10/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 maj 1997

Vranicki ikën, beteja për ligjin

Ultimatumi i OSBE-së: partitë binden e firmosin Kontrata politike: Zgjedhjet brenda fundit të qershorit, Komitetet shkrihen, ndryshon genocidi Dy netë sherr në Qeveri për projektin elektoral. Ministrat e PD kundërshtojnë Finon Për zgjedhjet do të vijë një koordinator ndërkombëtar. Pas votimit ai do të bëjë raportin përfundimtar Kastrati: “Projekti t’i kalojë më parë partive. Fino ka shkelur të gjitha procedurat dhe është nxituar” Sipas marrëveshjes të të gjithë partive Komitetet duhet të shkrihen 46 ditë para ditës së votimit Fino: “Ligji që miratojmë është me sistem të përzier: 100 vende mazhoritar e proporcional pa kufi”

Ja kontrata që bëra

Fino: Ligji që ne kalojmë sipas kontratës

Kryeministri Fino Fino: Ligji që ne kalojmë sipas kontratës Në faqen 2

Alarm bombe pak metra larg Vranickit

Ministria e Drejtësisë Alarm bombe pak metra larg Vranickit Në faqen 3

Gramsh, trupat speciale mposhten nga civilë me armë

Policia tërhiqet, një uniformë plagoset [GJYKATA] [BALLI] [POLICIA] [SPITALI] [KORÇË]

Hakmarrje për zhdukjen e tregtarit

TEPELENË - Hakmarrje mbi vlonjatët. Zhdukja pa gjurmë e një tregtari nga Tepelena ka ngjallur zemëratën e të afërmve të tij që kanë fajësuar për këtë disa qytetarë vlonjatë. - Hakmarrje mbi vlonjatët. Zhdukja pa gjurmë e një tregtari nga Tepelena ka ngjallur zemëratën e të afërmve të tij që kanë fajësuar për këtë disa qytetarë vlonjatë. Dhe ky ka qenë shkaku që ata e kanë drejtuar hakmarrjen e tyre mbi vlonjatët, pa asnjë dallim. Ata kanë sulmuar dhe kanë shkatërruar dy taksi me targën e qytetit bregdetar në Tepelenë dhe më pas të njëjtën gjë e kanë bërë dhe me të tjera makina - me të njëjtën targë - në të hyrë të Gjirokastrës. Policia e pafuqishme për të bërë arbitr[in] midis tyre ka vendosur që për të shmangur ngjarje edhe më të rënda, të evitojë kalimin e makinave me targë të Vlorës që kërkojnë të udhëtojnë në drejtim të Tepelenës. A.G., tregtari 35 vjeçar nga Tepelena është zhdukur në rrethana ende misterioze në mbrëmjen e të enjtes. Kjo gjë është “shpërblyer” menjëherë nga të afërmit e shokët e tij që për këtë zhdukje kanë fajësuar disa qytetarë vlonjatë. Dhe pikërisht për këtë arsye ata kanë sulmuar dje paradite dy Mercedes- Mercedesë me targë të Vlorës. Grupi i armatosur ka zbritur udhëtarët e taksive dhe më pas i ka bërë ato shoshë me plumba. Por nuk janë mjaftuar vetëm me kaq. Në shenjë hakmarrjeje ata janë drejtuar në zonën e Subashit dhe u kanë rezervuar të njëjtin fat makinave me targë të Vlorës. Nuk ka njoftime për fatin e mëtejshëm të tregtarit tepelenas dhe për viktima të mundshme gjatë këtyre operacioneve ndëshkimore. Policia ka ngritur dje një postbllok mbi urën e Leptines, në të hyrë të Tepelenës dhe u ka kërkuar kthimin mbrapsht të gjitha makinave me targa të Vlorës. Të pakten të shmangien shitë papritur e tjera. p. re.

mposhten nga civilë me armë

GRAMSH - Priten me luftë forcat speciale në qytetin e Gramshit. Një trupë që punon vetë është sulmuar të enjten mbasdite nga dhjetra qytetarë të armatosur që kanë kundërshtuar me zjarr operacionin e tyre për mbledhjen e armëve. Trupat janë bllokuar nga qendra e qytetit dhe gjatë betejës së ashpër - në të u përdorën dhe armët kundërtanke - një polic është plagosur. Specialët janë tërhequr në drejtim të Korçës dhe vetën më mesnatë policia e Elbasanit ka bërë të mundur dhe tërheqjen e të plagosurit dhe 11 të tjerëve që kishin mbetur të bllokuar në Gramsh. Civilët e armatosur kanë djegur më pas ndërtesën e komisariatit dhe kanë liruar disa të ndaluar që ndodheshin aty. Dëshmitarë okularë pohojnë se zemërata e civilëve është shkaktuar ngaqë ata kanë dyshuar se armët që do të mbledhshin do shiteshin ose do të shkonin në veri të vendit. Skica e përleshjes. GJYKATA. SPITAL. BALLI. POLICIA. PALLAT. PALLAT. VEND I PRITËS. Automjete të policisë. Turizmi. Shkolla. Pallat. GJIMNAZ. Në faqen 5

Ditë bombash e granatash

Tiranë, shpërthim nate në zyrat e “Soros”-it Ditë bombash e granatash Kapen nxënës të armatosur TIRANË - Vazhdon alarmi i bombave; një sasi eksplozivi ka shpërthyer në mbrëmjen e enjte në oborrin e zyrave të Fondacionit Soros, në Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima. Pikërisht mu në një alarm bombe - dyshohej se ishte vënë në ministrinë e drejtësisë - ka detyruar Vranickin të ndërrojë itinerarin e lëvizjes së tij. Por kësaj radhe nuk ka pasur bombë, por vetëm paralajmërim telefonik nga një zë anonim femre. Në Korçë, në korridorin e shkollës tetëvjeçare, në fshatin Dvoran, mësuesit kanë zbuluar ekzistencën e një granate dhe kanë larguar me panik nxënësit e tyre. Kurse në Durrës, policia shërbimit në shkollën tetëvjeçare ka gjetur pranë një vajze një granatë difensive. “Po sikur të shpërthejë ajo do të shkaktonte një masakër të vërtetë, - pohojnë me komisariat.” Në faqen 5

FIËR: Ditë e përgjakur: Gjashtë të plagosur

FIËR Ditë e përgjakur: Gjashtë të plagosur Në faqen 5 KORÇE Pranga banditëve: Mes tyre dhe polici Në faqen 5 TIRANE Tragjedia Shtamës: Tjetër arrest Në faqen 5 VLORË “Alba” nxjerr blindat për shkollat Në faqen 5

“Ato pamje nuk janë as në film”

SIDORELA FLET PËR GAZETËN Në faqen 4 “Ato pamje nuk janë as në film”

Foto: H. Pustina