07/12/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

7 dhjetor 1997

Fino: SHIK-u në duart e mijë?

INTERVISTË / Kryeministri flet për rolin e ri të shërbimit të fshehtë: Duhen njerëz të rinj Fino: SHIK-u në duart e mijë? “Nuk do survejohen politikanët, do mbrohet Shqipëria” Edhe Sabri Godo rrëfen kryetarin e ri të propozuar prej tij: “Është djalë i ndershëm” Kreu i Qeverisë sqaron partitë e vogla: “Unë e bëra punën time. Heqja e gjendjes së jashtëzakonshme duhet të bëhet, por zgjedhjet nuk do shtyhen” TIRANË - “Që tani SHIK-u do të ndryshojë rolin dhe njerëzit e tij. Ky institucion varet nga Qeveria. Shumë struktura janë shkatërruar, por sidomos drejtuesit reshtojnë mundësinë qëndrojnë më në atë detyrë”. Janë fjalët e Kryeministrit shqiptar Bashkim Fino, i cili ka deklaruar kështu për Gazetën, vetëm pak orë pas caktimit të kreut e SHIK-ut të 37 vjeçarit Arben Karkini. Numri një i qeverisë flet për ristrukturimin e institucionit që për 6 vjet me radhë është komprometuar aq shumë nga politikanët shqiptarë. “Ky SHIK nuk duhet të shihet më me syrin e mëparshëm, ai do të mbrojë integritetin territorial të Shqipërisë dhe nuk do të survejojë me politikanë të ndryshëm”, thotë Fino duke hedhur kështu orientimet e tij të para për institucionin e rëndësishëm. TIRANË - Është vetë Fino që thotë se do ta bëjë këtë... [?]

Droga sulmon “Albën”

Trafikantët rrotull ushtarëve Tiranë, francezi gjendet me “helm” në xhep TIRANË - Trafikantët e drogës u janë afruar ushtarëve të “Alba” për të treguar helmin e bardhë, por nuk kanë pasur sukses. “Nuk para besoj të ketë përdorues në radhët e tyre dhe po janë ushtarë karriere dhe kanë rregulla të hekurt”, tregon një trafikant nga Tirana. Megjithatë ditë më parë një francez i “Alba” është dënuar për shitje sepse iu gjetën sasi droge në xhep. Forcat e “Albës” në Shqipëri

Vdes nënoficeria e Gardës

VETEVRASJE Vdes nënoficeria e Gardës TIRANË - Është vetëvrarë një 32 vjeçare në Tiranë, në banesën e saj. Diana Xhaferri, ushtarake, punonte si nëoficere në repartin e Gardës së Republikës dhe është vetëvrarë dje në mëngjes me pistoletë në banesën e saj. Policia që ka mbërritur në banesë, pas lajmërimit, bëri dhe hetimet paraprake. Ekspertët përcaktuan se vetëvrasja ka qenë e paramenduar dhe se nuk ishte aksidentale. Megjithatë ende policia nuk ka bërë ditur se cila ka qenë motivi i kësaj akti. Ngjarja ka ndodhur në mëngjes në orën 7.00. Xhaferri ishte në shtëpi, kur krejt papritur familjarët e saj kanë dëgjuar krismat e armës. Të shtënat e armës i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme, duke bërë kështu të panevojshme ndihmën e mjekëve. Pas kësaj është lajmëruar dhe policia, ekspertët e të cilës kanë kryer veprimet e para. Pas ekspertizës së ekspertimit është thjesht “vetëvrasje”, duke mos përcaktuar nëse ka qenë aksidentale apo jo. Por gjithsesi konkluzione para flasin për një veprim të paramenduar. Por nuk ka njoftim se për ç’arsye nëoficeria 32 vjeçare e Gardës i dha fund jetës së saj.

