10/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

10 nëntor 1997

“Në pragun e gjakderdhjes”

INTERVISTË / Prefekti i Policisë, Tusha rrëfen tensionet e ditëve që mund të ktheheshin në tragjedi... Prokuroria ngul këmbë. Leka Zogu e Mulosmani sot duhet të flasin me hetuesit për vrasjen e mitingut INTERVISTË / Prefekti i Policisë, Tusha rrëfen tensionet e ditëve që mund të ktheheshin në tragjedi... “Në pragun e gjakderdhjes” “Mezi arritëm të shmangnim katastrofën e vërtetë” Prokuroria ngul këmbë. Leka Zogu e Mulosmani sot duhet të flasin me hetuesit për vrasjen e mitingut Leka Zogu gjatë mitingjeve të fundit Në faqet 2 dhe 5

Plumbat masakrojnë vogëlushen

TRAGJEDI NË DURRËS Plumbat masakrojnë vogëlushen Policia ndalon vrasësit, qëlluan nga makina DURRËS - Plumbat masakrojnë dy vogëlushë. Një vajzë nëntë vjeçare ka humbur jetën gjatë një përleshjeje në një nga rrugët e qytetit, kur zjarri i armëve u derdh nga bordi i një Mercedes-i mbi një makinë tjetër. Vajza ndodhej në rrugë duke ngrënë diçka kur plumbat e goditën pa mëshirë; ajo humbi më pas jetën në spital. Një tjetër fëmijë - ai i ishte gjashtë vjeç - është plagosur në këmbë, por mjekët mundën ta nxjerrin jashtë rrezikut për jetë. Gjithë policia e komisariatit të Durrësit është ngritur në alarm dhe mbi orësh të gjata kërkimesh mundën të vënë në pranga dy persona të akuzuar për vrasjen e vogëlushes së pafajshme. Në makinën fatale është gjetur një arsenal i tërë armësh - madje dhe gëzhojat-akuza të plumbave - midis tyre edhe një mitraloz. Është këputur brutalistja e vogëlushes Vjosana Dumylja, nëntë vjeç. Ajo ishte duke ngrënë kur një breshëri plumbash automatikë e kanë goditur në trup. Rrebeshi i plumbave e derdh nga një Mercedes - në bordin e tij ndodhej dy të rinj - që tentuan të qëllojnë mbi një makinë tjetër. Vogëlushja është dërguar në spital, por ishte tepër vonë. Masakra ka ndodhur dje në mëngjes, rreth orës 09.30 në rrugën pranë befrofratit të qytetit. Më pas makina vrasëse është larguar me shpejtësi nga vendngjarja, por ndërkohë policia kishte filluar menjëherë ndjekjen. Grupe të gatshme të saj dhe policia kriminale kanë patrulluar papushim qytetin, derisa ore më pas, rreth orës 18.15, u lokalizua zona ku ishte parë për herë të fundit makina fatale; në një bllok banesash pranë gjykatës së rrethit. Gjithë zona është rrethuar nga trupat e policisë që kanë filluar kontrollin e saj. Dy të rinjtë që ndodheshin në makinë fillimisht kanë tentuar të ikin, por njëri nga ta u arrit të kapet pa bërë rezistencë. Tjetri mundi të fshihet në çatinë e një shtëpie, por pa i humbur nga sytë policisë. Pak minuta më pas edhe ai u detyrua të dorëzohet. Shefi i komisariatit të Durrësit, Arben Hasanbelliu, tha dje se të dy të ndaluarit ishin akuzuar paraprakisht për krimin e vrasjes dhe të plagosjes. Ai pohoi se në makinën e tyre është gjetur arsenali i tërë armësh, e madje armë të shumta policia ka gjetur edhe në banesat e tyre. Emrat e të ndaluarve nuk bëhen të ditur për shkak të sekretit të hetimeve. Durrës

Qeveria e re, dje “dueli” për postet

Në zyrën e Nanos mbërritën zyrtarë të lartë të Ambasadës Amerikane. Qeveria e re, dje "dueli" për postet Emrat për Guvernatorin, Privatizimin, Kulturën... TIRANË - Orë ankthi, shprese, nganjëherë dhe pakënaqësie po jetojnë tashmë fituesit e votës së 29 qershorit. Sloganet e fushatës dhe thirrjet e hapura për një Shqipëri normale tani duket se janë zëvendësuar me përzgjedhjen e fshesës së atyre që premtuan se do qeverisin ndryshe. Ndarja e posteve, sado “të parëndësishme” mund të vlerësohen disa prej tyre, duket sikur kanë “bllokuar” fitimtarët në bisedime e negociata për emra të pafund. Dje për herë të tretë brenda 24 orëve, në selinë e PS kanë mbërritur zyrtarë të lartë të ambasadës amerikane. Më pas janë parë të vijnë edhe grekët. Sipas drejtuesit socialist Pandeli Majko, diplomatatët e huaj kanë kërkuar përshpejtimin e procedurave për të mbledhur sa më shpejt Parlamentin e ri. Tepër të rezervuara mbahen ndërkohë arsyet e tjera të vizitës amerikane në seli dhe në shtëpinë e liderit socialist. Kjo vizitë është bërë edhe dje ndërkohë që Kryeministri Fino po zhvillonte takimin e tij me Presidentin Klinton. Në ditën e saj të katërt kanë hyrë sot përpjekjet për ndarjen e karrigeve në Qeverinë e ardhshme shqiptare. Emra që rrezohen, të tjerë që ngrihen, ndërsa të shumtë janë ata që shpresojnë të marrin ndonjë post. Njeri nga bisedimet e partive Në faqen 3

