Meksi: “Gabimi im ishte që e mbajta akoma”
Çështja e fajdeve, ish-kryeministri Ian duart: Kërkova publikimin e dosjeve por e bllokuan
INTERVISTË / Anatem[a?] për ish-ministrin e Mbrojtjes dhe historia e firmave piramidale “Unë doja ta hiqja Zhulalin” Meksi: “Gabimi im ishte që e mbajta akoma” Çështja e fajdeve, ish-kryeministri Ian duart: Kërkova publikimin e dosjeve por e bllokuan TIRANË - Meksi godet Zhulalin. “Gabimi im ishte se vazhdova të qeveris me Zhulalarë”. Në një intervistë dhënë Gazetës Aleksandër Meksi rrëfen qeverisjen e tij. Fajdet, shkatërrimi i ushtrisë, kërcënimet dhe roli i tij në luftën anti-fajde. Këto janë drejtimet kryesore ku Meksi, vetëm pas dy muajsh largim nga kolltuku i tij, preferon të flasë. “Listat për fajdet nuk i kisha unë. Ato i kishin të tjerët”. Kështu sqaron Meksi, sipas të cilit as Prokuroria e as Kontrolli i Shtetit nuk kanë dashur të publikojnë listat që do të nxirrnin në dritë hijet e fajdeve. Sipas ish kryeministrit shqiptar, ushtria shqiptare ishte një ushtri e keqe dhe e drejtuar keq nga një ministër si Zhulali. Për ish vartësin e tij, Meksi nuk kursen silurat, duke e cilësuar atë si një ministër të keq e deri të papërgjegjshëm. Meksi nuk është i mendimit se ka patur kabinet të keq, por një ekip të politizuar. Ai mbron idenë e tij kur shton se të gjitha qeveritë janë të tilla, pasi i përgjigjen një programi e një force nga e cila kanë dalë. “Unë thirra në zyrë Gazideden, Vrionin e Lunikun në fillim të ’96 dhe i kërkova të hetonin mbi firmat” Meksi “Destinacioni i armëve? Ato shitën ose çohen në Veri” Në faqen 3
Komitetet: “Të shkrihemi apo jo”
Fino flet në Romë. Prodi i kënaqur: “Mirë me marrëveshjen”
Vranicki: Po u prish kontrata s’ka ndihma
Fino flet në Romë. Prodi i kënaqur: “Mirë me marrëveshjen”
Komitetet: “Të shkrihemi apo jo”
Vranicki: Po u prish kontrata s’ka ndihma
Andreatha: Mos me lojra politike
Në faqen 2
Luftë bandash me antitanke: tre të vrarë
VLORË
Luftë bandash me antitanke: tre të vrarë
Terror në qytet. Në përleshjen midis bandave rivale vriten tre e plagosen tetë persona
VLORË - Luftë bandash në Vlorë. Agjensia franceze e lajmeve AFP njofton se si rezultat i përleshjeve të përgjakshme kanë humbur jetën tre vetë dhe janë plagosur rëndë të tjerë. Pesë nga ta janë në rrezik jete dhe mjekët po punojnë për të mos rënduar edhe më tej bilancin e betejës.
Në faqen 5
Tmerr dhe frikë në rrugën për Kakavijë
KAKAVIJË - Tmerr dhe frikë në aksin Tepelenë-Kakavijë.
Rrëmbimi i një tregtari të fuqishëm nga Memaliaj dhe më pas vrasja e korrierit, i cili po dërgonte paratë për lirimin e tij, ka shkaktuar një stuhi të vërtetë nga miqtë e tregtarit, të cilët po hakmerren ndaj të gjitha makinave me targë Vlorë. Tension edhe në Kakavijë. Sipas burimeve greke, dogana e shtetit fqinj është detyruar të ngrejë traun e saj për të shpëtuar makinat e shumta që po masakroheshin e shkatërroheshin nga banda e armatosur. Ndërsa një mau[?] me targë Vlorë është gjendur e përmbysur në një kanal dhe më pas është plaçkitur tërësisht. Gjendja ka dy ditë që është tepër e tensionuar dhe rruga tanimë është bërë pothuajse e pakalueshme. Banda, e cila vepron e armatosur në këtë aks të rrugës nacionale, sipas burimeve të agjencive greke, vazhdon të veprojë dhe duket se nuk do të heqë dorë deri sa ... derisa nuk i rrethojnë tregtarët të jetojnë lirë. Mëpisk e kanë takuar e Vlorës, pasi mendohet se afaristi gjendet i fshehur pikërisht në këtë qytet. Edhe dita e djeshme, sipas agjencisë “Enter”, nuk ka kaluar pa viktima. Një tjetër autobus i linjës Fier-Kakavijë është sulmuar në hyrje të Gjirokastrës, në fshatin Subash. Udhëtarët janë grabitur dhe për fat të mirë nuk flitet për të plagosur apo të vrarë. Ndërsa dy ditë më parë, viktimë e këtyre sulmeve kishte qenë një vajzë 13-vjeçare, e cila ka mbetur e qëlluar nga një plumb dhe më pas është dërguar në spitalin e Janinës. Deri tani flitet që e gjithë kjo histori të ketë shkaktuar katër viktima që kanë humbur jetën. p.re.
