Brukseli kërkon: “Në Shqipëri duhet të nisë dialogu”
Nga greva gjashtë studentë kanë përfunduar në spital. Gjendja e tyre sa vjen e keqësohet
VLORË - Situatë shumë e tensionuar në Vlorë. Studentët e ngujuar në grevë që prej pesë ditësh kanë filluar të kenë shqetësime të shumta si rezultat i mosushqimit, dhëmbje koke, rrahje të shpejta të zemrës dhe dobësi të përgjithshme.
Mbrëmë mbledhja e 15 ministrave të Jashtëm të BE: “Të respektohen parimet e demokracisë”
VLORE - Situatë shumë e tensionuar në Vlorë. Studentët e ngujuar në grevë që prej pesë ditësh kanë filluar të kenë shqetësime të shumta si rezultat i mosushqimit, dhëmbje koke, rrahje të shpejta të zemrës dhe dobësi të përgjithshme.
Mjekët kanë larguar dhe u kanë kërkuar ndërprerjen e grevës gjashtë studentëve që kanë pasur dhe gjendjen më të rëndë shëndetësore. Por dhe tre studentë të tjerë janë sërish në të njëjtat kushte. Tani të ngujuarit qëndrojnë shtrirë gjatë gjithë kohës dhe përpiqen të “kursejnë” çdo lëvizje të tepërt. Dhe dhjetra mijëra demonstrantë kanë vazhduar protestat e tyre në Sheshin e Flamurit dhe sidomos përpara ndërtesës së Univer-sitetit. Demonstrantët kanë kërkuar po dje mbylljen e zyrave të Bashkisë dhe pezullimin e punës në Gjykatën e Prokurorisë.
Ndërsa në Vlorë gjendja keqësohet, nga Brukseli mbërrijnë vërejtjet për Tiranën. “Të respektohen parimet e demokracisë dhe detyrimet ndërkombëtare”, është thelbi i konkluzioneve në të cilën kanë mbërritur mbrëmë 15 ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian. Si përherë nuk ka munguar edhe apeli për dialog: “Qeveri dhe opozitë duhet të ulen e të bisedojnë”. Ministri italian Dini ka deklaruar se duhet mbështetur që “ai vend të kalojë vështirësitë e tij”. Madje ai ka shtuar se “çështjes shqiptare i duhet kushtuar një kujdes i veçantë”.
Në faqet 2,3
Paratë e Vefa-s: Ja kush merr sot në Tiranë e Vlorë
Në faqen 4
Studentët vlonjatë në grevë (Foto: H. Pustina)
Leku drejt humnerës banka rrit interesat: Kreditë më shtrenjtë?
Andrea Stefani Gëmadhat pirami-dale dhe shlyerja e përshpejtuar e borxhit nga firmat, kanë shkaktuar rëshqitjen e frikshme të lekut shqiptar në tregjet që nuk i shihet fundi. Dhe çmimi i një dollari amerikan është ngjitur rrëmbyeshëm dhe thuajse ka rënë në portit, rendin t’i “përkëthejnë” lekët në “gjuhë” të huaj për të mbrojtur vlerën e fitimeve të realizuara nga shitja e mallrave. Rrjedhimi, rritja drastike ofertës në lekë, përthyhet në prizmin transparent të tregut të këmbimit, duke u transformuar në kërkesë për prekur kuotën e 140 lekëve. Dhe duket, të frikësuara nga kjo rënie drastike e kursit të këmbimit të monedhës vendase, bankat shtetërore të nivelit të dytë kanë reaguar, po dje, duke rritur ndjeshëm përqindjet e interesit për disa nga llojet e depozitave në monedhë vendase. Dollari amerikan ka arritur të shitet dje në tregun e valutës në Tiranë edhe 139.40 lekë duke u shtrenjtuar rrufeshëm 5 lekë krahasuar me ditën e shtunë. Dhe s'ka asnjë dyshim se faktori kryesor i kësaj dukurie është vërshimi në kanalet e qarkullimit jashtëbankar i shumave të konsiderueshme në lekë, si rrjedhojë e shlyerjes së borxhit të fondacioneve “Populli” e “Xhaferri”, por veçanërisht, e kthimit të një pjese të kapitalit të klientëve nga kompania “Vefa” holding. Është një fryrje e masës monetare në qarkullimin jashtëbankar në lekë dhe një shpejtim sepse edhe “Vefa” depozituara në lekë sipas kursit ditor të këmbimit. Ndërkaq duhet se pagesat e dy fondacioneve piramidale bëhen gjithashtu vetëm në lekë. E ndërsa masa e lekëve shtohet çdo ditë me ritme galopante, masa e valutës që qendron përballë saj pakësohet relativisht, për pasojë rritet me të sporti i saj. Po zgjerohet fizikisht të masës së valutës krahasuar me bymimin masës së lekëve, e shumfishtë psikologjia e panikut inflacionist që ka pushtuar njerëzit. Janë gjithnjë e më të shumtë personat që sapo tërheqin shumat e lekëve nga sportelet e fondacioneve apo firmave, rendin t'i këmbejnë me valutë në tregjet e para, sepse tërheqja e sasisë përkatëse të valutës në disa milionë të fitimit të realizuara