Mesazhe të frikshme në dy shkolla të Kryeqytetit: “Ju kemi vënë bombë”. Shumë fëmijë braktisin bangat
Policia e Tiranës: “Do qëllojmë krimin pa paralajmërim”
Nisin hetimet për terrorin në Tiranë. Lush Përpali dhe “Albania” dëshmojnë në Prokurori
Mesazhe të frikshme në dy shkolla të Kryeqytetit: “Ju kemi vënë bombë”. Shumë fëmijë braktisin bangat
Bombat, alarmi prek shkollat
Policia e Tiranës: “Do qëllojmë krimin pa paralajmërim”
Nisin hetimet për terrorin në Tiranë. Lush Përpali dhe “Albania” dëshmojnë në Prokurori
Sqar ohet atentati i së hënës në darkë. Dëshmitarët në spital: “Vunë tritol në furgonin që udhëtonte për në Kombinat”
Kiosk-politika zgjedhjet, bombat dhe korrupsioni
Një nga të plagosurit e së hënës Andrea Stefani A është politika arti i drejtimit të shtetit në një mënyrë që të mbrohen interesat e mbarë shoqërisë, apo thjesht një mjet për të ngopur interesat apo epshet e farandollojshme të politikanëve? Ose e thënë më shkurt: a duhet të jetë politikanët në shërbim të shoqërisë apo shoqëria në shërbim të politikanëve? Janë pikëpyetje që shtrohen në të gjithë botën e qytetëruar, por janë gjendje lufte, ku bombat po shpërthejnë sa pa besisht aq dhe verbërisht, duke rrënuar kioska politik anësh e duke i shndërruar ato në varre për qytetarët e ndershëm dhe …gjetjen kioskak politikanët tanë? Ne nuk akuzojmë asnjëri po mendojmë që tani, në prag zgjedhjesh, më shumë se kurrë, politikanët duhet të realizojnë transparencën e pasurive të tyre. Sepse ka mjaft politikanë që tashmë kanë jo vetëm kioska, por edhe pallate çfarëdolloj. Si, me ç’mjete i siguruat ato? Parlamentarët shquajnë karikaturat e pasurive, por deri tani, politikanët kanë dalë të paguar. Pra janë pasuruar me rroga shtetërore, duke mbetur të virgjër në ndëshmërinë e tyre? Një mrekulli që … si çdo mrekulli - është të besosh. Në ekonomitë e zhvilluara të tregut shpesh pasuria shkon bashkë me politikën. Madje ka biznese me qenë vendosin biznesin e tyre në shërbim të politikës. Biznesi konvertohet në politikë. Por në Shqipërinë e varfër, ende pa ekonomi të formuar tregu, nuk është normale të ndodhë kështu. Pasuria nuk mund të jetë binjake e politikës. Ajo është e dënuar të jetë sakrificë. Në vend të varfër si Shqipëria politika të dhuron pasuri vetëm në rast se vihet në shërbim të bizneseve personale, duke sakrifikuar popullin. Dhe mjerisht duket se kështu po ndodh. Në pak vjet tranzicion, politika u konvertua në biznes mixt fitimprurës për mafja politikanë. Por ja pushtetarët dhe opozitarët, jo më zbatarkae si 5 vjet më parë, po dalin përseri në tribuna dhe akuzojnë njeri-tjetrin si armiq të popullit duke u vetëshpallur si shpëtimtarë të tij. Në fakt e para gjë që ata duhet të bëjnë është që t’i provojnë njerëzve nga tribuna, ndërshmërinë e tyre. Pushtetarë dhe opozitarë duhet të shpjegojnë pse në 5 vjet zgjodhën rrugën e pages me korrupsionin dhe jo luftën kundër tij.
të shoqërisë apo shoqëria në shërbim të politikës? Në një pikëpyetje që shpërthejnë në nëndegje fani kur politika është në gjendje lufte, kur bombat po shpërthejnë sa pa besisht dhe veçanërisht, duke rrënuar kioska politikanësh e duke shkërrënuar ato në varre për qytetarë të ndershëm dhe të pafaj. Tashmë po bëhet gjithnjë e më evidente se krimi dhe terrori në vend ushqehen nga rrënjë të nendheshme politike. Shoqëria e trondakur shqiptare i kupton, po nuk mund t’i zbulojë këto rrënjë, lidhjet e krimit me politikën. Është një dobësi që ajo do ta vuajë.
