20/05/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 maj 1997

Partitë në tryezë, Ferr në Jug

Kompromisi, fjalë e harruar për politikanët. PD: “Mund të pranojmë disa modifikime” Partitë në tryezë, Ferr në Jug Fino nxjerr ndryshimet. PD s’lëshon për zonat Tre ditë mbledhje e takime mes 10 forcave politike. Opozita insiston: “Duhen bërë patjetër modifikime” Dje dy tryeza. Kryeministri propozon ndarje të re e ndryshime në Komisione. Në faqen 3 Gjinushi në mbledhjen e kërcejnë: “Po nuk arrit kompromisi, do ikim nga qeveria”. Në faqen 3 Nga tryeza e djeshme e partive me kryeministrin Fino (Foto: Plator Ilo) Tur i Presidentit në Laç e Shijak. Optimizëm për fitoren e PD, akuza ndaj PS Berisha nuk tërhiqet: Ligji s’ndryshon “Nuk do dekretoj kërkesat e disa partive”

Nga tryeza e djeshme e partive me kryeministrin Fino (Foto: Plator Ilo)

Dita e ferrit në qytet: Luftë bandash me antitank

VLORE Dita e ferrit në qytet: Luftë bandash me antitank Bombardohet Benz-i i blinduar. Dy të vrarë. Grup tjetër hakmerret Në faqen 2

Përleshje me policinë: Dy pengje e katër të vrarë

TEPELENË Përleshje me policinë: Dy pengje e katër të vrarë Banditët rrëmbejnë ushtarakun e anëtarin e Komitetit të Shpëtimit Në faqen 2

Izolohet qyteti i gurtë: Sërish tritol mbi urat

GJIROKASTËR Izolohet qyteti i gurtë: Sërish tritol mbi urat Kardhiqi shkatërrohet për herë të katërt, në erë dhe ura e Viroit Në faqen 2

Vranicki: “I takon PD që të ofrojë kompromis”

Pas vizitës së fundit, përshtypjet e OSBE TIRANË - “Është Partia Demokratike ajo që duhet të bëjë më shumë lëshime”. Nga Viena, negociatori i OSBE për krizën shqiptare, jep përshtypjet e vizitës së fundit në Tiranë në një intervistë për BBC. Ndërkohë skeptik, ai shpreh ende shpresën e mundësinë e arritjes së një kompromisi, përndryshe, “Mirupafshim ndihma nga gjithë për Shqipërinë. Gjithçka do të mund të rishikohet, nëse s’krijohet besimi për zgjedhje të lira e të drejta”. Si i vlerëson përpjekjet e Qeverisë për arritjen e një kompromisi pavarësisht se Parlamenti ka miratuar një ligj zgjedhor? “Mendoj se çfarë përfondoh aktualisht është shumë e rëndësishme, mendonji gjithashtu se partitë politike duhet të bëjnë gjithçka për arritjen e kompromisit se koha për përgatitjen e zgjedhjeve është shumë e shkurtër kur kemi parasysh se ato duhet të mbahen në fund të Qershorit”. Doktor Vranicki procesi politik në Shqipëri është bllokuar, a mendoni se kontrata politike në të cilën keni ndërmjetësuar do të përmbante më shumë specifikime, problemet aktuale do të ishin shman[?]… zgjedhor, i cili nuk gëzonte konsensusin e shumicës së partive të tjera a mos është kjo një arsye e fortë që të mos arrin pajësi në procesin zgjedhor? “Unë nuk jam arbitër midis partive politike në Shqipëri. Megjithatë OSB-ja dhe komuniteti ndërkombëtarë kanë qenë të bindur se zgjedhjet e vitit 1997 nuk duhet të zhvillohen në të njëjtën atmosferë dyshimi si në vitin e kaluar. Prandaj mendoj se Partia Demokratike duhet të tregoj gatishmërinë për të negociuar e kam thënë edhe më parë se komuniteti ndërkombëtar do ta ketë të vështirë të vazhdoj bashkëpunimin nëse nuk arrihet që të gjitha forcat politike në Shqipëri të gjejnë gjuhën e përbashkët lidhur me të ardhmen e vendit. Unë kam biseduar me qeveritë e vendeve e anëtarë të OSBE dhe me kanë thënë se nëse ne nuk shikojmë një proces zgjedhor demokratik të lirë, të drejtë dhe transparent, ne mund të rishqyrtojmë marrëdhëniet e bashkëpunuar në fushën ekonomike dhe financiare dhe natyrisht kjo javë do të na duhej që të krijojmë një ide më të qartë brenda OSBE se mund të bëhen kontrollimi dhe vëzhgimi i zgjedhjeve kur partitë politike në Shqipëri nuk janë të një mendjeje lidhur me “rëndësishme”. Po shumica e partive kanë shprehur kundërshtitë dhe dyshimet e tyre lidhur me atë se si ligji aktual e parashikon zgjedhjen e komisioneve zgjedhore apo lidhur me përdorimin e radio televizionit apo edhe lidhur me drejtimin e SHIK-ut? “Këto janë çështje shumë të rëndësishme i takon shumicës së partisë demokratike dhe presidentit Berisha që ka shumicën që të afrojnë një lloj kompromisi që të largoj dyshimet që kanë partitë e tjera. Në këtë kuadër Qeveria e Pajtim Kombëtar po bën përpjekjet për arritjen e kompromisit”. Por kemi të bëjmë me një qeveri që ligji i miratuar ka përjashtuar. Një qeveri që nuk ka të bëjë emërimin e drejtuesve të Komisionit Qendror zgjedhor apo administrimin zgjedhor? “Prandaj është e drejtë dhe urgjente që kryeministri Fino të bëjë gjithçka që qeveria Fino mos jetë thjesht një spektatore. Qeveria është organizmi politik që duhet të përgjigjet për mbajtjen e zgjedhjeve. Për këtë natyrisht që ata duhet të mbajnë përgjegjësi politike”. A duhen fshirë të dyja palët? “Natyrisht mund të thuhet se përderisa nuk është arritur kompromisi, asnjëra nga palët fund të Qershorit” Doktor Vranicki proces specifikime, problemet aktuale do të ishin shmangur? “Jo nuk mendoj kështu se kontrata politike është pa dyshim një normiz për marrëveshjen e 10 partive. E cila mendoj se është dokumentimi i rëndësishëm që është hartuar së fundi dhe në atë kohë ishte e qartë se do të zhvillohej debati parlamentar, i cili do të ishte një rast i mirë për qeverinë dhe partitë politike që të arrinin një lloj kompromisi”. Megihtatë përkundër dëshirës suaj për të arritur një kompromis PD pavarësisht nga marrëveshja e arritur miratoi në Parlament versionin e saj të ligjit të transparencës, në mundë të rishqyrtohet nga shmëri për të qartë brenda OSBE se si mundë në Shqipëri nuk janë të një mendjeje lidhur me zgjedhjet e 29 qershorit” Z. Vraniski marrëveshjet midis forcave politike në Shqipëri aktualisht lidhen jo aq shumë me formën e votimit se sa me procesin e kontrollit të votimit a mendoni se mënyra e zbatimit të ligjit është me rëndësishme se sa vet forma e ligjit? “Është dhe do të jetë shumë e rëndësishme që të gjitha partitë në Shqipëri që do të konkurrojnë në zgjedhje të jenë 100% të sigurta se zgjedhje të tilla do të jenë të lira dhe të drejta dhe që do të ketë një proces transparent dhe që nuk do të ketë dhunë se do të ketë një numër korrekt të votave këto janë aspekte shumë të rëndësishme. A duhen fajësuar është arritur kompromis, asnjëra nga palët nuk mund të shpëtojë nga faji. Por dua të theksoj dy gjëra: kompromisi duhet të jetë i domosdoshëm për të patur njohje të gjerë të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre. Nga ana tjetër Komuniteti ndërkombëtar e ka bërë të qartë se bashkëpunimi i mëtejshëm do të varet, nëse zgjedhjet do të zhvillohen në mënyrë demokratike apo jo”. A mendoni se do të zhvillohen zgjedhje të lira e të drejta? “Ka shumë mosbesim mes palëve. Por sikur të mos kisha besim te kompromisi atëherë të gjitha sforcimet tona do ishin më kot”.

