18/02/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 shkurt 1997

Tank kundër policëve të Nanos

Betejë pas mitingut të PS në Kuçovë: dy të vrarë Vranicki i kthehet zgjedhjeve në Shqipëri. Nga Washingtoni ai ka apeluar: “Votimet patjetër” Përshkruhet nga flakët autobinda që kishte shoqëruar politikanët në një mbledhje elektorale: edhe 16 të plagosur BERAT - Masakër me antitank ndaj policisë në Urën Vajgurore. Një fugon dhe një autobindë policie që kishin shoqëruar liderët e Partisë Socialiste dhe Social-demokrate, nga Berati për në Fier, në kthim janë sulmuar keq nga një grup personash të armatosur, nga një shtëpi në anë të rrugës. Blinda është goditur nga një predhë antitanku dhe ka marrë zjarr. Për pasojë gjashtë policë janë plagosur, ndërsa njëri ka vdekur. I vdekur ka mbetur dhe një i ri, rreth 17 vjeç. Tre nga policët e plagosur, ata janë djegur kur autobinda ka marrë flakë, janë dërguar menjëherë në spitalin e Tiranës, ndërsa tre të tjerët, janë ende në spitalin e Beratit. Nuk ka konfirmime nga policia, nëse shkaku ka qenë thjesht terrorist apo sulmi ka patur të bëjë me shoqërimin e politikanëve. Në faqen 3 Eskorta e policisë po kthehej nga Fieri ku kishte shoqëruar Nanon dhe Gjinushin, pas mitingut në Berat Ish-kancelari austriak reagon vetëm një ditë pas propozimit mbi shtyrjen e zgjedhjeve në disa zona të vendit Në faqen 3

Tokë e përgjakur, tetë të vrarë

SKRAPAR / Grindja për pronën shkakton masakër në fshat Në faqen 5

Sulm me armë Dokles “Nuk të duam në Kukës”

PRITE LIDERIT TË PS TIRANË-Sulm me armë ndaj Namik Dokles. Ishte duke udhëtuar për në një fshat të Kukësit kur dhjetë vetë të armatosur qëllojnë në ajër dhe ndalojnë eskortën e tij. Për 20 minuta rresht, kanë vazhduar kështu pasditen e së hënës, bërtitë dhe përpjekjet për të ç’bllokuar situatën. Thirrjeve “kthehu mbrapsh, nuk të duam në Shtriqën”, njerëzit që mbronin Doklen i janë përgjigjur edhe ata me të shtena në ajër. Gjithçka do të kishte përfunduar në gjakderdhje sikur për një çast palët të mos kishin ndërhyrë doktorët të flisnin me njëri-tjetrin. Badigardët e drejtuesit socialist i shoqën dhe ata nga fshati i dhjetë vetëve që bllokuan rrugën. Mitingu ka kaluar pa incident në kohë që Dokle ka lëshuar akuza të rënda ndaj Presidentit Berisha. Në faqen 3

Fajdet, Berisha e Nano

Dje Presidenti në Vorë, Nano në Berat

Skandali i ndihmave?

Islami reagon pas rihapjes së hetimeve në Romë

“Largo Malajn:”

FAJDET / Berisha i shkruan Finos

Fajdet, Berisha e Nano në "luftë" akuzash

Dje Presidenti në Vorë, Nano në Berat Nano në "luftë" akuzash. TIRANE-Berisha e Nano akuzojnë njëri-tjetrin në mitingjet e tyre elektorale. "Premtimet e socialistëve për rikthimin e plotë të parave janë në mashtrim i njerëzve të papërgjegjshëm", tha dje Presidenti në një takim me banorët e Vorës. Ndërsa lideri i PS shprehej para banorëve të Beratit se shkaku i katastrofës është vetë Berisha. Nano ka bërë ndërkohë edhe takime e mitingje të tjera në disa zona pranë Beratit e Fierit ku ai u bashkua edhe me Kryeministrin Fino. Berisha prezantoi dje në Vorë kandidatin për deputet Astrit Deliadisin. Berisha ngriti lart qëndrimin e këtij zgjedhësi që u shpreh ai “pro demokracisë” si dhe u bëri thirrje për një fushatë të qetë që paqësore ku secili të shpalloste alternativat e tij më të mira. Nano në Fier u deklaroi sërish banorëve se do të bënte të gjitha përpjekjet për të kthyer në masën e plotë të gjitha paratë e humbura. Lideri socialist akuzoi Berishën si shkaktar të situatës së krijuar dhe ftoi fierakët të votojnë për partinë e tij. Berisha [foto].

Skandali i ndihmave? "Zhurmë për fushatën"

Islami reagon pas rihapjes së hetimeve në Romë ndihmave? "Zhurmë për fushatën". TIRANE - Skandali i ndihmave italiane për Shqipërinë u hap pikërisht në fushatën e zgjedhjeve, nga një gjykatë në Romë. "Të gjithë këto na shtynë të mendojmë se janë qarqe të caktuara mafioze, të cilat janë të implikuara direkt në skemat piramidale" - kështu ka reaguar dje Islami, zëdhënësi i PS, lidhur me njoftimet nga Italia për një rihapje të mundshme të hetimeve mbi këtë skandal, për të cilin ka qenë akuzuar dhe Fatos Nano. Sanxhaku: “Kjo çështje nuk ka të bëjë me ne. Ajo konsiderohet e mbyllur përgjithmonë nga ana jonë”.