nga shitja e mallrave. Rrjedhimisht, rritja drastike ofertës në lekë, përthithët në p zbritjen e çmimit të tregut të këmbimit, duke u transformuar në rritjen e kërkesës për para të huaj. Të gjithë janë të etur të zhveshin sa më shpejt “gjëmimet” e lekut - dhe kjo s'ka të bëjë aspak me patriotizmin - për t'i këmbyer ato me diviza të huaja. Dhe leku bie e bashkë me të edhe fuqia reale blerëse e rrogave apo pensioneve të qytetarëve ende në nivele modeste. Bashkë me lekun, po bien ekonomisht të gjithë. Tëndodhura përballë këtij trëni[?] të simbolit monetar të shtetit, Banka Kombëtare Tregtare shpalli dje një rritje të ndjeshme për depozitat e saj dhe 12 mujore në lekë, ndërkohë që interesat për depozitat në valutë mbeten të fiksuara në nivele shumë më të ulta. Është kjo një masë kundërinflacioniste që synon t'i bëjë njerëzit të interesuar të depozitojnë shumat në lekë pranë bankave duke zgjuar kështu, qarkullimin e tyre jashtë bankar. Mbetet për t'u parë nëse kjo nyjë interesante, do t'i shtyjë njerëzit, që në udhëkryqin mes tregut valutor dhe bankave, të zgjedhin sportelet e këtyre të fundit. Dhe nëse nuk ndodh kështu, s'është aspak çudi që bankat të ngjisin edhe hapa të tjerë në shkallaren e interesave. Por ndoshta arma kryesore për luftën kundër inflacionit në një politikë monetare është, rritja e interesave, që edhe anën e prapme të medaljes, anën negative: shtrëngimin e kreditit për edhe të investimeve. Të pasiguruara, pa masa një dimension në politikës fiskale -ulje për shembull të disa taksave mbi biznesin për të balancuar shtrëngimin për kosto të investimeve- përpiqet antiinflacion në një mënyrë të thellë të tjerë, mund të frenojnë rritjen ekonomike. Veç kësaj ka edhe modermi fiskal, qendrën makthi i thellimit të deficitit buxhetor. Është një rreth i shumfishtë vicioz në këtë pr anë e cilit duhet të rendoj Qeveria...
Oxa: "Shqipërisë ia dedikoj çmimin"
Oxa me xhaxhain e saj Oxa: "Shqipërisë ia dedikoj çmimin" Në faqet 5-8
Ja humbjet në piramidën Gjallica
Kreditorët kanë lënë 145 milionë dollarë
Kontrolli i Shtetit bën bilancin: ryshfete, sponsorizime...
TIRANË - “Gjallica është piramidë”. Duke thënë këtë përfundim mbi kompaninë 4-vjeçare, drejtuesit e Kontrollit të Shtetit, kanë dhënë shifrat më kryesore lidhur me kontabilitetin e saj. Janë më se 145 milionë dollarë dëme efektive që i janë shkaktuar kreditorëve të saj dhe është pikërisht shuma që aty duhet t'u shlyhet. Ndërkohë në këtë raport janë dhënë edhe një varg sponsorizimesh që kanë bërë drejtuesit e saj, shpenzimet për pritjet dhe përçjelljes dhe hua të ndryshme dhënë disa personave. Ndërkohë përmendet edhe një shumë prej 50 mijë dollarësh injektuar për Partinë Demokratike. Por po dje, nga zyrat ekonomike ka mbërritur konfirmimi i demokr atëve që “është e vërtetë që kemi marrë para, por këtë na e lejon ligji”. Ditën e hënë në Durrës, më se 300 përfaqësues të kreditorëve të firmës kanë kërkuar grevë urie, në rast se paratë e tyre nuk kthehen nëpër kuleta. Në faqen 4
Selia e Gjallicës në Vlorë
Iu rikthye drogës: overdoza i merr jetën
Një grua grabitet e masakrohet me automatik
TIRANË - Një tjetër i ri ka rënë në kurthin e drogës. I riu R. H. nga Tirana është mbërthyer nga kthetrat e helmit të bardhë pas një overdoze. Vetëm pak javë pasi ai kishte luftuar për të hequr dorë nga shiringat e vdekjes, nuk i ka rezistuar tundimit të tmerrshëm dhe ka provuar sërish. Por këtë herë sasia e madhe e kokainës në mënyrë fatale, duke i shkaktuar vdekjen. I riu, nga Lapraka, kishte mesë një vit që drogohej, ndërsa familjarët e tij e kishin marrë vesh këtë vetëm pak kohë më parë. Ndërsa po në Tiranë një tjetër i ka marrë jetën një gruaje të re, nënë e tre fëmijëve. Ajo është sulmuar nga dy persona me kaska në kokë, të cilët, pasi e kanë grabitur, e kanë qëlluar me automatik. Në faqen 9
Studentët vlonjatë në grevë (Foto: H. Pustina)
Selia e Gjallicës në Vlorë
TENDENCE
Kontrolli i Shtetit bën bilancin: ryshfete, sponsorizime...
TENDENCE
SPORT
Vlora: Bojkot Kampionatit
Në faqen 10
NGA BOTA
Ollbrajt: "Me Kinën një erë e re"
Në faqen 11 Ollbrajt