Tragjedi në qytet: dhjetëra të plagosur. Ushtria në alarm
Kryeministri Meksi padit në Gjykatë: “Greva e studentëve vlonjatë e paligjshme. Të shpërndahet”
Protestuesit rrethojnë godinën lokale të SHIK-ut. Deri pas mesnate Tufë e ashpër mes dy palëve VLORË - Vlora përngjake[t?] sërish. Këtë herë në mënyrë të rëndë dhe tejet tragjike. “Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë, tani duhet të më falni makina, por sa sjellë një tjetër të plagosur”, zëri i njërës prej punonjësve të Spitalit të Vlorës, që e konfirmoi lajmin për Gazetën Shqiptare, nuk kishte nevojë për koment. I vrari i mbrëmshëm quhet Fatmir Tozaj. Vetëm një orë më pas një tjetër person nga spitali ka konfirmuar: “Njëzet të plagosur dhe një i vdekur. Plagët janë shkaktuar nga armët e zjarrit dhe nga goditjet me thika”. Vetëm pak çaste pas mbërritjes së lajmit në kryeqytet është mobilizuar edhe ushtria. Me dhjetëra kamionë të rëndë janë parë mbrëmë të përshkohen me shpejtësi të pazakontë rrugët e Tiranës. Destinacioni dukej i qartë, ndonëse vetë ushtarakët - mbrëmë kemi pyetur disa prej tyre - nuk ishin të qartë mbi shkakun e urdhrit që kishin marrë. Ndërsa mjekët luftonin me vdekjen në sallat e operacionit, makinat që sillnin të plagosurit e “betejës së natës” nuk reshtin së ardhuri në spital. Pak pas mesnatës një tjetër zë i lodhur nga spitali ka konfirmuar “tre të vrarë dhe shumë të plagosur”. Mbrëmë ka qenë vërtet e vështirë që të bëje një bilanc të të vrarëve dhe të plagosurve. Njerëz të shtrirë, që nuk kuptoheshin nëse ishin të gjallë, apo të vdekur, makina që shkonin e vinin pa pushim, dhe krisma shumë të rënda e shpërthime, që i ka dhënë mbrëmë Vlorës pamjen e një lufte. Njerëzit, që prej kohësh ruajnë studentët e guxuar, janë grumbulluar mbrëmjen e tretë civile. Një thikë e drejtuar nga njëri prej “civilëve” është ngulur mbi trupin e një 17-vjeçari dhe sfungori është drejtuar me shpejtësi andej nga Shkolla e Marinës. “Ka shkruar drejt SHIK-ut”, në fakt godina e SHIK-ut të Vlorës është e përfshirë në këtë drejtim. Njësoj si dy net më parë, me dhjetëra makina vlonjate kanë dalë në rrugë duke u drejtuar për te godina e SHIK-ut ku ka nisur përleshja e ashpër. Me dhjetëra makina kanë shpejtuar drejt vendit ku ndodhet selia e SHIK-ut. Në momentin e parë studentët grevistë nuk kanë ditur se çfarë po ndodhte rreth tyre. “Kemi parë shumë njerëz të egërsuar, por ende nuk e dimë të saktë se ç’ka ndodhur, por situata na duket shumë e tensionuar, si rrallëndonjëherë”, është përgjigjur në anën tjetër të telefonit njëri nga studentët. Vetëm disa çaste më pas edhe ata e kanë mësuar se tragjedia ishte shumë më e rëndë se ç’mund të mendoheshin. Krismat dhe gjaku tashmë kishin marrë dhenë. Vlora ishte përgjakur sërish keqaz. Spitali i qytetit dje ka kaluar një tjetër natë tmerri. Makina të ndryshme kanë sjellë pa pushim të gjakosur, të cilët në momentin e parë nuk kuptoheshin nëse ishin gjallë apo jo. Sipas demonstruesve “tre nga të plagosurit janë rrëmbyer nga njerëz të panjohur dhe kjo ka shkaktuar një tjetër lëvizje të makinave të pa pushim, dhe krisma shumë krisma një sheshi beteje. Godina e SHIK-ut është rrethuar sakaq nga njerëzit e acaruar keqaz. Deri vonë natën nuk kanë pushuar të shtënat e frikshme të armëve dhe shpërthimet e dinamitit. Ngjarja e rëndë, sipas rrëfimit të shumë dëshmitarëve të ngjarjes, ka nisur aty rreth orës 21.20. Ndërsa qyteti protestës kishte nisur që tepër sheh pas një tjetër dite të lodhshme, një fugon - dëshmitar thonë se mbante targë të Tiranës - i është afruar me shpejtësi godinës së Universitetit, ku strehohen grevistët studentë të urisë. “Dorëzoni armët që keni me vete”, kanë thënë 10-15 civilët që kanë zbritur nga maki-
lëvizje të makinave të vlonjatëve. Aty nga ora 23.30 oborri i godinës së SHIK-ut është përfshirë nga një zjarr i dendur, ndërsa vazhdonte përleshja e ashpër. Sipas pohimeve të para, ende të pakonfirmuara plotësisht, furgoni që ka shkaktuar incidentin ka rrëmbyer disa nga personat më të cilët janë ballafaquar civilët. Krisma në Vlorë janë dëgjuar deri pas mesnate dhe konfirmimi i lajmeve të sakta nga tragjedia më e fundit e qytetit ka qenë me të vërtetë një gjë e vështirë. Një gjë nuk ka pasur nevojë për konfirmim: në Vlorë mbrëmë është bërë kasaphanë.
