08/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 maj 1997

Vlorë, tmerr nga tritoli

Dyganet në erë Nis operacioni Otrantos Alarm te juridiku: “Është vënë bombë” zbrazën auditorët Në faqen 5

OSBE akuzon: po pengohen zgjedhjet

Vranicki shpresa e fundit për zgjidhjen e kontradiktave të politikanëve OSBE akuzon: po pengohen zgjedhjet Paralajmërim i Andreattas: “Po ra Fino do tërheqim misionin”. Ja projekti i ri i ligjit elektoral: 100 vende me maxhoritar, proporcional pa kufi. Futen të gjitha partitë që marrin 2 përqind të votave TIRANË - OSBE denoncon politikanët shqiptarë se po pengojnë përgatitjet e zgjedhjeve brenda afatit të caktuar. Ndërsa nga Italia mbërrin një tjetër paralajmërim. Dje ministri i Mbrojtjes, Andreatta në Dhoma deputetëve ka deklaruar se “po u prish marrëveshja e 9 marsit, që kushtëzoi edhe dërgimin e trupave në Shqipëri, atëherë misioni ndërkombëtar do të tërhiqet”. Tashmë e vetmja shpresë ka mbetur Vranicki. Nëse ndërmjetësimi i tij do të bëjë të mundur që të bihet dakort për ligjin dhe zgjedhjet, atëherë mund të flitet se një ditë vendi do të kthehet në gjendjen normale. Ndërkohë është gati projekti i ri që Fino ka vendosur të paraqesë në Qeveri. I bazuar në 1992 ai paraqet një sistem të përzier me 100 vende nga maxhoritari dhe proporcional pa kufi, ku do të futen të gjitha forcat që marrin mbi 2 përqind. Grubmajer denoncon: “Pengesë politikanët. Ata nxjerrin çdo rast ndonjë pretekst të ri. Duhet vendosur para 15 majit” Vranicki Në faqen 2

Malaj: “Qeveria s’kuron dot skemat piramidale”

Parlamenti zvarrit ligjin e Transparencës TIRANË - “Ka një përkeqësim të treguesve financiarë dhe që gjendja të përmirësohet duhet, që në radhë të parë, të vihet rendi”. Ministri i Financave Malaj ka treguar shifrat e buxhetit duke shpjeguar se deficiti nuk mbulohet me të ardhura artificiale. Në faqen 3 Buxheti: Deficiti s’ulet me të ardhura artificiale Në faqen 3

Fino Dini: “Mos sill politikanë”

Më mirë jo vizita partiake para zgjedhjeve Kthimi refugjatëve. Tirana qorton Romën: “Mos ndani familjet” NGA BOTA

Me armë në dorë pas hajdutëve vret të shoqen

ISHTE INCIDENT TIRANE - Prania e armëve në familje ka shënuar një tjetër incident tragjik. Një burrë ka vrarë aksidentalisht të shoqen duke lënë jetimë tre fëmijët e mitur. Pas kësaj ai është ndaluar nga policia dhe, dje i është gjykuar për të mësuar se ç’do të bëhej më tej. Kërkesa e prokurorit, për të lënë në arrest shtëpie, shoqërohej dhe me disa peticione drejtuar gjykatës nga të afërm të tij dhe gruaja së ndjerë. “Ai nuk e ka vrarë me qëllim. Ata shkonin shumë mirë dhe ishin prindër të mrekullueshëm” - kështu kanë firmosur dhe shumë bashkëfshatarë të të arrestuarit. Disa ditë më parë ai kishte dalë në oborr duke qëlluar me armë, në shtëpinë e tij në një fshat në periferi të Tiranës, pasi kishte ndjerë zhurmë dhe kishte kujtuar se po e vidhinin. Por një nga plumbat, që kishte lëshuar në drejtim të ndryshëm të oborrit, kishte hyrë pikërisht në dhomën ku ishte qenë duke fjetur e shoqja. Tragjedia kishte ndodhur dhe tre fëmijët, mes të cilëve njëri ishte dy vjeç, kanë mbetur jetimë. Prokuroria nuk e ka akuzuar për vrasje, pasi incidenti klasifikohet si vrasje nga pakujdesia dhe për këtë nevojitet denoncimi, i cili jo vetëm ka munguar, por të afërmit e tij kërkuan që ai të jetë të paktën në arrest shtëpie, dhe kështu u la, që të jetë pranë familjes.