Tre vjeç vret të jëmën

TRAGJEDIA Tre vjeç vret të jëmën MAT - Tragjedi e rëndë në Mat. Një fëmijë tre vjeç ka vrarë aksidentalisht nënën e vet. Samet Dashi, kështu quhet vogëlushi, ka qenë duke luajtur me automatikun kur ka shkrehur një breshëri dhe ka lënë të vdekur të jëmën Lirie Dashi vetëm 24 vjeçe. Vazhdon të rrëfejë se kështu në arkivën e tij të tragjedive shqiptare është qëndodhë me vonësa? nuk ka patur të besuar. Në moshnë tre vjeçare, kur në duart e tij duket të kishte pistoletën lodrat, për Samet Dashi, është rezervuar një lojë tjetër. Një automatik “Kallashnikov”. Ndërsa ka qenë i shtrirë në krevatin ku fantazonte armën- lodër, ai ka shkrehuar pa dashje këmbëzën dhe breshëria ka lënë të vdekur nënën e tij 24 vjeçe. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kacisë të Matit dhe lajmin e bënë të ditur ATSH. Ndërkaq vetëm dy ditë më parë në të njëjtin rajon e këtij loje të rëndë ka lënë të vdekur një 16 vjeçar, madje që më një vjeç? Përseri një fëmijë, madje edhe më i vogël vetëm 18 muajsh, ka shkrehur Kallashin e automatikut. Dhe për koincidencë tragjike edhe ky duke luajtur me armën e të atit. Kryevat në përrallave me një super lodër Kallashnikov.

Rritet çmimi i bukës: “Fajin e kanë tregëtarët e miellit”

EKONOMI Rritet çmimi i bukës: “Fajin e kanë tregëtarët e miellit”

Mjekët braktisin punën: “Kemi frikë nga terrori i rrugës e bandat”

BERAT Mjekët braktisin punën: “Kemi frikë nga terrori i rrugës e bandat” Në faqen 5

Atentatori i kryepolicit të Ballshit çan rrethimin

BALLSH Atentatori i kryepolicit të Ballshit çan rrethimin Në faqen 5

Vajza vetëvritet në makinë: E rëmbyen për ta bërë prostitutë

LIBRAZHD Vajza vetëvritet në makinë: E rëmbyen për ta bërë prostitutë Në faqen 5

Arrijnë trupat speciale: Partitë e pushteti lokal kundër kaosit

BERAT Arrijnë trupat speciale: Partitë e pushteti lokal kundër kaosit Në faqen 5

Berisha shkon në Shkodër Nano kthehet nga Roma

Dje takime të dy rivalëve të vjetër Berisha shkon në Shkodër Nano kthehet nga Roma TIRANË - Nano ka fluturuar drejt Romës ndërsa Berisha është ngjitur në Shkodër. Të dy figurat e larta kanë zgjedhur drejtime të ndryshme për një qëllim të përbashkët: zgjedhjet. Nëse Nano është munduar të bindë politikanët e lartë italianë për modosodhërinë e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe ndihmën e tyre, Berisha në Veri të vendit ka sulmuar socialistët me një artikull të rëndësishëm. “Fantazma komuniste po përpiqet të dëmtojë demokracinë shqiptare”, ka thënë kryeshtetari Shkodër, duke kujtuar shkodranëve të mos harrojnë të votojnë për PD. Ndërkohë që lideri socialist në kryeqytetin italian u ka kërkuar dorën e ndihmës politikën e të gjithë shqiptarëve, duke shprehur në gjuhë masive të tyre. Po dje lideri socialist ka bërë një takim të gjatë edhe me shefin e diplomacisë italiane. Berisha Nano

NJE ÇAKMAK MBRETEROR

TIRANË - “Një cigare Rothmans, si ai që pi Leka I dhe një çakmak mbretëror”. Mbase vetëm kaq mjafton për të treguar veten “monarkist të vërtetë”. Që prej disa ditësh në Shqipëri një mishërim i ri u është shtuar markave të shumta të çakmakeve që qarkullojnë kudo. “Shqipëria mbretëri”, kjo parrullë është shkruar me germa të zeza mbi një sfond të kuq, tani që referendum i po bëhet gjithnjë e më i afërt. Kjo ka qenë një nga iniciativat më të fundit të legalistëve në planin propagandistik. Vetëm një vit më parë të njëjtën gjë kishin bërë edhe rivalët e mëdhenj në zgjedhje: PD e PS. Me najë e shkruar çakmaki, shtyp, madje edhe bluzat i kishin shumë falas njerëzve. Për fushatën, siç është bërë zakon të shpërndajnë vërtetë, janë të paret që kanë nisur të shpërndajnë çakmakët me të njëjtën “Shqipëria Mbretëri”. Askush nuk ka të dhëna statistikore se sa janë në gjendje për ndonjë serizion [sic] i furnizuar e Referendumi të 29 qershorit. Sidoqoftë, tani, shumë duhanpirës do të kujtohen për Mbretërinë, ndërsa gjysmën ndonjë cigare. Po të jetë “Rothmans”, është akoma dhe më mirë...