Pollo merr partinë. Dje sherr në kryesinë e opozitarëve
Ende i paqartë funksioni i Presidentit aktual në drejtimin e demokratëve. Do vendosë Kongresi
Dje mbledhje surprizë prej tre orësh. Berisha del para njerëzve të vet: “E pranoj, gabova”
PARLAMENTI I RI, DITA E PARË PA PD
TIRANË - Parlamenti i ri do të jetë në mbledhje pa opozitë. Të paktën ditën e parë, partia kryesore e socialisteve do të mungojë. Lajmi është konfirmuar nga burime që janë “shumë afër” të “mbledhjes” të PD. “Do të jetë një akt, cili na e kemi menduar prej kohësh – kanë deklaruar të njëjtat burime socialiste bojkotuan Kuvendin ku ne kishim shumicën”.
Duket se arsyeja e deklaruar nga PD – më shumë se një “largje besueshme” – me kundërshtarët e tyre të tjerë – do të jetë një akt për të dhënë kohë Berishës të dekretojë Kryeministrin e ri. Burime të tjera nga PD e kanë përmendur edhe këtë fakt. “Dua ta dekretoj vetë Kryeministrin e ardhshëm”, është shprehur Berisha dy ditë më parë, ndërsa mbledhje një kafë se bashku me Kryeministrin Fino. Fjala është që grupi parlamentar i PD të mos paraqitet fare në sallë, madje as për të lexuar deklaratën formale për bojkotimin e seancës. Ky vendim nuk është bërë ende publik dhe braktisja e ditës së parë të Kuvendit, pritet të jetë dhe “surpriza” e parë e demokratëve në opozitë.
Berisha është numri 1 në listën e proporcionalit të PD dhe ai në të hyjë si deputet në Parlament, duhet të japë dorëheqjen nga posti i Presidentit. Nëse qëllimi është të bëhej gjashtë procedura normale të kalimit të pushteteve, Nanon do të duhet ta bekonte pasardhësi i Berishës. Por burime në PD pohuan se ky bojkoti 24 orësh, do t’i japë kohë Presidentit aktual të realizojë dëshirën e tij të fundit në këtë post: bekimin e Kryeministrit të ri. Nuk dihet ende nëse kreu i shtetit do të pranojë emrin e Fatos Nanos në krye të Qeverisë së ardhshme, por gjithsesi ai do të përpiqet të mos i krijojë vetes telashe për të hyrë më pas në sallën e deputetëve. Juristët thonë se mosparaqitja e grupit parlamentar të PD në ditën e parë në Kuvend, u jep atyre mundësinë të mos firmosin menjëherë mandatin. Në këtë kusht, Berisha, i cili do të jetë ende President, do të përpiqet të realizojë “dëshirën” e tij për të firmosur Kryeministrin. Nano ka deklaruar qysh pas përfundimit të zgjedhjeve se Qeveria e tij nuk do ta firmosë Presidenti aktual, madje ai është shprehur kundërshtues ndaj paratë nga të tesh. Por një kundërshtim i mundshëm i Berishës për të firmosur Nanon, nuk do të bënte tjetër veçse do të zvarriste edhe më tej krijimin e sidomos fillimin nga puna e Qeverisë së re. Sipas juristëve, partia fituese në zgjedhje ka të drejtë t’i kërkojë Presidentit firmën për Kryeministrin e ri. Juristët thonë se kreu i shtetit ka të drejtë të mos e pranojë kandidatin, qofshin këta edhe të ndryshëm, por sapoarësie ai nuk mund të refuzojë më shumë se tre herë.
