Kandidati PS për postin e lartë "vizaton" udhëheqësin e ri
"Të jetë mbi partitë, të respektojë të drejtat që i jep Kushtetuta e një Republike Parlamentare"
INTERVISTË / Flet numri dy i socialistëve. "Ende nuk mund të flas si kryetar shteti"
TIRANË. - "Presidenti i ardhshëm duhet të respektojë dhe përfaqësojë unitetin e kombit. Ai duhet të jetë mbi partitë, s’duhet të jetë në forumet drejtuese të tyre, madje as anëtar i partisë në të cilën mund të ketë qenë deri dje”. Njëriu që flet kështu është Rexhep Mejdani, numri dy i partisë që fitoi zgjedhjet e 29 qershorit dhe politikani i propozuar nga vetë lideri socialist për të marrë postin e kreut të shtetit.
Mejdani nuk ka pohuar ende se pranon dëshirën e partisë së tij për të kandiduar në këtë detyrë të rëndësishme. Ai tregohet i kujdesshëm duke lënë të kuptohet se gjithçka bëhet dhe thuhet në momentin e duhur. “Unë nuk mund të flas për postin që është shkruar në shtyp këto ditë - sqaron ai - kjo është vetëm një dëshirë e kryesisë së PS dhe mendoj se nuk është momenti për të folur rreth kësaj çështje. E rëndësishme në këtë moment është që të përfundojë platforma dhe përzgjedhja e njerëzve për qeverisjen e ardhshme. Çështja kryesore është hartimi dhe miratimi i Kushtetutës. Në këtë kuadër është dhe problemi i kompetencave të Presidentit...
Në faqen 3
Shqiptar i plagosur në Maqedoni (Foto ...ERS)
PD: “Mos luani me Kushtetutën”
Dje deklarata ndaj socialistëve
TIRANË - PD kërçënon: “Mos luani me ligjin kushtetues”.
Një deklaratë e dalë dje nga zyrat e demokratëve është drejtuar socialistëve dhe ka patur tone të ashpra. “Parlamenti i mungon legjitimiteti ndaj nuk mund të merret me iniciativa kushtetuese”. Sipas zyrave qendrore të PD “PS duhet të pezullojë çdo iniciativë për të deformuar ligjin kushtetues” pasi nëse e tillë do të destabilizonte seriozisht jetën politike në vend.
Sali Berisha
Në faqen 2
SHKUP - Deputetët e grupit parlamentar të PPD-së kanë vendosur që të mos marrin pjesë në Parlament. Duke u zemëruar deputetët e grupit parlamentar të PPD-së, e ka shtuar edhe më deklarata e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në këtë deklaratë Ministria në informimin që i bën opinionit publik, për ngjarjet e fundit në Gostivar dhe në Tetovë, deklaron se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për respektimin e rendit publik dhe të rregullit shtetëror. Ndërkohë në këtë komunikatë thuhet se MPB-ja ka ngritur aktpadi kundër prefektit të Tetovës, zo... zotit Diti dhe kryetarit të këshillit të kësaj komune, zotit Bexhet për shkak të “dyshimit të bazuar se ata kanë kryer veprën penale që parashikohet në nenin 377 të Ligjit Penal të RM”. Që nga e mërkura forca të shumta maqedonase të policisë u përqendruan në Tetovë dhe në Gostivar, ku dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 70 të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve me shqiptarët e Maqedonisë për çështjen e flamurit shqiptar. Një numër i madh qytetarësh janë vënë nën arrest dhe janë rrahur. Në faqen 10
Përgjaket Vlora, katër të vrarë
Në gusht "Alba" do të lerë qytetin
Në faqen 9
Sarandë, “rikthehet” revolta e marsit
Foto dhe dëshmi mbi ngjarjet tronditëse
TIRANË - Revolta që solli rrezimin e qeverisë Meksi dhe coi vendin në votimet e 29 qershorit është fikësuar me së shumti në kamerat e gazetarëve të huaj.
Qindra orë xhirime dhe transmetime në ekranet televizive të shumë vendeve të botës përbëjnë atë që mund të quhet dëshmia e atyre ditëve të nxehta e të përgjakshme. Faqengjithë për të mos gojën dëshmitë në “shqip” Saranda është një nga qytetet e jugut që u shndërruan atëherë në një nga pikat më masive të grumbullimit të gazetarëve të huaj, një pjesë e të cilëve kishin mbërritur aty në mënyrë ilegale me skaf nga brigjet e Korfuzit. Historia e vetë të kapur “rob” nga kryengritësit në Përmet, plaçkitja e një gazeta(reje të huaj), historia e një djali nga Tirana që ka shërbyer si guidë për dhjetra gazetarë dhe dëshmi të tjera që të paktën në Shqipëri nuk kanë qenë të njohura, ose që janë njohur keq.
Në faqen 11
Uji tani tre herë më i shtrenjtë
Ekonomi
TIRANË - Çmimi i ujit të pijshëm po ndjek ngjitjen e shtyllës së zhdrejtë në shkallën termometrikë në çdo ditë të nxehta.
Drejtoria e Ujësjellësit në Tiranë njofton se tashmë banorët duhet të paguajnë më shumë para për ta shfrytëzuar vapen dhe siguruar higjienën e domosdoshme të banesave të tyre. Dhe bëhet fjalë për një trefishim të çmimit të ujit të pijshëm, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. “Kjo rritje çmimi diktohet nga faktikë zërat e kostos së prodhimit të ujit të pijshëm janë shtrenjtuar - shpjegon Faruk Taro, drejtor i Ujësjellësit të Tiranës - dhe ndërmarrja nuk do të mund të mbijetonte në kushtet kur edhe subvencionet nga ana e shtetit janë ndërprerë”. Ndërkaq po në këtë drejtorit, mësohet se punimet për Ujësjellësin e Bovillës vazhdojnë të qëndrojnë të paralizuara.
Në faqen 12
Bombë kundër policisë, por vriten nënë e bijë
PEQIN
Bombë kundër policisë, por vriten nënë e bijë
Granatë në mes të qytetit nga një makinë në ndjekje
Në faqen 9
Kampionati do rinisë në gusht
GAZETA SPORT
Kampionati do rinisë në gusht
Pas tij edhe datat e Kupës. Në shtator do të fillojë sezoni i ardhshëm. Shorti në 16 korrik
Skuadrat e Kryeqytetit që tani për kampionatin e ardhshëm. “Më shumë do të mendojmë për të”
Në faqen 5-8
Kampionati rinis në gusht
Ministria apelon: Mbroni mjekët
BERAT
Ministria apelon: Mbroni mjekët
Terrori prek bluzat e bardha
Në faqen 9
Grabitët dhe vritet një tregtar grek
SARANDË
Grabitët dhe vritet një tregtar grek
Ende mister mbi shkaqet
Në faqen 9
Etje lëvizjesh nëpër ministri
TIRANË
Etje lëvizjesh nëpër ministri
Nëpunësit presin ndryshime
Në faqen 12