Juristët: Votbesimi Qeverisë nuk lidhet automatikisht me ndonjë ligj
Fino: “Ligjin e bëj unë”
Rrëzimi në Parlament? “Qeveria s’bie”
Shumë shpejt projekti i ri. Do të mbështetet në variantin e vitit 1992
Partitë rrinë deri natën vonë por nuk bien dakort me njëra tjetrën. Tani s’ka më tryeza të politikanëve
Ekspertët e Këshillit të Ministrave do të hartojnë ligjin. Vetëm disa ndryshime nga ai i vitit 1992
TIRANË - Fino merr nga partitë “po”-në, për ta votuar ligjin elektoral me ministrat e tij. Sot ose nesër, numri 1 i Qeverisë së Pajtimt Kombëtar, Bashkim Fino do të mbledhë kabinetin e tij dhe do të diskutojë ligjin elektoral të vitit 1992, propozuar nga 2 zyrtarët e lartë të Këshillit të Europës. Privat që kabineti i Finos, i hapë dritën jeshile këtij ligji, duke patur parasysh faktin që shumica e ministrave në qeveri janë nga partitë që mbrojnë idenë e ligjit të 1992.
Kryeministri paralajmëroi se së bashku me projektin e zgjedhjeve, ai do të paraqesë edhe votbesimin e kabinetit të tij, ndonëse juristët thonë se pavarësisht nga miratimi ose jo i ligjit në Parlament, ai i fundit mund t’i japë sërish votbesimin qeverisë.
Të njëjtin mendim ka edhe dhe vetë Ministri i Drejtësisë Spartak Ngjela i cili është shprehur se nuk lidhje mes rrëzimit të një ligji dhe rrëzimit të një qeverie që e propozon atë. Në takimin që zhvilloi me dhjetë parti, Fino i paraqiti atyre një paketë që KE propozi për Shqipërinë. Ligji i 1992, neni antigencod të riformulohet por të mbetet i paprekur thelbi i tij dhe shpërndarja e Komiteteve sapo të shpallet data e zgjedhjeve, këto ishin pikat që hapën debate të ashpra mes partive. PD ka hedhur poshtë të tre pikat, ndërkohë që opozita i ka përkrahur ato edhe pse pati disa rezervat e vogla.
Në faqen 3
QERSHORI AFER
Kthehet Vranicki
“Ç’ po bëni me zgjedhjet?”
Kryemediatori europian sot sërish në Kryeqytet. Takime me partitë dhe me zyrtarë të lartë
Partitë grindën:
“Ja opinionet pas tryezës”
Përfaqësuesit në takimin e fundit zbulojnë kontradiktat për ligjin elektoral
Në faqen 3
Vlora dhe “Alba” ja bashkëjetesa
REPORTAZH
Në faqen 5
Ushtarë italianë te “Alba” në Vlorë
Flamurtari: “Jo ndeshje në Tiranë”
FUTBOLL
Flamurtari: “Jo ndeshje në Tiranë”
Kampionati nis me 14 maj, vlonjatët dakort në Durrës
Në faqen 6
Plumba e zjarr natën
FRIKA
Plumba e zjarr natën
Digjet arkiva e Sigurimeve Shoqërore. Dy të vrarë në një bilardo
Në faqen 5
Indiferenca që "mbyt" shqiptarët
Fatos Baxhaku
Koha kanisur të ngrohet. Adriatiku nuk e ka më ngjyrën e frikshme, të errët që kishte në pasditen e të rënit të 28 marsit, megjithatë ngarkesa e kobshme që trazonte të largojë shqiptarët nga vendi i tyre vazhdon të quhet "ngarkesë e frikës".
Në gjithë këtë histori ka disa palë. Një palë që pret me ditë të tëra në ferrin e një pylli bregdetar, me sy e veshë mbyllur në horizont, andej nga shfaqen anijet e ndryshkura. Pala tjetër tërhiqet në një rreth të refugjatëve, ndërsa presin nga mëshira më në fund anija e shpresës. Kur nisën udhëtimin ende nuk dinë mirë se ç’ipret.
