Studentët e Tiranës kërcënojnë me grevë urie
Mbrëmë vonë tension në qytetin e protestës: lumë njerëzish për të mbrojtur Universitetin
VLORË - “Vlora është qyteti nga trupi shpesh.”
Kjo mjaftuat vetëm kjo fjalë që të nxirrë në rrugë të gjithë vlonjatët e acaruar. Njerëz me makina, shumë prej të cilëve të armatosur me ç’kanë gjetur, kanë krijuar një lumë gjigand njerëzish që ka vërshuar sakaq drejt Skelës, atje ku ndodhet universiteti si bashkim studentët engjuar në grevë urie.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22.30. Filimisht mbërritën në qendër të qytetit lajmin se nga ora 15 “IFA”, nga ato me të cilat zakonisht udhëtojnë sam-pistët, kanë rrethuar të gjithë qytetin. Vlonjatët janë acaruar sakaq: “Duan të nxjerrin jashtë studentët grevistë të urisë”. Menjëherë është prishur orari i zakonshëm i manifestimeve. Për herë të parë pas 22 ditësh lumi gjigand i protestuesve në ushë është krijuar ditën, por në orët e vona të natës. Një grup njerëzish, nga më aktivët, kanë rrethuar universitetin duke u shprehur të vendosur për të mbrojtur deri në fund studentët e ngujuar.
Ka qenë një mbrëmje e acaruar ajo e Vlorës më një ditë më parë. Shumë makina që i binin pa pushim burive në shenjë proteste, njerëz të acaruar në kulm, madje edhe krisma armësh kanë vazhduar për disa çaste ndërsa tuma, që sa vinte e ishton-te radhe njerëzish, vërshonte drejt “Ismail Qemalit” ku prej shtatë ditësh janë ngujuar studentët.
Vlorë, frikë natën: Na rrethuan
Vetë studentët janë habitur në fillim kur kanë dëgjuar të gjithë rrëmujën që kishte nisur t’i afrohej godinës së tyre. Vetëm disa minuta pas grumbullimit të njerëzve njëri prej të ngujuarve të rinj i është përgjigjur telefonatës së Gazetës Shqiptare. “Është një grumbullim jo i zakonshëm për këtë orë - ka thënë studenti - është dhënë se kanë ardhur forca nga Tirana që duan ta nxjerrin jashtë”. I pyetur nëse kishin patur ndonjë problem të veçantë në këto momente ai është përgjigjur se “deri më tani nuk kemi patur ndonjë tentativë, vetëm shohim fluksin e njerëzve që sa vjen e shtohet rreth e rrotull godinës sonë”. Rreth orës 23.30 të protestuesit e shumtë është paraqitur Shefi i Komisariatit, Etem Kurti. Ai i ka bërë thirrje vlonjatëve të qetësohen sepse sipas tij: “Nuk ka asnjë lloj rrethimi”. Por njerëzit kanë vazhduar të qëndrojnë të grumbulluar. Afër mesnatës grupet e njerëzve kanë filluar të ndezin zjarre rreth Universitetit dhe përgjatë rrugës së skelës, ndërsa vazhdonin të dëgjoheshin krismat e armëve. Stavri Marko
Bangat e protestës
Bangat e protestës
Brukseli nis një mision “sekret”
TIRANË-Mision blici funksionarëve të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Një përfaqësues i lartë i Brukselit, do të mbërrijë vetëm pak orë pas vendimeve që Këshilli i Ministrave të jashtëm mori për gjendjen aktuale të Shqipërisë. Shumë pak të dhëna, e më tepër mister, për vizitën e përfaqësuesit të lartë të Europës. Nga zyrat e Komisionit të BE-së në Tiranë nuk jepet asnjë njoftim, ndërkohë që ka qenë Berisha, i cili dje në Gjirokastër, ka bërë publike ardhjen e tij, e cila ndryshe nga herët e tjera, duket se nga vetë Brukseli nuk do të shoqërohet me publicitet. Takime me zyrtarë të lartë shqiptarë, brenda një harku të shkurtër kohor. Funksionari i Bashkimit Europian, duke se do të flasë këtë herë për të vënë në zbatim atë që u vendos të hënën në mbrëmje në Bruksel. Tërheqja e projekt-veprat [teksti i prerë në buzë të figurës]. bëhet në mbledhjen e Brukselit. Përshpejtimi i projekteve aktuale të BE ka ndërmarrë në Shqipëri dhe shqyrtimi i mundësive për të nxjerrë vendimin nga kriza, mendohet të jetë pikë kryesore të bisedimeve me zyrtarët shqiptarë. Burime të Brukselit nuk përjashtojnë mundësinë që Europa të shprehë gatishmërinë edhe për ndihma shtesë. Nëse pala shqiptare do të paraqesë kërkesë, duket se janë të gjitha mundësitë që t’i jepet dorë për pika emergjente të ekonomisë së vendit, veçanërisht financave të saj e bilancit të pagesave. Megjithatë baza e mbështetjes europiane në Shqipëri do të bëhet programi PHARE, që përvijon projekte në vend. Nga këto ende nëse misioni i përfaqësuesit europian do të përfshijë edhe anën politike të fështjes, pra atë të rivendosjes së dialogut mes partive shqiptare. Por vetë mënyra e ftesës e ardhjes së tij, duket se e paralajmëron këtë mision, aq më tepër që deri mbrëmë forcat politike nuk kishin ndonjë njoftim të tillë.