Po afrohet frikshëm momenti fatal kur në Shqipëri rrezikon të mos ketë politikë. Kjo e fundit ka filluar që të rrënojë gjithnjë e më shumë mjetet e dhunës, duke u shndërruar - sikundër ka thënë Klauzevici - në luftë. Një dhunë e vërtetë ndihet kudo nëpër stinë e pluhurosur. Tashmë po luhet akti i fundit i pages, shansi i fundit i saj. A do të mundin politikanët ta shpëtojnë atë duke shmangur luftën? A do të mundin ata të shpëtojnë paqen pra dhe vetveten si dhe politikën shqiptare? Në falimentimin? Zbritjen e thellë që krijojnë pëtë po mund ta mbushë vetëm e ardhmja e afërt. Por e sotmja hamendëson alternativat e të nesërmes me mjaft pesimizëm. Një bombë sapo ka shpërthyer në kështjellën e një politikani të lartë. Është ky prologu i gjëmimeve të tjera? Por shpërthimi i pabesë nxorri në sipërfaqe një fletër pyetje për të cilën opinioni shqiptar, dositet, simpatizantët nuk kanë marrë kurrë përgjigje. Ku i
LOKALET NË “SITË”
TIRANË - Parku “Rinia” kalon në sitën e policisë.
Mbi 300 policë të amatosur e me antiplumb, kanë bllokuar në mënyrë të rufeshme dhe kanë kontrolluar të gjithë klientët që janë gjendur në lokalet në orën 19.30. Kështu vetëm një ditë pas atentateve në Tiranë, Ministria e Brendshme ka urdhëruar për një organizim të ri në sistemin e ruajtjes së ambienteve publike, mes të cilëve janë dhe lokalet. Me vendim të ministrit të Brendshëm, policia ka kaluar dhe në gatishmëri luftarake dhe skuadrat e kontrollit janë vënë në mbikëqyrje të rreptë të lokaleve, shkollave e mjediseve të tjera publike. Operacioni i parë pas këtij organizimi ishte ai i mbrëmjes së djeshme. Qindra policë kanë bllokuar në mënyrë të rufeshme gjithë lokalet e parkut “Rinia”, të cilët kanë qenë herë pas here objekt i lajmërimeve për bomba dhe kanë kontrolluar të gjithë klientët që ishin brenda në këtë orë. Policia ka bllokuar bulevardin dhe të gjitha rrugicat përmes parkut. Kontrolle të imta janë bërë në ambientet e lokalit, ndërkohë që klientët, thuajse të gjithë të rinj, janë kontrolluar një për një.
Një nga shkollat e kërcënuara dje në Tiranë
Në faqet 3-4
LEZHË
Mijëra vetë shpresojnë për eksod
LEZHË Mijëra vetë shpresojnë për eksod LEZHË - Sërish dëshpërimi i shtyn njerëzit të besojnë fatin e tyre ëndrrës; të paktën dy mijë vetë presin në rrethinat e Shëngjinit të nisen për në Itali. “Një anije do të vijë nga Ulqini, Mali i Zi dhe do t’ju bëjë të kapërceni detin”. Lajmi që nuk dihet se nga ka mbërritur, megjithatë është besuar - pohon agjencia e informacionit Enter - dhe njerëzit nga të gjitha të rimarrin në sy aventurën në këmbim të një jete më të mirë. Familje të tëra - shumë më tëpër janë njollos i të rriturit - shpresojnë tek mrekullia. Askush nuk di se kur do të vijë anija dhe se cilët janë njerëzit që kanë marrë përsipër të gënjejnë, t’i japin “komandën lundrim” asaj. Kundrejt një çmimi që është i varivueshëm - për emigjet paguhet më pak - gjithkush mund të hipe në bordin e anijes fantazmë. Mendohet se mjeti lundrues që do të vijë nga Mali i Zi është tepër i vjetër dhe se lundrimi i paralajmëruar, i tij do të jetë njëkohësisht dhe i fundit. Anija që normalisht duhet shitur si hekura për t’u uzinuar e shkrirjes do të detyrohet kështu të bëjë edhe një shërbim të fundit për turmën e mijëra njerëzve të dëshpëruar. E njëjta gjë ka ndodhur dhe në fillim të muajit maj. Një tjetër anije malazeze - Irini - kishte dëguar në brigun italian me qindra qytetarë shqiptarë. Ajo ishte nisur nga Vëlipoja, ku ishte pritur për ditë me radhë dhe pas një lundrimi plot aventura mundi të ankorohet në portin e Brindizit me gjithë “mallin” e të dëshpëruarve. Por shumë shpejt pjesa më e madhe e tyre janë riatdhesuar nga autoritetet italiane, duke shkaktuar madje dhe ndarjen e familjeve; burrat nga gratë.
