18/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 shkurt 1997

Banka Botërore: 100 milionë fajdeve

Gati një plan i institucioneve ndërkombëtare për të zbutur dhimbjet e rënies së piramidave Shehu: “Dua një tryezë vetëm me socialistët” Më 24 shkurt kriza shqiptare shqyrtohet në Bruksel. Administrim i kontrolluar për kompanitë? Gati një plan i institucioneve ndërkombëtare për të zbutur dhimbjet e rënies së piramidave Banka Botërore: 100 milionë fajdeve Shehu: “Dua një tryezë vetëm me socialistët” Më 24 shkurt kriza shqiptare shqyrtohet në Bruksel. Administrim i kontrolluar për kompanitë? Qeveria vendos: “Kredi atyre që kanë humbur shtëpitë në lojën e fajdeve” Në faqen 3 Në Bruksel ministrat do diskutojnë për fajdet: “Duhet ndërhyrë në Shqipëri” Në faqen 3 Lideri i PD: “S’do jetë tryezë teknike”. Socialistët: “Dakort, por sot vendosim” Në faqen 2 Kola: “Lejimi i mitingjeve do të ishte një shenjë për hapjen e dialogut”

Ultimatumi i Vlorës: “Të largohet Meksi ndryshe agravë urie”

Një rezolutë bashkon partitë Bashkia e Vlorës VLORË - Vlora dërgon ultimatum. “Të largohet Qeveria. Në vend të Meksit një qeveri teknike dhe pastaj zgjedhje të reja politike. Ndryshe do të shkallëzohen protestat deri në grevë masive urie”. Një rezolutë e ashpër është firmosur dje në “kryeqytetin” e protestës nga përfaqësues parlamentarë, politikë, përfshi dhe Partinë Demokratike, shoqata të ndryshme dhe nga Kryetari i Bashkisë e deputeti Gëzim Zile. Përgjigja pritet të vijë nga Tirana deri në datën 20 shkurt. Në faqen 4

Tradhti dashurie: Vret të shoqin dhe djeg shtëpinë

Dyshime mbi gruan TIRANË - Eche dashuria vret dhe shkatërron. Një grua ka helmuar të shoqin - të pakën kështu dyshohet tani për tani nga policia - për shkak të një dashurie të tjetër, ka djegur shtëpinë e prindërve të tij dhe ka shkaktuar gjithë pasurinë që kishin mbi dhe. Ndërsa familja e viktimës ishte zyrtar në një për humbjen e mënjanuar, ekspertët mjeko-ligjorë kanë zbuluar se dyshohet për një krim. Një histori e trishtë që ka tërhequr në polici një grua, ndërkohë që një familje ka përfunduar në rrugë. Të paktën sipas dyshimeve të para ka qenë një dashuri ajo që ka shkaktuar dhe tragjedinë. Një grua kishte vendosur të vriste të shoqin, për shkak se mes saj dhe një tjetri kishte lindur një dashuri e re. Për të hequr qafe burrin e saj ajo kishte përdorur helmin. Pas vdekjes lajmëronte se mbërritur në familjen e viktimës, në një fshat të Elbasanit, se ai kishte vdekur i reumuar nga një sëmundje që kishte treguar në një lokal. Vdekja e tij kishte qenë si bombë mbi prindërit dhe të afërmit e tjerë. Familja brenda pak vitesh ishte goditur nga disa tragjedi radhazi. Por vetëm tre ditë pas vdekjes ishte zbuluar, e vërteta me 12? ... e saj, me sa duket, të pakënaqësisë dyshohet - përfshirë edhe një burrë që banonte mbi të, që kishte dërguar një tjetër bombë në shtëpinë e vjehrrës dhe vjehrrit. Natën në gjumë më ka dalë në ëndërr burri, duke më thënë se pas meje do të vdesin dhe persona të tjerë nga kjo familje, pasi kjo shtëpi është e mallkuar dhe se duhet djegur”. Indëshkuar rëndë nga vdekjet, edhe vetë pjesëtarët e kësaj familjeje, shtyrë detyrimisht drejt besytnive, kishin dyshuar se ajo shtëpi ishte vërtet ters dhe se diçka kishte pasjellë. Kështuçe kishte manifestuar kjo ëndërr që ata vetë, në mes të ditës, “të vënë zjarrin shtëpisë së tyre, duke e djegur me gjithçka që kishte brenda. Nuk dua t’ia them më pas asaj. Le ta marrë uji, nuk po qe kjo shtëpi e mallkuar të digjet, - të bindur prindërit e moshuar i kishin vënë zjarrin shtëpisë. Por nuk kishin mjaftuar me kaq. Ata të nesërmen kishin shkaktuar edhe demë të gjitha të tjerat që kishin si pasuri, duke mbetur në mes të katër rrugëve. Por pas kësaj mjegët ekspertë-ligjorë kishin zbërthyer viktimën dhe kishin bërë ekspertizën, pas të cilës kishin dyshuar se vdekja kishte ardhur si pasojë e një helmimi me substanca toksike dhe dyshimet kishin rënë mbi të shoqen. Pas kësaj ajo është arrestuar nga policia për t’u hetuar. p.re.

