17/06/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 qershor 1997

“Zgjedhjet? Me parregullsi”

Plumba mbi makinat e Mejdanit: “Kthehu mbrapsht” Nga SHBA: “Votimet duhet të shtyhen të paktën në disa zona nëse gjendja nuk rregullohet brenda javës” INTERVISTË / Zëdhënësi i ri i OSBE, Mark Smith, tregon vështirësitë. “La Lumiere është fjala e fundit” Plumba dhe presione mbi numrin dy të socialistëve gjatë udhëtimit të tij për në Pukë Në faqen 3 Propozim i papritur i vëzhguesve amerikanë të IDA: “Janë shumë mbrapa me përgatitjet” Në faqen 4 TIRANË-“Edimë tashmë që në këto zgjedhje do të ketë parregullsi dhe kjo është e padiskutueshme”. Pohimi i papritur është bërë dje nga vetë zëdhënësi i OSBE në Tiranë. Mark Smith thotë se qëllimi i institucionit që vëzhgon nuk është të zbulojë çdo defekt apo çdo parregullsi. Zëdhënësi flet për vështirësitë e deritanishme në disa zona të vendit, sqaron se shumë grupe vëzhguesish do të mbrohen nga ALBA si dhe konfirmon emrin e personalitetit që do të bëjë raportin përfundimtar të votës shqiptare. Është eurodeputete dhe quhet Catherine La Lumiere. “E dimë tashmë që do të ketë parregullsi. Tashmë është e qartë që këto zgjedhje nuk do të zhvillohen sipas manualit apo standardeve në mënyrën perfekte. Që do të ketë parregullsi, kjo është gjë e padiskutueshme. Kështu pra që synimi i vëzhguesve nuk do të jetë zbulimi i çdo defekti apo i çdo parregullsie. Qëllimi do të jetë të japim një gjykim të përgjithshëm mbi zgjedhjet lidhur me besueshmërinë e procesit zgjedhor...” Dy gazeta vetëm 30 lekë Selia e OSBE-së në Tiranë

“E dielë përgjaks Durrësin, vriten 6”

Tension dhe një ditë më pas, krismat boshatisin tregun e qytetit Në faqen 5

Alia në Kushtetuese

Protesta e avokatit Koçi

Fushata, partitë në një qese me para

Ministria përgjigjet: “S'është faj i ynë, kështu e ka Ligji”

Komisari:

Vlorë

“Jam me ju

Berisha

Alia në Kushtetuese “Kush do e gjykojë”

Protesta e avokatit Koçi TIRANË - Çështja “Alia” në Gjykatën Kushtetuese. Avokati i ish presidentit, ka kërkuar dje ndërprerjen e procesit gjyqësor ndaj Ramiz Alisë, pasi, sipas tij, kjo gjykatë nuk mund të gjykojë atë. “Presidentët kanë një mbrojtje ligjore, që u garanton atyre kryerjen e detyrës. Ata dënohen vetëm për tradhëti ndaj atdheut dhe krime antikushtetuese, dhe për këtë vendos vetëm Parlamenti, i cili cakton dhe gjykatën që do të gjykojë presidentin” - tha avokati Kleant hi Koçi. Ramiz Alia Në faqen 3

Kufoma “bombë” plagos tre vetë

Ministria përgjigjet: “S'është faji ynë, kështu e ka Ligji” Kufoma “bombë” plagos tre vetë Mirditë, ish masakruar më parë MIRDITË - E masakrojnë me automatikë, por nën shpinën e kufomës fshehin një vdekje tjetër: vrasësit vënë në të një granatë, të cilës i kishin hequr më parë siguresën. Kur të afërmit shkuan të nesërmen të merrnin kufomën, granata shpërtheu dhe shkaktoi tre të plagosur të tjerë. Dy nga ta janë në gjendje tepër të rëndë. Në faqen 5