"Do të shkojmë në Itali", se e ndodh për të mbërritur deri afër dhe se si të jetë kjo nuk ka shumë rëndësi. Shpresa ka shumë kohë që është një fjalë e harruar për ta. Një palë tjetër është ajo që fiston nga tregtia e këtij malli të pazakontë njerëzor. Shumë herë me kokën në rrezik, duke iu shmangur rojave e kontrollëve të shumta të policisë që shpesh e jetojnë me përjashtim mbas të asaj që me vend të tyre, ky llot i tregtarësh, që ka lindur bashkë me Shqipërinë e viteve ’90, vazhdon megjithatë të mbushë xhepat, dhe t’i mbushë mirë. Këto dy palë janë protagoniste direkte të aventurës detare më të fundit të shqiptarëve. Aq të lidhura janë të dy palët sa që me tyre është vendosur një kod i veçantë etik: që të ikësh duhet të paguash, nëse nuk ikën atëherë të kthehen paratë, të marrin një agjenci të thjeshtë udhëtimesh turistike. Pastaj vijnë të tjerë, njerëz që shohin në televizor se si mirëve të ftohtë sfidojnë përditë valët. Një shpërthim habie, shpesh edhe zili për guximin e tempar të këtyre njerëzve dhe kaq. Shqiptaria është krejtësisht e mpirë se si po e braktisin njerëzit e saj. Do të ishte krejt natyrshme që në këtë, palën e fundit, të bënin pjesë vetëm njerëzit e thjeshtë, por nuk duket se është kështu. Rendi, masa dhe të tjerat, politikanët, pushtetarët, askush prej tyre nuk po kujtohet që të ndërgjegjësojë këtë njerëz për kthimin vdekjeprurës që i pret në Adriatik. Asnjë thirrje, asnjë takim të vendet nga ku nisen turma të dëshpëruarish, ndërsa të trafikantët vazhdojnë të mbushin xhepat nga para të mbledhura me mund. Kur ndodh ndonjë tragjedi atëherë të gjithë shpejtojnë të mbushin telegramet pa fund ngushëllimi, por atëherë do të jetë shumë vonë. Deti i va përpara tashmë viktimat e ndi- ferencës.
S’arrijnë të hipin: rimarrin paratë
Anija nga Velipoja
S’arrijnë të hipin: rimarrin paratë
Në Durrës kthehen edhe 300 burra të tjerë të anijes “Trini”. Gratë e fëmijët në Itali
Në faqen 5
Çaktohen “rrogat” e Ministrive
BUXHETI / Si do ndahen paratë nga Presidenca te SHIK-u
Çaktohen “rrogat” e Ministrive
Ndërtimi më i pasuri. Privatizimi i fundit
Këshilli i Ministrave
Në faqen 2
Shfuqizohet paketa antikrim
Vendosi Gjykata Kushtetuese
Shfuqizohet paketa antikrim
Shkaku: “Vendosja e dënimeve taksative cenon të drejtën e të akuzuarve për t’u mbrojtur”
TIRANË - Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë paketë ligjore të miratuar nga Parlamenti pak muaj më parë. “Paketa e ligjeve antikrim dhe antikorrupsion” – kështu ishin emërtuar disa nene, për të forcuar ndëshkimin ndaj krimit dhe korrupsionit. Por për këtë kishte paditur në Kushtetuese Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që pretendonte se ligji shkel të drejtat e njeriut.