Luftë tryezash, sot dita e Forumit

PD refuzon: "S'pranojmë ftesa shoqatash" Kola: "Lejimi i mitingjeve do të ishte një shenjë për hapjen e dialogut" TIRANË - “Luftë” ftesash mes partive të opozitës dhe pozitës dhe shoqërive për zgjidhjen e krizës. Forumi kërkon dialog me PD e forcat e tjera parlamentare, ndërsa PD fton në tryezë vetëm socialistët dhe refuzon takimin e sotëm të grupimit opozitar. Shehu i partisë në pushtet thotë se nuk mund të shkojë në takime shoqatash, ndërsa kreu socialist lë të hapur vendimin për të pranuar ose jo dialogun me PD. Gjithsesi, shpejtësia që ka marrë tashmë gara e ftesave dypalëshe apo shumëpalëshe, ka lënë ende në mjegull një dialog të mundshëm mes partive. Intervistë Gazetari anglez: "Burim i sigurt" S'iep hollësi Unë munda të mësoj se shërbimet e huaja i kishin raportuar këto Në faqen 3 Forumi për Demokraci

Gjykatë, dueli Alia-Isai

Isai: “Alia urdhëroi të qelloja” Sot në orën 9.30 procesi për ish krerët e PPSH TIRANË - Do të nisë sot në Gjykatën e Tiranës procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të shtetit komunist. Ish-Presidenti Ramiz Alia dhe ish-Ministrat e Brendshëm Hekuran Isai e Simon Stefani do të jenë në bankën e të akuzuarve, ndërsa Gramoz Ruci e Qemal Lame do gjykohen në mungesë. E pa pritura e këtij procesi do të jetë ballafaqimi i Alisë me Isain, i cili në hetuesi ka thënë se gjatë rrëzimit të përmendores së Enver Hoxhës, në shkurt të ’91, Alia e kishte urdhëruar që të qëllonte mbi turmën. Në faqen 9 Alia, Isai e Stefani

TENDENCE

Akademia Arteve: Ankthi i provimeve Në faqet 5-8

NGA BOTA

Bosi kërcënon: "Do nisim grevë" Në faqen 11

Ministria hap ditën jeshile: Të shtunën fillon kampionati

Në faqen 11

BULQIZË, 13 PLAGOSEN

BULQIZË - Një aksident i rëndë automobilistik ka shkaktuar tragjedinë. Shtatë vetë kanë mbetur të vdekur në vend dhe 13 të tjerë janë plagosur. Ndër ta, dy shtetas janë në gjendje tepër të rëndë. Aksidenti ka ndodhur dje në mëngjes, në orën 08.00 në vendin e quajtur Temovë e Madhë, në rrethin e Bulqizës. Një kamion, që drejtohej nga Halil Gjika, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë. Për të plagosurit janë vënë në dispozicion helikopte- rët e Ministrisë së Brendshme dhe dhe asaj të Mbrojtjes. Ata janë transportuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës dhe janë vënë menjëherë nën kontrollin e mjekëve. Por bluzat e bardha konfirmojnë se gjendja e dy prej të plagosurve është shumë e rëndë dhe ata deri dje në mbrëmje mund të japin vetëm një diagnozë të rezervuar. Ekspertët e qarkullimit rrugor mendojnë se aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovrimi të gabuar të shoferit.