Fushata, partitë një qese me para

Ministria përgjigjet: “S'është faji ynë, kështu e ka Ligji” Fushata, partitë një qese me para Të vegjlit ankohen: “Këto nuk na dalin” TIRANË - Alarm në kancelaritë e partive të vogla. “Nuk kemi para për fushatë”. Nga zyrat qendrore të tyre ka dalë dje shqetësimi për arkat bosh të tyre, të cilat duhet të përballojnë shpenzime të fuqishme për një fushatë normale. Në vështirësi PD e PS, dy partitë më të mëdha të politikës, të cilat njëkohësisht ngrejnë alarmin. “Na duhen më shumë para”. Ndërkohë që të afërskuar janë financat e të vegjëlve, për të cilët një financim i tillë është më shumë se një absurditet shtetit mbi të vegjlit e politikës. Nga zyrat e financës së PD kanë dalë shifrat e pakta të siguruara nga buxheti. Janë 30 milionë lekë, të cilat, sipas financuesve të PD, nuk arrijnë për një fushatë siç e bën kjo parti. Ankesë edhe nga kampi i PS. Sipas sistemit të përcaktuar para zgjedhjeve do të lëvrohen dy të tretat e shumës dhe më pas, menjëherë pas zgjedhjeve, pjesa tjetër. Të pakënaqur edhe republikanët e Godos. Në faqen 2

“Jam me ju po s'vi dot në tryezë”

TIRANË-Berisha thotë jo ftesës së partive të vogla. “Mblidhuni në tryezë por mos premëni mua”. Kjo ka qenë përmbajtja e një letre që kreu i shtetit u ka dërguar dy liderëve partiakë. Dy ditë më parë ata i kishin dërguar atij një ftesë për të marrë pjesë në një tavolinë të rrumbullaktë mes të 10 partive të marrëveshjes. “Vendimi i gjykatës kushtetuese është i detyrueshëm për të gjitha institucionet e tjera”. thotë Berisha në përgjigjen e tij të letrës duke hapur kështu një udhëkryq tjetër mbi fatin e kësaj partie. Sali Berisha Në faqen 2

Komisari: “S'është rrethuar kreu i PD”

VLORË Në faqen 5

Vrasja e Mujës: Hetime policëve

SHKODËR Në faqen 5

Grabiten arkivi i Degës Ushtarake

KORÇË Në faqen 5

Veshkë amerikane për shqiptaren

Shpëton nga vdekja DURRËS - Më në fund një lajm i mirë. Ndërsa në vendin e saj njerëzit shpëtojnë të mbijetuarit brenda nga frika e krismave, një vajzë e vogël nga Durrësi, sfidon vdekjen falë një mrekullie të shkencës që po shpëton mijëra jetë njerëzish, transplantimi. Që prej së premtes, vajza 14-vjeçare, Adriana K. jeton me një veshkë amerikane në trupin e saj. Profesori italian që e ka operuar në spitalin të vendit të tij është tashmë optimist për shëndetin e vajzës. Adriana u transferua prej kohësh në Itali, vuante nga një sëmundje e rëndë e veshkave. Që prej gjashtë vjetësh jetonte me këtë sëmundje në pritje të një transplantimi të mundshëm. Gjaste vjet duke bërë kura të rënda dhe duke pritur një sinjal solidariteti. Tani premten, më në fund, vajza i është nënshtruar operacionit të vendosur nga e vërteta! Vajza është vendosur veshkë e një vajze 8-vjeçare amerikane, e cila kishte vdekur tragjikisht gjatë një aksidenti automobilistik në Nevada. Mbi të gjitha, një nga prindërit e saj amerikane së vogël fatkeqe i janë martuar edhe një veshkë tjetër - e cila i ka shpëtuar jetën një tjetër vajze italiane - dhe mëlçia, cila i ka shpëtuar jetën një tjetër vogëlusheje.

Tragjedia e filmuar në video?