Arian Çani
Sekretari aktual merr në dorë drejtimin e partisë më të madhe të opozitës. Berisha deri në vjeshtë do mbetet një lider honorifik
Dje në PD është diskutuar gjatë edhe mbi rrolin e ri politik të partisë, marrëdhëniet me partitë e tjera dhe qëndrimin në Parlament
Berisha dhe Pollo
Vijnë specialistë: Pritë me armë në qytet
Berat, tjetër viktimë
BERAT - Në qytetin e goditur nga një valë e egër dhune e krimi dhe kanë mbërritur forcat speciale. Ato shoqëroheshin nga vetë zëvendësministri i brendshëm Sokol Baraj. Por kalimi i tyre drejt qytetit nuk ka qenë i qetë. Në hyrje të tij një grup personash të armatosur i ka bërë pritë trupave të ministrisë së brendshme, por konflikti u zgjidh me dialog. Baraj kalën në komisariatin e Beratit një trupë të zgjedhur prej 60 vetësh dhe në mbrëmje ishte kthyer rishtaz në Tiranë. Gjithashtu po dje ai ka prezentuar dhe shefin e ri të komisariatit. Që nga fillimi i trazirave në vend, Berati ka regjistruar 204 viktima. Një 32 vjeçar është vrarë po dje në mëngjes në periferi të qytetit. Në faqen 5
Sulm policisë në mesnatë blindë e tanke në Kombinat
Superoperacion, sekuestrohen armë
TIRANË - Sulmohet në mesnatë rajoni i policisë në Kombinat. Persona të armatosur rreth orës 3 pas mesnate kanë sulmuar me armë e eksploziv rajonin, por pa shkaktuar dëme. Ndërkaq policia e Tiranës, me rreth 90 trupa, e mbështetur nga mjete të blinduara dhe tanke, ka zhvilluar një superoperacion. Më pas është rrethuar e gjithë lagja duke bllokuar rrugën rreth orës pesë të mëngjesit ka nisur kontrolli pas të cilit u kapën një seri armësh dhe janë ndaluar shtatë persona të dyshuar. Në faqen 2
“Akuzat për mua e familjen time ishin politike”
Flet Hajredin Shyti
VLORE - Ish-zëvendësministri i brendshëm Hajredin Shyti i ka quajtur dje të gjitha akuzat e bëra ndaj tij si të stisura për motive politike. Shyti është dënuar me 17 vjet heqje lirie për masakrën e dy prillit në Shkodër dhe është larguar në mars të këtij viti nga burgu i sigurisë së lartë në Bënçë. Ai ka “premtuar” se normalizimin e situatës do ta paraqitë serish para drejt- të paraqitet sërish para drejtësisë shqiptare, por kësaj radhe për të kërkuar pafajësi. Shtyli i quan gjithashtu politike akuzat që i janë bërë atij dhe dy djemve të tij në lidhje me organizatën terroriste “Hakmarrja për Drejtësinë”. Ai, nga pozicioni i një profesionisti të policisë, tregon dhe për mënyrën sesi mund të rivendoset rendi në vend. Në faqen 5
Kontrolle në Park “Merret drogë”
Policia shëmb kiosk(at) pa leje
TIRANË - “Disa lokale në Parkun ‘Rinia’ janë bërë çerdhe e përdorimit dhe shpërndarjes së drogës” - ky është sinjali më i fundit i policisë në kryeqytet, i cili ka vendosur që të ushtrojë kontrolle të herë pas hershme, për të shtënë në dorë trafikantët. Burime të policisëbënë të ditur se policia do të nisë edhe gjyqet e drogës. “Kemi të dhëna, thonë burime të policisë, se shumë të rinj drogohen në ambientet e këtyre lokaleve dhe jo vetëm kaq. Po në këto mjedise bëhet edhe tregtia e saj”. Po dje policia e Tiranës organizoi dhe një tjetër operacion, jo shumë larg këtij dyshimet se disa kthina lokalesh janë kthyer në strofkulla të mira për të droguarit dhe tregtarët e saj. Ndërkaq pas ngjarjes së të dielës kur dy të rinj u vranë në një nga këto lokale e një tjetër u plagos, policia e Tiranës e ka kthyer këtë pjesë të kryeqytetit në një objekt të “rëndësisë së veçantë”. Patrulla të shumta dhe shërbime gjatë gjithë 24 orëve në bazë të kallëzimit që është vendosur që kanë marrë auratimet e policisë në krye të qytetit për të vënë qetësinë në këtë vend, që është kthyer në një “kamp” të madh pushimi. Mijëra të rinj e intelektualë kalojnë aty veçanërisht ditën e paradites, por gjatë gjithë ditës karriget e këtyre lokaleve janë plot. Dhe jo rrallëherë në mesditë e tij ka patur trazira e vrasje dhe për këtë arsye policia ka bërë kontrolle të rrepta e të shumta për armë. Por tashmë duket se veç ruajtjes së rendit, vetëm janë përgjigjur, por nuk janë munguar. Shteti ka një deficit të përkryer kronik dhe një bilanc tregtar mjaft negativ. Çmimet në tregjet e brendshme po rriten nga dita në ditë dhe Qeveria duhet të rrisë shpenzimet për t’i balancuar ato me rroga e pensione. Por është e vështirë që çdo masë e rritur monetare të shoqërohet me një gjallërim po aq reaktiv të prodhimit vendas. Dhe në një zhvlerësim inflacionist të lekëve të shtuara në qarkullim do të mund të shmangë vetëm nëpërmjet një ndihme tjetër ndërkombëtare për bilancin shqiptar të pagesave.
