Nano: “Vetëm kështu do të hyjmë në zgjedhje”
Berisha pret Finon e lëshon në dy çështje. Foresti dhe Lino paraqesin draftin për monitorimin europian
Presidenti premton emërimin e kryetarit të ri të SHIK-ut. Kandidatë dy juristë
Fino arrin t’i rrëmbejë Berishës Komisionet e Votimit. Presidenti nuk lëshon për zonat
Në faqen 2
Dje mbledhje në qeveri për t’i kërkuar Europës garancitë e plota për procesin e zgjedhjeve
Në faqen 3
Ministri i Jashtëm grek, Pangallos paralajmëron partitë: “Mos humbisni shansin e 29 qershorit”
Në faqen 2
Ultimat(i)um i Vranickit? Mediatori ngre supet
Partitë e gdhinë në Kryeministri
TIRANE - Në korridore, shkallët dhe kafenenë e Kryeministrisë, politikanët shqiptarë kanë pritur kështu deri natën vonë të rejat që do t’i sillte Fino nga Berisha.
Me gjithëka mund të ngjasojë të martën në mbrëmje godina ku punon Fino, por shumë pak me një Kryeministri. Zërat e një ultimatumi të mbërritur nga Vranicki duket se kishin hutuar atë ditë gjithë politikanët. E megjithatë Kryeministria të krijonte përshtypjen e një hani me disa porta, ku njerëz të veshur me ose pa kostum, hynin e dilnin në ambiente e zyrat e shumta të saj. Bady-guardë e gazetarë kanë qëndruar me orë të tëra para derës kryesore të godinës, ndërsa makinat e liderëve partiakë mbërrinin pa pushim në oborrin e saj. Vranicki Berisha dorëzon SHIK Në faqen 2 Vranicki
VLORË
Sambistët s'duhet të vijnë për rendin
Në faqen 3
FIER
Telefonatë misterioze: Panik në gjimnaz
Në faqen 5
KORÇË
Dhunë e egër seksuale 13-vjeçares
Në faqen 5
KUKËS
Radio ndërpret emisionet: Pushtohet
Në faqen 5
Malaj shkakton stuhi në majat e Financës
Shkarkohet bordi drejtues i Bankës së Kursimeve dhe INSIG
FMN dakort me ministrin: “Defiçiti i huaj duhet llogaritur te 55 miliard lekë”
TIRANE - Tërmet në majat e organeve të larta financiare. Një urdhër i ministrit të Financave Malaj ka detyruar disa drejtore bankash si dhe anëtarë të bordeve drejtuese të tyre të dorëzojnë çelësat për t’ua lënë vendin specialistëve të tjerë. I nisur me Bankën Kombëtare Tregtare, ku “freskim” i kuadrit ka vazhduar edhe me Bankën e Kursimeve dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore (INSIG). Sipas ministrit Malaj gjithçka bëhet në funksion të rritjes së koeficientit profesional në veprimtarinë e këtyre institucioneve të rëndësishme.
Ministri i Financave, Malaj
Rikthehet tritoli rrugës për Kakavijë
Shkatërrimi i dy urave në të hyrë të Gjirokastrës dhe përgjatë rrugës nacionale praktikisht ka mbyllur kufirin
Për herë të pestë në erë ura Kardhiqit
Në faqen 5
M. Leka në Tiranë: Paratë me çeqe
“Do shlyej të gjithë klientët”
Presidenti i firmës ngrin paratë në Bankën e Kursimeve: “Kam marrë kredi të mjaftueshme për kreditorët dhe veprimtarinë time”
Në faqen 4
Harizi: “Portugalia, ferr”
Në 2 qershor bashkohet me futbollistët
TIRANE - “Do të kem në përbërje futbollistë që luajtën në dy ndeshjet e fundit të Spanjës, ndërsa nga kampionati shqiptar mund të marr 2-3 futbollistë. Është një ndeshje tepër e vështirë e më duket sikur do të luajmë në ferr”, trajneri i Kombëtares Harizi ka nisur në këtë mënyrë të mendojë për ndeshjen e dy qershorit kundër Portugalisë. Vetëm pak seanca stërvitore do t’i japin mundësinë atij për të bërë skuadrën gati për sfidën. Gjithçka do të mendohet gjatë këtij fundmuaji për t’u pasqyruar më pas në fushën e Oportos.
Në faqen 6
Çernobili në prag të shpërthimit
NGA BOTA
MOSKË - Në janar të vitit 1998 reaktori i katërt i centralit bërthamor të Çernobilit do të shpërthejë sërish, kështu që këtë herë reaksioni bërthamor do të jetë i të gjitha përmasave të tij me negativen. Shpërthimi do të jetë njëqind herë më i fuqishëm, se ai i prillit të vitit 1986.
Në faqen 7
Centrali bërthamor i Çernobilit