09/07/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 korrik 1997

Sekretet në vilën e Nanos

Perikli Teta, Sekretar Shteti te Mbrojtja. Arben Imami bën reformën e institucioneve Sekretet në vilën e Nanos Qeveria e re, dje takime mes liderit të PS dhe aleatëve Skënder Gjinushi tani në karrigen e Arbnorit, Neritan Ceka merr Rendin, Paskal Milo Ministër i Jashtëm TIRANË - Nganjëherë ndodh që një shtëpi e thjeshtë, fare e thjeshtë të shndërrohet në vendtakimi më të ndryshon fatin e shumicë njerëzve. Ka ndodhur kështu edhe dje në Tiranë. Shtëpia e Fatos Nanos u shndërrua papritur në një nga ato vende ku zakonisht mblidhen liderët e partive. Kush do të jetë ministri i ardhshëm-le të zemë-i Punës, apo i Shëndetësisë, e kështu me radhë? Pas edhe vetë, e cila tashmë ka kaluar, fitimtarët kanë nisur të japin e të marrin për të krijuar fytyrën e ardhshme që do të qeverisin së shpejti. Bisedimet janë zhvilluar në një klimë totalisht private, dhe dje ka qenë e vështirë për ne që të konfirmojmë vendin e takimit të Nanos me Gjinushin, Melon, Cekën e të tjerët. Askush prej tyre nuk ka dashur të tregojë vendin e mikpritësit, por ja që disa gjëra është vështirë të mos i tregosh... Sikur të mos ndodhte te shtëpia e Fatos Nanos, gjithçka do të dukej krejt e zakonshme. Por bisedimet për qeverinë dhe politikën e ardhshme në Shqipëri, dje janë zhvilluar pikërisht në banesën dy katëshe të liderit socialist. Në faqen 3 Shtëpia e Fatos Nanos në Kryeqytet

Trojka Europiane vulos: Nihen zgjedhjet shqiptare

DJE RAPORTI PËRFUNDIMTAR Trojka Europiane vulos: Nihen zgjedhjet shqiptare TIRANË - Europa vulos zgjedhjet. “Zgjedhjet në Shqipëri mund të quhen të pranueshme, duke patuar parasysh rrethanat në të cilat ato u zhvilluan. Megjithatë ka patur dhe probleme e incidente, disa prej të cilave të rënda, por që nuk mund t’i bëjnë zgjedhjet të pavlefshme” - Trojka Europiane e përbërë nga Catherine La Lumiere, Sir Russell Johnston dhe Javier Ruperez kanë vulosur dje përfundimisht njohjen e rezultatitt të zgjedhjeve në Europë. Një raport i detajuar, ku përfshihen vështirësitë, problemet, incidentet dhe prova shqiptare për organizimin e zgjedhjeve, megjithë momentin e vështirë, është nënshkruar dje nga tre personalitet më të mëdha europiane të pranishëm në Shqipëri për të vlerësuar zhvillimin e zgjedhjeve shqiptare. Raporti i trojkës rendit me radhë problemet pa-razgjidhore. Vonesa në hartimin e listave të zgjedhësve, listat e kandidatëve, mungesa e informacionit, vështirësitë e zhvillimit të propagandës, vonesa në krijimin e komisioneve të qendrave të votimit, por edhe media. TVSH që në disa mitingje përdo[r]te pamjet e një partie të një vit më parë ku kishte shumë njerëz. Gazetat, që sipas tyre, ishin ndarë në kampe kundërshtare edhe me ndëshkimin e vërtetë publik në krahasim me TV është shumë më i vogël. Trojka ka vërejtur mungesën e një pjese të shtypit në disa zona si pasojë e sulmit mbi makinat dhe materialet e shtypit. Rreth 500 vëzhgues të OSBE ishin ndarë në 250 ekipe, sipas Trojkës, e mbuluar një pjesë të madhe të popullsisë votuese. Raporti vëren një bashkëpunim të shkëlqyer të OSBE me komisionet e votimit. Për ditën e zgjedhjeve gjithçka paraqitet e mirë, por ka pasur dhe incidente, si sulmet në komisione, vrasja e një komisari në qendrën e votimit; sulmi që u bë mbi KQZ pas një mitingu. Ka patur dhe shkelje në numërimin e votave e plotësimin e proces-verbaleve. Thuajse i njëjti vlerësim edhe për ditën e balotazhit nga Trojka. Megjithatë, vëren raporti, këto shkelje nuk ndikojnë në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

E Djathta dhe e Majta: ç'janë këto në Shqipëri?