Maqedoni, lufta për flamur Policia vret 3 shqiptarë

GOSTIVAR - Konflikt me pasoja tragjike në mes shqiptarëve dhe forcave policore maqedone, tre veta të vrarë e dhjetra të plagosur është bilanci tragjik i ditës së djeshme në Gostivar. Në mbrojtje të simbolit Kombëtar shqiptar, Flamurit, krejt spontanisht kishin dalë mbi dhjetëmijë qytetar shqiptar. Konflikti ka filluar rreth orës 7, të ditës së djeshme për të hequr flamurin e vendosur para ndërtesës së komunës së Gostivarit, kishin shkuar forca të mëdha policie. Gjatë trazirave të djeshme në Gostivar (REUTERS) Në faqen 6

Krisma në kufi plagoset ushtari

Jugosllavët bëjnë zhurmë TIRANË - Incident në kufirin shqiptaro-jugosllav. Një rojë kufitare jugosllave është plagosur si pasojë e të shtënave që kanë ardhur nga territori shqiptar. Sikurse bëjnë të ditur agjensitë e huaja të lajmeve, të cilat i citojnë Aths, kanë qenë një grup shqiptarësh, të cilët i kanë provokuar incidentin, nga i cili është plagosur ushtari jugosllav Milan Bilajoviç. Ndërkaq, thuhet në njoftim, autoritetet jugosllave kanë protestuar energjikisht pranë autoriteteve shqiptare për këtë incident. Ky është incidenti më i fundit që është regjistruar mes dy shteteve, kufiri mes të cilëve gjithmonë është bërë arenë incidentesh. Të pakën që nga viti 1990 mesohen se nga të shtënat e jugosllavëve kanë mbetur të vrarë 27 qytetarë shqiptarë. Sipas agjensive incidenti i fundit provokuar nga shqiptarët, pas rënies së një grup shqiptarësh, të masa duke kërcënuar të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, që kanë hapur zjarr mbi patrullë ushtarake “e përbërë nga tre ushtarë”, ku ka mbetur i plagosur dhe ushtari Bilajoviç, jo vjeç. Incidenti ka ndodhur në pasditen e të martës, rreth orës 17.45, në afërsi të fshati Orkuzë, pranë Tropojës. Në faqen 3

Fino: Jam Zëvendës, jo Sekretar

NGA MADRIDI, KRYEMINISTRI SQARON POSTIN Fino: Jam Zëvendës, jo Sekretar “Përndryshe do jem deputet i Kuçovës” TIRANË - Nga Madridi, e vetëm pak caste pas takimit me Presidentin Klinton, Kryeministri Fino hedh poshtë zërat për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kabinetit të ardhshëm. “Unë nuk jam Sekretarpor Zëvendëskryeministër”. Kështu ka deklaruar dje për Gazetën numri një i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Fino pohon se Klinton ka falënderuar përpjekjet dhe misionin e Qeverisë shqiptare për zhvillimin dhe organizimin e zgjedhjeve të 29 qershorit. “Klinton më konfirmoi se SHBA do të ndihmojë fuqimisht Shqipërinë”, ka pohuar kështu Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar. Fino tha se në samitin e NATO-s, ai zhvilloi takime të nivelit të lartë edhe me shumë liderë të shteteve europiane. “Me të gjithë ramë dakort për ndihmat emergjente që i nevojiten vendit në këto momente, por u kuptuam edhe për investimet e domosdoshme që ata do të kryejnë së shpejti në Shqipëri”, thotë Kryeministri. Nga Madridi, Fino ka sqaruar se nuk ishte në dijeni për zërat rreth postit të tij si Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë së ardhshme. “Unë nuk jam aspak Sekretar por Zëvendëskryeministër i Qeverisë së ardhshme”, ka pohuar dje Fino duke shpjeguar se kjo detyrë i është dhënë atij den para nisjes për në Madrid. “Përndryshe do të mbaj vetëm detyrën që më besoi populli i Kuçovës”, ka sqaruar Fino nga kryeqyteti spanjoll. Kryeministri shqiptar ka përfunduar ndërkohë takimet me funksionarët të lartë të shteteve europiane si dhe me Presidentin e SHBA Bill Klinton. “Me Klinton gjithçka në rregull. Falenderoi Pajtim Kombëtar, uroi të ecim në këtë frymë dhe më premtoi një ndihmë të madhe për Shqipërinë” Bashkim Fino

Shpërthim mes trupave "Alba": Një i vrarë tre të plagosur

VLORË Në faqen 5

Universiteti, udhëzimet për konkurset e vitit 1997-98

Në faqen 8