Berisha nuk tërhiqet: Ligji s'ndryshon

"Nuk do dekretoj kërkesat e disa partive" e PD, akuza ndaj PS TIRANË - “Nuk do firmos asnjë deklaratë të partive, ligji ka kaluar dhe ai është shumë i mirë”. Është ky thelbi i deklaratës së Berishës vetëm pak orë pas dekretimit të ligjit të zgjedhjeve. Përgjigjia e Presidentit ka mbërritur të dielën nga Laçi, stacioni i parë nga i cili ai ka nisur turin e tij elektoral. Sërish akuza të rënda të Berishës ndaj socialistëve si dhe aluzione për lidhje që do të kishin Komitetet me këtë parti. Me të njëjtat tone, ka folur lideri i shtetit dhe para banorëve të Shijakut ku ai ka shpalosi bindjen e tij se PD do të fitonte shumicën. Në faqen 4 Berisha

Sherr te Balli: Selfo lë Këshillin

Raporte të ngrira mes krerëve Ermenji: "Nuk pata pika të kundërta me Selfon". Nënkryetari: "Partinë e ngrita me thonj" Raporte të ngrira mes krerëve Sherr te Balli: Selfo lë Këshillin Ermenji: "Nuk pata pika të kundërta me Selfon". Nënkryetari: "Partinë e ngrita me thonj" Në faqen 4

Shpresat: grumbullim pa lekë

FUTBOLL TIRANË - Alarm në kampet e shpresave. Federata nuk ka para për grumbullimin e tyre. Sot trajneri Mema do bisedojë me lojtarët. Kush ka lekë të vijë Në faqen 6

Serbët fillojnë raprezaljet

NGA BOTA PRISHTINË - Rëndohet gjendja e shqiptarëve në Kosovë. Pas vrasjes së 2 policëve serbë, policia ka arrestuar dhe keqtrajtuar më shumë se 30 kosovarë. Në faqen 7

Tirana dhe Roma: Gjithçka nisi me zgjedhjet e fundit

DOKUMENTE TË PANJOHURA NGA PARLAMENTI ITALIAN Në faqen 5 Tritan Shehu Achille Occhetto