E Djathta dhe e Majta: ç’janë këto në Shqipëri? TIRANË - Të majtët, të djathtë, ish-komunistë, socialdemokratë, republikanë, demokratë... Janë të gjitha terma që kanë nisur së gjunjë e më tepër të mbushin fjalorin tonë të përditshëm. Cili është kuptimi i vërtetë, ai shqiptar, i këtyre koncepteve? Një libër i hollë i botuar kohët e fundit na ndihmon të kuptojmë edhe më mirë se ç’kuptim ka “përplasja e madhe” mes dy sferave të mëdha të politikës së sotme. Norberto Bobbio i ka dhënë shtysën kësaj faqeje të përgatitur nga Virgjil Muçi. Të gjithë në një varkë Të gjithë në një varkë (Like Rehova)

Postet e reja, debat i gjatë në PAD

Polemikë mes krerëve aleancistë: Ne kujemi? Mbledhje maratonë e ... Postet e reja, debat i gjatë në PAD Polemikë mes krerëve aleancistë: Ne kujtojmë? TIRANË - “Të përcaktojmë filozofinë e bashkëqeverisjes”. Kjo ka qenë tema e mbledhjes së Presidencës së PAD, ndërsa kanë kaluar pak ditë nga shpallja e qeverisë së re. Me programin e vet liberal demokratikët duan të japin kontributin e tyre për ekzekutivin e ardhshëm. Namo 3. Me çfarë synimesh futet PAD në këtë kabinet, ishte tema e diskutimit të gjatë mes 11 anëtarëve të Presidencës prezente në këtë mbledhje. Po dje lideri Ceka ndërsa takonte liderin socialist Nano, saktësonte ende dinamiken e bashkëqeverisjes. Në faqen 3 Neritan Ceka

Nisin giyqet e fajdeve

DJE GRUNASI Nisin giyqet e fajdeve

Krasniqi flet pas zgjedhjeve

Në PD: “Gjithçka duhet ndryshuar nga e para duke filluar nga krerët” TIRANË - Mocion mosbesimi për kryesinë e PD? Ideja është hedhur nga njëri prej drejtuesve të lartë të PD. Afrim Krasniqi është shprehur në rrethet të ngushta se do të propozojë KK një mocion votbesimi për gjithë kryesinë e PD. Ideja e Krasniqit duket se nuk është pritur me entuziazëm nga anëtarë të tjerë të kryesisë. Në faqen 3

Nisin gjyqet e fajdeve

TIRANË - Ka nisur dje gjyqi ndaj firmës Grunasi, i cili shënon dhe fillimin e një serie të gjatë procesesh antifajde. Nga dosja janë mësuar dhe të fshehtat e aktivitetit të tij. Pasi mbi këtë firmë nisi procesi hetimor, në llogarinë bankare atij i janë bllokuar vetën 227 dollarë. Ndërkohë mësohet se Grunasi kishte ushtruar aktivitetin e tij që nga ’91 dhe ishte regjistruar në gjykatë vetëm në vitin 1995. Në faqen 5

Berisha: “Unë ika, shihni veten”

