“Mejdani President, Nano Kryeministër e Fino Zëvendës”
“Mbrëmë avioni i Dinit mbërrin në Rinas. ‘Fino, dua ta bëjmë rrugën bashkë deri në Madrid’”
Die mbledhje e krerëve socialistë. Ndahen postet më të larta të shtetit, shpejt edhe ministrat e rinj
Kolltugët e reja të Shqipërisë
“Mejdani President, Nano Kryeministër e Fino Zëvendës”
Mbrëmë avioni i Dinit mbërrin në Rinas. “Fino, dua ta bëjmë rrugën bashkë deri në Madrid”
TIRANË - Vetëm një ditë pas votës së balotazhit, socialistët nxitojnë të zgjedhin Treshe[n] që do të drejtojë Shqipërinë. Rexhep Mejdani President, Fatos Nano Kryeministër, ndersa kolltuku i Kryetarit të Parlamentit do t’i “falet” PSD ose PAD. Bashkim Fino, njeriu që arriti të çojë vendin në zgjedhje, do të jetë numri 2 i qeverisë së ardhshme. Zëvendëskryeministër? Ndoshta i papritur i ka ardhur ky lajm Finos, ndonëse me modestia ai tha dje për Gazetën se misioni i tij kish[t]e mbaruar. “Unë duhet ta ço[a] vendin në zgjedhje dhe kësaj ja arrita”, tha numri një i Qeverisë. Kështu janë ndarë dje postet më të larta të shtetit në një mbledhje të gjatë të krerëve socialistë. Qysh prej disa ditësh, lideri i PS deklaronte vetëm për gazet(ar)ët e huaja se praktikat europiane kërkojnë që kryetari i partisë të jetë automatikisht dhe numri një i ekzekutivit.
Rexhep Mejdani është aktualisht Sekretari i Përgjithshëm i PS. Afro 60 vjeç e aplikuri. Në vitin 1990 Mejdani ka qenë anëtar i Këshillit Presidencial të ish-Presidentit komunist Ramiz Alia. Ai është konsideruar gjithmonë si një intelektual që qëndronte larg hyrjeve në politikë. Fatos Nano, i cili, siç ka pohuar vetë, do të jetë me siguri Kryeministër i ardhshëm i vendit, ka deklaruar dje se Bashkim Fino do të jetë “krahu i tij i djathtë”. Nano nuk ka folur për ndonjë post konkret, por sipas burimeve të sigurta nga Qeveria, Fino do të marrë kar(r)iken e zëvendëskryeministrit.
Fino ka pohuar dje për Gazetën se do të kishte vërtet dëshirë që në zgjedhjet e ardhshme lokale, ai të kandidojë për postin e Kryetarit të Bashkisë në Tropojë. “Do të doja vërtet ta kisha këtë përgejgjesi. Është një detyrë që e njoh mirë dhe për më tepër, ajo do të më shkonte shumë me misionin tim të deritanishëm si njeri që ka drejtuar e uruar Pajtimin Kombëtar. Do ta ndjeja veten shumë mirë në Tropojë”, ka thënë dhe Fino, vetëm pak çaste para fluturimit të tij për në Madrid, ku ai të mërkurën, ai do të takojë vetë Presidentin amerikan Bill Klinton. Dhe në mbrëmje, avioni i Ministrit të Jashtëm italian Dini ka mbërritur në aeroportin e Rinasit për të marrë Kryeministrin Fino. Vetë shefi i diplomacisë italiane ka konfirmuar dje pranë sekretarisë së Finos, se dëshironte ta bënte rrugën sëbashku me kryeministrin shqiptar deri në Madrid.
Për postin e tij të ardhshëm në qeveri, Fino nuk dëshironte të flasë, por thotë se partia e tij nuk mund të marrë të gjitha detyrat e rëndësishme të këtij shteti. Shumë zëra janë përhapur se i heshur deri në nëntë ditë pas fletë të shtypit rreth postit të Finos. Shumëkush ka deklaruar se Fino do të vazhdojë të jetë ende Kryeministër. Një tjetër thoshte se ai do të ishte Kryetari i Parlamentit, por të gjitha këto kanë ngjasuar me thashethemet e zakonshme tashmë nëpër rrugët e kryeqytetit. Vetë Fino pohonte disa ditë më parë se ende nuk dinte asgjë për postin e tij të ardhshëm, madje ngulte këmbë që më shumë se sa karri[k]a e tij, i interesonte ra(nd)u i dytë i zgjedhjeve. “Misioni im është të çoj vendin në votime, të tjera javë më pas”, deklaronte Kryeministri i Shqipërisë.
