Krismë e tension në qytet pas lajmit të rremë: dy të plagosur. Dyshohet për një numër më të madh të plagosurish. Ende mister mbi njerëzit që përhapën fjalët
Një makinë me sirenë ka krijuar konfuzion në orët e para të paraditës. Më pas ka nisur beteja.
Krismë e tension në qytet pas lajmit të rremë: dy të plagosur
Dyshohet për një numër më të madh të plagosurish. Ende mister mbi njerëzit që përhapën fjalët
Krismat natën në Tiranë, policia fikson “zonat e nxehta”. “Që këtej e tutje do të qëllojmë”. Deri tani 40 viktima
Në faqen 5
Liderët sërish në mitingje. Berisha ka udhëtuar për në Veri. Miting i madh në Kukës. Nano dje ka preferuar Lushnjen
Në faqen 3
VLORE - “Luftë” në qytetin e Vlorës. Një lajm i rremë se në Vlorë do të mbërrinte presidenti Berisha ka bërë që qytetarët të braktisin rrugët dhe të zenë pozicione luftimi. Ata kanë mbushur tarracat e pallateve dhe kanë filluar të qëllojnë me të gjitha armët që kishin në dispozicion, por të ajër. Dyqanet, tregu dhe lokalet u mbyllën menjëherë dhe nëpër rrugë qarkullonin vetëm disa kamionë e vetura me persona të armatosur në bord. “Beteja” ka zgjatur për gati një orë e gjysëm - që në orën 09.00 të mëngjesit - dhe ka shkaktuar dy të plagosur aksidentalë. Njerë nga ta është në gjendje të rëndë, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur. Berisha nuk e ka vizituar Vlorën e nga shpërthimi i revoltës antifadje në qytet. Komiteti i Shpëtimit ka paralajmëruar se çdo vizitë presidenciale në Vlorë do të pritet me armë.
Në faqen 5
Dje akuza të tjera nga Presidenca
Berisha-Malaj
Sërish Urua para?
Nga protestat në qytetin e Vlorës
Meksi mbi fajdet: “U kërcënuam”
INTERVISTE / FLET ISH KRYEMINISTRI
Meksi mbi fajdet: “U kërcënuam”
“Nga proporcionali më hoqën të tjerët”
TIRANË - Aleksandër Meksi rrëfen piramidat. “Mundet që ato të jenë marrëdhënie më pastrim parash”. Njeriu që i ka parë nga larg piramidat që groposën milionat e shqiptarëve, kryeministri që u përfol në shtyp e media, shtetari që është kërcënuar se do të shuhej tregon pjesën më të padukshme të fenomenit fajde. “Unë asnjëherë nuk kam parë propagandë antifajde” thotë ish kryeministri sipas të cilit nga të gjitha anët firmave ju thur hymne. Meksi shprehet se e kishte menduar rrezikun e tyre dhe për këtë ka qenë edhe i kërcënuar. Duke hedhur një tis misteri mbi milionët e kërcënimit dhe nga vinte ai, ish kreu i shtetit nuk ka dashur të flasë më. Rezerva ka shpërthyer Meksi edhe për lider-shipin e PD. Shmangia ime nga vendet e proporcionalit nuk është bërë në KK por nga të tjerët thotë ai. Për Meksin “kjo është në kundërshtim me rregullat e Këshillit Kombëtar të partisë”
Në faqen 7
Sudja, misteri i piramidave
“Është bërë pastrim parash?” Alarm në Antimafian Italiane
Në faqen 3
Berisha-Malaj
Dje akuza të tjera nga Presidenca
Si do të votohet më 29 qershor
Komisioni Qëndror pranon variantin evropian të votimit
Komisioni Qendror pranon variantin evropian të votimit
Si do të votohet më 29 qershor
Të gjitha veprimet nga dera deri te kutia
TIRANË - Nga OSBE mbërrin udhëzimi mbi votën. “Ja si do të veprohet në ditën e zgjedhjeve”. Ka qenë ky manuali për të cilin është dhënë “OK” nga Komisioni qendror i zgjedhjeve pas një konsulte menjëherë të OSBE. Gjithçka ka lidhje me ritin e votimit, dokumentat personale, vendosja e komisionit të qendrës dhoma e fshehtë dhe kutia e votimit. Këto janë drejtimet bazë që janë përfshirë në manualin si të votojmë i mbërritur nga zyra qendrore e OSBE.