Mbledhje në Presidencë para dorëheqjes Presidenti mbledh njerëzit e tij: Gjeni ndonjë punë të re TIRANË - “Unë po largohem, mendoni për veten”. Me këto fjalë Doktori u është drejtuar dje pasdite punonjësve të tij të Presidencës. Ka qenë një takim mallëngjyes ai që Berisha zhvilloi dje në ditë më parë me stafin e pallatit presidencial, i cili ka ndodhur aty pranë qysh prej pesë vjetësh. Këshilltarë të alert, roje personale, personel shërbyes, daktilografiste, përkthyes e sekretare. Të gjithë kanë dëgjuar lamutmirën e Doktorit, duke mos mbajtur dot një lot ndarjeje e një psherëtimë mallëngjimi. “Ju faleminderit për gjithçka keni bërë për mua”, duke mos fshehur edhe një ton trist që të jep ndarja nga një njeri që ka punuar për ty për vite me radhë. “Tani kujdesohuni për veten tuaj”, Berisha është ndarë me të gjithë të shtunën në mesditë. Ka qenë një takim mallëngjyes ai që Doktori pati vetëm për disa minuta me stafin e tij. Pa fjalime retorike, pa poza, por vetëm me një shprehje të dhimbshme ndarjeje, Berisha u ka kujtuar entuziazmin që të gjithë ditët e viteve të punës së bashku. Vetëm disa orë më pas Këolec Topalli, Fatos Beja, Ajda Shehu, Linda Ihsani dhe shumë të tjerë kanë filluar mendonjë për largimin e sendeve personale nga zyra e tyre. Njerëzit që i kanë ndenjur afër Berishës duket se nuk e kanë të lehtë të largohen pa të. “Doktori është vërtet një nderëshmëri”, thotë një punonjëse e Presidencës, e cila prej pesë vjetësh ka patur marrëdhënie të drejtpërdrejta pune. Të kaloj mendimi janë edhe të tjerët, duke kujtuar Berishën në orët e stërzgjatura të punës, apo në një kafene të pirë mes tyre. Berisha u ka thënë të tijëve se do të ndihmojë ata edhe pse nuk do të jetë më President. Por ndarja gjithsesi nuk ka mundur të mbushë optimizmin e Presidentit për fatin e punonjësve të tyre. Gjithsecili ka menduar se ku do të vazhdojë të punojë në kohën post-Berisha duke lënë pas pallatin presidencial i cili ka emetuar imponizim për ata kalimtarë të thjeshtë që kalonin me droje para tij. Sali Berisha

Mejdani pa teser

TIRANË - “Rexhep Mejdani do të japë dorëheqjen nga të gjitha funksionet partiake”. Zëdhënësi i Partisë Socialiste Kastriot Islami pohoi dje se Mejdani do të “humbasë” dhe anëtarësinë e tij në PS, kjo sepse ai është pari si njeriu që do të zëvendësojë presidentin Sali Berisha në presidencë mbas dorëheqjes së tij të pritshme nga posti. Më së fundi presidenti shqiptar do të jetë i “departizuar”. Sipas paketës së ligjeve kushtetuese, njeriu-simbol i kombit nuk duhet të bëjë pjesë në asnjë forcë politike dhe të jetë një arbitër ndërmjet tyre. E nëse socialistët vendosin përfundimisht për Mejdanin president të Republikës, ai, të paktën formalisht, nuk do të ketë asnjë funksion në PS. “Presidenti i ardhshëm, mendohet se do të jetë Rexhep Mejdani, i cili së shpejti do të dorëzojë edhe teserën e partisë ku ishte anëtarësuar së fundi”, tha Islami. Një gjë e tillë, dorëzimi i teserës së PD-së, nuk ka ndodhur me presidentin Berisha. Në dy mandatet e tij ai ka mbajtur njëkohësisht dhe postin e anëtarit të kryesisë së PD-së dhe madje ka qenë realisht figura numër një e Partisë Demokratike. Mejdani

NJOFTIM

Familja Beko Hida njofton të afërmit në Fier, Vlorë, Gjirokastër për vdekjen e papritur të djalit të tyre në Gjermani Maksim Hida I njohur me emrin Çoku. Varrimi bëhet në Tiranë ditën e mërkurë datë 09.07.1997 ora 16.00. Adresa: Pranë Shkollës së Bashkuar.