OTRANTO Tragjedia e filmuar në video? Zhurmë në Itali rreth kasetës-provë BRINDISI - Tragjedia e Kanalit të Otrantos është filmuar nga bordi i anijes italiane “Sibilla”? Lajmi i bujshëm vjen nga burime të kualifikuara në Brindisi, të cilat, duke kërkuar të mos identifikohen, konfirmojnë për ekzistencën e një videokasete në të cilën janë përjetësuar çastet e ngjarjes tragjike. Është e para herë që flasin për praninë e një prove të tillë, që do të ishte dëshmia përfundimtare e të vërtetës së Kanalit të Otrantos. Nuk dihet ende nëse gjykatësi Leonardo Leone De Castris do të përdorë këtë videokasetë në hetimet e tij, por e vërteta qëndron se nga fillulla dhe ai ka përgënjeshtruar kameragjistik në gjë të tillë. Ndërkohë te mbijetuarit e tragjedisë së 28 Marsit pas ndërprerjes së grevës së urisë dalin me një letër të hapur, kundër qëndrimit zyrtar dhe jokorrektësisë në hetimet të çështjes së 28 Marsit. “Jemi shqiptarë - thonë të mbijetuarit në letrën e tyre të hapur - por jo për këtë fakt duhet të mbajmë gjobën të mbyllur dhe të përjashtuar padrejtësisht e drejtësisë italiane. Është e vërtetë që emigracioni është një problem i rëndë, por sigurisht nuk zgjidhet duke hedhur në det njerëz”. Më pas shqiptarët sqarojnë perse ndërprenë grevën e urisë të nisur më 23 maj. “Dolëm nga greva e urisë - shkruajnë ata - sepse kemi nevojë të dalim, të provojmë. Ne vumë re se pak nga mediat italiane shkruajnë dhe flasin për grevën tonë. Kështu vendosëm të bëjmë një tjetër formë proteste: atë të rrugëve”. Hetuesia italiane duket se paraqet një pikë të fortë të momentit për shqiptarët për shpëtimin e mbijetuar nga mbytja e 28 marsit. “Ne denoncojmë - shkruajnë ata - se 50 kanë kaluar dy muaj e 20 ditë nga ngjarja dhe deri tani nuk është bërë asgjë”. Problemet për të mbijetuarit, duket se kanë filluar pak ditë pas ngjarjes tragjike. “Hetuesia italiane na ka marrë në pyetje më 29 mars - thuhet në letër dhe shumë shumë prej nesh kanë dëshmuar para punonjësve të policisë italiane, kanë përshkruar largimet e mbijetuarve të tjerë nga kazerma Caraffa. Ata kanë përshkruar në detaje se do të preferonim të shpërndare pranë familjarëve në Itali, 20 të mbijetuar e pranuan këtë, ndërsa vetëm 14 prej nesh u shoqërohet në letër-vendosëm të vazhdojmë luftën për të nxjerrë në dritë të vërtetën”. Për të mbijetuarit është e pashpjegueshme dhe mungesa e teknike shqiptare “nga ana e emëruar që do të ndiqte tragjedinë”, thuhet në letër. “Këtë ia kërkuam edhe ambasadorit Pandeli Pasko, por asnjëherë prej tij nuk kemi marrë një përgjigje serioze”. Gjatë kësaj kohe janë të shumta nxitjet dhe kërkesat e bëra nga ana e të mbijetuarve ndaj institucioneve shqiptare dhe italiane për të përshpejtuar hetimet dhe punimet për nxjerrjen e anijes, por sipas të mbijetuarve, nuk ka patur për të mbajtur një veprim të vazhduar. “Nëse nga pala italiane, gjatë filmimeve fund të fundit - shkruhet në letër - janë bërë ndërhyrje apo ndryshime, e nuk do të marrim vesh asnjëherë”. Alba Maltazi

Tanët në Bari: Do kthehen?

GAZETA SHQIPTARE Sport BARI ’97 Sa do kthehen? Tanët në Bari: Do kthehen? Në faqet 5-8 FORMULA 1 MOTOKROS DY GAZETA VETËM 30 LEKË