Shtetërrethimi dilema e Europës
Konfuzion mes diplomatëve të huaj. Athina mbledh të gjitha palët
Pangallos: “Të hiqet”. Brukseli: “Të rrijë”
Konfuzion mes diplomatëve të huaj. Athina mbledh të gjitha palët
Shtetërrethimi dilema e Europës
Pangallos: “Të hiqet”. Brukseli: “Të rrijë”
Të hënën në qytet kanë humbur jetën katër vetë dhe janë plagosur dy të tjerë
BERAT - Krimi nuk njeh më kufinj. Dy të rinj, të marrë peng, i janë dorëzuar vdekjes në mënyrën më mizore që mund të bëhet. Ata janë lidhur me tela me gjemba e më pas janë tërhequr për qindra metra zvarrë nga një makinë. Në mes të disa pallateve dhe pak syve që mundën të shohin skenën makabre, ata janë keqtrajtuar, gjymtuar e më pas janë përskatuar me benzinë e u është vënë zjarri.
Në faqen 5
Ministri i Jashtëm grek: "Jemi gati të shtojmë ushtarët për zgjedhjet. Po bindim edhe vendet e tjera"
TIRANE - Sërish polemika mbi heqjen ose jo të gjendjes së jashtëzakonshme në Shqipëri. Kësaj here janë vetë europianët që nuk mendojnë njësoj mbi problemin më të debatuar tani mes shqiptarëve. Ndërsa Kryediplomati grek Pangalos deklaroi dje në Tiranë se shteterrethimi duhet të hiqet para votës së 29 qershorit, përfaqësuesja nga Brukseli pohoi se kjo gjendje duhet të mbetet ende në fuqi. Partitë politike shqiptare vazhdojnë t’i kërkojnë Europës të ndihmojë në
cfuqizimin e ligjit të shtetërrethimit. Pangalos tha dhe se është i gatshëm të ndihmojë në maksimumin por sqaroi se ai nuk erdhi në Tiranë si mediator. “Jam këtu vetëm përfaqësues i qeverisë dhe popullit tim”, tha dhe shefi i diplomacisë helenike.
Në faqen 2
Vlore
Plumba mbi një çerdhe
VLORE-Një perde e vërtetë zjarri, për këtë herë kundër një çerdhe fëmijësh. “Beteja” kundër “tempullit të jetës” ka ndodhur dje në mesditë në qytetin e Vlorës. Dëmtime të pjeshme, por për fat asnjë viktimë, pasi në atë çast çerdhja ishte bosh. Është hera e parë që në qytetin e Vlorës sulmohet me një breshër të tillë një çerdhe e pafajshme pas sulmeve që i janë bërë bibliotekave, teatrit, pallatit të kulturës e lokaleve private.
Në faqen 5
"Mbrapsht Lartmadhëri: Ndryshe do t’u qëllojmë"
Leka kalon natën në një hotel refugjatësh
DELVINE - “Lartmadhëri! Nuk mund të kalosh dot në Jug pa llogaritur kokën tënde dhe të pasuesve të tu”. Persona të armatosur e kanë prerë në mes turin e pretendimit të fronit, Leka I, duke e detyruar atë të kthehet mbrapsht dhe të fshijë nga axhenda e tij takimin e planifikuar për në qytetin e Sarandës. Më pas fati i ka rezervuar dhe një surprizë tjetër të hidhur pretendenti të fronit, kur është detyruar ta kalojë natën në një hotel të dorës së fundit në Libohovë; vendlindja e armikut të betuar të atit të tij. Edhe këtu Leka I nuk ka kaluar i qetë natën sepse përreth hotelit, gjatë gjithë natës ka pasur të shtënë të shumta, që më së pakti e quanin atë edhe këtë një “mik të padëshiruar”.