Ndërkohë ende të rezervuara mbahen emrat e anëtarëve të tjerë që do të marrin karriket e Ministrive. Por sipas disa burimeve nga selitë e të majtëve, Gjinnushi pritet të “glabërojë” edhe Ministrinë e Jashtme. Ndër të - pakten - kësh(t)u janë përhapur disa zëra - Skënder Gjinushi do të jetë shefi i diplomacisë shqiptare ose ambasadori numërnjë i Shqipërisë në botë. Ndërkohë bisedat, debate e diskutime po zhvillohen fshehtas për postin delikat e tepër të rëndësishëm të Ministrisë së Brendshme. Neritan Ceka, duket se është një prej kandidatëve më të preferuar deri në këto momente, por sipas Nanos, gjithçka është ende duke u negociuar. Edhe katër rreze qeveritare kanë nisur që prej disa ditësh në selitë e partive fituese, por gjithçka ka ndryshuar nga ora në orë. Më në ankth se kushdo tjetër të jetë në këto momente, duket se janë ministrat aktualë të Qeverisë Fino. Ndonëse shumë prej tyre kanë siguruar tashmë kar(r)ikën e deputetit, dëshira për të mos humbur atë qeveritare nuk është fshehur. Dhe, pas mbledhjes së kreut të PS, shumë ministra kanë vrapuar menjëherë sanga[n] zyr(e) të tjera për të mësuar se cili do të ishte fati i tyre i ardhshëm. Deri në këtë momente, partia që duket se do të përfitojë më shumë karrike në qeveri do të jetë ajo e Gjinushit, i cili ndonëse në radhën e përgjithshme është më poshtë se PAD e Cekës, pritet të marrë disa Ministri të rëndësishme.
Fatos Nano të dielën në plazhin e Durrësit
Shehu: “Përse e lashë kreun e PD”
INTERVISTË
Shehu: "Përse e lashë kreun e PD"
Ish-kryetari shpjegon arsyet e dorëheqjes
TIRANË - “Ndjej barrën e humbjes, unë po largohem”. Tritan Shehu ka “befasuar” dje të gjithë dhe opinionin me dorëheqjen dhënë në orët e para të ditës. Ka qenë një deklaratë që ka dalë nga zyra e tij ajo që lajmëroi largimin e tij të bujtë nga PD. Lideri i demokratëve është i bindur se “PD i duhen hapur rrugë për ndryshime të mëtejshme e të thella e se mjaft çështje duhen korrigjuar e përmirësuar”. I ardhur 1 vit e katër muaj më parë në krye të PD pas kuvendit të tretë të saj, Shehu zëvendësoi postin bosh që la paraardhësi i tij Selami. Politikan i larë dhe demokratëve ka udhëhequr tri fushatat zgjedhore të partisë së tij, ka parë të largohen prej partisë grupe e individë dersa ai vetë mori goditjen që nuk e priste në “dëbimin e demokracisë” në qytetin e Kavajës. “Do të bëjë pjesë në strukturat PD”, thotë Shehu përkatëruar se në cilat, por nxiton të shtojë se “do të jetë shumë aktiv e do të vërë në funksion eksperiencën e tij”.
Në Shkodër votime të përgjakura
Vriten dy anëtarë të komisionit
SHKODËR - Vota e gjak në një zonë votimi në Shkodër. Katër komisionerë janë bërë viktima të plumbave dhe për dy nga të shtënat ishin fatale. Ata qëllohen brenda në qendrën e votimit, ndërsa atentatori është larguar në drejtim të paditur. Në zonën që përfshinte këtë qendër votimi konkuronte kandidati i PD-së Ali Spahia dhe socialisti Lekë Çuka. Procesi i votimit është ndërprerë dhe për ngjarjen e përgjakshme ka filluar hetimi.
Në faqen 5
“Grekët na kanë provokuar”
GJIROKASTËR - In-
GJIROKASTËR - Incident i rëndë në kufirin shqiptaro-grek. Punonjës civilë grekë të pajisur dhe me mjete të rënda kanë shënjeshtruar kufirin në sektorin e postës së policisë kufitare në Sopik, të rrethit të Gjirokastrës dhe kanë depërtuar deri në 800 metra në thellësi të territorit shqiptar. Ata kanë hapur një trase rrugë deri në afërsi të fshatit Sopik, pa asnjë lloj autorizimi të palës shqiptare.