Zbaticë e inflacionit
Çmimet bien, më shumë frutat
TIRANË-Zbaticë çmime-sh në tregjet shqiptare të mallrave të konsumit.
Sipas njoftimit të fundit të Institutit të Statistikës inflacioni në muajin prill, që sapo lamë pas, ishte 1,5 përqind më i ulët se ai i regjistruar në muajin mars. Dhe duket se janë frutat dhe perimet ato që kanë shkaktuar këtë deflacion të papritur. Pas rënies së lehtë, të muajit prill, kurba e inflacionit-kundrejt kuotës 100 përqind që është dhjetor ’93 -qëndron tani në nivelin 137,26 përqind.
Në faqen 3
Muaji Prill, indeksi ulet me 1,5 përqind
“Destinacioni i armëve? Ato shitën ose çohen në Veri”
Zhv... e inflacionit
Gram... për të treg...
Gramsh, pritë trupave speciale
Qytetarët minojnë urën, s’duan çarmatimin
GRAMSH - Qyteti nën kaos të plotë.
Frika e një operacioni “ndëshkimor” të trupave speciale ka mbledhur në mërshinë armë serbë dhe dhjetra civilë të armatosur. Ata kanë minuar urën në të hyrë të Gramshit dhe kanë kryer madje dhe “misione zbulimi” deri në një fshat gjashtë kilometra larg Gramshit. Të enjten forcat speciale ishin pritur me luftë në Gramsh dhe ato u detyruan të tërhiqen pa mundur të realizojnë misionin e tyre të mbledhjes së armëve. Qytetarët dyshonin se armët që merrreshin në Gramsh shkonin në Veri të vendit ose përdoreshin për t’u shitur. Ata ishin të bindur që arsenali i sekuestruar dy javë më parë në Gramsh nuk kishte përfunduar në depot ushtarake. Një bandë e armatosur ka sulmuar me granata një autobus në rrugën nacionale Pogradec-Korçë dhe ka shkaktuar vdekjen e dy vetëve dhe plagosjen e tre të tjerëve. Në autobus kishte dhe gra e fëmijë të mitur.
Në faqen 5
Partizani: Ja si fituam Kupën
FUTBOL
Partizani: Ja si fituam Kupën
Starova: “Nuk jemi skuadra e Berishës”
Në faqen 6
Papa kërkon paqe
NGA BOTA
Papa kërkon paqe
Ati i Shenjtë në Lindjen e Mesme
Në faqen 7
Cigare “Diamond” në vend të pagës
Bllokimi i bankës i la pa para punëtorët
DURRËS - Punëtorët e Fabrikës së Cigareve paguhen në natyrë për punën e tyre.
Pezullimi i bankave lokale ka sjellë në këtë zgjidhje origjinale - që në të njëjtën kohë ishte dhe e vetmja - dhe që nuk ishte përdorur ndoshta që nga Mbreti. Për gjashtë muaj radhë, punëtorët kanë marrë në vend të kartëmonedhave të nëshkruara nga guvernatori i bankës, nga 300 paketa Diamond. Më pas ata i kanë tregtuar ato me shumicë e pakicë nëpër lokalet e qendrës së qytetit.
E rrallë, por e vërtetë. Punëtorët e Fabrikës së Cigareve në Durrës, në nga objektet e rralla që vazhdojnë veprimtarinë dhe që gjatë ditëve të trazuara antieqeveritare, janë paguar me nga 300 paketa cigare Diamond. Kjo zgjidhje erdhi si rezultat i bllokimit të veprimtarisë bankare dhe është përdorur për të zëvendësuar pagat e muajve mars e prill. “I kemi shitur fare lehtësisht këto paketa. Rënia e çmimeve financiare i zbrazi xhepat e shqiptarëve dhe tani ata janë rikthyer duhanit të vendit”, thotë një nga punonjësit që dëshiron të mbetet anonim në mënyrë të tillë që të mos i ndërmarrë gojë për sonë në mënyrë të tillë. “Diamond” është një nga cigaret më të preferuara të tregut të “varfër” edhe për shkak të cilësisë së mirë të tij. Duhani që përdoret për fabrikimin e tij importohet nga Italia, ndërsa importi i konsumit cigareve huaja ka rënë deri në masën 30 për qind.
Artur Korliku
TË RRALLA NGA E JASHTEZAKONSHMJA
MERIT
KORÇË Sulmohet autobuzi: Vriten dy udhëtarë
KORÇË
Sulmohet autobuzi:
Vriten dy udhëtarë
Në faqen 5
FIER Plumba nga makina vdesin dy persona
FIER
Plumba nga makina vdesin dy persona
Në faqen 5
BERAT Të shtënat ndëshkojnë historinë e dashurisë
BERAT
Të shtënat ndëshkojnë historinë e dashurisë
Në faqen 5
TIRANË Genocidi: Rifillon Procesi Presidencial
TIRANË
Genocidi: Rifillon Procesi Presidencial
Në faqen 5