"Largo Malajn: Unë do jem me ty"

FAJDET / Berisha i shkruan Finos . "Largo Malajn: Unë do jem me ty". TIRANE - Berisha i kujton Finos: “Ndërhyrjen për transparencën e fajdeve”. Në një letër dërguar dje Kryeministrit shqiptar, kreu i shtetit i ka kërkuar atij të emërojë një mbikëqyrës për firmat piramidale si dhe ekspertë vendas e të huaj për kontrollin e tyre. “Nëse do të heqësh ministrin Malaj ke dhe mbështetjen time”. Kështu Berisha i kaparathënë një largim të ministrit të Financave, për të cilin, Presidenti ka edhe rezervat e tij. Malaj për arsye personale e partia e tij është kundërvënë zbatimit të detyrimeve ligjore”. Është hera e parë që Berisha kërkon në publik një largim të shpejtë të njeriut që drejton financat shqiptare. Berisha nuk ka lënë me Malaj ka ecur mbrapësht dhe nuk ka bërë asgjë gjatë këtyre katër muajve si ministër i Financave për çështjen e transparencës së fajdeve dhe kontrollin e tyre. Berisha i kujton Finos se duhet urgjent caktojmë një komisioneri dhe i një mbikëqyrës dhe për këtë i takon ekzekutivit të ndërhyjë.

Të mbijetuarit s’pranojnë teknikët

TRAGJEDIA E OTRANTOS. Dje kanë mbërritur përfaqësuesit shqiptarë TRAGJEDIA E OTRANTOS. Të mbijetuarit s’pranojnë teknikët. Dje kanë mbërritur përfaqësuesit shqiptarë. BRINDIZI - “Nuk i duam teknikët shqiptarë. Le të kthehen nga kanë ardhur se për ne nuk janë më të vlefshëm.” Të mbijetuarit e tragjedisë së Kanalit të Otrantos kanë pritur “me këmbët e para” Skënder Dulen dhe Skënder Dallakun, dy teknikët shqiptarë të caktuar për të ndjekur çështjen e përplasjes së anijes shqiptare “I katërti i Radës” me anijen ushtarake italiane “Sibilla”. “Ardhja e tyre në këto momente është e pavlerë” thotë për Gazetën Shqiptare, Krenar Xhavara, “zëdhënësi i të mbijetuarve në kazermën “Carafa”-nuk mund të ndihmojnë kurësesi në zgjidhjen e çështjes, në mos në ndërlikimin e mëtejshëm të saj apo në mundësinë e ndonjë komprometimi tjetër të këtyre të mbijetuarve të dyshimta”. Dule dhe Dallaku kanë mbërritur në Itali mbrëmjen e së hënës dhe janë strehuar në hotel “La Rosetta” në Brindizi. I kontaktuar me anë të telefonit nga “Gazeta Shqiptare”, Skënder Dulenuk ka dashur të prononcohet për takimet e para të tyre. “Ne jemi ftuar për të dhënë mendimin në një një çështje delikate - është shprehur Dule - për këtë do të bëjmë një raport në fund të punës sonë, me të cilin do të njihen edhe shtypi”. Ndërsa, sipas avokatit të të mbijetuarve shqiptarë, Giuseppe Antonio Maria Baffa, teknikët shqiptarë duhet të kenë pasur takimet e para me teknikët italianë dhe për protestën e re të klientëve të tij Baffa shprehet se “nëse më bëhet një kërkesë me shkrim për ndërprerjen e punës nga ana e teknikëve shqiptarë, unë mund të paguaj përukurori dhe ata nuk janë të autorizuar të kryejnë asnjë veprim. Megjithatë - shprehet Baffa - me mendimin e teknikëve shqiptarë do të ishte përfunduar në studimin dhe krijimin e mjeteve për nxjerrjen e anijes”. Sipas Xhavarës, “teknikët duhet të vinin të na takonin në kazerma. Ndërsa ne, pasi i kërkuam disa herë në hotelin ku janë strehuar, fiksuam edhe një takim, por ata nuk u paraqitën”. Sipas të mbijetuarve kërkesa për mbërritjen e teknikëve shqiptarë në Itali është bërë që në ditët e para të mbytjes së anijes “Sibilla”, por pengesa të ndryshme burokratike, apo me qëllim të caktuar kanë vonuar ardhjen e tyre”. Në fakt, vëzhgimin nga anija “The performer” nga muajin maj janë bërë vetëm në praninë e teknikëve italianë, të gjykatësit De Castris dhe prokurorit të përgjithshëm Giordano Bruno. Pala shqiptare nuk kishte asnjë përfaqësues.

SPEKTAKËL

. Çdo ditë programet e TVA dhe Alba TV. Një ndihmë për dashamirësit e ekranit të vogël në Tiranë. Në faqen 6.

OLIMPIKIA NË BARI

. Ndaj Jugosllavëve si të barabartë. Vetëm gjashtë gjuajtje të olimpikes së Jugosllavisë, por tre gola të tyre. Për ne shënon Bogdani. Në faqen 4.