Në faqen 8
Si do të drejtohet PD-ja? Tani mes Berishës e Pollos
Pas ngjarjeve të fundit
TIRANË-PD mendon për kreun e ri të saj. Vetëm pak orë pas dorëheqjes së Shehut burimet e para që mbërritën nga selia ofronë mundësi e variante interesante për periudhën PD-post Shehu. Kandidat më potencial duket se mbetet presidenti Berisha.
Në faqen 2
Një shqiptar, 300 mijë lireta
ITALI
Një shqiptar, 300 mijë lireta
Refugjatëve para në shkëmbim të riatdhesimit
BARI - Një refugjat shqiptar? Kushton 300 mijë lireta. Të paktën është i mitur 150 mijë lireta. Është kjo shuma e parashikuar nga qeveria italiane për çdo refugjat që pranon të kthehet vullnetarisht në Shqipëri. Ishte kjo një deklaratë e bujshme e nësekretarit të Brendshëm italian Nicola Sinisi të dielën në televizionin italian, por që më pas do të përpiqet “ta zbutë- ronte”. “Nuk do t’i ofrojmë para - ka dashur të saktësojë ai - por mundësi! Që do të thotë të jenë të privilegjuar në llojin e tyre të të kthehen në drejtën e një pune sezonale në Itali”. Ndërsa për pagesën, Nicola Sinisi ka theksuar se financimet do t’i kalojnë organizmit të riatdhesimit, i cili do të jetë nën kujdesin e shoqatave joqeveritare dhe të atyre humanitare.
I menjëhershëm reagimi i shoqatave antiraciste italiane, të cilat konsiderojnë këtë masë të qeverisë italiane si “skandalin e monetizmit të riatdhesimit”. Në fakt kjo metodë është aplikuar dhe në riatdhesimin e refugjatëve boshnjakë, të cilët në një numër shumë të madh se ata shqiptarë (rreth 60 mijë), u strehuan në Itali gjatë luftës në Bosnjë. Kështu vazhdoi të qëndrojë ende në fuqi edhe pagesa prej 500 mijë liretash për çdo refugjat boshnjak, që pranon të kthehet vullnetarisht në vendin e tij.
“Nuk do të ishte e pranueshme asnjë shifër” - thotë për gazetën Shqiptare Pjetër Mejdani, refugjat strehuar bashkë me familjen në një kamp në Bolonja, qeveria italiane duhet të dijë mirë se ne kemi shpenzuar miliona, madje kemi rrezikuar edhe jetën për të ardhur këtu dhe shumë dhe paratë që ata ofrojnë i shohim me mosbesim.” Refugjatët shqiptarë, të mbërritur në Itali me shpërthimin e krizës shqiptare, shprehen mjaft skeptikë dhe për premtimin e një pune sezonale më pas në Itali. “Prej disa vitesh - thotë sërish Mejdani - kemi dëgjuar kërkesa nga qeveria shqiptare për punësim sezonal dhe premtime nga pala italiane, por deri tani nuk kam dëgjuar tjetër për asnjë nga këto mënyrë konkretisht. Italianët duhet të heqin dorë nga këto mënyrë konkretisht. Italianët duhet të heqin dorë nga këto gënjeshtrat”.
Ndërkohë-të frikësuar nga vendimet e kohëve të fundit të qeverisë italiane-shoqatat e të drejtave i numri i shqiptarëve që largohen nga kampet. Por kjo lloj alarme është apel që bëjnë arkipeshkvi Lecce, monsinjor Cosimo Ruppi, për arratisjen e 54 të miturve nga qendra fetare. Arqipeshkvi shpreh keqardhjen e tij për këta fëmijë të cilët “bien viktima të kriminalitetit të organizuar”. Pas një mbledhje në Romë të shoqatave të ndryshme të emigracionit është hartuar një letër për ministrat dhe parlamentin të interesuar në këtë çështje, e cila kërkon një tërheqje menjëhershme të vendimit të qeverisë për riatdhesimin e shqiptarëve. Ndërsa ministri i brendshëm Napolitano deklaron: “Nuk ka gjë për t’u skandalizuar dhe për të bërë zhurmë për çdo lloj mase që do të marrim - ashtu si dhe në të kaluarën - për të stimuluar riatdhesimin e refugjatëve.
Alba Malteli