Në faqen 2
Atentat policisë: Mister autorët
Shkodër, bombë në komisariat
SHKODËR - Atentat me dinamit komisariatit të policisë në Shkodër. Njerëz të panjohur kanë hedhur të dielën në mbrëmje një sasi eksplozivi në oborrin e stacionit të policisë dhe më pas janë larguar me shpejtësi të mbrojtur dhe nga errësira e natës. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima. Policia është kundërpërgjigjur menjëherë dhe ka bllokuar të gjitha rrugët, por nuk ka mundur të kapë autorët e ngjarjes. Shpërthimi u dëgjua gati në të gjithë qytetin dhe shkaktoi një valë të madhe paniku.
Në faqen 5
Granatë në autobus: Tre veta vdesin
RROGOZHINË
Në faqen 5
Tmer(r) në lokal: Vret veten
GJIROKASTËR
Tmerr në lokal: Vret veten
Në faqen 5
Rrënohet Bashkia: Sulmi i fundit
GRAMSH
Në faqen 5
Takim i Nanos: Silura Berishës
DURRËS
Në faqen 3
Një natë e prishur nga bombat
- Shpërthim bombash në Tiranë. Fillimi i ndalimit qarkullimit, në ditën e parë kur, lirës i ishin shtuar dhe dy orë më shumë, në kryeqytet dy shpërthime kanë tronditur banorët dhe që kanë ndjerë deri në periferi. Jo një përshëndetje e një jave të tërë që ishte lënë pas, por, të paktën në një rast, kureshtja për të parë një shpërthim natën ka bërë që afër një punishtje sallamesh, në lagjen “21 dhjetori” ka bërë që dhjetra banorë të dalin të trembur për të mësuar se ç’ka ngjarë. Bomba e parë ka shpërthyer në orën nëntë pa një çerek të mbrëmjes së hënë, afër qendrës së Tiranës. Nuk dihet ende se kush dhe për ç’arsye e kishte hedhur bombën, por qëndra njerëz, ndërsa nxitojnë të shkonin në shtëpi në orarin e caktuar, kanë shpëtuar, duke u evakuuar të gjenjë drejtimin e shpërthimit. Ndërsa ata që ishin më afër vendit, kanë dalë të trembur nga banesat. Gjysem orë më pas dëgjohen të tjera shpërthime, në të cilat, ndonëse më i fortë se i pari, janë përfunduar dhe ky pa dëme. Ndonëse askush nuk ka përcaktuar prej shpërthimeve, tensioni dhe paniku që shkaktojnë oshëtimat e tyre, ndërsa nata ka pushtuar vendin, është një gjë e keq
Qëlluan policinë: Pranga autorëve
TIRANË - Dy vetë janë arrestuar dhe një tjetër është mbyllur në spitalin psikiatrik, pasi kishin qëlluar mbi një makinë policie. Kështu vendosi dje Gjykata e Tiranës për tre persona që ishin ndaluar pesë ditë më parë, të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Një furgon policie, që po dërgonte në banesta e tyre disa punonjës të policisë që kishin lënë shërbimin, ishte qëlluar me armë në periferi të Tiranës, afër fshatit Yzberisht, në Kombinat. Sulmi, që për fat ka shpëtuar pa viktima, ka provokuar dhe një operacion të gjerë të policisë në shtëpitë e këtij fshati, pas të cilit policia ka ndaluar tre persona, si të dyshuar për sulmin ndaj tyre. Gjithashtu, gjatë operacionit për kapjen e tyre, policia sekuestroi një sasi të madhe armamentesh nga më të sofistikuarat. Dy persona të ndaluar ishin para gjykatës. Njëri prej tyre ishte i paisur me raport mjeko-ligjor dhe për këtë arsye gjykata vendosi që ai të izolohet në spitalin psikiatrik. Ndërsa dy të tjerët, megjithëse këmbëngulën që nuk kanë qenë ata që kanë sulmuar makinën e policisë, me vendim të gjykatës u lanë në arrest.
Indiferenca që “mbyt”
Çaktohen “rogat” e Ministrive
BUXHETI / Si do ndahen paratë nga Presidenca te SHIK-u