VRITET MBRETI I MODËS
Gianni Versace
Në faqen 6
Valutat gërryejnë sërish lekun
EKONOMI
Valutat gërryejnë sërish lekun
“Ndikon dhe forcimi i dollarit në botë”
TIRANE - Ka nisur përsëri batica e valutave të huaja në tregun e parasë në qendër të Kryeqytetit. Veç këtij rasti dhe shpejtësia e ngjitjes së dollarit amerikan është më e madhe se ajo e monedhave të tjera të huaja. Dhe krahas zgjerimit të kërkesës nga ana e tregtarëve, kambistët e shpjegojnë ndryshimet e kursit shqiptar te këmbimit edhe me influencën që kanë në raportet mes monedhave në tregjet ndërkombëtare.
Për disa ditë rresht “leku” po i nënshtrohet një lëvizjeje të heshtur të valutave që, ndonëse aspak shpërthyese, po e zhyt atë nga dita në ditë në kuota më të ulta. Dhe në krye të valutave është përsëri dollari që vjen. Ndërsa në fund të javës së kaluar 1 USD kurba ishte rreth 175 lekë, dje çmimi i tij në tregun e këmbimit të Tiranës arriti në 179,5 lekë. Kambistët pohojnë edhe për një forcim të monedhave të tjera të huaja: markës gjermane, liretës italiane, dhrahmisë greke apo frangut zviceran - por rritmet e vlerësimit të monedhës amerikane kundrejt lekut shqiptar po bëhet më ritme më të shpejta. Sipas kambistëve, kjo asimetri e kursit ngjitet të dollarit i dedikohet forcimit të tij në bursat ndërkombëtare, fundlimi i zgjedhjeve ka ngjallur një lloj sigurie dhe në radhë të tregtarëve. Pas një ngërçi disa ditore përfundim të raundit të parë të zgjedhjeve, kambistët raportojnë tani për një rritje të pranisë së njerëzve të biznesit me botën në tregun e parasë.
Me gjithë batica e re të valutave, në treg nuk ekziston më psikologjia e panikut dhe mosbesimit në lekun vendas, panik që ngjiti para disa kohësh dollarin në kuotën e 200 lekëve. Por gjithsesi, financa shqiptare i duhet të veprojë me urgjencë për të shmangur ndonjë shpërthim të ri të valutave. Mjaft faktorë kundër stabilitetit të lekut shqiptar të pagesave.
KERÇIMI I DOLLARIT BRENDA JAVËS
178,5
178
177
176
175,5
Pramte
Shtunë
Diel
Hënë
Martë
Mërkurë
POLICIA
Shkolla e Magjistraturës
Njoftohen të gjithë të diplomuarit në Fakultetin Juridik se procedurat e konkursit për formimin fillestar të kandidatëve për magjistratë do të zhvillohen gjatë muajit Shtator 1997. Konkursi do të jetë me shkrim dhe me gojë.
Kriteret e pranimit do të jenë në bazë të rezultateve të arritura e vlerësimit me pikë që do të jepet secilit kandidat.
Për datën e paraqitjes së dokumentacionit përkatës, vendin e kohën e zhvillimit të konkursit si edhe mënyrën e llogaritjes së grumbullimit të pikëve do të bëhet një njoftim tjetër.
Të interesuarit për të konkurruar mund të tërheqin programin e pyetjeve për pranimin në shkollën e Magjistraturës në zyrën e shtypit në kryesinë e Këshillit duke filluar nga data 21 Korrik 1997.