Fëmija grabitës: Me automatik sulmon karrocën

SKUQOVE BERAT - Ka kërkuar të sigurojë ushqimin e familjes së tij me grykën e automatikut duke qenë vetëm 12 vjeç. Por babai i tij nuk e ka pranuar një gjë të tillë e ka rezikuar në një tjetër kohë që të qëllohet nga biri, viktimë e të cilit ishte një karrocier dhe dy kuintalët e qumështit që ai transportonte. Fatmirësisht aventura e vogëlushit që jetoi për minuta të tëra skena të filmave të tmerrit përfundoi paqësisht dhe pa probleme duke u mbetur vetëm një kujtim i hidhur. Dy ditë më parë, një 40 vjeçar, nga Kucova është ndaluar në mes të rrugës nga një i vogëlush që kërcënoi me një automatik të vogël 40 vjeçarin transportonte që prej disa vitesh një ngarkesë qumështi për llogari të baxhos së Kuçovës. Dhe përkianë kësaj ngjarjeje ai u detyrua t’i japë një drejtim të paparashikuar. “Qumështin do të shkarkosh në shtëpinë time”, u urdhëroi vogëlushi karrocierin që detyrua t’i bindet ty së automatikut. Por në shtëpinë e tij situata ndryshoi shpejt. I ati i grabitësit të vogël që njëherë karrocierin nuk pranoi që qumështi të shkarkohej në shtëpinë e tij. “Më ler të bëj të dua ndryshe të vras dhe ty”, tha vogëlushi i të atit. Dhe në këtë konflikt që mund të kishte dhe përmasa të paparashikuara, triumfoi qetësia e babait. Ai mundi të bindë të birin të dorëzojë Kallashnikovin dhe më pas përcolli deri në baxho karrocierin bashkë me ngarkesën e të qumështit - dy kuintalë qumësht. p. re.

Kjo festë e vonuar e nënave

TIRANE - “Sabotuar, mo”, sa bukur, po ky na paska qenë Parlamenti më i mirë në botë. Një fjalë të tillë nuk kishim se si të mos e thonim ndërsa mësorim se Parlamentit dje i ka dalë koha, në mëngjes e madhe të telashet që e kanë zënë, të merret edhe me një çështje thjesht humanitare. Dy parlamentet janë të ndarë kanë bërë një akt për të cilin duhet t’u heqim sinqerisht kapelen. I kanë shtuar tashmë të famshmes festë të 8 marsit edhe një datë tjetër që duhet festuar: 9 maji është caktuar dhe me ligj të veçantë festa e nënës. Shqiptarët, të cilëve tashmë u janë mësuar veshtë me krismat e armëve, duhet të mundohen këtë të premte që t’i harrojnë ato dhe të kujtohen për nënat e tyre, për nënat e të tjerëve, për nënat në përgjithësi pra, dhe të festojnë. Jo keq për një Parlament, të cilin e presin çështje edhe më madhore, por sigurisht, Parlamenti ynë është human, dhe ai në këto çështje nuk të fal. Ndoshta shkruarën këto radhë në redaksi mberrinin me dhjetëra imazhe të bashkash, të vrasësh, fëmijësh të gjymtuar, që janë njëkohësisht edhe histori njerëzish të veshura parapjesht me të zeza. Për të 9 maj nuk do të ketë asnjë kuptim, do të shohin çdo vit se sa do të festojnë të tjerët. Por kjo nuk të lehtësojë aspak, përkundrazi, do t’i shtojë edhe më shumë vuajtjen ndërsa do t’u kujtohen fëmijët e tyre që askush nuk mund t’ua kthejë më. Dhe duket sikur disa nga parlamentarët e kanë kuptuar këtë gjë. Një shumicë e madhe nuk solli na ka bërë të besojmë se së shumë deputetë nuk kanë qenë dakord për diskutime festash në kohë të tilla, megjithatë Nënkryetarja Qirko ka bërë thirrje: “Me shumë respekt për nënat tuaja”. Kështu, programi i një fondacioni është miratuar dhe shqiptarët, që dje, kanë një festë më shumë. Një gjë tërheq të pyesësh, por diçka do të ishte gjë herë më mirë për nënat, në deputetët tanë të ndërua të t’i zgjidhin partitë, të lënë kështu me kotë. Atëherë kur kërkohet më i arriture nuk ishte bërë aq shumëpunë në shkollë edhe vendi dhe të shënuar me kaq. Vetëm atëherë do të kishin festuar një herë të gjithë shqiptarët. Nëna efemërt, ashtu në të kequr, të më shumë të mrekullueshme. [?]

