja italiane ka një gojë kryesisht vetëm një pyetje: A do të ketë valë të re revolte? Paralelisht me këtë shtohen kontrollet në Kanalin të ngushtë të Otrantos. Nuk mund të mos mendojmë se edhe imazhet artistike të “Fëmurcë shqiptare” në film janë pjesë në mos e këtij plani, të paktën e kësaj psikologjie, që mund ta quajmë me plot gojën “frika shqiptare”. Të mëdhenjtë janë të mëdhenj dhe të varfrit të varfër, kjo është e kuptueshme. E vetmja gjë për të cilën na vjen vërtet keq është fakti që një vepër artistike, sikur se është “Lamerica”, të marrë një rrjedhë në psikologji të tillë. Kjo është vërtet e trishtueshme.
Berisha fton partitë: “Ç’do bëjmë me firmat?”
Ftesë e Presidentit për 20 parti të vendit
Mejdani
Berisha
Godo
Në faqen 4
Mejdani. Berisha. Godo.
Angjeli: “Duhet të mbyllen shpejt edhe kompanitë”
NE PS
Angjeli: “Duhet të mbyllen shpejt edhe kompanitë”
Ekspertët socialistë janë mbledhur dje për të diskutuar problemin e fajdeve
Në faqen 4
Fatos Lubonja dhe Daut Gumeni në krye me Kolën
FORUMI I RI
Fatos Lubonja dhe Daut Gumeni në krye me Kolën
Sot do shpallet programi dhe platforma e bashkimit të forcave opozitare
Në faqen 4
Vefa dhe Kamberi së bashku në një union të ri financiar
. TIRANË – Kompanitë e mëdha investitore ulin përqindjet e interesave. Në një mbledhje të bërë dje me presidentët e tyre Cenaj & Co, Kamberi & Co, Vefa Holding dhe Silva është konkluduar në një marrëveshje të përbashkët për uljen e interesave në 5% përqindje në vit. “Kemi qenë në presionin e të ashtuquajturave “fondacione bamirëse” – është thënë në deklaratën e përbashkët të tyre – jemi detyruar t’u hapim krerëve përqindje të larta interesi, që së shpejti do të ulin normalë të bizneseve tona”. Gjithashtu kompanitë justifikohen se për arsye të rritjeve të shpejta të zhvillimit të tyre dhe të kufizimeve të njohura në dhënien e kredive bankare, kanë qenë të detyruar të mobilizojnë grumbullim në një pjesë të rëndësishme të kursimeve monetare të popullsisë, të cilat – sipas tyre – janë materializuar në investime prodhuese dhe shërbimi. Në faqen 3
Vehbi Alimucaj dhe Ferdinand Kamberi
SUDJA AKUZË
. Sudja sërish në hall. TIRANË – Ndërlikohet çështja “Sude”. Dy fajdexhinj që i merrnin para fatkeqve të qytetarit i fusnin ato te Sudja. Dosja e tyre tashmë është bashkëngjitur dosjes së saj. Në faqen 2
Me to edhe Cenaj & Co dhe Silva: "Përqindjet sa të bankave"