Skandal në OSBE. Akuza të rënda të kryevezhguesit të ikur
Zbulohet letra enigmatike e Pridham. Zyrtari dje kundërshtoi: “Kisha arsye profesionale”
Sipas anglezit që dha dorëheqjen “persona të rëndësishëm janë të përfshirë në mbi zgjedhjet”
“Qarqe të larta janë të prirura, ose ndoshta kanë bërë hapa konkretë që të arrijnë një marrëveshje paraprake para zgjedhjeve, me qëllim që rezultati i votimeve të 29 qershorit të ruajë raportet e sotme në qeveri”
Në faqen 3
INTERVISTE ME ZEPHENSIN
OSBE-ja rrëfen strategjinë e vëzhgimit
Murray: “Do kontrollojmë me 1000 vëzhgues. Do shmangim manipulimet e mundshme”
Vëzhguesit e OSBE
Gjithçka mbi dosjen Xhaferri
“AVENTURA” E FAJDEVE
Në faqen 2
Nano e Berisha në fushatë
“Çeku i bardhë”:
Rrapush Xhaferri
Sudja
Kadare: “E keqja jonë politikanët”
INTERVISTE
TIRANË - Kadare ka sulmuar dhe ashpër të gjithë klasën e politikanëve shqiptarë.
Në një intervistë për të përditshmen e njohur italiane “Corriere della Sera”, shkrimtari i njohur ka konsideruar politikanët shqiptarë si “shkaktarët e tragjedisë që po kalon vendi”. “Si të gjithë vendet Ballkanike, edhe Shqipëria nuk është ende e pjekur për një demokraci të plotë - ka thënë mes të tjerash shkrimtari - prandaj jo vetëm vendin im por krejt rajonin duhet marrë në patronazh nga komuniteti ndërkombëtar”. Akuza të rënda janë bërë nga Kadare e vetëm për partinë që ka shumicën e parlamentit por edhe për krahun tjetër. “Bërtasin poshtë Berisha, por nuk ofrojnë asgjë tjetër”
Në faqen 3
Ismail Kadare
Zhduket valixhia
Në Rinas
Blic kundër
TIRANË
"Çeku i bardhë": Lufta e liderëve
Nano e Berisha në fushatë
Nano në mitingun e Vlorës
FUSHE-KRUJE - Berisha është ngjitur dje në Fushë-Krujë. Përseri sulme të ashpra kundër rivalit të tij socialist Nano. “Krerët komunistë, pasiorganizuan rebelimin, nxorën çekun e bardhë”. Si pas shefit të shtetit, vota duhet të jetë për demokratët dhe për prosperitetin e prones”. Ai dje u ka premtuar krutanëve se do të mendohet për asistencën sociale dhe një sistem liberal.
Në faqen 2
Zhduket valixhja me sekrete
Në Rinas
TIRANE - Zhduket valixhja diplomatike e ambasadës angleze në aeroportin e Rinasit.
Ndërsa pregatiteshin të niseshin për në kryeqytetin anglez, Londër, një nga liderët e PS, Pandeli Majko dhe një nëpunës i përfaqësisë diplomatike britanike në Tiranë, u përpoqën kategororë të gjenin valixhen sekrete. Sipas rregullave me elementare të diplomacisë, valixhja duhet t’i besohet vetë pilotit të avionit. Majko ishte nisur që të merrte pjesë në një konferencë të organizuar nga Bashkimi Europian, lidhur me sfidat e reja me të cilat duhet të ndeshet Kontinenti i Vjetër. Në valixhen diplomatike normalisht gjenden dokumenta të rezervuara, të cilat duhet të përdoren nga persona në unitetin diplomatik. Në objektin e humbur gjendej edhe vetë pasaporta e Majkos me vizën përkatëse për hyrjen në Britani.
