Alarm në spitale. Viktimat kalojnë një gjendje të rëndë. Enigmë substanca
Kërdiа byrekëve me helm: 2 vdekje
Ushqime me mashtrim: dyndje në spital, 14 në koma
Një bandë vepron duke ofruar biskota e ëmbëlsira. Më pas bien në koma dhe pastaj grabiten
Substanca misterioze kimike shkakton gjendjen e komas një orë pas përdorimit të ushqimit dhe zgjat deri në tre ditë
TIRANE - Grabitje me ushqime toksike në Tiranë. Prej disa ditësh në mënyrë të re për grabitjen e njerëzve. Grupe të rinjsh e adoleshentësh u falin njerëzve të ndryshëm ushqime të gatuara me një substancë kimike, deri tani misterioze, e cila shkakton menjëherë gjendjen e komas. Pas kësaj ata i grabisin viktimat e tyre duke u marrë paratë, orët e deri dhe rrobat e trupit. Të paktën 15 vetë kanë përfunduar deri dje në spital, në gjendje të rëndë, ndërkohë që dy vetë kanë vdekur. Sipas mjekëve ata kishin qëndruar natën jashtë, në koma, pa patur ndihmën e tyre. Në këtë gjendje njerëzit-viktima qëndrojnë deri në tre ditë dhe pastaj “zgjohen”. Ushqimet që përdoren deri tani me të tilla substanca janë byrekët, pastat, biskotat dhe disa lloje frutash. Ndërkaq laboratori i mjekësisë ligjore, duke marrë kampione të gjakut të të helmuarve, ka nisur kërkimet për të përcaktuar se cila është substanca që shkakton këtë gjendje kome që zgjat deri në tre ditë.
Në faqen 5
VIKTIMA
“Rashë në koma pasi hëngra: S’kujtoj tjetër”
“Më dhanë një byrek
DESHMITARI
“Një vogëlush më ofroi disa biskota”
“Bëri sikur i hëngri
Spitali Neurologjik në Tiranë ku janë shtruar viktimat (Foto: P. Ilo)
“Alba” mbyllet faza parë në vend 4 mijë ushtarë
Gjeneral Forlani: “Sigurojmë vetëm ndihmat”
Faza e dytë pa-rashikon vënien nën
Forlani: “Bashkëbiseduesit tanë, ata që njeh
Nga zbarkimi i trupave të “Albës”
Grabiten gazetare të huaj
VLORË - Persona të armatosur kanë sulmuar mbrëmjen e së martës një furgon që transportonte pajisje televizive për transmetim me satelit.
- Persona të armatosur kanë sulmuar mbrëmjen e së martës një furgon që transportonte pajisje televizive për transmetim me satelit. Ata kanë kërcënuar me armë dy teknikët anglezë dhe një italianë ndodhes[?]hin në bord të makinës dhe më pas u kanë grabitur atyre një sasi prej rreth pesë mijë dollarësh që kishin pasur me vete. Më pas furgoni është lejuar të vazhdojë udhëtimin dhe është marrë në mbrojtje e trupave ushtarake italiane të misionit “Alba”. Pas këtij incidenti - fajtorët kanë mbetur ende anonimë - një skion[?] e përcjellor ushtrake italiane ka shoqëruar të gjitha televiziet e trupës televizive të televizionit italian që ndodhet në qytet. Furgoni është ndaluar, në mbërritjen e së martës, në periferi të qytetit - tek kodra e ullishtave - nga tre persona të armatosur dhe të maskuar me kundragaz. Ata i kanë dhënë shenjë për ta ndaluar furgonin dhe më pas kanë qëlluar në gomën e parë. Tre teknikët e huaj, të transmetimit televiziv me satelit, kanë braktisur makinën dhe janë grabitur të gjithë të hollat që kanë pasur me vete - rreth pesë mijë dollarë - ndërsa vetëm pajisjet janë lënë të lirë. Komandanti italian i trupave që ndodhen në qytet, ka konfirmuar ngjarjen, duke thënë se gazetarët janë shoqëruar me përkujdesje të shtuar nga trupat italiane. Gjithashtu kabineti italian - me rastin e incidentit - ka dënuar - janë pat[?]rul[?]uar në qytet.
“Paguni nëse doni të pini ujë”
KUKËS - “Burimindodhjet në tokën tonë dhe ujë është ynë. Nëse doni ta pini atë nëse patjetër, paguani”!