Do votohet deri në orën 18.00. Është vendosur ulja e kohës për mbylljen e kutive të votimit. Por vendos Kushtetuesja
Në faqen 3
Berisha-Malaj Sërish "ping-pong"
Dje akuza të tjera nga Presidenca
Presidenti Berisha
Ministri Malaj
TIRANË - “Antifajdet” dhe sërish “ping-pong” mes Presidentit dhe Ministrit të Financave. “Malaj do të mbajë përgjegjësi ligjore, ai s’ka bërë asgjë për kontrollin e firmave të falimentuara”. Berisha ka vazhduar edhe akuzat ndaj Ministrit të financave. Vetëm pak orë pas letrës së Malajt, një komunikatë presidenciale ka sulmuar sërish duke e quajtur reagimin e ministrit “të pasinqertë dhe të dëshpëruar”. Berisha ngul këmbë në idenë e tij se Malaj ka bllokuar me qëllim transparencën mbi firmat piramidale të falimentuara.
Në faqen 2
Presidenti Berisha; Ministri Malaj
Boksi shqiptar shënohet në bronz
MEDALJA E DYTË E SHQIPËRISË
TIRANË - Shqipëria në medaljen e dytë. Edmond Hoxha në boks ka pësëdhën[?] deri 81 kilogram ka fituat medaljen e bronzit, duke u bërë në këtë mënyrë i dyti atlet shqiptar që var medalje në medalje. Italia mbretëresha e këtyre lojrave, deri tani ata kanë siguruar 119 podiume. Scala trajneri i Dortmund, pritet vetëm firma e tij. Sot ose të dielën në konferencë shtypi ai do të konfirmojë uljen e tij në pankinën e kampionëve të Europës.
Në faqen 6
Ngatërresë vetëm për një mjekër
GABIMET E SHTYPIT
Ngatërresë vetëm për një mjekër
Një vëzhgues tjetër merret për Pridham
TIRANË - “Nisuni shpejt, është një vëzhgues me mjekër, nuk mund ta ngatërroni me ndonjë tjetër”, fotografët e shumë gazetave shqiptare kanë tundur kokën në shenjë miratimi. Duhet të gjenin të fotografonin patjetër Brian Pridham, njeriun, që me letrën e tij shkaktoi rrëmujën tashmë të njohur në misionin shqiptar të OSBE-së. Në vend të tij në faqet e gazetave përfundoi një tjetër vëzhgues Bernard Owen. Ja se si...
“I gjithë faji është i mjekrës”. Nga salla e OSBE-së në Tiranë ka dalë vetëm një vëzhgues me mjekër. Por ai nuk ka qenë Pridham. Mjekrërrojtësi(?) vetë, por personazhiningatërruar ishte një figurë tjetër, vëzhgues i rëndësishëm edhe ky, Bernard Owen. Me siguri Owen nuk i ka vënë re mirë mend se në kohën që po e fotografonin fotografia rezikoi që të kishte të njëjtën fat edhe në faqet e gazetave të huaja - po a merrnin me një tjetër. I mësuar tashmë me fotografët e “bezdisur”, Owen nuk ka bërë asnjë shenjë që të linte të kuptoje se ishte kundër fotografimit të tij. Të nesërmen dhe të pasnesërmen fotografitë e tij mbante poshtë diçitura që e kanë lënë me gojë hapur. “Brian Pridham, njeriu që ndezi stuhinë në OSBE”, thuhej poshtë njëres prej fotografive dhe “Pridham duke fjetur në një nga seancat e Kuvendit Popullor”, shkruhej në tjetrën. Owen ka mbajtur kështu peshën e Pridham, i cili, gjithsesi fshehur në një apartament në Tiranës ishte hequr madje edhe linjën telefonike. Një mjekër ishte bërë kështu sebep i gjithë ngatërrëses.
Owen nuk reagon aspak ndaj kësaj ngatërrëse jo pa qëllim. Tipik anglez, ai vazhdon të thotë të tillë në sallën e OSBE-së dhe nuk shfaq - të paktën në dukje - ndonjë shenjë antipatie ndaj atyre që i kishin ngatërruar emrin vetëm për një mjekër. Mbase e kanë ngatërruar kështu edhe herë të tjera, mbase ndikojnë gjakftohtësia tij, pike angleze, ose profesioni i tij, si ekspert ligjesh. Ngatërrëse është marrë vesh vetëm disa ditë më vonë në redaksitë e gazetave që gabuan, megjithëse nuk ishte edhe aq e thjeshtë që tani të verifikohej e kundërta: “Cili është vërteti personi me mjekër”. Fotografët e gazetat dërgohen edhe në ndonjë dy ditë derisa u bindën se këtë herë vërtet kishin gabuar. Owen, në ndërkohë, vazhdonte op[?] qetë punën e tij. Shkrimi i kësaj historie është njëkohësisht edhe një ndjesë, që të pakëtën ne kërkojmë vëzhguesit me mjekër.
Bernard Owen
P.R.
Boksi shqiptar
MEDALJA E DYTË E SHQIPËRISË
shënohet në bronz
Çdo ditë programet e TVA e Alba TV
TELEVIZION
Çdo ditë programet e TVA e Alba TV
Një ndihmë për miqtë e ekranit të vogël në Tiranë
Në faqen 8