Brenda pak ditësh kjo ambasadë bëhet “pre” e një tjetër incidenti. Dy ditë më parë, numri 2 i diplomacisë angleze në Shqipëri, u godit me thikë në një nga rrugët e Tiranës. “Arsye personale”, shpjegoi ai për hetuesit italianë, ndërsa një helikopter i “Alba”-s e dërgoi në një spital në Brindizi.
Tmerr në furrë, digjen 4 punëtorë
ELBASAN / Tragjedi në Fabrikën e Çimentos. Kishte mbingarkesë
Mjekët: Shumë pak shpresë për t’i shpëtuar
ELBASAN / Tragjedi në Fabrikën e Çimentos. Kishte mbingarkesë
Tmerr në furrë, digjen 4 punëtorë
Mjekët: Shumë pak shpresë për t’i shpëtuar
TIRANE - Tragjedi në Elbasan. Katër punëtorë janë djegur pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në një prej furrave të Fabrikës së Çimentos në Elbasan. Furra ka shpërthyer ndërsa ishte në punë dhe ka bërë që të katër punëtorët, që ishin në turn, të digjen në pjesën më të madhe të trupit. Pas aksidentit punëtorët janë transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe pas gjysëm ore, me anë të një helikopteri, janë transportuar për në spitalin e djegieve në Tiranë.
Në faqen 5
Një i ri vritet gjatë operimit
Elbasan, plumba në spital
ELBASAN - Mbas bisturisë së mjekëve, plumb; një 21 vjeçar nga Elbasani është masakruar në spitalin e kirurgjisë, menjëherë sapo kishte dalë nga salla e operacionit.
Ai ishte quar në spital i plagosur me armë zjarri.
Në faqen 5
Zgjedhjet: “Leje për refugjatët”
GREQI, KLANDESTINËT MUND TË VIJNË PËR TË VOTUAR
Zgjedhjet: “Leje për refugjatët”
“Pas 29 qershorit të rikthehen sërish”
TIRANE - Greqia ka premtuar se do të krijojë të gjitha mundësitë që refugjatët klandestinë në Greqi të mund të vijnë për të marrë pjesë në votimet që do të bëhen për zgjedhjet parlamentare në 29 qershor të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur ATSH, e cila i referohej një deklarate të zëdhënësit të Qeverisë greke, Dimitris Reppas. Njoftimi i Qeverisë greke është bërë i ditur ndërkohë që Greqia po përgatizon dy liderët e partive kryesore në Shqipëri. Tritan Shehu dhe Fatos Nano kanë parashikuar një sërë takimesh me personalitete të politikës greke dhe krerët të partive politike. Dhe Shehu ka takuar ministrin e jashtëm, Pangallos, ndërkohë që Nano do të takojë dhe Kryeministrin, Kosta Simitis.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme greke, janë të paktën 300 mijë refugjatë klandestinë shqiptarë që punojnë në Greqi. Dhe për të krijuar mundësinë e ardhjes së tyre në atdhe për të votuar, qeveria greke ka premtuar marrjen e të gjitha masave që pas mbylljes së votimeve të mund të rikthehen sërish në Greqi për vazhdimtar punën. Zëdhënësi Reppas, ka thënë se qeveria do të përgatisë lejet për të gjithë ata që do të shkojnë për të votuar, e që më pas të kenë mundësinë që të rikthehen. Autoritetet greke kanë premtuar se ata do të tregohen të gatshëm për t’ju dhënë atyre që mund të paisen më leje të reja si më parë. Por ata nuk kanë përjashtuar ndonjë afat se kur mund të fillojë ky proces.
Strategjine e vëzhgimit
Murray: "Do kontrollojmë me 1000 vëzhgues. Do shmangin manipulimet e mundëshme"
Në faqen 3
Ushtarë të misionit “Alba” në Shqipëri
Sporti shqiptar nesër në Bari
LOJRAT MESDHETARE
BARI ’97
Sporti shqiptar nesër në Bari
Në faqen 7