Të hënën pasdreke, autokolona e makinave që shoqëron Lekën I, është ndaluar nga disa persona të armatosur menjëherë pasi ai kishte përfunduar një takim me disa dhjetra pjesëtarë në qytetin e Delvinës. Gjatë rrugës ai mori paralajmërimin e parë, “Jemi 30 vetë të armatosur që do të qëllojmë nëse do të insistoni të shkoni në Sarandë”. Leka e ka parë më të udhës që të bindet, duke vlerësuar se do të ishte i rrezikshëm çdo konfrontim i armatosur i rojeve të tij me personat e armatosur. Ai është kthyer mbrapsht dhe ka vendosur që të kalojë natën në hotelin e Libohovës; një hotel ku zakonisht qëndrojnë emigrantët që kalojnë ilegalisht kufirin me Greqinë. Por në Libohovë Leka I mësoi se shqiptarët e kanë të vështirë të harrojnë. Dyshimi se ati i tij, Ahmet Zogu ka vrarë Avni Rustemin, ka bërë që “pasardhësit” e viktimës të prishin qetësinë e natës me breshëri të vazhdueshme armësh.
Leka Zogu
"Albafilm" mbetet pa zë: Vidhen paisjet e fundit
TIRANE - Është bastisur përsëri studio “Albafilm”. Në natën midis së hënës dhe të martës, repartet e saj i janë nënshtruar dorës së grabitjes. Janë dy, sektorët që kanë ndjerë më shumë dëmtimin. Grabitja i ka regjistruar përmasat më të mëdha në repartin e Zërit dhe atë të Montazhit. Kjo është hera e dytë që studioja shtetërore e filmit shqiptar, bie pre e një fenomeni të tillë, që nga shpërthimi i trazirave në vend.
Në ambientet e asaj, që dikur quhej Kinostudioja “Shqipëria e re”, situata është tanimë alarmante. Në ditën e parë të javës, ajo ka qenë orë të tmerrshme grabitjeje. Persona deri tani të panjohur kanë mundur të depërtojnë në Repartin e Zërit dhe atë të Montazhit, duke shkatërruar dëme të konsiderueshme. Pasojat pohohet të jenë më të ndjeshme në Repartin e Zërit, i cilësuar si ndër më modernët midis ambienteve të institucioneve. Burime të brendshme kanë pohuar për Gazetën Shqiptare se në të, mund të jenë përvetësuar edhe aparatura të ndryshme. Grabitjet e fillimjavës së parë të qershorit, e kanë bërë tanimë të vështirë prodhimin bashkëkohor të filmave shqiptarë, i cili edhe para ndodhjes së tyre ishte qen’e i vakët.
Studio “Albafilm” ishte bastistur për herë të parë gjatë muajit mars, vetëm pak pas shuarjes së përkohshme të erës së shtetit. Dëmtimet nuk kishin kursyer as institucionin më të rëndësishëm të kinematografisë së realizimit të filmave shqiptarë. Aparatura të projektimit, bokse, veshje të ndryshme... ja cilat kanë qenë të preferuarat e njerëzve që kanë qenë dorë mbi “pasurinë” e një institucioni, që edhe pa to, gjendej në vështirësi financiare. Repartet më të prekura e të atyre grabitjeve, kishin qenë ai i Shpërndarjes së filmit, i quajtur ndryshe Kinofikimi si dhe ai i Rekuizitës. Historia është përsëritur dy muaj e gjysmë më pas, pikërisht në fillim të kësaj jave, kur studioja kinematografike shtetërore është plaçkitur për të dytën herë. E gjitha kjo, ka ndodhur vetëm një ditë pas daljes në asistencë të një pjese të mirë të punonjësve të “Albafilm”-it, të cilët kishin mbyllur “ditarin” e tyre në këtë institucion, të premten e 30 majit. Sipër disa burimeve të mbrështuara, në të ardhmen e afërt studioja shtetërore mund të ruajë vetëm një berthamë të vogël të personelit të saj.
Genç Ymeraj
Pangalos
Berat
Dilgjen të gjallë dy të rinj
Të hënën në qytet kanë humbur jetën katër vetë dhe janë plagosur dy të tjerë
Ministri i Jashtëm grek: “Jemi gati të shtojmë
Vlorë
Plumba mbi një çerdhe