Shehu, ftesa e dytë për socialistët
Mbrëmë nga PD kërkesë për një takim kokë më kokë
Nuk dihen detajet e propozimit të ri. Rexhep Mejdani: “S'më ka ardhur gjë ende”
TIRANË - “Ju ftoj sërish në dialog”. Tritan Shehu ka nxjerrë mbrëmë nga zyra e tij një tjetër ftesë për socialistët. Lajmin e ka konfirmuar dje Shehu gjatë Aktivitetit të Jashtëzakonshëm të PD në Tiranë. “Nuk kam marrë asnjë ftesë nga Shehu”, ka thënë mbrëmë, në orën 20.30, Rexhep Mejdani. Por, pak minuta më pas, nga zyrat e PD jepet njoftimi se ftesa e mbrëmë në nivelin e socialistëve vetëm pas orës 20.30.
Dialoga pa kushte, domosdoshmëria e uljes së tensioneve, situata në Vlorë dhe gjetja e rrugëve për minimizimin e dëmeve të krijuara nga firmat piramidale. Kjo është përmbajtja e ftesës që ka dalë dje në darkë nga zyrat e Shehut. “PS është në dialog me Prokurorinë e Gjykatës”, është përgjigja e mbërritur nga Sekretari i Përgjithshëm i PS, Mejdani. Shehu ndërkohë është shprehur që në shtypit se “shpresoj që ata të vijnë, pasi janë forca kryesore politike opozitare dhe është e domosdoshme që të ndjejnë përgjegjësinë që kanë ndaj këtij vendi”. Ndërkohë në tekstin e ftesës së tij, Shehu ka shtuar për herë të parë edhe elementë të rinj. Një diskutim i tillë është, sipas tij, i gjerë dhe me mjaft opinione të kundërta, por “e rëndësishme është që ne të fillojmë diskutimin me përgjegjësi”. Vetëm disa ditë më parë një tjetër ftesë e Shehut mbeti në mes të rrugës, kur u vendos të lidhjeve të PS, socialistët i lanë mbi tryezë Gjoncajt një deklaratë. Nuk dihet ende se cili do të jetë qëndrimi që pritet të dalë sot nga zyrat e Mejdani.
Rezar Xhaxhiu
Përleshje e viktima në Francë
NGA BOTA
Përleshje e viktima në Francë
Plagosën gjatë protestave 22 policë
Në faqen 11
“Juniorët” e teatrit në skenë
SPEKTAKËL
“Juniorët” e teatrit në skenë
Studio eksperimentale përgatit dy pjesë
Në faqen 10
Shqipëria në Austri, Slloveni apo Greqi!
“GAZETA SPORTIVE”
Nga ndeshja Shqipëri - Gjermani ’95
Shqipëria në Austri, Slloveni apo Greqi!
Në faqen 5-8
Dhunë mbi gjimnazistët e Tiranës. Një grup civilësh rrahin nxënës protestues. Gjongjecaç takon studentët
Në faqen 3
Greviste e urisë në Vlorë: “Nuk duam doktorë, mjekohemi vetë”. Dyshime mbi bluzat e bardha
Në faqen 2
Fier, bojkotohet mësimi i gjimnazit. Një i ri rrihet nga civilët: “Përse organizon grevë?”
Në faqen 3
FORUMI
Kurt Kola
"Deputetët mos votoni Berishën"
Në faqen 4
VALUTAT
Leku rrokulliset friskshëm
Në faqen 4
Njoftim i AKP-së
AGJENCIA KOMBËTARE E PRIVATIZIMIT
njofton se në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.75, datë: 17/2/1997, anullohet fillimi i procedurës së shitjes së paketës së aksioneve të shoqërisë “BLOJA” - Tiranë.