ar.me./fa.bax.
Dje manifestimet në qytetin e Vlorës (Foto REUTERS)
Sot dita e provës për Kamberin
TIRANË - Sot dita e provës për kompaninë “Kamber”. Sikurse kishte paralajmëruar, kjo kompani, sot duhet të nisë operacionet e shpërndarjes së kapitaleve deri në shumën 2 milionë lekë të vjetra. Pas shumë ultimatumeve dhe kërkesash të klientëve të kësaj kompanie, një, për ndryshimin e datës së dhënies së parave dhe shumave që do të shpërndahen, kreditorët e kësaj kompanie kanë fiksuar datën 1 mars si datë të fillimit të dhënies së kapitaleve. Tre javë më parë një lajmërim i afishuar në fasadën e njërës prej filialeve të kompanisë në Tiranë, njoftonte se “Kamberi” do të nisë në datën 1 mars tekë kapitale[t?], por shumë nuk do të kalonte intervalin e 50-200 mijë lekëve. Kjo kompani ka ndërprerë dhënien e interesave prej mëse një muaji. Për dy javë rresht firmëmarësit e saj janë marrë me inventarizimin dhe përpilimin e listave të klientëve që kanë depozituar deri në 200 mijë lekë, numër i cili mësohet përafërsisht rreth 60 përqind të klientëve. Pikërisht këtë kontingjent kishin vendosur që kreu i Kamberit të likuidonin të parët. Dhe përfillimin e këtij operacioni kishin caktuar datën 1 mars. Por, pas njoftimit, klientët e kompanisë kishin reaguar në mënyrë të prerë duke kërkuar që ata të dhënies së kapitalit në bazë të afrohje në datën 20 shkurt, dhe për këtë kishin dhënë dhe një ultimatum presidentit Ferdinand Kamberi, duke paralajmëruar se “do shkallëzojmë me tej kërkesat tona”. Ata kishin kërkuar gjithashtu që shuma e kapitalit të bëhej në dy këste, një të më të vjetër, por deri në 5 milionë lekë të tjera. Klientët kishin kërkuar gjithashtu që të takoheshin me Kamberin dhe të informoheshin për gjendjen financiare të kompanisë, për të mësuar për garancinë e parave të tyre. Por asnjëra nga këto kërkesa nuk u plotësuan dhe kështu që ka mbetur dita e sotme për të mësuar nëse Kamberi do të mbajë premtimin e dhënë për përfundimin e procesin e shpërndarjes së kapitalëve, qofte dhe në shumat që ka paralajmëruar. (me.ki)
Berisha: “BE na mbështet”. Brenda 10 ditësh një delegacion i FMN në Shqipëri
FMN: Hua Shqipërisë, por jo për krizën
Misioneri i BE deklaron: “Ndihmë e re? Jo për momentin”
TIRANE - Ndërsa Meksi flet për prag katastrofe makroekonomike në Shqipëri, Berisha thotë se ka mbështetjen e Bashkimit Europian, por FMN rikujtson se nuk do të ketë një ndihmë të posaçme për krizën.
