23/04/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

23 prill 1997

Atentat me eksploziv

Sulm zyrtarit të lartë të Drejtorisë Policisë Shpërthimi ndodhi në orën 5.00. Hidhet në erë makina e Arben Ujkës “Pakoja” shpërthyese ishte vendosur poshtë makinës së parkuar Mister mbi ngjarjen. Hetimet ende s’kanë përcaktuar shkaqet e autorët e atentatit ndaj makinës së Ujkës Nga shpërthimi shumë apartamente të pallatit, përballë ish “Florës”, u janë thyer xhamat Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm pjesë të makinës kanë fluturuar qindra metra larg Me rreth vendi ku ishte vendosur eksplozivi (Foto: P. Ilo)

Mocionistët e PD: “Do të krijojmë parti të re”

INTERVISTË Mocionistët e PD: “Do të krijojmë parti të re” Disidentët e përjashtuar nga PD përgatiten për zgjedhjet TIRANË - Një parti e re pritet t’i shtohet spektrit politik shqiptar. 20 politikanët e lartë të partisë demokratike - që tashmë kanë shpallur divorcin e plotë me të - kanë vendosur të krijojnë “Lëvizjen për Demokracinë”. Ruli, Serreqi, Malasi, Vrioni, Shehu e të tjerë, ish-figura të rëndësishme në PD, kanë vendosur që të vazhdojnë të qëndrojnë në politikë në një flakëruim e një steme të re politike. Tani ata vazhdojnë procesin e mbledhjes së firmave për të dëzuruar më pas dokumentacionin e nevojshëm në ministrinë e drejtësisë për të kërkuar “pagëzimin” legal të partisë së re. Në faqen 2

Çështja Shehu: Fino një hap prapa

Zbulohet misteri i kompetencave: Vendimi i takonte Presidencës “S’dinim për dekret. Tani kërkesë Berishës” TIRANE - Qartësohet më në fund misteri i kompetencave për shkarkimin e Agim Shehut. Ka qenë kryeministri Fino që, në një intervistë të publikuar nga gazeta “Zëri i Popullit”, ka pranuar se nuk ishte në dijeni që emërimi i zëvendësministrit ishte bërë me dekret presidencial. Megjithatë Fino nuk ka hequr dorë nga kërkesa për këtë largim dhe ka saktësuar se “do t’i drejtohemi Presidentit për lirimin e gjeneral Shehut dhe mund t’i propozojmë edhe postin e ri të tij”. Kështu që gjithçka ajo luftë deklaratash, që ishte zhvilluar për tre ditë me radhë, duket tashmë është mbyllur. Do të jetë Berisha ai që do të vendosë për fatin e Agim Shehut, i cili kishte vazhduar të punonte e të mbulonte funksionet e tij, megjithëse kishte një urdhër të Kryeministrit. Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi që do të mbajë Presidenti, zëdhënësi i të cilit kishte kundërshtuar me forcë që në fillim, vendimin e Këshillit të Ministrave.

Vritet emigranti: E qëllojnë në autobuz

GJIROKASTER Udhëtim tmerri nga Kakavija. Autobuzi që ishte emigrantë nga Greqia që ishte sulmuar nga një bandë grabitësish, të cilët lanë të vdekur një nga pasagjerët e tij dhe u morën të tjerëve gjithçka të çmuar që u gjetën me vete. Kufoma e viktimës - një i ri nga një fshat i Vlorës - është dërguar më pas në morgun e Gjirokastrës, në pritje që ta marrin të afërmit e tij. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë gjurmë për fatin e banditëve të armatosur. Autobuzi i mbushur me udhëtarë ishte ndaluar në një pritë pranë fshatit Jergucat nga disa persona të armatosur. Ata kanë kërkuar “sekuestrimin” e plotë të xhepave të udhëtarëve, por kanë hasur rezistencën e të riut vlonjat, që nuk pranoi të japë paratë e tij. Dhe kjo i kushtoi atij jetën. Një breshëri automatiku i shkaktoi vlonjatit vdekjen e menjëhershme, ndërsa vrasësit vazhduan me egërsi grabitjen e udhëtarëve të tjerë. Më pas autobuzi u la i lirë për të vazhduar rrugën dhe e dorëzoi kufomën në morgun e Gjirokastrës.