- “Burimindodhjet në tokën tonë dhe ujë është ynë. Nëse doni ta pini atë nëse patjetër, paguani”! Ultimatumi i është dërguar një qyteti të tërë, Kukësit, që është detyruar të qëndrojë disa ditë me rubinetë të thatë. Banorët e fshatit ku ndodhet burimi që furnizon ujësjellësin e qytetit kanë kërkuar që ta privatizojnë dhe të heq[?] kë në kë të mënyrë të zgjidhin këtë problem dhe pjesërisht problemin e varfërisë së thellë të tyre. Pikërisht në kufirin e një qyteti të tërë. Ultimatumi i bllokimit të ujit u zbatua për 48 orë dhe askush nuk ishte në gjendje t’i bindte fshatarët për të kundërtën. Ata kishin zënë pozicion përpara dep[?]os së ujit të pijshëm dhe, të armatosur me të gjitha llojet e armëve, kërcënuan se do ta hidhnin depon në erë, nëse nuk plotësoheshin kërkesat e tyre. Dështuan dhe të gjitha ndërhyrjet e autoriteteve lokale pranë banorëve të armatosur, ndërsa policia ishte e pafuqishme për ndërhyrje. Ultimatumi gjall[?] i banorëve të Kukësit, të cilët nuk kanë asnjë mundësi tjetër për të siguruar ujin e pijshëm - të gjitha burimet e tjera janë përmbytur nga liqeni i hidrocentralit të Fierzës. Vetë banorët e fshatit që pranuan të lirojnë ujësjellësin, për duk[e] të[?]suar se, nëse kërkesa për privatizimin e ujit nuk pranohet, ata do të hidhnin në erë burimin në erë.
“Lamtumirë PD, kemi partinë tonë”
Ruli: “Nuk do pranojmë në drejtim anëtarë të Partisë së Punës” “Lamtumirë PD, kemi partinë tonë” Legalizohet “Lëvizja për Demokraci” TIRANE - Shkëputje përfundimtare me Partinë Demokratike e disidentëve të saj. Ministria e Drejtësisë ka legalizuar partinë e re të emrin “Lëvizja për Demokraci”, e cila ka në grupin nismëtar emra të cilët kanë qenë në postet kryesore të PD deri pak kohë më parë dhe që pas një përvoje krijuan disidencën e përfundimtar. “Lëvizja për Demokraci” ka deklaruar të jetë një parti e Qendrës së Djathtë. “Në statutin tonë - tregon Genc Ruli - garantohet demokracia e brendshme dhe njohjet e drejta për fraksione. Ndërkohë do të pranohen në një anëtarë të Këshillit të Lartë Drejtues apo kryetar i partisë, persona që kanë qenë anëtarë të PPSH ose bashkëpunëtorë të Sigurimit. Në të njëjtën kohë - sqaron Ruli - ne kemi vendosur të mos lejojmë të kandidojnë për në poste qeveritare në legjislaturën e ardhshme ata që kanë qenë ministra gjatë periudhës 1992-1997”. Partia e re e sapoformuar do të përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhje dhe së shpejti do të organizojë strukturat dhe forumet e saj. Në faqen 3
Të ndryshojë projekti elektoral
TIRANE - E pakënaqur nga projekti-ligji i zgjedhjeve, opozita kërkon ndryshimin e tij të menjëhershëm.
Lumë vërejtjesh kanë dalë nga zyrat e partive kryesore të saj. Mendimet më të reja të partive mbi ligjin elektoral të hartuar nga stafi Ngjela, janë rishfaqur nëpër[?]mjet pas një takimi që ato kanë patur dje në selinë qendrore të PS. “Projekti i paraqitur partive, ka mangësi të mëdha, duke filluar nga sistemi i aplikimit të tij pasi ai nuk është proporcional i pastër”. Në faqen 3
“Nuk ka zgjedhje me armë”
TIRANE - “Nuk mund të bëhen zgjedhje të lira, nëse shumica e popullsisë është e armatosur.”
TIRANE - “Nuk mund të bëhen zgjedhje të lira, nëse shumica e popullsisë është e armatosur. Nëse kjo Qeveri është e aftë, që para qershorit të çarmatosë njerëzit, atëherë ne do të ishim dakord për këtë afat, në rast të kundërt ne kemi propozuar shtatorin”. Abaz Ermenji, udhëheqësi më i vjetër i “Ballit Kombëtar” ka folur dje për Gazetën, duke shpjeguar politikën e sotme shqiptare. Në faqen 3
Rashë k[?]e komba pasi hëngra: S’kujtoj tjetër”
“Më dhanë një byrek dhe pastaj po më ndiqnin nga pas”
Në faqen 5 Njëri nga të sëmurët (P. Ilo)
Një vogëlushi më ofroi disa biskota”
“Bëri sikur i hëngri dhe vetë, pastaj i nxorri nga goja”
Në faqen 5
Faza e dytë parashikon vënien nën kontroll të të gjitha arterieve kryesore të vendit
Nga zbarkimi i trupave të “Albës” Faza e dytë parashikon vënien nën kontroll të të gjitha arterieve kryesore të vendit. Në faqen 2. Forlani: “Bashkëbiseduesit tanë, ata që njeh qeveria. Në asnjë rast s’do zëvendësojmë policinë”