NGA BOTA

Francë, asgjë të re nga fronti Shirak

Fino Dini: “Mos sill politikane”

Më mirë jo vizita partiake para zgjedhjeve TIRANE - Fino lëshon Bashkim Fino i i ka bërë thirrjen përtej detit. “Politikanë italianë mos emni më në Shqipëri, deri në përfundim të zgjedhjeve”, është deklarimi mëqësor që kryeministri shqiptar, Ministrit të Jashtëm italian, Dini. Fino i ka kërkuar Dinit që takimet me politikanëve shqiptaro-italiane dhe atyre italianë të bëhen në vendin fqinjë. Kryeministri Fino

Nudonë foto: Missi padit “Klan”

DENONCIM NË GJYKATË Nudonë foto: Missi padit “Klan” Botuesit e revistës nën akuzën e Sidorelës TIRANE - Sidorela Kola i shpalli “luftë” së përjavshmes “Klan”. Do të jetë ndoshta salla e gjyqit që do të zgjidhë njërin prej proceseve më të bujshëm të shtypit. Ish-fituesja e kurorës së bukurisë shqiptare të këtër viteve më parë, ka reaguar menjëherë ndaj botimit të paautorizuar të fotove të saj në numrin e fundit. Ajo është shfaqur në kopertinë dhe në brendësi të “Klan”-it, në pozicione që lënë të zbulohen dukshëm pjesë të saj intime. Sipas një veçares nuk bëhet fjalë për një pozim, por për momente xhirimi, gjatë të cilave fotografi - një emër i njohur i kësaj fushe - ka mundur të krijojë fizikun e bukur, por edhe të lakmueshëm të saj. Sidorela nuk është pyetur asnjëherë për mundësinë e botimit të pamjeve intriguese të saj dhe duket se kenë caktuar një njoftë dhe imazhit e saj. Zëmërata e bukuroshes e çuar në përfundim e gjykatës, Kola ka trokitur në dyert e “tempullit” të drejtësisë dhe ka ndërtuar tanimë në paditje ndaj botuesve të “Klan”-it. Gjithçka ka ndodhur në fillim të kësaj jave, kur revistë e përjavshme publikuar fotot “mékatare”. Reagimi i Kolës ka qenë i menjëhershëm. Burime të afërta me të, kanë treguar për Gazetën Shqiptare se bukuroshja ka kërkuar sqarimin e parë në redaksinë e “Klan”-it, për duket se, edhe kur ka mbyllur dyert pas vetes, nuk ka arritur të gjejë shkaqe qetësimi. “Shpata” unike për të zgjidhur “nyjen gordiane” ka shpërfaqur vetëm betës kundër vetëm brenda mureve të gjykatës. Një padë e ngritur nga ajo fajëson botuesit e revistës për mënyrën me të cilën kanë vepruar me publikimin e fotove. Miss Albania ’93 është fiksuar gjatë xhirimeve të filmit “Kolonel bunker”, në të cilin ka regjistruar edhe debutimin në kinematografi. Duket të ketë qenë pikërisht bukuria fizike e saj, që e ka shtyrë regjisorin Kujtim Çashku të japë imazhin një vëzhgim pikërisht me pamjen e Kolës. Në skenat e fundit bukuroshja shfaqet me një veshje të dukshme, e cila të lejon edhe pjesë intime të Miss-it të dikurshëm. Ky rol fragmentar nuk është lënë pa “arsyetuar” nga gazetarët dhe fotografi i njohur Piro Naçe. Me cilësinë e drejtorit të fotografisë së “Kolonelit”, Naçe e ka ruajtur vetën pak më “sekretin” e sitarëve të tij, derisa “nuk dihet sesi fotot kanë rënë në duart e në redaksinë e “Klan”-it. (g. ym.) Sidorela Kola në faqet e brendshme të “Klan”-it

PARLAMENTI

Kjo festë e vonuar e nënave TIRANË - “Sabiruk, më ...

FUTBOLL

Sot shorti i fazës finale të kampionatit