NGA BOTA

Shpërndahet Asambleja: Franca në zgjedhje Presidenti Shirak ka deklaruar se do ta thirrur zgjedhjet për 25 maj. Në faqen 7

Kryeqëzori italian ngec në rërë nga era e fortë

Orë të tëra manovrash për të nxjerrë anijen më të madhe të Flotës Ushtarake Italiane Në faqen 5

Vendos sot Qeveria

TIRANE - Pas mbledhjes së përfaqësuesve të FSHF-së në Ministrinë e Sporteve, Qeveria në mbledhjen e sotme do të përcaktojë edhe buxhetin për sportin. Nga preventivat janë parashikuar që vetëm futbolli ka nevojë për 111 mijë dollarë. Akoma enigmë fati i 240 mijë dollarëve, fond i veçantë i Federatës Shqiptare të Futbollit. Sot Kupa e Kampioneve, Dortmund në fushë pa Sammer. Tërpatoni drejt Romës e Capello drejt Milanit. Në faqen 6

Përvjetori i Gazetës

Pas katër vjetësh kthehemi të shkruajmë sërish mbi vuajtjet Armand Mero Ja ku jemi sërish bashkë. Për katër vjet me radhë Gazeta Shqiptare ka qëndruar çdo ditë pranë lexuesve, duke u munduar të përcjellë pranë tyre gjithçka të mirë e të rëndë që ka shoqëruar jetën e vendit. Do të kishim dashur që ky përvjetor të mos gëllonte në këtë moment kaq të vështirë për të gjithë ne, e që këto ditë të mos detyroheshim të shkruanim për vrasje, grabitje apo tragjedi nga më të ndryshmet që trondisin çdo shqiptar. Në vend të tyre do të preferonim të shkruanim se Shqipëria po ndryshonte fytyrë, se shqiptarët po i gëzoheshin jetës, se Europa po na shihte si partnerë e jo më si vend i marrëzive, i vuajtjeve dhe i varfërisë. Ashtu nga ne nuk i kishte shkruar në mendje se tani, pas katër vjetësh, do të riktheheshim të shkruanim për misione humanitare, për shpërthime dinamitash dhe një tjetër “Përmbar”. Në prill të 1992 (më vjen e thellotet. Njëjafarë mënyre gazetat janë pasqyrë e zhvillimit të një vendi. Sa më i fortë të jetë një shtet, aq më i fortë është dhe shtypi, sepse ne jetojmë me shtijet dhe me reklamat. Ndërsa sot kemi përballë një lexues, i cili do të mundohet mirë para se të blejë një gazetë sepse ne jemi të ndërgjegjshëm që çmimi i tanishëm është i rëndë për xhepat e shqiptarëve. Por nga ana tjetër edhe vetë shtypi nuk mund të bëjë tjetër gjë. Nga njëra anë taksat apo çmimi i letrës që është rritur, e nga ana tjetër mundësia për reklame që ka ardhhur duke u ulur, na kanë detyruar të gjejmë - të gjitha gazetarët - një mënyrë tjetër të reduktojmë numrin e faqeve; e kjo dhe për faktin e gjendjes së jashtëzakonshme, pasi nuk arrijmë të grumbullojmë informacion deri vonë. Pra sot të gjithë jemi në vështirësi, por do të mundohemi punën duke sh- rave, i vuajtjeve dhe i varfërisë. Askuit nga ne nuk i kishte shkuar në mendje se tani, pas kaq vitesh, do të riktheheshim të shkruanim për mesin e humanitare, për shpërndarje ndihmash dhe një tjetër “Pelikani”. Në prill të 1992 (më datë 22 doli numri i parë) kishim një ngjarje të rëndësishme në kthesën e vendit, tani përsëri po përcjellim si ngjarje jetike mbërritjen e mijëra trupave të huaj në vend. Na duket sikur gjithçka ka nisur nga e para e se po japim ato që pasqyronim në atë kohë, veçse me një sfond tjetër. Sot ne fillojmë një tjetër vit të jetës sonë, përmes shumë vështirësish. Është e vërtetë që në krahasim me vitet më parë shtypi është shumë më i përgatitur profesionalisht. Por sot ai kërcënohet nga një tjetër rrezik dhe kjo është gjendja e rënduar ekonomike që sa që fatkeqësisht do vazhdojmë punën duke shpërdarë se gjërat do ndryshojnë për mirë dhe sepse mendojmë që shtypi në çdo situatë është në të mirën e një vendi dhe të një populli. Ne do të vazhdojmë, ashtu siç kemi bërë gjithmonë, duke patur vetën një kriter: Të Vërtetën. Ndonëse shpesh herë e vërteta nuk është e pëlqyeshme për dikë apo për një tjetër dhe gazetarët atëherë bëhen pre e kërcënimeve. Megjithatë ky është profesioni ynë dhe ne i kemi marrë parasysh këto rreziqe dhe nuk kemi ndërmend të heqim dorë nga e Vërteta.

Vritet emigranti: E qëllojnë

FUTBOLL Vendos sot Qeveria

SPEKTAKEL

Ritfolk: “Biss” i grupit në Torino Vlerësime dhe duartrokitje për këngëtarët shqiptarë Në faqen 4