TIRANE - Ndërsa Meksi flet për prag katastrofe makroekonomike në Shqipëri, Berisha thotë se ka mbështetjen e Bashkimit Europian, por FMN rikujton se nuk do të ketë një ndihmë të posaçme për krizën. Ndërkohë një mision i ardhur nga Brukseli ka deklaruar se përveç atyre që janë shkruar në mesazhin e ministrave të Jashtëm, nuk ka vendosur për momentin të japë një ndihmë të re për Shqipërinë. Përfaqësuesi i Presidencës së BE ka takuar dy funksionarë të lartë në Tiranë si dhe disa parti të opozitës.
Përfaqësuesi i FMN në Tiranë tha se së shpejti do të mbërrijë një mision për të nisur bisedimet për nënshkrimin e një tjetër marrëveshjeje ESAP në vlerë 60 milionë USD, por ai theksoi se nuk do të ketë ndonjë financim të posaçëm për krizën në vend. Kryetari i delegacionit të lartë nga BE, D’Asembourg, ka pohuar se ka ardhur këtu për t’i dhënë një mesazh Presidentit dhe ministrit të Jashtëm. Ai ka thënë se BE re për Shqipërinë. “Ne vetëm sa shprehuam me detaje mesazhin e ministrave të Jashtëm europianë”, ka sqaruar ai. Një njoftim i zyrës së shtypit të Presidentit Berisha bën publike mbështetjen që delegacioni i ka dhënë Shqipërisë. Ndërsa në takimin me socialistët, misioneri u kërkoi atyre të hyjnë në Parlament.
Takohen PD e PS: Dialogu ende pezull
Tiranë, asgjë e re nga takimi i parë
TIRANE - PD e PS ulin shpatat. Shkëlqeu Majko i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit për t’u vënë më pas ballë për ballë në një tryezë të stërmadhe ovale.
Pas 90 minutash të takimit të djeshëm të mbyllura dy të mëdhënjtë politikës kanë deklaruar thatë se në bisedë nuk kish kushte dhe situatë për dialog.
Menjëherë Kampionati? ...do të ishte një aventurë
Klubet: Të fillojë kur të qetësohet situata
TIRANE - Fillimi i Kampionatit në kushtet e tanishme do të ishte një aventurë.
Ne e kemi thënë njëherë mendimin tonë për fillimin e tij. Kur të qetësohet gjendja dhe të zhvillohet sipas skemës klasike me ndeshje vajtje-ardhje. Nuk pranojmë asnjë zgjidhje tjetër”. Ka qenë ky konkluzioni i mbledhjes së sotme të drejtuesve të klubeve të futbollit me FSHF-në. Ata madje kanë kundërshtuar edhe një zë të veçantë, sipas të cilit kampionati mund të fillonte edhe pa të ashtuquajturat skuadra rebele.
Në faqen 7
Simaku e Krasta në Durrës
SPEKTAKËL
Këngëtarja e njohur në një “Bingo-show” në Durrës do të japë shfaqjen e parë për publikun e këtij qyteti. Me të edhe Ardit Krasta.
Në faqen 6
Asnjë gazetar TV nuk është pushuar
TIRANE - Asnjë nga gazetarët e Televizionit nuk është pushuar.
Ky reagim është në selinë e RTV ka kaluar pasoja, të paktën deri tani. Ata nuk kanë pranuar të shkojnë të bëjnë kronikat në Vlorë, pasi në shumë raste, jeta e tyre është rrezikuar. Protestuesit e qytetit nuk i kanë pranuar kamerat e TV shqiptar pasi - sipas tyre - kronikat e bëra deri tani nuk kanë qenë realiste. Ka qenë kjo shkak që acaruar marrëdhëniet mes dy palëve dhe ka detyruar gazetarët e televizionit të refuzojnë pasqyrimin e grevës. Por megjithatë, asnjë - as gazetari Marash Mirashi - nuk është pushuar.
Dje manifestimet në qytetin e Vlorës (Foto REUTERS)
Sot në orën 14.00 do të vendoset fati i studentëve grevistë. Gjykata thërret për “ndihmë” dosjen e grevës së të përmendurve
Në faqen 5
Gjirokastra solidarizohet me studentët. Ndërpritet puna, marshim drejt Universitetit. Dy të ngujuarit marrin ndihmë mjekësore
Në faqen 3
Nëse aprovohet kërkesa e Meksit, atëherë do të duhet ndërhyrja e policisë për të nxjerrë forcërisht studentët
Në faqen 5
LEXUESVE
“Gazeta Shqiptare” u kërkon ndjesë të gjithë lexuesve të saj për mosbotimin në numrin e sotëm të insertit të përjavshëm “Gazeta TV”. Për arsye teknike nuk u arrit realizimi i programit javën.